Që kur shpresa më ka mashtruar, që kurrë malli, s’më çmalli kurrë, që kur fjalën s’ma kanë dëgjuar, për ç’thashë bota është sëmurë.
Kam jetuar më shumë se ç’duhet, ku jeta fatin ma la në llohë, mbi varrin tim them do shkruhet për ç’më hoqi shpirti në jetë: – Duhej të kish vdekur me kohë kjo zemër e shkretë!…
Persona të paidentifikuar kanë demoluar dhe shkatërruar më shumë se 20 pllaka varri në varrezat ortodokse në qytetin e Lipjanit në mesnatën e ditës së premte, raporton Rtv Graçanica.
Kryesuesi i komunitetit serb në qytetin e Lipjanit, Jovica Miriç e konfirmon për Rtv Graçanica se më shumë se 20 pllaka varri janë dëmtuar.
Tashmë nuk është hera e parë që varrezat ortodokse në qytetin e Lipjanit vandalizohen, ku incidente të tilla ka pasur edhe më herët në këtë vend. / KultPlus.com
Granit Musliu, 20 vjeçari nga Kosova, do të këndojë gjatë netëve muzikore Lyrical Evenings në Sanxay të Francës.
Pasionanti i muzikës folklorike kosovare, Musliu krahas
studimit të muzikës klasike shpesh poston edhe video në Youtube.
Ai do të jetë njëri prej solistëve në operën “Tosca”, të Puçinit.
Me datë 13 gusht, kosovari do të ngjitet në skenë krahas artistëve të tjerë, njëjtë edhe në reprizat
“Jam i nderuar që do të këndoj në operë. Në Kosovë nuk kemi një sallë operistike dhe unë deri tash nuk kam luajtur krahas një orkestre filharmonike” tregon Musliu derisa përgatitet për rolin e tij.
Drejtori artistik i festivalit në fjalë, Christophe Blugeon, ka shpresa se Graniti do të bëhet një ditë një emër i madh i operës, e për këtë edhe i është dhënë rasti të performojë në këtë skenë. / KultPlus.com
Në qytetin e Preshevës është organizuar një kampi veror për fëmijët me titull “Islami për fëmijët”, dhe ligjëruese është një mësuese e mbuluar me ferexhe, dhe fëmijët nuk e njohin aspak mësuesen e tyre.
Statusi në origjinal, i pandryshuar, i Shqiptar Osekut në rrjetet sociale
Mos luani te habiturin nga mesuesja me nikab ne Lugine te Presheves. Ka kater vjet qe Serbia ka hapur shkollat shqiptare atje per hoxhallare. Hoxhallare te cilet paguhen nga myftinia e Serbisë. E cila punon me fonde nga shteti serb.
Une per kete kam shkruar. Edhe RTK kishte asokohe nje reportazh televiziv per ate vendim. Pra ka qene ka qene ne tv. Me kujtohen si sot skenat e asaj reportazhe, nga shkollat ne Lugine. Serbia nuk mbante ore te shqipes me motivim se s’kish mesues te kualifikuar, por s’u pranonte diplomat mesuesve nga Kosova e Shqipëria, as pergadiste mesues vete ne Serbi. Mirepo, hapte shkollat per hoxhallare qe te mbajnë ore plotesuese te fese. Kualifikimi i hoxhallareve s’ishte aq i rendesishem. Biles prinderit ankoheshin se u behen presione qe te cojne femijet ne ”edukate fetare”. Kjo politike pra ka kater vjet qe vazhdon. Asokohe kreu i myftinise se Serbisë, Mustafa Zukorlic, ne intervista vetequhej ”patriot serb i fese muslimane”, e lobonte zellshem neper arabistan kunder njohjes se Kosoves. Kreu i sotshem i myftinise se Serbisë lufton qe te ndalet ”albanizacija” ne Sanxhak.
Dua te them, nuk eshte se nikabi mbiu papritur ne klase te shkolles. Callma eshte aty tash kater vjet. Te gjithe e keni ditur. Askush s’ka reaguar. Disa pse jeni te paguar nga Serbia, tjere pse ju ka andja voten e arnauteve: muslimaneve shqipfoles.
Tash tallni bythen me ne, sikur qenket te shokuar.
….Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…./ KultPlus.com
Faqja ‘Gjumë historike’ në Facebook sot ka postuar fotografi problematike.
Në mes të sezonit turistik, në Himarë – gjegjësisht në Kalanë e Himarës, në muret e saj janë të shkruara fjalitë ofenduese ‘Himara është Greqi dhe Epir” dhe fjali të tjera që janë raciste ndaj shqiptarëve dhe prekin në plagë historike.
Nuk është hera e parë që në Shqipëri gjejmë kësi mbishkrime
me ofendime raciste ndaj shqiptarëve, të cilat lidhen gjithmonë me Greqinë.
Hatixha Mehmedoviq të pashë në Teatrin popullor të Sarajevës Për herë të parë në teatër u ule në rend të parë në ty e pashë një figurë të trishtuar me gjurmët e së kaluarës
Akademia ishte thirrur nga Nënat e Srebrenicës ndonjë poet fliste diçka për Ferrin e Dantes
Biseduam gjatë, për të gjitha ngapak për gjenocidin, për drejtësinë për të ardhmen e tre popujve a unë mendoja për tre emra meshkuj të vrarë djemtë Azmiri, Almiri dhe burri Abdullahu
Hatixha foli “Ju pres. Ju thërras. Ju kërkoj. Ejani njëherë dhe më thuani po të puthim Nanë, a na sheh, dhe më pas shkoni, përnjëmend shkoni”
Ata thanë “Erdhëm moj nanë, nuk e beson, na me ty jemi çdokund dhe askund”
Kështu i kalon ditët Hatixha Në shtëpinë e zbrazët, braktisur dhe trishtuar në Srebrenicë në Bosnjen e zbrazët, braktisur dhe trishtuar në zemrat tona të zbrazëta dhe copëtuara derisa muajt në pamjen e saj i lënë tri shenja që kurrë sharrohen dhe lotë sa shumë lotë.
