Sot u be 1 muaj qe kur jam kthyer ne Shqiperi per te kaluar pushimet e veres. Ndihem e ezauruar dhe dorezuar menderisht. Kontakti i vazhdueshem me familjare edhe miq qe ndodhen ne situata jetesore absurde, te vuajtura, panevojshmerisht te komplikuara dhe menderisht patologjike. Bashkebisedimi me kedo eshte i veshtire, ankthioz edhe agresiv ne formen me te zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale jane aty perdite, format e te ciles manifestohen duke filluar qe nga momenti i pare qe dal nga shtepia per te marre busin edhe te shkoj ne praktike. Per cdo dokument fillestar qe me duhet hasem me institucione pertace, te korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshteruese.
Ka qene e pamundur te beje biseda qe shkojne pertej problemeve. Kjo eshte gjendja me e renduar psiko-socio-ekonomike qe kam perjetuar deri me tani nga Shqiperia. Ajo per te cilen me vjen keq me teper eshte se brezat e rinj jane konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale te interaksionit shoqeror. Askush nuk e ve ne pikepyetje sjelljen e vet edhe te reflektoje per opsione te tjera. Modeli estetik dominant qe eshte i pranishem me bollik ne hapsirat e qytetit jane te rinj e te reja te mbiveshur, luks pa shije, ne pamje te pare shtrese e mesme e larte? Por fatkeqesisht ky nuk eshte realiteti faktik i Shqiperise por thjeshte nje simptome me qellim mbulimin e nje gjendjeje qe ne brendesi eshte e krimbur, e vuajtur dhe ne mungese kritike te drejtesise sociale.
Modeli i autoritetit qe eshte i gatshem per identifikim jane nje grup burrash te korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamesie, pa kulturen minimale te demokracise, me komplekse te thella inferioriteti te manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marredhenie nderfamiljare me tipare Kanunore jane realitet edhe perditshmeri e gjithesecilit tashme. Ne te tilla kushte identifikimi me pushtetin eshte bere mekanizem mbijetese por padiskutim i pajustifikueshem.
Hapsirat e sigurta sociale ne te cilat ke mundesi zhvillimi jane aq te pakta edhe aq te nderlidhura me forma kapitaliste perfitimi sa jane dekurajuese edhe te paperfillshme per te gjeneruar ndryshim substancial.
Rezultati ne nje gjendje te tille? Deshire edhe sakrifica marramendese per tu larguar. Braktisje e gjithckaje per tja nisur nga zero-ja ne vende me ligje qe e bejne thuajse te pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individeve qe nuk jane pjese e EU. Ne te tilla kushte ky popull nuk ka me asgje per te humbur, eshte ne piken qe edhe nga dinjiteti i jetes eshte zhveshur. Paradoksalisht kto jane pikerisht momentet historike ne te cilat mobilizimi i revoltes eshte i domosdoshem per krijimin e avashte te nje fryme te re politike qe duhet te kete parim dhe kusht denoncimin e padrejtesive sociale. Une kam shprese…
Prifti përmetar At Stath Melani lindi më 1 shtator 1858 dhe u vra nga një bandë ekstremiste greke në vitin 1917.
Për 35 vjet ai veproi në shërbim të çështjes shqiptare dhe aktiviteti i tij u shtri gjer në Turqi, ShBA, ku shërbeu si prift, dhe përsëri në Shqipëri.
Si klerik dhe intelektual ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 dhe zbatoi vendimet e këtij kongresi përbashkues në zonat jugore të Shqipërisë.
Për veprimtarinë e tij patriotike dhe kishtare At Stathi u përndoq nga autoritetet vendore turke në Shqipëri, të cilët dhe i dogjën shtëpinë tri herë. Në të njëjtën kohë, ai përgjohej dhe ndiqej edhe nga grupime nacionaliste greke, me nxitje të hierarkisë kishtare, të cilët dhe e vranë më 24 dhjetor 1917, në moshën 55-vjeçare.
Edhe pse sot është pranuar se lufta kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Kishën Ortodokse ishte e gabuar, At Stath Melani nuk është rivendosur në historinë e komunitetit të vet fetar, në Kishën e Atdheut të tij.
Krerët ortodoksë në Shqipëri sot (gjysmët të ardhur nga Greqia dhe gjysmët nga familje myslimane shqiptare), kanë ringjallur dhe rimbjellur armiqësinë e hershme ndaj At Stath Melanit. Ata priftërinj që kanë guxuar të bëjnë përshpirtje për klerikun e vrarë në pabesi natën e Krishtlindjeve, janë qortuar dhe izoluar.
Aida Baraku sot është nga ato tekstshkrueset e njohura shqiptare, e cila punon me këngëtarë të ndryshëm në aspektin e tekstit dhe përshtatjes.
Dikur ajo këndonte edhe vet, dhe disa këngë të saj së fundmi
janë edhe në Youtube me incizimet e tyre origjinale. Baraku, e cila ka bashkëpunuar
edhe familjarët e saj që këndonin, përfshirë edhe Armend Rexhepagiqin, pati
realizuar disa këngë dhe disa videoklipe.
Ndër to është kënga “Edhe pak”, një tekst për një dashuri të
humbur të cilin Aida e ka shkruar vet.
Po e sjellim këtu këtë këngë të Aida Barakut, të cilën shumica e kujtojmë edhe me këngë por edhe me shkrimet e saj në të përditshmet kosovare para disa vitesh, ku kritikonte fenomenet e ndryshme. / KultPlus.com
Këtë herë nuk mund ta fsheh Tani ta them, ta dish Atë që kurrë nuk ta kam thënë S’bëj dot pa ty!
Ta fala shpirtin tim Ç’do puthje, përqafim Si bizhu mbi trupin tënd
I lashë t’i ruash ti…
Dhe shtrati mbeti bosh Dhe vetja ndjeu bosh Gjithçka e mbushur, bosh Fluturova me avionet nëpër botë të të harroj Tundimi më pushton Në joshje që s’mbaron E dhashë veten një si ty ta gjej…
Sead Zimeri është profesor universitar i Filozofisë në Gjermani. Ai ka studiuar në disa shtete jashtë trevave shqiptare si dhe shquhet për angazhimin e tij intelektual për analizimin dhe shpjegimin e problemeve të ndryshme shoqërore në hapësirën shqiptare, sidomos në Kosovë. Në këtë intervistë, Zimeri tregon për librin si mikun më të mirë të njeriut, rëndësinë e librit në formësimin e personalitetit të njeriut dhe kulturën e leximit në vendin tonë, mes të tjerave.
Në cilësinë e
profesorit të Filozofisë dhe të një lexuesi të apasionuar, a mund të na tregosh
se cila është rëndësia e leximit për një individ, për formësimin e karakterit,
për jetën e tij?
Sead Zimeri: Përgjigja ime positive sigurisht është e
pritshme pasi që filozofia, për dallim nga çdo disiplinë tjetër, mbështetet
kryesisht në idetë e të tjerëve të cilat i gjejmë nëpër libra, por tani edhe
nëpër artikuj të revistave akademike. Libri është baza mbi të cilën ngrihet
godina e filozofisë, dhe pa të filozofia as që është e mundur sot. Por ky
vlerësim edhe pse vlen më shumë për filozofinë, vlen edhe për disiplinat tjera
humane që akoma mbështeten në libër. Kjo përgjigje, megjithatë, është për ata
që kanë zgjedhur këto profesione dhe janë të detyruar të lexojnë nëse
dëshirojnë të korrin suksese në këto drejtime. Por leximi nuk është i rëndësishëm
vetëm për filozofët apo letrarët, por është i rëndësishëm për të gjithë ata që
e duan veten, që ia duan të mirën vetes.
