8 Gusht, 2024 - 7:52 pm
Një vepër e katërt artistike e Banksy e zbuluar në Londër është vjedhur pak pasi është zbuluar. Banksy ka marrë përsipër autorsinë e kësaj, ashtu siç bën gjithnjë, me anë të një postimi në instagram.
Të enjten, artisti i rrugës me bazë në Bristol postoi një imazh në Instagram të siluetës së një ujku që ulërinte në Hënë, e cila ishte në fakt një antenë televizori, në Rye Lane, Peckham, në jug të Londrës.
Ekipi i shtypit i Banksy i tha BBC-së se ata “besonin” se ishte vjedhur.
Policia Metropolitane tha se ishte thirrur për raportime për një “antenë të vjedhur që përmbante vepra arti”, por nuk ishte bërë asnjë arrestim.
Një burrë duket se ka dëshmuar të gjithë ngjarjen. Ai është shrpehur se i ka parë burrat me maska teksa merrnin antenën dhe i ka filmuar ata, madje pati edhe një konfrontim fizik me hajdutët.
Vepra artistike ishte e katërta e Banksy që u zbulua në Londër që nga e hëna. Artisti i rrugës pretendoi gjithashtu meritën për tre kompozimet e tjera të siluetave të zeza, të cilat u shfaqën nëpër kryeqytet si pjesë e një serie me temë kafshësh./ KultPlus.com