1 Tetor, 2018 - 10:59 pm
Galeria Qahili organizon për herë të katërt “Zhurmën e Artistave Pa Kufi”, nga 13 deri më 17 tetor. Sikur në edicionet e kaluara edhe në këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni.
“Zhurma e Artistave Pa Kufi” organizohet në Prishtinë, në hapësirë të Galerisë Qahili dhe gjatë ditës në hapësira të ndryshme të qytetit të Prishtinës. Ky projekt ka për qëllim të prish rutinën jo vetëm të njerëzve por edhe të artistëve. Artistët do të zhvendosin studion e tyre në hapësira të ndryshme të qytetit. Ka për qëllim të pasuroj jetën e qytetarëve me përvoja dhe njohuri të ndryshme rreth artit dhe kulturës që kanë vet artistët pjesëmarrës.
Mbi të gjitha do të ju ofroj një qasje tjetër rreth artit dhe kulturës, një këndvështrim më unik, gjithnjë duke pas parasysh promovimin e artit dhe kulturës si dhe integrimin e artistëve, në një pjesë më të madhe të popullatës.
Ky projekt u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hotel International Prishtina, Miqt Pub, Birra Shok Shoqe, 2B Studio, Hallakate, Pylli i Arinjve, Mono – Problemat./KultPlus.com