30 Korrik, 2020 - 7:07 pm
Alkent Pozhegu ka marrë tri certifikata nga libri i rekordeve Guinness, për artin e veçantë që bën.
Ai ka realizuar mozaikë për disa prej personaliteteve më të njohur, përfshirë edhe artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Mozaiku që Alkenti e bëri në Gjakovë për Dua Lipën, ka marrë jehonë edhe tek mediet ndërkombëtare.
Prestigjiozja “The Guardian” ka zgjedhur foton e tij si më të mirën, në artikullin ku përmbledh fotografitë më të mira të ditës së enjte.
“Artisti Alkent Pozhegu punon në prekjet e fundit të një mozaiku të bërë me kokrra dhe fara që përshkruan Dua Lipën, një pop-yll britanik me prejardhje kosovare. Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images”, është përshkrimi që iu bë mozaikut të punuar nga Pozhegu. / KultPlus.com