Regjimi komunist i cili shtirej se është demokratik është plaga më e madhe e Shqipërisë, periudha që la në ngecje shoqërinë dhe vrau njerëz të pafajshëm, burrat e ‘dobtë’ i bëri robër dhe vajzat e bukura e intelektuale i shndërroi në të pamoralshme. Kjo edhe është tema e cila trajtohet në këtë film, shkruan KultPlus.
Ndërkaq më 22 korrik të këtij viti, ky film i cili pas premierës ishte pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare ku edhe fitoi shumë çmime, do të shfaqet në kinematë franceze me titullin ‘Le dernier prisonnier’ (I burgosuri i fundit).
Filmi është nën regjinë e Bujar Alimanit, ndërsa në rolet kryesore luajnë Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa etj.
Vlen të ceket se filmi ‘Delegacioni’ është edhe filmi i cili përfaqëson Shqipërinë në ‘Oscars’ për vitin 2020. / KultPlus.com
“Kushdo që hynë në Galeri duhet ta ketë maskën e vendosur”. Kështu tha Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani. Kjo fjali shpreh më së miri gjendjen aktuale jo vetëm të artit në Kosovë. Në njërën anë tregon se Galeria tashmë është e hapur, në anën tjetër tregon se akoma kemi rrethana jo të zakonshme, shkruan KultPlus.
Kështu, në rrethana pandemie, mbrëmë u hap ekspozita “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit”, e cila është e para që pas mbylljes së këtij institucioni si shkak i pandemisë si dhe është e para edhe për nga karakteri i organizimit, meqë më parë nuk kemi pasur organizim të Bienaleve të këtij lloji. Çmimi i parë u nda për dy persona, për Jakup Ferrin dhe Crtomir Frelih, ndërsa “Çmimi i Miqve” u dha për Adem Rusinovcin.
Në ekspozitën “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” 2020, kishim pjesëmarrës nga vendi dhe nga jashtë vendit dhe ata ishin: Adem Rusinovci, Agim Salihu, Agron Mulliqi, Ake Bergvist, Alban Meka, Bedri Emra, Blagoje Minevski, Bujar Lahu, Crtomir Frehli, David Skerlj, Donika Makolli, Dzeko Hodzic, Elise Jarem, Fehmi Huskovic, Fuad Islami, Gani Bajraktari, Gani Llalloshi, Haki Xhakli, Haxhi Kastrati, Helidon Haliti, Isa Alimusaj, Ismet Jonuzi, Jakup Ferri, Jovanka Veit Berg, Kamuran Goranci, Luan Mulliqi, Majlinda Kelmendi, Mal Myrtaj, Matic Lorena, Mentor Avdili, Musa Prelvukaj, Naim Spahiu, Nehat Beqiri, Nimon Lokaj, Ormira Lulani, Paofol Ferluga, Rafet Jonuzi, Remus Wilson, Shaip Citaku, Shkuran Zaim, Shyqri Gjurkaj, Stefan Glettiler, Teoman Ziam, Tomislav Trific, Vehbi Murati, Visar Mulliqi, Yllka Fetahaj, Zake Prelvukaj si dhe Zymer Mulliqi.
Juria Ndërkombëtare Vlerësues për ndarjen e çmimeve është përbërë nga Ales Sedmak, Abaz Hando si dhe Mehmet Behluli, ndërsa Komisionin për Përzgjedhjen e Artistëve nga Kosova e kanë përbërë: Faik Krasniqi, Valbona Rexhepi si dhe Genc Rezniqi.
Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, tha se shpreson se ky fillim është “Me këmbë të mbarë”.
“Kjo është ekspozita e parë pas izolimit dhe kemi nisur me shumë vullnet dhe entuziazëm duke shpresuar se do të vazhdojmë me këmbë të mbarë, dhe këtë e filluam me ekspozitën “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” organizuar nga Asociacioni i Artistëve Vizuel të Kosovës dhe përkrahur nga ne”.
Tutje, Agani foli për përkrahjen që Galeria ia ka bërë Asociacionit Vizuel të Kosovës.
