Vidra në fokusin e Fitim Sopjanit

19 Janar, 2019 - 5:21 pm

Fotografi Fitim Sopjani ka fotografuar “Vidën” një kafshë shumë të veçantë në Kosovë pasi që ka pritur disa orë për të kapur këtë moment me aparatin e tij.

“Nje ditë shumë e veçantë, dy ore e gjysmë e kam pritë Vidrën me e fotografu me kualitet, një kafshe shumë e rrallë në Kosovë”, ka shkuar ai.

Lundërza (latinisht: Lutra lutra), e njohur edhe si vidra, është një lloj gjitari grabitqar i familjes Mustelidae. Emrat lundërza evropiane, lundërza evroaziatike dhe lundërza e zakonshme i referohen këtij lloji. Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6–15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Amerikën e Veriut dhe në disa pjesë të Amerikës së Jugut. Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. / KultPlus.com

Të ngjajshme