24 Dhjetor, 2017 - 7:00 pm
Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit bregdetar të Vlorës.
Dekori festiv këtë vit është konceptuar më i plotë, më i larmishëm dhe me më shumë simbolika, duke shtrirë festën përtej qendrës.
Ndërsa përgjatë Lungomares, reflektimi i dritave mbi Jon shumëfishon ngjyrat festive.
Bashkia e Vlorës ka planifikuar organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore përgjatë këtyre ditëve, që do të ndezin atmosferën e festave të fundvitit. Kjo fotogaleri sjell pak nga shkëlqimi i Vlorës këtë prag festash, shkruan atsh./ KultPlus.com