“Dua të them se Asociacionin e Artistëve Vizuel të Kosovës e kemi përkrahur fillimisht kur e kanë themeluar këtë asociacion duke ia ofruar hapësirat tona, por edhe për ekspozitat të cilat shpresoj se kjo është vetëm e para, në bashkëpunim me ne”.
Artisti dhe përfaqësuesi i Asociacionit të Artistëve Vizuel të Kosovës, Kamuran Goranci, tregoi se kjo ekspozitë po realizohet për herë të parë në vend.
“Është e vërtetë që Galeria ka qenë gjithmonë përkrahëse e asociacionit që nga themelimi. E kemi thënë edhe në media që gjatë këtij organizimi kanë ofruar një gatishmëri dhe kanë dhënë cdo gjë pa rezervë që të realizohet sa më mirë kjo ekspozitë meqë kjo po organizohet për herë të parë në Kosovë”.
Teksa premtoi se do të jetë organizim tradicional, Goranci, foli pak për përzgjedhjen e punimeve në këtë ekspozitë.
“Kjo ekspozitë do të jetë tradicionale në të ardhmen, që do të mbahet çdo dy vjet, unë dua të përshëndes këtu bashkëpunëtorët nga jashtë të cilët na kanë bërë të mundur që ti zgjedhim artistët nga jashtë pasi që kësaj radhe nuk kemi shkuar me kurator të përzgjedhur ndërsa nga brenda përzgjedhjen e kemi bërë me anë të një konkursi”.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përshëndeti këtë organizim.
“Është kënaqësi që ka këso nismash, si kjo Bienalja e parë Ndërkombëtare e Vizatimit, unë ju uroj cdo të mirë të gjithë artistëve, vërtetë kemi kaluar në një kohë pandemie por uroj që pikturat dhe vizatimet tuaja të jenë plotë optimizëm”.
Dumoshi, uroj kthim në normalitet të plotë teksa premtoi mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për artistët.
“Uroj që sa më shpejtë të fillojmë me një jetë normale, uroj që çdo punë e artistëve të vlerësohet dhe që edhe kjo nisëm të shkojë sa më mbarë. Ne premtojmë mbështetjen e Ministrisë për këtë organizim”.
Me nga një gotë verë, me dorzat në duar e maska në fytyrë mbrëmja vazhdoi tutje ku të pranishmit kishin mundësi t’i shikonin nga afër punimet në këtë ekspozitë. Kjo ekspozitë e hapur mbrëmë do të qëndroj e hapur për publikun deri me 15 Korrik. / KultPlus.com
Afro 200 profesorë dhe punonjës të Universitetit Carnegie Mellon (CMU) në Pitsburgh, kanë bërë thirrje që të anulohet shpallja e ish-ambasadorit të SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, si anëtar nderi, duke thëne se “kjo do të dëmtojë integritetin akademik të CMU-së”, ka shkruar “Pittsburgh Post Gazette”.
Në një letër të hapur nisur udhëheqësit të universitetit, Farnam Jahanian dhe administratës, nënshkruesit kundërshtojnë këtë veprim për shkak historisë e Grenellit, që sipas tyre “ka lidhje me grupet ekstremiste e homofobe” si dhe “histori të përkrahjes së seksizmit e përkrahjes të lëvizjeve raciste politike”.
Grenell është i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Ata kundërshtojnë mënyrën se si u shpall anëtar nderi në institutin e CMU-së për Politikë dhe Strategji nga drejtori i këtij fakultetit dhe kundërshtojnë edhe arsyetimin e tij se është liri akademike që një fakultet të shpallë dikë anëtar nderi pa u konsultuar me të gjithë në universitet, transmeton KOHA.
Zyrtarët e Universitetit kanë thënë se Grenell do të sjellë një ”kuptim unik” të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të Evropës së re dhe do të zgjerojë perspektivat e studentëve.
Grenell ka shërbyer si shërbyes civil dhe diplomat gjatë administratave të George W. Bush dhe Donald Trumpi. Së fundi, ka qenë ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe ka shërbyer tetë vite si zëdhënës i SHBA-së në OKB.
