7 Tetor, 2019 - 5:00 pm
”Xhokonda”, portreti i Mona Lizës u vendos sot në vendin e zakonshëm në muzeun e Luvrit në një sallë të rinovuar, të rifreskuar dhe të ristrukturuar për të mundësuar një fluks më të mirë të vizitorëve, njoftoi muzeu.
Pas dy muajve punime për rinovimin, tabloja e njohur e Leonardo da Vinçit, që shikohet nga miliona turistë nga mbarë bota, është vendosur sërish përballë tablosë më të madhe të muzeut, “Martesa e Canas” nga Veronese, transmeton KultPlus.
Tabloja e mjeshtrit toskan u transportua nga galeria Medicis në muzeun e Luvrit pasi ishte dërguar për shkak të punimeve restauruese.
Konsiderohet piktura me e famshmë në botë, shumë njerëz e kanë quajtur edhe “Piktura Misterioze” pasiqë ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë shumë konspiracione, rreth asaj se kush dhe cka mund të jetë Mona Lisa.
”Xhokonda” mund të shikohet që nga sot pas një vitrine të pajisur me një xham shumë transparent, në të njëjtin vend ku është parë zakonisht./atsh/KultPlus.com