Unë besoj në misionin
humanist të librit, se ai (dhe ajo kuptohet) që lexon e kupton që bota nuk
është vetëm ajo në të cilën jemi rritur por që ekzistojnë botëra të ndryshme që
sfidojnë të kuptuarit tonë, që na detyrojnë të hapemi para tyre, të reflektojmë
për mënyrat tjera të jetës, për botëkuptimet tjera. Ta kuptojmë me një fjalë të
ndryshmen. Ndryshimi si i tillë mund të vërehet, aq më tepër sot përmes
internetit që na jep një qasje, një pamje për anët e kundërta të jetës. Sot
menjëherë sa të ndodhë diçka diku tjetër ne e shohim sikur të jemi në vendin e
ngjarjes. Por unë them që kjo ende nuk përbën të kuptuarit e ndryshimit si ndryshim.
Na mungon qasja e tjetrit ndaj vetes, e cila nuk mund të lexohet nga jashtë por
duhet të artikulohet nga brenda, nga ata që kanë qasje të përvojës. Kjo njohje
nuk përfitohet as nga filmat, as nga format tjera të artit, dhe as nga vizitat
e vendeve tjera. Ajo fitohet vetëm përmes leximit të përshkrimeve të
botëkuptimeve të tyre nga autorët irigjinal. Unë rishtas isha në Islandë dhe mu
dha rasti ta lexoj në anglisht veprën e Halldór Laxness, Independent People, për të cilën edhe mori çmimim Nobel. Pasi e
lexova librin kuptova diçka më thellë për përpjekjet, vuajtjet, gëzimet,
kapitalizmin, botëkuptimet e islandezëve sesa nga vizita ime një javore, e cila
megjithatë mbetet sipërfaqësore dhe nuk arrinë ta kuptojë ndryshimin si
ndryshim rrënjësor.
Çka po dua të them me këtë? Dua të them që leximi të bën ta kuptosh përvojën e tjetrit, ta kuptosh që të tjerët jo vetëm që jetojnë në vende tjera por edhe e shohin dhe kuptojnë botën ndryshe. Për më tepër, e kupton që botëkuptimi i tyre ështëpo aq i arsyeshëm dhe i bindshëm sa botëkuptimi yt. E kupton po ashtu që botëkuptimi yt nuk është i përsosur, nuk ështē domosdoshmërisht më i mirë se ai i tjetrit, se ka botëkuptime të ndryshme në botë, dhe se ti je i privilegjuar që ke mundësinë për disa momente të shoqërohesh me mendjet më tē ndritura tē kulturave tjera dhe bashkë me ta të eksplorosh botën e tyre. Është privilegj i madh ta eksplorosh kulturën e Islandës përmes penës së Halldór Laxness-it, apo atë të Egjyptit përmes Nexhib Mahfudhit, apo atë Amerikës Latine përmes Gabriel Garcia Marquez-it, apo t’i eksplorosh skutat e shpirtit përmes novelave të Dostoevskit dhe dhimbjet e gruas së braktisur përmes penës së Elena Ferrante-s, apo paragjykimet e filozofisë përmes Niçe-s. Njeriu që lexon vepra të tilla, e kupton që bota është shumë më e madhe se ajo që e sheh në rrethin e tij, se çdo kulturë është kuptimplote. Por kupton po ashtu edhe gjërat e pērbashkëta që kemi me njëri tjetrin. Një njeri që lexon ai nuk mund të bëhet fanatik, sepse shpirti i është edukuar në një frymë të pluralizmit kulturor që e ka të pamundur të mos e konsiderojë kur jep gjykime për të tjerët. Një njeri i tillë është i pasur sepse ai jeton në shumë botëra, me karaktere që vuajnë dhe dashurojnë, inteligjentē dhe jointeligjentë.
A mendoni se në rrethanat e reja globale të post-industrializmit, të teknologjisë dhe virtualitetit, leximi dhe libri po shënojnë rënie në përdorim?
Sead Zimeri: Po, libri ka pësuar rënie sepse sot bombardohemi me informacione nga më të ndryshmet dhe që fatkeqësisht krijojnë iluzionin tek ne që nuk kemi nevojë të lexojmë sepse i dimë të gjitha. Njeriu që i di të gjitha nuk ka nevojë të lexojë. Por ne mund t’i dimë të gjitha në një nivel sipërfaqësor, sikur që kompjuteri i di të gjitha pasi që i magazinon të gjitha informacionet që i jepen por pa të kuptuarit e tyre këto njohuri mbeten pa peshë, dhe nuk shuajnë kurreshtjen tonë natyrore për ta kuptuar botën ku jetojmë. Informacionet si të tilla janë kaotike dhe çorientuese. Nuk na ndihmojnë ta kuptojmë botën ashtu siç e kërkon kurreshtja jonë.
Ka kohë që ekziston një mjegull e madhe rreth leximit dhe librit. Edhe njerëz të indoktrinuar me ideologji të caktuara lexojnë libra, si të lexohet dhe ç’është libri i keq?
Sead Zimeri: Ka libra të këqij dhe ato janë helmuese. Por, fatkeqësisht, nuk
ekziston kriter që a priori mund të
na ndihmojë të dallojmë libin e keq nga i miri. Fillimisht, në moshë të re
fëmijët kanë nevojë për mbykqyrje që të pajisen me libra të mirë, e pastaj ata
sa të formojnë shijen për libra të mirë vetë do të bëjnë dallimin dhe do të
nuhasin që në faqet e para nëse libri ia vlen apo nuk ia vlen të lexohet. Nuk
është e mundur t’i largohemi tërësisht librit të keq, por një mendje e
disiplinuar përherë lexon në mënyrë kritike. Në fakt, ne duhet t’i mësojmë
fëmijët që në moshë të re të shtrojnë pyetje kritike, – pse kështu e jo ashtu?
– dhe të mos pranojnë asgjë në autoritet. Krejt poenta e leximit, siç e
thash më lartë, është që të na humanizojë duke na vetëdijësuar për pluralizmin
kulturor që ndodh jo sipërfaqësisht përmes internetit por përmes shoqërimit me
mendjet më të ndritura të njerëzimit. Njeriu që lexon dhe kupton mund të bjerë
pre e iluzioneve, mund të mashtrohet, siç ka ndodhë me shumë njerëz, madje edhe
filozofë të medhenj si Heidegger-i për shembull, por këto janë raste të rralla,
përjashtime nga rregulli që leximi na humanizon sepse na hap disa dritare, disa
perspektiva nga të cilat e vlerësojmë veten dhe të tjerët.
Me aq sa keni njohuri, si e shihni dhe vlerësoni kulturën e leximit tek shqiptarët?