Letra ku kundërshtohet shpallja e Grenellit si anëtar nderi është nënshkruar nga shumë fakultete, profesorë dhe punonjës të këtij universiteti. / KultPlus.com
Ish- Arkivi Shtetëror Vendor në Kukës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Ardit Bido, i cili tha se nuk janë djegur dokumente me rëndësi, por vepra të mykura të ish- diktatorit Enver Hoxha apo dokumente të tjera të mykura.
“Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë. Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin”, theksoi ai.
Bido sqaroi se, “zjarri i rënë në Kukës është në godinën e Ish-Arkivit Shtetëror Vendor”.
Sipas tij, ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit.
“Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes. Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish-godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur”, tha Bido.
“Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjësimit”, shtoi Bido. / KultPlus.com
Një adoleshente amerikane ka kaluar 400 orë duke krijuar fustanin e mbrëmjes së maturës e frymëzuar nga periudha e COVID-it duke përdorur 750 metër izolues plastik, transmeton KultPlus.
Ndërkaq, arsyeja që e ka shtyrë atë të bëjë një fustan të tillë, është fakti se në shkollën ku ajo ndjek mësimet bëhet një konkurs nga “Duck Brand”, në të cilën djemtë dhe vajzat përgatisin veshjen me materialin e plastikës për të fituar një bursë prej 10,000 dollarësh.
Peyton Manker është një 18-vjeçare e cila vendosi të provonte fatin e saj dhe hyri në konkurs. Ajo pëlqen vizatimin, leximin dhe shëtitjen në kohën e saj të lirë, por qepja dhe dizenjimi i veshjeve është diçka e re për të.
Në fillim, ajo mendoi se do të krijonte një fustan kushtuar Leonardo da Vinci-t, i preferuari i saj. Por me goditjen e pandemisë, diplomimi u anulua dhe ishte koha për planin B. Ajo vendosi të bënte një fustan me temë COVID-19. / KultPlus.com
Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës po kryhet kudo në vendin tonë, me qëllim mirëpritjen e turistëve në një mjedis të pastër, transmeton KultPlus.
Punonjësit e mirëmbajtjes në Gjirokastër kanë nisur punën për kujdesin dhe pastrimin e monumenteve të kulturës për sezonin e ri turistik.
Gjatë ditëve të fundit ata kanë pastruar nga vegjetacioni mjediset e jashtme të kalasë, që në këtë sezon të ri do të mirëpresë vizitorë vendas e turistë të huaj.
Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kalaja e gurtë e Gjirokastrës, ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.
DRKK Gjirokastër në kuadër të çeljes së sezonit turistik ka vendosur edhe tabelat orientuese për Parkun e Adrianopolit me qëllim orientimin dhe informimin e vizitorëve.
Kalaja përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës kur Ali pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. /atsh/ KultPlus.com
Në Korçë kanë nisur përgatitjet për karnavalet, festa simbol e qytetit që ka çelur sezonin turistik veror.
Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.
Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.
Por këtë vit ndryshe nga herët e tjera ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur karnaval, me maska e kostume të larmishme plot ngjyra organizatorët kanë menduar ti bëjnë pjesë përmes konkursit Shkrepe Karnaval ku secili mund të dërgojë foto dhe video me veshje karnaval. / KultPlus.com
“Let her go”, është një nga hitet më të mëdha kënduar nga Passenger, shkruan KultPlus.
Kjo këngë për një periudhë të shkurtër ka arritur të marrë miliona klikime gjithandej botës dhe vazhdon të dëgjohet edhe në ditët e sotme.
