Yll Rugova: MANIFESTA në Prishtinë mund të bëhet realitet

22 Mars, 2019 - 11:52 am

Yll Rugova – dikur pjesë e Komunës së Prishtinës në Drejtorinë e Kulturës, ka treguar se mbajtja e MANIFESTA – ngjarjes së madhe të artit bashkëkohor, do të mund të ndodhë në Prishtinë.

Ky është statusi i tij në Facebook:

Manifesta në Prishtinë do të sillte mbi 200,000 vizitorë të huaj në kryeqytet dhe dhjetra miliona euro për Kosovën. Duke e përmirësuar edhe imazhin ndërkombëtar të shtetit.

Kur ne fillim te vitit 2018, e inicova aplikimin per vitin 2022, kishte ndoshta pak gjasa se kjo mund të realizohej. Ne fakt edhe unë kisha dyshime. Por me punë e angazhim, me shumë takime që kisha në Palermo e Prishtinë, me koordinimin edhe te institucioneve përkatese, sot kjo ka shume shansë të bëhet realitet.

Këto ditë po qëndron në vizitë një delegacion i Manifestës, për të parë mundësinë e organizimit të bienales në Prishtinë.

Është kënaqësi e veçantë, të fillosh ti shohësh rezultatet e një pune një vjeçare. Prishtina po futet në hartën e kulturës ndërkombëtare.

#manifesta2022prishtina

****


Manifesta është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet të ndryshëm pritës çdo dy vjet. Në vitin 2018 është organizuar në Pallermo, kurse në vitin 2020 udhëton për në Marseje, Francë. E themeluar në vitin 1990 si një bienale evropiane e artit bashkëkohor është ngjarje e madhe ndërkombëtare e artit, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Mbajtja e Manifestës në Prishtinë do të fuste Kosovën dhe Prishtinën në veçanti, në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë.

Në dekadën e ardhshme, Manifesta do të fokusohet në evoluimin prej një ekspozite arti në një platformë ndërdisiplinore për ndryshime shoqërore, duke futur hulumtimin holistik urban dhe programimin e orientuar drejt trashëgimisë si thelbin e modelit të saj.

Të ngjajshme