Sead Zimeri: Jam i zhgënjyer tepër me ne shqiptarët. E kuptoj që ne nuk kemi pasur përherë mundësitë për të zhvilluar kulturën e leximit, nuk kemi pasur as libra dhe as biblioteka, por sot libra dhe biblioteka kemi gjithandej e megjithatë nuk lexojmë. Është jashtëzakonisht zhgënjyese po ashtu sepse institucionet tona politike pothuajse aspak nuk i kushtojnë rëndësi kulturës. Pa zhvilluar një kulturë të mirëfilltë leximi nuk mundemi as të zhvillojmë kulturë tolerance ndaj tjetrit, e as të hapemi para botës sepse na duhet një minimum kulturor që fitohet përmes leximit për t’i larguar barrierat e ndarjes dhe urrejtjes që kemi për disa popuj. Për mua, në këtë kontekst, simptomatike nuk është qasja jonë ndaj kulturës sërbe por ndaj asaj turke. Por as kjo ndoshta nuk është aq e rëndësishme sa është i rëndësishëm fakti se një popull që nuk lexon edhe nuk kupton nuk mund të prodhojë asgjë me vlerë. Nuk mund të prodhosh vlerë kur nuk i njeh botërat dhe vlerat tjera, kur nuk je shoqëruar me autorët e saj që ta përcjellin botën e tyre. Nëse më lejohet të flas nga përvoja, shpesh më ka ndodhur që jam keqkuptuar në disa shkrime për të vetmen arsye se ne akoma nuk e tolerojmë dot të ndryshmen, sepse nuk e kuptojmë atë. Madje, edhe kritikat që ia bën një kosovar një shqiptari të Maqedonise apo anasjelltas mirren më shumë si formë e poshtërimit sesa si formë konstruktive e kritikës. Dmth, ne aq pak e njohim botën, dhe si rrjedhojë edhe veten, saqë nuk pranojmë as kritikat minimale që na bëhen nga ndonjë perspektivë tjetër sepse ne nuk e kuptojmë perspektivën tjetër. Mungesa e leximit na bën ta shohim botën vetëm si bardh e zi. Sot kemi kohë të lirë dhe kemi mundësi që nuk i kemi pasur më parë prandaj duhet të fillojmë të lexojmë, që të mund të komunikojmë me njëri tjetrin dhe me të tjerët. Pa lexim nuk ka ndryshim.
Duke pasur parasysh se ju keni jetuar në disa shtete perëndimore dhe lindore, a mund të na flisni shkurt për dallimet mes tyre dhe shqiptarëve rreth kulturës së leximit?
Sead Zimeri: E kam vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje pa u keqkuptuar prandaj nuk do të përgjigjem.
Në cilën sferë shoqërore mund ta vreni mungesën e leximit dhe cila është zgjidhja që ju ofroni për ta zhvilluar kulturën e leximit në vendi tonë?
Sead Zimeri: Në çdo sferë shoqërore ka mungesë leximi. Por ndoshta filozofia
qëndron më poshtë se çdo sferë tjetër pasi që ajo edhe ka një konotacion
negativ tek ne si dhe na mungon literatura e duhur filozofike për të lexuar më
shumë filozofi. Zgjidhja për daljen nga kjo krizë duhet të jetë politike dhe
kulturore. Politikisht shteti duhet të investojë më shumë në kulturë, në
sponzorizimin e përkthimit të librave të huaj, si dhe në inkurajimin përmes
shpërblimeve të ndryshme të nxënësve që lexojnë. Prindërit po ashtu duhet t’i
inkurajojnë fëmijët e tyre që të lexojnë sa më shumë dhe t’i shpërblejnë
leximet e tyre me përmbushjen e ndonjë dëshire të veçantë. Po të bëhet leximi
shprehi atëherë më nuk kemi nevojë as për inkurajim dhe as për shpërblime pasi
që vetë leximi bëhet edhe inkurajim edhe shpërblim.
Dhe për fund, duke ju falenderuar për intervistën, a është libri miku më i mirë i njeriut?
Sead Zimeri: Absolutisht. Libri është miku më i mirë që posedon njeriu. Ai të mëson për gjithçka por kurrë nuk të moralizon, kurrë nuk të kritikon dhe qorton. Të shoqëron krejt në premisat tua dhe nuk të hidhërohet kur lodhesh nga ai apo kalon në librin tjetër. Mësimi më i madh që unë kam marrë nga leximi është që nuk duhet moralizuar të tjerët por duhet kuptuar e pastaj duhet zgjatur dorën e solidaritetit sepse jo të gjithë kanë përvojat tona, fatin tonë apo mundësitë tona. Leximi të bën modest sepse të bën ta kuptosh ndryshimin që ekziston mes teje dhe tjetrit pa e gjykuar atë moralisht. Ai që arrinë këtë shkallë të vetëdijësimit është, për mua së paku, njeri i përsosur. / KultPlus.com
Shoqëritë që zgjasin shumë vite janë ato të vërtetat.
E kur krahasohen edhe fotografitë ndër vite, kuptohen domethëniet
dhe ndryshimet e viteve dhe miqësive të vërteta.
Fotografi shqiptar Fadil Berisha dhe dy mikesha të tij kanë
ndarë një fotografi së bashku para 40 vitesh dhe një fotografi të viteve të
fundit.
Jeannie dhe Maryjean shihen në fotografi me Berishën para disa vitesh por edhe së fundmi, derisa fytyra e Fadil Berishës duket se nuk ka humbur diçka nga origjinaliteti, me një ndryshim stili në përshtatje të modës së kohës. / KultPlus.com
Vlada Radoviqi sot për shumë njerëz në Kosovë është emër i panjohur.
Siç shkruhet edhe në ekspozitën e Agron Mulliqit momentalisht të hapur në kryeqytet, faqja e këtij personazhi në Wikipedia në gjuhën shqipe nuk është përkthyer, edhepse Vlada është guri i themelit të historisë së artit kosovar.
Vlada ishte akuarelist, i angazhuar fuqishëm në kulturë, i lindur në Pejë në fillim të shekullit XX.
Vlada ishte edhe këngëtar.
Shkolla e parë e artit në Kosovë dikur mbante emrin e tij, por pas vitit 1999 ajo u ndryshua në ‘Odhise Paskali’, shkruan KultPlus.
Vlada diplomoi në shkollën e artit në Beograd ndërsa që nga viti 1948 dha mësim në Shkollën e Artit në Pejë. Portretet dhe peisazhet e tij u ekspozuan jashtëzakonisht shumë në vitet e 40-ta dhe 50-ta të shekullit të kaluar. / KultPlus.com
Një prej artisteve që asnjëherë nuk e ka humbur origjinalitetin e saj, është Rovena Dilo.
Një zë padyshim i fuqishëm, Rovena Dilo nëpër vite ka ditur
të sjellë këngë të cilat kanë zbrazur shpirtin e saj në çdo nota.
Kënga “Rrëfimi”, para disa vitesh e intepretuar në
Festivalin e Dhjetorit në TVSH, ka mbetur si një prej këngëve të fuqishme të
Rovenës, së cilës këngë ajo edhe ia realizoi videoklipin.
Bashkëpunimi me Armend Rexhepagiqin dhe me Aida Barakun kësaj
këngëtareje jo rrallë i ka sjellë suksese, dhe kjo këngë e konfirmon këtë
sukses.
Rovena sot ka nxjerrë edhe videoklipin e këngës më të re – ‘Do të çmend’. / KultPlus.com
Ana Brnabić është kryeministre e Serbisë prej datës 29 qershor 2017. Grua. Lesbike. Bazuar në stereotipizimin liberal ndaj grave dhe personave LGBT+, pritshmëritë ndaj kësaj kryeministreje do të nënkuptonin një program dhe politikbërje emancipuese pasi asosacioni parësor dhe emocional në lojën e politikave të këtilla identitare, do t’i mvishte kësaj gruaje cilësi që lidhen a priori me këto identitete që ajo përfaqëson.