KultPlus këtu ju sjell teksti dhe videon e kësaj kënge:
Well you only need the light when it’s burning low Only miss the sun when it starts to snow Only know you love her when you let her go
Only know you’ve been high when you’re feeling low Only hate the road when you’re missing home Only know you love her when you let her go And you let her go
Staring at the bottom of your glass Hoping one day you’ll make a dream last But dreams come slow and they go so fast
You see her when you close your eyes Maybe one day you’ll understand why Everything you touch surely dies
But you only need the light when it’s burning low Only miss the sun when it starts to snow Only know you love her when you let her go
Only know you’ve been high when you’re feeling low Only hate the road when you’re missing home Only know you love her when you let her go
Staring at the ceiling in the dark Same old empty feeling in your heart Cause love comes slow and it goes so fast
Well you see her when you fall asleep But never to touch and never to keep Cause you loved her too much and you dived too deep
Well you only need the light when it’s burning low Only miss the sun when it starts to snow Only know you love her when you let her go
Only know you’ve been high when you’re feeling low Only hate the road when you’re missing home Only know you love her when you let her go And you let her go Ohhh, oh no And you let her go Ohhh, oh no Well you let her go
Cause you only need the light when it’s burning low Only miss the sun when it starts to snow Only know you love her when you let her go
Only know you’ve been high when you’re feeling low Only hate the road when you’re missing home Only know you love her when you let her go
Cause you only need the light when it’s burning low Only miss the sun when it starts to snow Only know you love her when you let her go
Only know you’ve been high when you’re feeling low Only hate the road when you’re missing home Only know you love her when you let her go And you let her go.
Një grua e bukur që skuqet kur flet, Të shoqin e varfër e bën si një mbret. Si mbreti ti jetën kaloje mbi dhe, Se shoqe si do vetë në gjit më ke!
Pse brenga heq ditën, hiç brengë mos ki, Se natën ke shoqen, balsam mu në gji. Ke shoqen besnike dhe çerdhen të ngritur, Urata e Zotit mbi ty paska zbritur.
Amvisa e bukur pa ndot e pa faj, Është vet’ parajsa për shokun e saj. Qëllimin e zemrës arrin veç ai, Që zemër e së shoqes lufton si e tij.
A është e dlirtë dhe gojësheqer? Shih dritën e bardhë dhe hijet i ler! Një grua e mirë, të pashmes ia shkon, Se rrojtja pa grindë shëmtinë e mbulon.
Kurbatka i ka marrë të folmen si mjaltë, Perisë që është përbrenda si baltë. Si qumësht pi hirrën që burri ia sjell, Xanxarja qumështin si hirrë e vjell.
Një grua e mirë jeton si manare, Por Zoti të ruajt prej gruas xanxare! Bilbili që pranë ka galën maraz, S’ka tjetër veç t’ikë nga burgu kafaz.
Prandaj nepër botë ti bridh si mjerush! Po z’bëre si thash, rri digju në prush! Më mirë je zbathur se çizmet burgji, Më mirë udhëtimi se grinda në shtëpi.
Në burg të kadiut më mirë më je, Se pranë shtëpisë në mjegull dhe re. Në odat e tua gëzimi s’ka vend, Kur zër’i sat shoqe e mbyt zërin tënd.
Bajram ngjan mërgimi për t’urtin njeri, Që grua me xhinde na ka në shtëpi. Kur fjalën e burrit s’e futka në vesh, Ahere i shoqi çitjanet pse s’vesh.
Kur zuskën budalle si grua ke pranë, Mos thuaj u martova, thuaj: gjeta belanë. Kur kilen e elbit s’ta mban amanet, Hambarin e grurit ma qaj me lezet.
I lumtur kush gruan e ka deli femër, Të dlirë nga dora, të dlirë në zemër. Një zuske që niset për trimin jaran, I thuaj: “Tët shoq moj na nxi me tigan!”
Kur kjo i buzëqesh dikujt që s’e njeh, Ahere mos thuaj: “jam burrë” se je pleh. Kur sheh se ajo dridhet si gjethja në pleh, Mendim të patundëshem mos prit, se s’të jep!
Shpëto nga kjo grua në Nil shko e bjer! Më mirë i vdekur se gjall’ e pa nder.
Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.
Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë. Dënimi me vdekje Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën. Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”. Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike.
Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut. Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI (Përzgjedhur nga Tirana Observer) 1- Urtësia fillon në mrekulli. 2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë. 3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria. 4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis 5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. 6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten. 7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës. 8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë. 9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron. 10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë. 11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën. 12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar. 13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof. 14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre. 15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë. 16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit. 17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj. 18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar. 19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar. 20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet. 21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë. 22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre. 23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita. 24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak. 25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh. 26- Mençuria fillon nga habia. 27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton. 28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi. 29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie. 30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën. 31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira. 32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë. 33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor. /KultPlus.com
Në qytetin e Gjilanit është inauguruar shtatorja e heroit Abdullah Tahiri.
