Themelohet ‘Asociacioni i artistëve vizual të Kosovës’

21 Tetor, 2017 - 10:29 am

Është themeluar dhe regjistruar zyrtarisht në Departamentin për regjistrimin e OJQ-ve Asociacioni i artistëve vizual të Kosovës’, përcjellë KultPlus.

Asociacioni është organizatë joqeveritare, joprofitabile dhe profesionale, në të cilin në bazë vullnetare janë të bashkuar artistet përmes shoqatave të artit vizual të të gjitha regjioneve të Republikës së Kosovës.

Asociacioni ka për mision, rritjen e mbështetjes ligjore në mbrojtjen e të drejtave të artistëve vizual të Kosovës, dhe avancimin e promovimit sa më të dinjitetshëm të identitetit tonë kulturor dhe artistik në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Asociacioni ka mbajtur takimin e radhës të Kuvendit të Anëtarëve, në të cilën unanimisht u zgjodh Kryetari dhe Kryesia e AAVK-së, si dhe, u aprovua edhe programi i AAVK-së për vitin 2018.

Kryesia e AAVK-së është e përbërë nga: amuran Goranci – Kryetar, Pranvera Sylejmani – Nënkryetare, Genc Rezniqi – Drejtor ekzekutiv, Agim Salihu – Anëtar, Adem Rusinovci – Anëtar, Mehmet Behluli – Anëtar, Luan Mulliqi – Anëtar, Tomisalv Trifić – Anëtar, Isa Alimusa – Anëtar, Erzen Vala – Anëtar, Luan Shahiqi – Anëtar, Gani Llalloshi – Anëtar i jashtëm dhe Shyqri Gjurkaj, – Anëtar i jashtëm. /KultPlus.com

Të ngjajshme