Por Ana Brnabić është fashiste. Ajo mohon genocidin në Bosnjë; mohon luftën dhe masakrat në Kosovë; ka një qasje thellësisht shoviniste ndaj fqinjëve dhe retorika e saj është përçarëse e nxitëse për konflikt (brenda dhe jashtë shoqërisë ku shërben). A duhet të ketë përkrahje kjo politikane vetëm ngaqë ajo është grua? Nuk më rezulton kështu. Një politikane si Ana Brnabić është lajm i keq për gratë dhe burrat e shoqërive tona.
Identiteti gjinor dhe orientimi seksual nuk janë kusht për politika zhvillimore dhe tkurrje të pabarazisë shoqërore. Kusht për ndryshime shoqërore reale është një program politik racional, i nxitur nga një mendësi emancipuese politike, idealizëm e vërtetësi.
Nëse ju vërtetë kërkoni të drejta të barabarta mes grave dhe burrave në secilën fushë të veprimtarisë shoqërore, atëherë filloni t’i trajtoni gratë dhe burrat njëlloj në profesionin e tyre, duke mos i reduktuar të parat te gjinia dhe duke mos e zhvlerësuar aktivitetin e tyre politik.
X parti ka propozuar një kandidate? Bukur! Ç’ideologji, ç’program elektoral e politika përfaqëson kandidatja dhe partia? Hajde pra, le të flasim për politikë!
Unë jam feministe dhe nuk mund t’i toleroj abuzimet në emër të gjinisë.
A ky është kthimi, apo hap zbrazëtie? Dielli kështu më zgjon? Apo rigon shi? S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie. Kah do vemi, ditë, kur asgjë nuk ndi?
A jam tash i zgjuar, apo m’mashtron drita? Ndëgjoj hap’n e vjeshtës, lulja fle në mua. Çdo gjë që dash’rova – tek ajo s’arrita – Askund ndonjë thnegël, sa për t’më shoqërua.
Kënga e munduar kishte për të treguar: Se si njëherë moti ish feniks ndër ne. Po. Është ajo vetë, që kurrë pa u friguar, U la prore n’gjak, n’stuhi dhe rrufe.
Po ç’është tani kjo? Ëndërr o hap lashtësie? Malli kështu më zgjon? Jo! Është hap’ humnera. S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie, Që për sy të mi presin untë përhera.
Hajrulla Çeku ka aderuar në Vetëvendosje. Atë e ka prezantuar vetë Albin Kurti, sikur po bën me të gjithë aderimet tjera. Çeku për shumë vite ka qenë aktiv në jetën kulturore në Kosovë.
Ky është prezantimi i Albin Kurtit për ÇEKUN:
Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali, dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.
Njihemi kaherë por tash do të punojmë bashkë në Lëvizje. Sot isha në Prizren ku na gëzoi e nderoi me anëtarësimin e tij në VETËVENDOSJE!.
Për 15 vjet ka qenë pjesë e shoqërisë civile i angazhuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit. Hajrullau ka qenë i përfshirë në shumë nisma qytetare për mbrojtjen e strukturës urbane të qyteteve të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri dhe të tjera. Qasja komunitare dhe fuqizimi i grupeve të pambrojtura dhe pa zë kanë qenë shtylla të veprimtarisë së tij.
Hajrullau ka pëfunduar disa programe ndërkombëtare të aftësimit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të drejtat e njeriut, menaxhimin e turizmit, shkathtësitë e lidershipit në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara, Maltë, Gjermani dhe Francë. Ka qenë pjesë e projekteve hulumtuese dhe ka publikuar gjerësisht mbi qeverisjen dhe zhvillimin lokal, menaxhimin e trashëgimisë kulturore, planifikimin urban, aktivizmin dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Rishtazi ka shërbyer edhe në qeverinë e Shqipërisë në cilësinë e zëvendës ministrit të turizmit dhe mjedisit.
Me dijen e përvojën, kulturën e ndershmërinë e Hajrullaut jemi edhe më të sigurt, edhe më të fuqishëm. Më afër se kurrë, shpejt si asnjëherë, 6 tetorit 2019, kur zgjedhja dhe festa bëhen bashkë me emrin e Lëvizjes sonë, e me të ardhmen e vendit tonë.
Njani ish kanë çoban me dhên. Koxha ish kanë bâ i vjetër e pa i
nxanë nuse epae martue shpija e vet. Ai n’bjeshkë me gjâ e kta ja nxunë nusen e
po dojnë me bâ nifarë zijafeti. Shkuen e e thirrën atje n’bjeshkë.
Ky çobani, kur e thirrën, po
kujto’ qi ja kanë pru misen, se sa për fjalë ai jo me ardhë. Kur erdh tu
shpija, po i nîn do defe e nifarë zijafeti. Po i dvét do thmi:
— Shka â’, bre, kjo? — Fjalë nusje kie. — A s’e kanë pru nusen a? — Jo, s’e kanë pru, po fjalë nusje. — Pasha zoten shkova n’bjeshkë, se me fjalë jam rrasë qe tridhetë vjet.
THIRRJE PËR PROJEKTE: PAVIJONI SHQIPTAR NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARKITEKTURËS, BIENALE E VENECIAS 2020, EDICIONI 17-TË
VENECIA, 23.05.2020 – 29.11 2020
Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun më 23 maj – 29 nëntor 2019, me temë:
“How will we live together”
Tema e kësaj Bienaleje “How will we live together” është përzgjedhur nga Kurator i edicionit të 17-të Hashim Sarkis, i cili e ka motivuar zgjedhjen e tij:
Kemi nevojë për një kontratë të re hapësinore. Në kontekstin e thellimit të ndarjeve politike dhe rritjes së pabarazive ekonomike, arkitektëve i kërkohet të imagjinojnë hapësira në të cilat mund të jetojmë së bashku:
si qenie njerëzore të cilat, pavarësisht nga individualiteti, dëshirojnë të lidhen me njëri-tjetrin dhe me qënie të tjera në botën reale dhe digjitale;
si familje të reja që kërkojnë hapësira më të larmishme dhe dinjitoze për të banuar;
si komunitete në zhvillim që kërkojnë barazi, përfshirje dhe identitet hapësinor;
përtej kufijve politikë për të imagjinuar gjeografi të reja;
si një planet që po përballet me krizat që kërkojnë veprim global për ne që të vazhdojmë të jetojmë.
Për më shumë informacion mbi tematikën, vizitoni faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Ky edicion i Bienale do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit së bashku. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 17 duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitektonike.
Profili i kandidatëve:
Të jenë studio arkitekturore apo ekipe multidisiplinare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitektë (drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikues urbanë etj.
Të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitekturën shqiptare.
Të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofoleve të punimeve.
Mund të jenë shqiptarë apo të huaj.
Kandidati duhet të jetë i aftë:
Të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent.
Të hartojë projektin kuratorial të integruar për pavijonin shqiptar në Bienale së bashku me gjithë përmbajtjen e ekspozitës përfshirë këtu fotografi, instalacione, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës.
Të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatjes së Bienales.
Të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit .
Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme.