Aty para shumë qytetarëve u çmua veprimtaria atdhetare e heroit Tahiri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Abdullah Tahiri ishte njeri i guximit që ka dhënë gjithçka për atdheun.
“Si njëri, si protestues si veprimtar, si kryengritës e i burgosur i luftës, e në fund edhe si dëshmor dhe hero”.
Fjalë të mëdha për Abdullah Tahirin shprehu edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Si student ka pasur mospajtime, duke vazhduar si kryengritës deri në fillimet e luftës. Por, po ashtu duke e përmbyllur kapitullin e tij për liri me rënien e tij”.
E ndërkaq ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi tha se Abdullah Tahiri ishte i pari në demonstrata dhe lëvizje politike.
“Tregoi që Kosova po merrte një pamje tjetër të angazhimit për liri dhe pavarësi të vendit. Abdullahu nuk ishte njëri nga ata, por ishte i pari. I pari në demonstrata i pari në lëvizje politike”.
E, djali i Abdullahit, Iliri kërkoi unitet për t’i tejkaluar sfidat që i ka Kosova.
“Sfidat që i kemi përpara janë sfida që vetëm të bashkuar dhe unik mund t’i kapërcejmë”.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin qytetarë të shumtë, përkundër pandemisë Covid-19, distanca sociale dhe bartja e maskave nuk u respektua.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan sot se ka marrë një përgjigje për letrën drejtuar presidentit te Parlamentit Evropian.
Përgjigja është kthyer nga Kryetarja e Nënkomisionit të Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Maria Arena, e cila shkruan se beson fuqimisht në ruajtjen e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Sipas saj Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Letra e plotë
I nderuar Zotëri,
Faleminderit për emailin tuaj të 3 Qershorit 2020 drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian në lidhje me shembjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Unë po ju përgjigjem në cilësinë time si Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut.
Besoj fuqimisht se ruajtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, zbatimin e plotë të Konventës së UNESCO-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.
Organet parlamentare përkatëse të Parlamentit Europian, përfshirë Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, po monitorojnë progresin në këto fusha. Kjo veçanërisht përfshin forcimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në vend. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha hapat e nevojshme nga Shqipëria po merren seriozisht në kontekstin e procesit të negociatave të një vendi për t’u anëtarësuar në BE. Rekomandimet tuaja në këtë drejtim janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara vërtet.
Aktualisht, dhe si pjesë e masave të Parlamentit Europian për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19, seancat dëgjimore të Komisionit janë ende të kufizuara. Prandaj, unë kam marrë lirinë e transmetimit të emailit tuaj te eurodeputetja Znjsh. Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme dhe Z. Manolis Kefalogiannis, Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të cilët i monitorojnë nga afër të gjitha çështjet që lidhen me vendin tuaj.
Më lejoni t’ju siguroj se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
E juaja sinqerisht,
Maria Arena
Cc:
– Znjsh Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komiteti për Punët e Jashtme
– Z Manolis Kefalogiannis, Bashkëdrejtues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim dhe Asociimit BE-Shqipëri”
“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”
“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”
“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”
“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.”
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka realizuar një takim me Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, shkruan KultPlus
“Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Suokko për prioritetet e MKRS-së dhe sfidat me të cilat është përballur ministria për shkak të situatës me Covid-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi ka pritur në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.
Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Suokko për prioritetet e MKRS-së dhe sfidat me të cilat është përballur ministria për shkak të situatës me Covid-19. Po ashtu, ajo diskutoi për projektet e ministrisë në të gjitha dikasteret, në veçanti për rininë dhe trashëgiminë kulturore.
Ndërsa, znj. Suokko rikonfirmoi mbështetjen e plotë të UNDP-së për MKRS-në, duke theksuar vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër-institucional”.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka marrë vendim në mbledhjen e mbajtur më 25 qershor 2020 për riakreditim institucional të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) për 3 vjet, sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë. Sipas informacioneve të publikuara në medie, në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendim edhe për riakreditimin institucional të Universitetit të Pejës dhe të Prizrenit.
