11 Nëntor, 2018 - 10:00 am
Me flokët e saj të gjatë, fotografja Krissy Elisabeth krijon imazhe në Instagram që kombinojnë kreativitet dhe çiltërsi.
Elisabeth jeton një Holandë dhe ka me të vërtet flokët fotogjenike, transmeton Koha.net. Gjashtë muaj pas postimit për herë të parë të flokëve të saj gjatë, ajo arriti që të ketë mbi 10,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Gjatë stinëve, Elisabeth imagjinon skenat kreative në të cilat i shfaq flokët e saj të gjatë. Në të shumtën e rasteve ajo bazohet në temat e dashurisë, ku fotografitë e saj janë të mbushura me lule dhe gjethe.
Rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë e mban një adoleshente nga Japonia, që quhet Keito Kawahara (155.5 cm i ka flokët e gjata), kështu që flokët e Elisabethit nuk e kanë thyer këtë rekord. Pavarësisht nga ky fakt, fotografitë e saj janë shumë më interesante sesa një rekord botëror./ KultPlus.com