PËRZGJEDHJA DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:
Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 20 tetor 2019 ora 24.00.
Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 25 tetor 2019.
Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 15 dhjetor 2019 ora 24.00.
Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.
Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 20 dhjetor 2019.
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
Qartësinë e projekt-idesë;
Forcën e imagjinatës;
Potencialin e zgjidhjes kuratoriale për të komunikuar me publikun;
Qartësinë e temës dhe potencialin e të bërit të prekshëm, të dukshëm dhe të komunikueshëm të temës;
Fuqinë artistike dhe vizuale të projektit (idesë) dhe kapacitetin e tij për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh vizualisht të fortë;
Fuqinë e ekipit/skuadrës për të reflektuar gjerësisht dhe thellësisht mbi temën e dhënë dhe për të sjellë risi në përmbajtje;
Kapacitetin dhe eksperiencën për të komunikuar arkitekturën tek audienca dhe kritikët si dhe për të zhvilluar audienca të reja.
Një sinopsis të artikuluar qartë mbi temën e dhënë (jo më shumë se 1000 fjalë)
Metodën e hulumtimit, gjetjet e parashikuara dhe si do të jetëzohen ato në pavijon
Imazhe që ilustrojnë vizionin për ekspozitën
Portofoli i punimeve të realizuara nga ekipi dhe/ose anëtarët e tij
CV-të e pjesëtarëve të ekipit dhe drejtuesit të tij (deri në një faqe secili)
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i Bienales së 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org.
TË DHËNA TEKNIKE PËR PAVIJONIN SHQIPTAR:
Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden KËTU.
Dorëzimi i dosjes:
Dosja duhet :
të përgatitet në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
të dërgohet me postë (në formë të printuar dhe dixhitale) në vëmendje të Sekretarisë Teknike të Bienales 2020 në adresën : Ministria e Kulturës, Rruga Aleksandër Moisiu, nr 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
Është lansuar sot traileri i filmit ZANA, me regji nga Antoneta Kastrati.
Filmi Zana është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Projekti Filmik ZANA është poashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin the New Filmmaker Grant.
Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Projekti filmik ishte poashtu pjesëmarrës i MIDPOINT Feature Launch 2017, fitues i MIDPOINT Development Award, dhe pjesëmarrës i MIDPOINT Editing Room.
Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca. / KultPlus.com
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot OJQ “Gora”, me ç’rast u njoh me punën dhe aktivitetin që bën kjo organizatë.
Pas vizitës, znj. Hoxha në rrjetin social ka theksuar “gratë me guxim, iniciativë dhe përkushtim, ia shtojnë vlerën vendit tonë. Aty ku gruaja merr përgjegjësi dhe është vendimmarrëse, suksesi është i garantuar!
Postimi i znj. Hoxha:
Gratë në biznes, sjellin vlerë të re për familjen dhe shtetin, aktivizmi i tyre, në veçanti në fushat që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies, janë motiv për më shumë përkrahje institucionale.
Gratë me guxim, iniciativë dhe përkushtim, ia shtojnë vlerën vendit tonë. Aty ku gruaja merr përgjegjësi dhe është vendimmarrëse, suksesi është i garantuar!
E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot? Ti po më prisje përsëri, mos u çudit, unë jam një zog.
kur dashuroj bëhem si ajri, e ngre folenë aty ku dua! Do, s’do, të futem në kraharor, të pushtoj si i marri. Po e mbylle derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptoj!
Do bësh sikur më ke inat. Ndodhi e vjetër, unë e di! S’jam buzëqzmësht, por esnaf, për dashurinë di plot dredhi! Unë do të puth, do të pushtoj në gji, dhe po ma mbylle derën ti.
E dashur, erdha, në prag ke dalë, ke hapur portën dhe qesh nën hundë. Sa përbetohesh me qindra fjalë, më mirë, eja, më puth!
Kur dashuroj bëhem si ajri, e ngre folenë aty ku dua! Do, s’do të futem në kraharor, të pushtoj si i marri. Po e mbylle ti derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptpj!
E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot, ti po më prisje përsëri. Mos u çudit! Unë jam një zog. Po e mbylle ti derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptoj!
Në Holokaust, ndër periudhat më të errëta të njerëzimit, humbën jetën miliona njerëz të pafajshëm.
Në krimin ku morën pjesë tërë Evropa, plot fate njerëzish
morrën një kahje tjetër, shumë prej tyre u ndërprenë.
Çdo fytyrë e viktimave të Holokaustit është dhimbje.
Beata Donner lindi më 22 gusht të vitit 1941 në Hungari. Mëkati i saj ishte të ishte hebreje. Kjo vajzë në fotografi, e buzëqeshur dhe plot jetë, u vra në Kampin e Aushvicit në Gjermani.
Ajo ishte gati 3 vjeçare kur jeta e saj u ndalua. Babai i
saj ishte Imre ndërsa nëna Eva, me origjinë nga Nagykanizsa.
Faqja në Facebook dhe Tëitter e Memorialit në Aushvic kujton gjithmonë në përvjetore njerëzit të cilët gjetën vdekjen në Holokaust.
Rreth 6 milionë hebrenjë u vranë në Holokaust, në mënyrat më të tmerrshme dhe më monstruoze. / KultPlus.com
Statuja e Gzimit që gjendet në qytetin Vesterås të Suedisë është zhdukur. E ky lajm që është shpërndarë nga norran.se e ka mërzitur shumë Gzimin.
”Ndjehem jashtëzakonisht i tronditur dhe i trishtuar me këtë lajm dhe këtë ndodhi që ka ndodhur. Ku është shteti i Kosovës në këtë rast, ku janë të drejtat e mia?”, ka deklaruar Gzim Dervishi për Nobel Press.
Gzim Dervishi thotë se atij nuk i ka mbetur ndonjë gjë tjetër përveç që të pres se mos i vie ndonjë informatë rreth kësaj ngjarjeje. / KultPlus.com
Ka kohë që, sa herë hapet porta e oborrit të shtëpisë, lëshon një tingull të çuditshëm. Tingull i vjetër, i portës së vjetër, që më ngjan me melodi vajtuese, sikur i dhemb diku. Më duket sikur edhe ajo e vajton humbjen e të zotit të shtëpisë. Sa herë i dëgjoj këta tinguj, shtangem, zemra sikur pushon së rrahuri dhe pres e ngrirë me kokën kthyer andej, mbaj vesh se mos ndoshta je ti, Babë! Për disa sekonda më shfaqesh para syve sikur po vjen drejt meje, burrë shtatlartë, paksa i plotë e i kërrusur nga lodhja e hallet e jetës, me një cigare anash në buzë, flokë ashtu të shprishura, një pallto të vjetër hedhur krahëve, një tufë letrash nën sqetull. Pamja jote hijerëndë e terron oborrin. Fytyra jote e lodhur tregon mungesën e gjumit, punën e vazhdueshme vullnetare, ndërkaq rrudhat, hallet e jetës, qëndrimin e papërkulur. Por, megjithatë, sytë sikur të shkëlqejnë, sepse ti e doje shumë jetën, por nuk kishe fare frikë nga vdekja. Afrohesh edhe më ngatë, ndalesh para meje dhe më vështron. Në sytë e tu shfaqet trishtimi, sepse ti nuk doje të më lije vetëm. E di… e ndiej që kjo duhej të ishte pamja jote e fundit para se të ikje… Ashtu e mpirë zgjas krahët të të përqafoj…
Ti zhdukesh… humb në hapësirën e pafund të gjithësisë…
E tronditur shikoj përreth, shoh arkivolin tënd që qëndron në mes të oborrit. Për anash kalojnë familjarë, miq, shokë, dashamirë, thuajse të gjithë ata që të njohën e ata që kishin dëgjuar, erdhën për të të dhënë lamtumirën e fundit. Ti, i mbështjellë me flamur. Turma e njerëzve sa vjen e shtohet, disa qajnë, disa mallkojnë luftën, ndërkaq disa të tjerë, në heshtje, me kokën ulur, pëshpëritin ndonjë dua në gjuhën arabe. Gjithë këtë skenë e vështroj pa asnjë ndjenjë në trup. Nuk ndiej as dhimbje, as urrejtje, as dëshirë për shfrime mallkimesh, sepse nuk bindem dot se ti nuk jeton më! Nuk arrij ta bind veten se ata eshtra në arkivol përbënin dikur trupin tënd të madh e të fuqishëm.
