8 Qershor, 2019 - 9:00 pm
Me rastin e ekspozitës “Tungjatjeta, emri im është Tirana”, drejtori i Muzeut Kombëtar të Shqipërisë Dorian Koci dhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Bullgarisë Boni Petrunova firmosën një “Memorandum Mirëkuptimi”.
Memorandumi ka për qëllim vazhdimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy muzeve edhe në të ardhmen. Ambasadorja Donika Hoxha shprehu mirënjohjen e saj dhe falenderoi dy drejtorët e muzeve për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për të bashkëpunuar.
Në kuadër të “Javës së Kulturës shqiptare” në Bullgari organizuar nga Ambasada shqiptare në Sofje, Muzeu Historik Kombëtar hapi ekspozitën fotografike “Hello, my name is Tirana” në një nga sallat kryesore të Muzeumit Historik Kombetar të Bullgarise./KultPlus.com