“Virtuozi” nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

28 Janar, 2019 - 6:20 pm

Mitoman, i etur për famë, artist fallco i çmendur pas rrejteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë. Por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Dhe e arriti këtë duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare si ai i artit modern në Moskë.

Dhe cila është e bukura?

Gënjeshtrat skandaloze me kopjime të veprave të autorëve të huaj që gjendeshin në instagramin e tij, iu servirën publikut nga Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari si suksese të një artisti të shquar me famë botërore.

Pa asnjë verifikim, pa asnjë filtër, pas asnjë pyetje specialist, mashtruesi i ri kaloi për gjeni ne emisionet e pasdites.

Por pasi kishte dalë në Top Channel, Edlir Reka u bë vip dhe e provoi fatin edhe tek Rudina Magjistari. Aty mesazhet shpërthyen dhe u kuptua se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop.

Rudina Magjistari pasi plasi skandali reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Po ta dija që ishe një mashtrues nuk do të shkelje në emisionin tim” shkruajti ajo.

Por këtë të hënë Edlir Reka Shkeli sërish tek “Rudina”.

Ai u vu përpara një kronike që zbërthente të gjitha mashtrimet e tij si artist i madh në instagram dhe në dy televizionet kombëtare, këkoi të falje dhe u detyrua të dëgjojë në fund moralin e Rudinës se “gënjeshta i ka këmbet e shkurtra”./ Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=6COFXqho18Y

Të ngjajshme