Isha aty ditën që të zhvarrosi vëllai. Nga ajo copë toke, ku të kishin mbuluar me dhé, shpejt e shpejt, nëpër terr e mes plumbash, disa të afërm, në pamundësi që të të varrosnin siç e donte zakoni. Kishin kaluar disa vite e trupi yt tashmë ishte tretur, e kishte ngrënë toka, krejt çka kishte mbetur nga Ti, ishin një grusht eshtra, tash të renditur në atë arkivol.
Turma e njerëzve sa vjen e shtohet. Oborri u errësua tërësisht nga koka njerëzish, burra të mërzitur, gra me lot në sy e me shami të bardha në koka. ”Na bëfsh hallall, rahmet pastë shpirti yt, ishe burrë i mirë, ishe i pashoq Elmi burri!”, thoshte dikush, një tjetër ”U prehsh në paqe!”, tjetri ”Shkofsh në lula të xhenetit!”. Ishin këto fjalë që dolën nga grupi që erdhi i fundit, derisa silleshin rreth arkivolit. Lutjet e tyre që arrinin deri të veshi im sikur ma pickonin ndërgjegjen, që, për një çast, më qortoi për atë ftohtësi ndaj atyre eshtrave.
Por, truri im punonte ndryshe, vazhdimisht. Në mendje m’u shfaq përpara një pamje tjetër e Babës. M’u duk se e pashë, ishte aty, i veçuar nga turma, me një cigare në gojë, e thithte fort. E shikonte turmën mendueshëm. Një hije e rëndë, e verdhë, i kishte rënë fytyrës së tij të parruar. Fytyra tij nuk shprehte asnjë lloj ndjenje, vetëm vështronte mendueshëm. Ngrita dorën që t’i bëj shenjë, ta vërente se isha aty. Por, dora u pengua nga një grua që atë moment erdhi dhe zuri vend pranë meje.
Porta e oborrit hapet e mbyllet. E mpirë pres hyrjen tënde. Kur lamtumira përfundon, katër burra, në mesin e tyre edhe vëllai, të marrin, të ngritin lart, pastaj ashtu, në atë lartësi, të bartin deri te makina e bardhë, e madhe, e cila do të të përcjellë deri në banesën e fundit. Pas makinës nisemi familjaret dhe disa miq të afërt që, dy nga dy, bartim kurora me lule. Edhe mua më dhanë një të tillë, e mbaj bashkë me motrën e vogël. Në një shirit të kuq shkruan: ”I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!”. Turma është e madhe, të gjithë në heshtje, me kokën ulur, ecim nëpër rrugën gjarpërore të Zabelit drejt varrezave. Policia kishte bllokuar rrugën, asnjë makinë nuk kalon, përveç funeralit të gjatë.
Derisa ecim më duket se dëgjoj dënesën e nënës dhe kthej kokën për të parë. Nuk është nëna, është halla, motra e vetme e Babës, e cila është krejt afër meje, por nuk e kisha vërejtur. Qan akoma nga dhimbja që ndjen për humbjen e vëllait. Duhet te jetë dhimbje e madhe ta humbësh vëllanë, mendoj derisa e shikoj fytyrën e saj të skuqur, sytë po ashtu të skuqur e të ënjtur nga lotët, të cilët i fshin me një shami të vogël të bardhë. Pas pak shoh edhe nënën, nuk qan, ec e heshtur, por sytë i ka të ënjtur e të skuqur edhe ajo. Po e përcjell njeriun e zemrës për në varr. Tridhjetë vjet të martuar. Nga kjo martesë kishin lindur shumë fëmijë. Bashkë kishin jetuar çaste të lumtura, por më shumë të vështira, bashkë kishin përballuar varfërinë, dhimbjen, frikën, dhunën e terrorin serb. Derisa lufta i ndau përfundimisht. Maji ishte muaji që i bashkoi, por edhe muaji që i ndau. Sytë e nënës ishin tharë, ishin bërë si dy zgavra të mëdha në fytyrën e saj. Një shtresë e hollë lotësh ishte tharë në ta prej kohësh. Fytyra i ishte zverdhur si dyllë nga dhimbja që mbante brenda. Edhe fjalët i kishte të pakta. Rrinte mendueshëm shumicën e kohës. Në kokë mbante një shami të bardhë, shenjë zije për humbjen e dikujt të afërt e të dashur. Këtë simbol ajo nuk e largoi kurrë më, si shenjë respekti për kujtimin për Babën, por edhe si shenjë zije të përjetshme.
Turma arrin te varri i hapur. Njerëzit shpërndahen rreth tij. Prapë, katër bartësit kapin arkivolin, e nxjerrin nga makina e bardhë, i vendosin litar përfund dhe e lëshojnë ngadalë në gropën e thellë. Gropa më ngjan në humnerë. Lopatat fillojnë të hedhin copa dheu mbi arkivol. Tingujt që lëshon dheu kur ndeshet me arkivolin, më rrëqethin deri në palcë. Një dhimbje e hollë si teh thike, që del nga zemra, më përshkon tërë trupin. Më duket se shoh vdekjen, qëndron sipër varrit me një buzëqeshje në fytyrë. Fsheh kokën pas fustanit të nënës. Kur e largoj pëlhurën e fustanit, fytyra e vdekjes ishte zhdukur. Hoxha lutet me zë të lartë për shpirtin e Babës. Pas lutjes së tij bie heshtja. Pas heshtjes, dikush thirri “Lavdi për të gjith ata që ranë për lirin e vendit” pas tij, të gjithë njëzëri thërrasin ”Lavdi”!
E tronditur shikoj nga qielli se mos ndoshta aty shoh prapë sytë e tu Babë… Gënjehem, shoh vetëm disa re të zeza që zvarriten ngadalë sikur të plagosura. I vështroj mendueshëm një copë herë, ato më përshëndesin më disa pika shi, të cilat, pasi bashkohen me disa pika lot, bien përdhe, treten në tokën e përgjakur…
Nuk ishte e rastësishme hyrja në muzikë e Fitnete Tudës.
Vajza nga
Struga, e cila merrte qetësues kur filloi lufta në Kosovë, kur i shihte ikjet e
refugjatëve nga Kosova, muzikën do ta niste në mes të ndjenjës së shqetësimit
për atë që po ndodhte dhe të gëzimit, që po e realizonte ëndrrën e saj, por
duke mos e kuptuar se po krijonte këngë të cilat do të dëgjoheshin edhe vite më
vonë.
Fitnete
Tuda, sot 55 vjeçare, në ato pak këngë të cilat i ka dhuruar publikut shqiptar, ka
gjetur e prekur tema të cilat preknin thellë vetëdijen e shqiptarëve nëpër
vite e realitete krejt antonime nga njëra tjetra.
Të veçanta të Fitnetes janë pjesëmarrjet e saj në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
E lindur në Strugë dhe e rritur në Kosovë, në vitin 1993, pas situatës së vështirë politike në Kosovë, Fitnete Tuda bashkë me familjen e saj kthehet në Strugë. Vëllau i saj e hap kafiterinë ‘U2’ – me emrin e grupit të njohur irlandez, këngët e të cilit dëgjoheshin shumë ato vite në Kosovë, me tekstet sinonim të lirisë. Duke e dëgjuar këtë muzikë, ajo frymëzohej për të krijuar këngët e saj të muzikës pop.
Ndërkohë, të mbështetur nga babai i tyre, bashkë me vëllain Uranin, hapën edhe radion Art Kanal, e cila ato vite bashkë më Radio Erën ishin ndër radiot e para të pavarura në gjuhën shqipe në Maqedoni.
Me po këtë
radiostacion, ata në vitin 1995 organizojnë
festivalin e muzikës së lehtë ’Vera e Strugës’ ku morën pjesë edhe
artistët si Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka.
“Unë muzikën
e kisha ëndërr në sirtar. Këndoja për vete dhe kur i takova këta artistë u frymëzova edhe më shumë.
Ishte Zhani Ciko asokohe, i cili më shtyu që të konkurroja në Festivalin e RTSH-së,
dhe duke qenë se isha rritë me festivalet thash ta provoj fatin” më tregon
Fitnetja.
Këtu do të niste rrugëtimi i bukur për Fitneten. Shumë prej nesh e kujtojmë këngën “Rrugë” – debutimin e Fitnetes në Festivalin e RTSH-së në vitin 1995. Për çudinë e Fitnetes, kënga pranohet dhe kualifikohet për natën finale. Tekstin e Fitnetes do ta dëgjonte të shkrirë në këngë tërë Shqipëria e shqiptarët kudo.
“Këndova atë natë, dhe të nesërmen kur dola në rrugë, njerëzit më përshëndesnin, te Pallati i Kongreseve në Tiranë më kërkonin autograme, ndërsa unë s’po besoja! E pashë që njerëzit ishin prekur shumë nga ajo këngë dhe e kishin pëlqyer. Ishte ajo koha kur shumë shqiptarë po iknin jashtë vendit të tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë. Ato vite, ishin vite të ikjeve të mëdha të shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria, ndërsa unë e shihja veten në mes të një udhëkryqi, ku para dhe pas kishte rrugë, si te refreni i këngës. Kënga hyri në finale, u bë hit dhe transmetohej çdo ditë në Radio e në Televizionin Shqiptar” tregon Fitnetja.
Nga Struga, Tiranën e kishte më afër se Prishtinën dhe do të udhëtonte shumë më shpesh. Shumëkush ka menduar që Fitnetja studionte në Tiranë, ndërsa plot e kanë pyetur nëse ajo ishte me origjinë nga atje.
Festivali në
Televizionin Shqiptar në vitin 1995 do ta inspironte Fitneten të rikthehej në
edicionin e vitit tjetër. Po flasim për një festival të fuqishëm, me traditë,
festival që edhe atëherë edhe sot përcillet me vëmendje dhe ka respektin e
adhuruesve.
Shiu i rrëmbyeshëm në Tiranë gjatë dhjetorit të vitit 1995 i kishte mbetur si një mirazh në mendjen e saj. Vetëm në shtatorin e vitit 1996 ajo do ta krijonte e realizonte këngën “Shi bie në Tiranë”. Këtë refren e kishte kënduar një ditë shtatori derisa po ecte bregut të liqenit në Strugë. Ai liqen përrallor të cilit i ka kënduar Lasgushi, i krijon Fitnetes një gjendje shpirtërore ujore, ndoshta ngaqë në horoskop është gaforre. Si me shaka këto i thotë e qeshur e plot jetë, Fitnetja.
“Ky shiu më ngacmoi pak. Ne kaluam aq bukur në festivalin e parë debutues dhe isha shumë e frymëzuar. Isha mes andrrës dhe realitetit. Megjithatë më mbeti në mendje motivi i shiut. E kisha këngën në mendjen time, ndërsa për inçizim erdha në Prishtinë, e realizova me orkestruesin Ilir Bajri. Kur shkuam në festival, tekstshkruesi i njohur tani i ndjerë – Alqi Boshnjaku e dëgjoi këngën dhe më komplimentoi, se si mundet një gocë nga Struga, të vinte në Tiranë të ‘vidhte’ motivin e bukur e të këndonte për shiun e Tiranës. Kjo këngë lirike e dashurisë, madje nuk ka marrë as çmim në festival, ndonëse për shumë pak pikë, të cilat nuk m’i dha juria e Maqedonisë – shkaku i një xhelozie provinciale e primitive, e humba vendin e tretë ose të dytë, s`më kujtohet saktë. Kënga ‘Shi bie në Tiranë’, sa më shumë kohë që kalon dëgjohet dhe mbahet në mendje më shumë, duke u kënduar nga shumë këngëtarë të tjerë” më tregon Fitnetja në intervistën tonë në oborrin e Radio Kosovës.
Të vetmin
çmim që Fitnetja e ka marrë në muzikë duke qenë edhe autodidakte, është çmimi
për kantautoren më të mirë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin
1997, me këngën “Një ditë”.
Në vitin 1998 Fitnetja e vazhdon maratonën e pjesëmarrjeve të saj në Festivalin me nam.
Kësaj here i erdhi radha tekstit “Shpresa”, një këngë të cilën Fitnetja ia kushton nënës së saj – Shpresa Vinca Tuda, shkrimtare për fëmijë, e cila ndërroi jetë shumë e re – në moshën 42 vjeçare. Këtë këngë ajo ia kushton nënës së saj dhe shpresës si ndjenjë njerëzore, hyjnore, siç shprehet në këngë.
Në vitin
1999, me kompozimin e Fitnete Tudës e realizoi një këngë Rovena Dilo, dhe morri
pjesë pikërisht në Festivalin e Dhjetorit – siç e quajnë shpesh, me titullin
“Më ndihmo të jetoj”.
Fitnetja vazhdoi me pjesëmarrjet e ndryshme muzikore. Në vitin 1999 dhe më pas në vitin 2003 ajo morri pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Fitnetja e mendon përditë rikthimin në
muzikë
Fitnetja e
mendon shpesh rikthimin në muzikë, ndonëse thotë se rikthimi ndoshta është më i
vështirë se fillimi!
