30 Shtator, 2019 - 10:00 pm
Ekspozita që tërheq vëmendjen për të hedhur shikimin nga e kaluara dhe historia, me kurator Arsim Sinanin, prezantohet këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar.
“Mozaiku i jetës”, i artisteve të artit pamor nga Kosova: Shkurte Ramushi, Leoneta Abdyli edhe Besjana Kryeziu, sjell artin e tyre frymëzuar nga natyra.
Tri artiste nga Kosova, teksa flasin për veprat e tyre, që e gjen frymëzimin vetëm në natyrë, ndalin në rëndësinë dhe vëmendjen që shqiptarët duhet t’u kushtojnë vlerave të trashëgimisë jomateriale.
Besjana Kryeziu, me artin e saj sjell trashëgiminë arkitekturore të jetës, dritaret e shtëpive edhe të historisë shqiptare, që sipas saj, duhet ruajtur më me shumë kujdes nga brezat e rinj, në mënyrë që të mos humbasim kujtesën historike.
“Ekspozita ‘Mozaiku i jetës” përfaqëson jetën. Unë jam përqendruar në dritaret e shtëpive të vjetra, për të ndalur më shumë në dukurinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Elementet që unë sjell, janë marrë nga jeta reale. Kam gjetur shumë dritare të vjetra, që pasi janë pikturuar edhe janë rrënuar. Por është e vështirë, sepse është diçka që nuk mbrohet nga shteti. Do të doja shumë, që të merrnin shembull nga ju. Një qytet pa trashëgimi kulturore është i vdekur, prandaj mendoj se, kultivimi duhet të fillojë nga shtëpia”, – shprehet piktorja Besjana Kryeziu.
Ndërsa, Leoneta Abdyli, prezanton peizazhin, rrugët dhe mallin e vendlindjes. Piktorja Shkurte Ramushi, sjell magjinë e natyrës.
“Mozaiku i jetës’ e kemi quajtur, se të trija sjellim fusha të ndryshme të jetës, ku secila ka perceptimin e saj, ndërsa ngjyrat janë të përbashkëta. Është natyra, ajo që na frymëzon. Nuk është kaq e bukur sa duket, por unë kam shumë dëshirë të shohim vetëm anën pozitive të gjërave. Nëse nuk punojmë edhe nuk e ndërtojmë vendin, nuk di çfarë të them për parajsën tjetër, nëse ekziton”, – shprehet piktorja, Shkurte Ramushi./konica.al/KultPlus.com