21 Nëntor, 2018 - 2:40 pm
Dy ekspozita në të njëjtën mbrëmje janë prezantuar në hapësirën e QIK në Shkup, ku me veprat e tyre janë prezantuar Verim Zendeli e Teuta H. Imeri, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspozitë është bërë e ditur se Verim Zendeli është prezantuar me portrete të ndryshme, të cilat tregojnë vuajtjen, gëzimin, dëshpërimin…
Kurse Teuta H.Imeri është prezantuar me 15 punime ku paraqitet femra nga viti 1951e deri më sot, ku veprat e saj paraqesin gruan në vitet e shkuara shumë më të modernizuar se sa sot./KultPlus.com