3 Mars, 2019 - 1:21 pm
Yannis Bahrakis, fotografi fitues i çmimit Reuters, i cili ka mbuluar luftën në Kosovë ka vdekur dje në moshën 58 vjeçare, përcjellë KultPlus.
Një fotografi e bërë nga Yannis gjatë luftës në Kosovë, tregon një njeri gjersa vendos trupin e dy vjeçarit Mazllum Sylmetaj, në arkivol pranë trupave të tre anëtarëve të tjerë të familjes të vrarë po ashtu nga forcat serbe.
Bahrakis e ka bërë fotografinë nga lartë dhe ka përdorur një teknikë të veçantë e cila të jep ndjesinë e lëvizjes.
Fotografia ishte shumë e fuqishme dhe trupi i fëmijës pothuajse ishte në ajër. Të jepte përshtypjen që shpirti është duke lënë trupin për të shkuar në parajsë, pati thënë Behrakis për këtë fotografi. / KultPlus.com