Rektori i UMIB-it, prof.dr.Alush Musaj, tha se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga KSHC-ja, mirëpo nga mediet është mësuar për vendimet që janë marrë sa i përket riakreditimit të universiteteve. Më këtë rast ai ka përgëzuar studentët, stafin akademik dhe administratën e universitetit. “Dëshiroj t’i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në plotësimin e kritereve për riakreditim, dukë pasur parasysh se është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe”.
Ai vlerësoi përkushtimin dhe korrektësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), që ka organizuar procesin e akreditimit në rrethana të vështira të krijuara si pasojë e pandemisë Covid-19. “Standardet e vendosura janë tepër të larta sa i përket akreditimit institucional, por edhe korrektësia e institucioneve përgjegjëse ka qenë në nivel”, tha ai.
Rektori Musaj, theksoi se UMIB-i ka krijuar lehtësi të mëdha për të rinjtë që duan të studiojnë në një kampus modern. “Janë 20 programe të akredituara në UMIB, ku të rinjtë mund të orientohen për të ardhmen e tyre. Janë programe atraktive që sigurojnë perspektivë dhe ne i mirëpresim studentët e rinj në vitin akademik 2020/21”.
Sipas tij, janë bërë të gjitha përgatitjet edhe për vitin e ri akademik, dhe sapo të pranohet vendimi edhe zyrtarisht nga KSHC-ja do të vazhdohet me angazhimet tjera. “Ky është një lajm i mirë jo vetëm për UMIB-in, por edhe për rajonin dhe të rinjtë që duan të studiojnë”.
Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” i është vazhduar akreditimi institucional dhe për 5 vite.
Kështu ka vendosur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që UP të ketë akreditim institucional edhe për 5 vite.
Për këtë u pajtuan të gjithë anëtarët e KShC-së që votuan në mënyrë unanime.
KShC po ashtu në mbledhjen e sotme ua riktheu akreditimin tri universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, të cilët kishin humbur akreditimin vitin e kaluar.
Një lloj telefoni i jashtëzakonshëm 2.137 vjeçar është gërmuar nga një varr i një gruaje të re në një Atlantis në Rusi. E pasionuara pas modës e lashtësisë të epokës, Xiongnu është quajtur Natasha nga arkeologët dhe varri i saj u gjet gjatë një kullimi të të një rezervuari të gjerë të bërë nga njerëzit në Siberi.
Në fakt, siç transmeton G.Sh, telefoni celular është bërë nga lloje të ndryshme gurësh të çmuar disa ngjyrësh. Arkeologu Dr. Pavel Leus tha: “Varrimi i Natashës me një telefon celular të epokës Hunnu (Xiongnu) mbetet një nga zbulimet më interesantet në këtë vend varrosjeje.
Gjetja është nga nekropoli Ala-Tey në të ashtuquajturin detin Sayan, një rezervuar gjigant në rrjedhën e sipërme të Digës Sayano-Shushenskaya, termocentrali më i madh i Rusisë, në republikën malore ruse të Tuvas.
Në fakt, gruaja e lashtë që jetoi para lindjes së Krishtit këtë objekt me pamjen e një telefoni modern e përdorte për togzë për rripin.
Politikani dhe personaliteti i njohur italian, njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga parlamenti italian.
“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”, ka thënë zëvendëspresidentja, Mara Carfagna fjala e së cilës u prit me ovacione në sallë.
Pas një fjalimi me fjalë të rënda dhe ofenduese atij i është thënë të dalë nga salla gjë që nuk është bërë prej tij.
Më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.
“Turp, Turp”- dëgjohet të bërtasin disa deputetë në sallë.
Sgarbi është një nga kritikët më të ashpër italian dhe njihet për karakterin e tij të vështirë.
Madje ai ka thënë coronavirusi nuk ekziston.
Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi.
Ai është tallur edhe me presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.
Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e by”””. Asgjë nuk ka sipas tij.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka realizuar një takim me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulirka Richardson, shkruan KultPlus.
“Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale”, thuhet ndër të tjera në njoftimi.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë znj. Ulrika Richardson.
Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Richardson për ballafaqimin e MKRS-së me sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia, Covid-19, si dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër me fokus të veçantë për sektorin e rinisë.
Znj. Richardson e ftoi ministren Dumoshi për pjesëmarrje në takimin me RYCO si dhe ofroi mbështetjen e saj në fushat të cilat i përfshin MKRS në veçanti dikasterin e rinisë.
Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale”.
Dy ikonat e këngës shqiptare kanë qenë bashkë në Moskë.
Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës në Moskë gjatë viteve 50-të është publikuar së fundi në rrjete dhe mban firmën e djalit të Anita Takes, Kujtim Prodani. Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve edhe pse nuk është bërë asnjëherë publike.
Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje krejt të panjohur nga mosha e saj kur ishte mjaft e re. Të dyja janë një befasi për syrin. / Konica.al / KultPlus.com
Më 25 janar 1925, lindi Eleni Qirici, balerina e parë, aktorja dhe akrobatja shqiptare, e cila debutoi me sukses të madh në skenat e Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës, shkruan KultPlus.
Karriera e saj filloi në një moshë mjaft të re. Gjatë turit të saj të parë në Itali ajo bëri disa shfaqje sensacionale ku morën pjesë personalitetet më të larta dhe familja mbretërore. Fama që ajo fitoi gjatë këtij turneu, i dha asaj kontratën e dytë në Francë, që u konsiderua si qendër e artit botëror.
Eleni Qirici është personi i parë që shkoi dhe shkëlqeu në Hollywood, duke u bërë e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1938, së bashku me prindërit e saj, ajo erdhi në Shqipëri ku dha disa shfaqje në Korçë, Tiranë dhe vende të tjera. Për më tepër ajo është koreografja e parë që organizoi trupën e parë shqiptare të baletit.
Nuk kish si të ndodhte ndryshe, Elena Qirici bijë e dy bashkëshortëve artistë, domosdoshmërish do të ecte në rrugën e prindërve, aq më tepër që ende foshnje, ishte përkundur në gjumë, qe zgjuar mëngjeseve e lodruar gjatë ditës nën tingujt e kitarës e të këngëve, që aq mrekullisht i luanin dhe i këndonin enkas për të bijën, çifti Vasil e Rudi Qirici. Fill pas këtij suksesi, prindërit e saj menduan, që në këtë rast shkollimi për vajzën e tyre ishte më se i domosdoshëm. Dhe kështu një vit më pas më 1936, Elena nis studimet në Vjenë. / KultPlus.com
Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ishte për vizitë drejtori i institucionit kulturor “Vardar Film”, Naser Curri, i cili u prit nga drejtori i Institutit, Skender Asani.
Ky takim u realizua në kuadër të manifestimeve për shënimin e 40-vjetorit të shpalljes së Nënës Terezë për ‘Qytetare Nderi të Shkupit’. Me këtë rast drejtori Curri ia dhuroi ITSHKSH-së, përkatësisht Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë një film dokumentar të realizuar para 40 vjetëve, që deri tash ka fjetur në arkivin e IN “Vardar Film”.
Duke e falënderuar për këtë dhuratë, drejtori Skender Asani tha: “Në këtë mënyrë Instituti po e mbledh trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut dhe ngadalë po i tubon të gjitha elementet më të rëndësishme të jetës së Nënës Terezë në Shkup, për ta plotësuar mozaikun e fragmentuar të jetës së kësaj nobeliste që është nder për kombin tonë, për qytetin tonë, për shtetin tonë, por edhe për gjithë botën”.
Pas kësaj në sallën “W Wilson” të ITSHKSH-së nga të pranishmit u ndoq video-materiali i këtij dokumentari.
Gjithë kjo vjen si fryt i bashkëpunimit të mirë që ITSHKSH ka ngritur me IN “Vardar Film” dhe memorandumit për bashkëpunim që është nënshkruar qysh më herët ndërmjet dy institucioneve. / KultPlus.com