12 Shkurt, 2019 - 12:30 pm
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Kalanë e Tiranës dhe kujdesin e Bashkisë Tiranë organizuan ekspozitën dokumentare dhe fotografike “99 vjet Tirana kryeqytet” që erdhi dhe si një risi në ambientet e mrekullueshme të Kalasë, përcjellë KultPlus.
Kjo ekspozitë është vazhdim i disa aktiviteteve që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës gjatë vitit 2018 dhe që do të vazhdojë dhe më tej. Gjithashtu DPA do të jetë prezente dhe në vazhdimësi në aktivitetet që Kalaja e Tiranës do të zhvillojë.
Në hapjen e ekspozitës të pranishëm ishin Administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi.
Që në orët e para të hapjes, ekspozita pati shumë vizitorë dhe do të qëndroj e hapur dhe dy javë të tjera që të gjithë të njihen me historinë e 99 viteve. /KultPlus.com