11 Mars, 2021 - 11:15 pm
Për herë të parë, një vepër dixhitale e artit kripto doli në shitje në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” me një vlerë mbi 60 milionë dollarë, një shifër rekord që e bën autorin e saj artistin e tretë më të vlerësuar në botë, pas Jeff Koons dhe David Hockney.
Blerësi, ende anonim, përfundoi duke paguar 69,3 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit për “The Last 5 000 Days”, një skedar monumental JPG i Beeple, (emri i vërtetë Mike Winkelmann), një ilustrator 39-vjeçar nga Wisconsin, i cili ai ka mbledhur miliona ndjekës në mediet sociale falë projekteve komerciale për yjet e muzikës pop, si Justin Bieber dhe markave, si Louis Vuitton dhe Nike.
Vepra në fjalë është tërësisht dixhitale: një kolazh prej 5 000 imazhesh të krijuara dhe të postuar nga viti 2007 deri në 2021, që përfshin skena dhe vizatime surreale nga politikanë, si Donald Trump dhe Mao Tse Tung, së bashku me personazhe vizatimorë nga Mickey Mouse te Pokemon.
E ofruar më 25 shkurt me një çmim fillestar prej vetëm njëqind dollarësh, “5000 ditët e fundit” pa një rritje të çmimit falë rreth tridhjetë koleksionistësh të këmbëngulës.
Për “Christie’s” ky ishte ankandi i parë i një vepre pa një përbërës fizik dhe hera e parë në historinë e saj 255-vjeçare që bastet janë pranuar në kriptomonedhën Ethereum./atsh/ KultPlus.com