21 Mars, 2018 - 3:20 pm
Puna e fundit e artistit Banksy është zbuluar në New York, një mural që i dedikohet artistes turke, Zehra Dogan e cila është burgosur për shkak të një pikture që kishte realizuar, përcjellë KultPlus.
Artisti britanik Banksy, ka paraqitu në muralin e tij vija të zeza të cilat paraqesin hekurat e burgut por njëkohësisht edhe çdo ditë që artistja Dogan ka qëndruar në burg. Kurse në njërën pjesë paraqitet vet artistja prapa grilave të burgut ndërsa një hekur të cilin ajo e mban në duar artisti e ka shndërruar në brushë.
Sipas gazetës The New York Time, artisti Banksy është prekur shumë nga rasti i artistes turke, kurse në punën e tij ka shënuar fjalët “Lirojeni Zehra Dogan”.
Artistja Zehra Dogan është dënuar me dy vite e nëntë muaj dhe 22 ditë burg pasi që e pikturoi qytetin turk Nusaybin të shkatërruar nga forcat e sigurisë së shtetit./ KultPlus.com