4 Mars, 2024 - 2:35 pm
Ekspozita “Cilësia e ajrit përmes fotografisë” do të hapë dyert më 6 mars në ora 18:00 në Termokiss, Prishtinë.
Organizuar nga grupi Airbenders nga projekti Youth4CleanAir, i cili mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë në partneritet me UNICEF në Kosovë dhe implementohet nga PEN, kjo ekspozitë synon të ngritë vetëdijesimin për ndotjen e ajrit përmes objektivit të fotografisë.
Ekspozita do të shfaqë fotografi nga të rinj të moshës 16-30 vjeç, që përshkruajnë ndikimin e ndotjes së ajrit në komunitet, dhe që janë përzgjedhur përmes garës për fotografi me po të njëjtën temë. Të pranishmit do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitën dhe të votojnë për fotografitë e tyre të preferuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së ekspozitës, e cila do të zgjasë deri më 15 mars.
“Ne jemi të emocionuar që presim këtë ekspozitë, duke bashkuar fuqinë e fotografisë dhe aktivizmit mjedisor”, tha Bujar Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i PEN. “Përmes këtyre imazheve, ne shpresojmë të nxisim biseda dhe të frymëzojmë aktivizëm për ajër më të pastër dhe planet më të shëndetshëm.”
Në këtë organizim do të jenë të pranishëm me kontributet e tyre Bujar Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i PEN-it; Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë; Nona Zicherman, shefe e zyrës në UNICEF në Kosovë; Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës (TBC) dhe Rilind Shala, aktivist rinor dhe organizator i ekspozitës. / KultPlus.com