Tri ikona të Diço Zografit, restaurohen nga specialistët e IKTK

18 Nëntor, 2022 - 10:00 am

Specialistë të Sektorit të Veprave të Artit në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, vijojnë punën për restaurimin e ikonave të fondit dhe Pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërhyrjet konservuese e restauruese janë përqendruar në tre ikona të realizuara në vitin 1855. Ikonat mbajnë autorësinë e Diço Zografit.

Kjo është hera e parë që vepra të këtij artisti ikonograf, mjaft të njohur në hapësirën ballkanike, gjatë shek. XIX, janë në fokus të ndërhyrjeve restauruese që kryhen në këtë laborator.

Në ikonat e Shën Kollit, Shën Harallambit dhe Shën Athanasit, kanë përfunduar proceset e dokumentimit të problematikave, dezinfektimit, konsolidimit dhe sondazheve të pastrimit, si dhe po vijohet me procesin e pastrimit dhe ndërhyrjet e tjera konservuese-restauruese./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme