9 Qershor, 2018 - 1:13 pm
Ai fotografoi Luftën e Koreve dhe të Vietnamit para se të gjente mikun e madh, Pablo Picasson.
David Douglas Duncan vdiq në moshën 102-vjeçare në Cote d’Azur ku jetonte, pasi kishte kontribuar për revistën legjendare ”Life”.
“Fotografi amerikan, i cili jetonte në rivierën franceze që prej viteve 1960 vdiq pas një bronkopneumonie i rrethuar nga të afërmit”, ka theskuar drejtori i muzeut të Antibeve, Jean-Louis Andral.
“Foto e Picassos, i lumtur, në banjon e tij, është ai. Ashtu si ajo e një ushtari amerikan, me fytyrën e dëmtuar dhe shikimin e zbrazët para një kutie konserve. Një foto e marrë më 9 dhjetor 1950, mes luftës së Koreve që rriti dhe reputacionin e fotografit të luftës, që e thërrisnin “DDD”.
“Kam një kujtim shumë të gjallë të rrethanave në të cilat janë bërë këto foto”, tregonte ai në 2008 në kuadër të festivalit Visa për imazhin në Perpignan, në jug të Francës.
“Deri në fund, ai kujtonte mbiemrat, emrat dhe gradat e të gjithë ushtarëve që kishte fotografuar në Kore dhe Vietnam”, thekson Jean-François Leroy, në krye të Visa-s për imazhin.