“Ekziston një lloj psikologjie e
tillë, që këngëtarët e vjetër të cilët i kanë dhënë shpirt festivalit janë
tërhequr nga festivali. Alma Bektashi, Mira Konçi, Aleksandër Gjoka, Elsa Lila,
këngëtarët duket sikur herët dalin në pension, e ndjej mungesën e këtyre
këngëtarëve”
“Unë edhe pse nuk jam paraqitur para publikut, kam krijuar, kam shumë demoinçizime! Një ditë komunikova me një mike timen në internet, dhe duke e parë sa shumë është zhgënjyer nga njerëzit dhe duke pare dashurinë e saj për lulet, është aq e lidhur sa flet me to, i kultivon ato, i thashë se ajo iu beson vetëm luleve! Por meqë në horoskop jam gaforre, edhe këngët i bëj ngadalë, si gaforre. Ky është motivi i njërës prej këngëve të reja” tregon Fitnetja.
Këtë 6 shtator, ajo është ftuar nga grupi 403, në koncertin që do të mbahet në amfiteatrin e Gërmisë, ku bashkë më Hektor Gjurgjialin do të këndojnë këngën “Ëndrra”. Që nga koha e studimeve të letërsisë, në Prishtinë, Fitnetja ka shkruar poezi, dhe ka një përmbledhje me poezi, të cilën nuk e ka publikuar.
“E kam peng, që nuk e kam publikuar një album muzikor, ashtu siç është libri për një shkrimtar, ashtu është albumi për një këngëtar. Këngët e festivaleve, me një orkestrim të ri, bashkë më këngët e reja, do të dëshiroja t’i përmbledh në një album. E dua shumë edhe letërsinë, leximi dhe shkrimi më përmbush dhe më bën të ndjehem më e plotë, të shkruaj prozë, kjo është sfida më e bukur, nuk i dihet, ndoshta do të kenë sukses si këngët” rrëfen Fitnetja.
Sot fëmijët dhe familja, Fitnetja thotë se janë muzika më e bukur e jetës së saj. Fitneten e lëmë në punën dhe angazhimet e saj, duke pritur të kthehet në skenë me këngët e reja dhe me fjalët e meloditë që në mendjen e saj nuk kanë të sosur.
*
Festivali i Fundvitit në RTSH – siç njihet ndryshe edhe si Festivali i dhjetorit apo Festivali i Këngës në RTSH, edicionin e parë e mbajti në dhjetor të vitit 1962. Festivali organizohet vit për vit, ndërsa është ndër festivalet më të vjetra në Evropë të këtij formati. Këtë vit do të mbahet edicioni i 58-të i Festivalit.
Në tërë këto
vite, në këtë festival kanë parakaluar emrat më të mëdhenj të muzikës shqipe.
Vaçe Zela, ndoshta zëri më i mirë shqiptar që ka ekzistuar ndonjëherë – këngëtarja
e njohur dhe artistja e popullit, e ka fituar festivalin plot 11 herë, që prej
edicionit të parë, ndërsa fitoren e fundit e pati në vitin 1980. Këngët që kanë
marrë pjesë në këtë festival, pa rëndësi nëse kanë fituar ose jo, dëgjohen edhe
sot. Këngët “Flakë e borë” – e kënduar në festival në vitin 1963, “Vajzat e
fshatit tim” e sjellë në festival në vitin 1974, “Këputa një gjethe dafine” –këngë
e festivalit në vitin 1978, “Ante i tokës sime” në vitin 2000, janë vetëm disa
prej këngëve të cilat nuk harrohen dhe janë pjesë e repertorit brenda
festivalit. Ndër vite, meqë në Kosovë nuk kishte një festival të përmasave të
tilla dhe meqë këngëtarët donin edhe ta shprehnin në forma të ndryshme dashurinë
për Shqipërinë, plot këngëtarë shqiptarë edhe nga jashtë Shqipërisë realizuan
performancat e tyre në festival.
Gili Gili, këngëtare e njohur nga Kosova, ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e TVSH-së. Dy prej paraqitjeve të cilat ende kujtohen dhe sjellin nostalgji janë ajo e vitit 1996, kur Gili këndoi “Ding dong”, dhe një vit më vonë edhe paraqitja me këngën “Sikur të isha djalë”.
Mihrije Braha Këngëtarja Mihrije Braha, emocionin e pjesëmarrjes në skenën e madhe të Festivalit të RTSH-së e provoi disa herë. Në vitin 1992, në edicionin e 31-të të Festivalit, ajo këndoi ‘Ta fala zemrën time’. Në vitin 1995 ajo u rikthye në festival me këngën ‘S`mund të jetoj pa ty’ – një tekst nga Mentor Gjurgjeali dhe orkestrim i Nexhat Mujovit – Virusit.
Edona Lalloshi Edhe Edona Lalloshi, këngëtare e njohur ndër shqiptarë, nga Kosova udhëtoi për në Tiranë për tu bërë pjesë e Festivalit të Dhjetorit. Në vitin 1994 ajo morri tekstin e Hil Mosit dhe e shkriu atë në këngën “Vajtim Dashurie”, ndërsa vitin që pasoi këndoi këngën ‘Kthemi ëndrrat’, në Festivalin e 34-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Alma Bektashi Edhe Alma Bektashi e konfirmon se këngëtarët nga Kosova për vite me radhë i kanë sjellë risi dhe freski këtij festivali. Përmendet sidomos kënga “Zhgënjimi” me të cilën Alma Bektashi la gjurmë në repertorin e festivalit. Me Aleksandër Gjokën ajo morri pjesë në festival në vitin 1994, me këngën ‘Ti nuk më tradhëton’, ndërsa në vitin 1995 morri pjesë e vetme me këngën ‘Kështu e ka jeta’.
Alberije Hadërgjonaj Jo shumë këngëtarë nga Kosova kanë triumfuar në këtë festival. Alberije Hadërgjonaj ia arriti të bëhej e para kosovare që në vitin 1998 fitoi në festival me baladën ‘Mirësia dhe e vërteta’, një këngë e fuqishme për njerëzimin dhe e cila u lidh edhe me luftën që do të shpërthente në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Alberija është paraqitur në festival edhe me këngët “Pse vonon dashuri” dhe më këngën “Jeta nuk është lodër”.
Rona Nishliu Rona Nishliu e ka provuar më vonë emocionin e skenës së festivalit. Para shumë vitesh ajo bashkë me Vesa Lumën dhe Teuta Kurtin, pas sukseseve në ‘Ethet e së premtes mbrëma’ u ngjitën në skenë me këngën “Flakareshë”. Megjithatë, suksesi për Ronën erdhi kur triumfoi në festivalin e vitit 2011-të, me këngën “Suus”.
(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).
’55 shades of gay’, shfaqja me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj do të jepet në Beograd.
Shfaqja do të jepet në Beograd gjatë Javës së Krenarisë së komunitetit LGBT, me datë 10 shtator duke filluar prej orës 20:00 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në kryeqytetin serb.
Në shfaqje luajnë Tristan Halilaj, Alketa Sylaj, Bujar
Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi e Luan Durmishi (vokal).
‘55 shades of gay’ është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të NGO-ve ndërkombëtare shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelur fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative të tipit të punëtorive e seminareve për mënyrën e përdorimit të kondomëve,
ndërsa që zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore
financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.
‘55 shades of gay’ është realizuar nga një kastë e 5 aktorëve të mrekullueshëm kosovarë dhe nga një ekip i artistëve teatrorë eminentë nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.
Qendra Multimedia nga Prishtina që është konsideruar si ‘njëra nga kompanitë teatrore më interesante dhe provokative nga Evropa Juglindore’, ka sjellur me shfaqjen ‘55 shades of gay’, një performancë argëtuese politike dhe provokative. / KultPlus.com