Kosova është vendi i katërt që do të nisë së zbatuari projektin për shërbime të veçanta shëndetësore për gra të dhunuara gjatë luftës, por edhe ato që në ditët e sotme kanë përjetuar apo përjetojnë dhunë në baza gjinore. Bosnje e Hercegovina, Iraku dhe Afganistan tashmë janë duke e zbatuar një projekt të ngjashëm.
Për zbatimin e këtij projekti është nënshkruar edhe një memorandum ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe organizatës “Medica Gjakova”, e cila u ofron ndihmë psiko-sociale viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe atyre që përjetojnë dhunë mbi baza gjinore.
Mirlinda Sada, udhëheqëse e organizatës “Medica Gjakova”, tha për Radion Evropa e Lirë se së shpejti do të trajnohen 16 mjekë dhe teknikë mjekësorë për t’i trajnuar më pas edhe 100 mjekë e infermierë të tjerë, në mënyrë që ata të avancohen në trajtimin e rasteve të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës për të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe atyre të dhunës seksuale gjatë luftës.
Bazuar në deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, llogaritet se janë rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99. Por, për shkak të paragjykimeve, janë vetëm raste të rralla kur personat që kanë përjetuar këtë dhunë kanë folur për historitë e trishta të tyre. / REL / KultPlus.com
Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe gruaja e guximshme që tregoi për dhunimin e saj gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, po shfrytëzon mënyra të tjera për të ndihmuar grupet e prekura nga e njëjta problematikë.
Për ditëlindjen e saj këtë vit, me anë të rrjetit social Facebook, Vasfija po mbledhë para dhe donacione për Mukwege Foundation, themeluar nga fituesi i çmimit Nobel për Paqe – Denis Mukwege.
“Fondacioni Mukwege më ka ndihmuar të flas për tregimin tim
para botës. Jo vetëm publiku e dëgjon këtë tregim por edhe të shpëtuarat dhe
ato që kaluan në trauma të tilla e shohin se kanë mbështetje dhe mund të gjejnë
solidaritet mes njerëzve” ka shkruar Vasfija në rrjete sociale.
Ajo po provon të sjellë 500 dollarë për këtë fondacion brenda dy javëve.
Fondacioni Mukwege provon të luftojë dhunën seksuale gjatë
luftërave në mbarë botën, duke angazhuar edhe politikanët në një proces për t’i
dhënë fund kësaj dukurie.
Rrjetet sociale kanë dalë të jenë shumë efektive në mbledhjen e donacioneve për kauza të ndryshme.
Vasfije Krasniqi Goodman po vazhdon të jetë aktive në luftën për të drejtat e njeriut e sidomos në kauzën e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke qenë një prej tyre dhe duke e ndarë me popullin tregimin e saj të guximshëm e po aq edhe të dhimbshëm. / KultPlus.com
Titull interesant për një këngë, marrë parasysh se në Kosovë e Shqipëri ka plot të papunë, dhe plot që kanë punë por përtojnë të punojnë.
Fitnete Rexha, këngëtare e njohur nëpër gjenerata, dikur
pati kënduar këngën “Me gëzim po shkoj në punë”.
Fitnete Rexha është “Artiste e Merituar”, një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase. Ajo lindi në Tiranë më 3 prill 1933.
Vdiq në Tiranë më 14 gusht 2003.
Pamjet në videoklip janë nga kooperativat e kohës komuniste në Shqipëri, në vitet 70-të. / KultPlus.com
Të kundroj, tek krisi gishtërinjtë, N’skaj bote, nga një kënd i një farë shtëpie, Ç’prej se të lashë Prishtinë. Ku jam e ç’kohë bën, për mua s’luan gjë. Sa herë zgjohem nga ky shtrat mërgate, që Zoti e di a vetë gërrhatën në të, e lyp pamjen që e lashë po s’më braktisi. Të shoh ty: Pas terrasës me drandofil të ngrirë, Shtresë e hollë bore që gdhinë në qytetin ku cicërojnë fëmijët, Ku shahen për një çamçakëz, Ndarë padrejtësisht me dhëmbë…
Dhe krejt vetëm unë e ti
Ku e thyen qafën miqët e mirë, Orë e heshtjes i shitoi, s’flet kush për “Bukurinë e zezë” poetët që i vramë, Përse i zdritën netët e Bartolomeut Dardan dreqi e rroftë! Kemi frikë. Ne s’i duam profetët mëkatarë, Diku u këndon epitafe një bariton i shqyer Kujt akordi s’i pengon. Borë marsi, prilli e maji 9,9 n’këtë pranverë Dhe fëmijë që hahen si gjelat Për ndihma humanitare Pampers, tamël druni dhe… pak dashuri.
Prap ti Prishtinë
Mesditë është dhe rrugët janë shterrë, Çfarë telefoni idiot! Askush s’përgjigjet n’te. Memecëri e ndytë, në gjithë këtë qytet. Ç’u bë ai det njerëzish?! T’ëmën e s’ëmës! Askujt buza n’gaz s’i shkon, kush s’e di një barsoletë të mirë! Sa për një mahi t’idhët, në këtë pikë t’qetësisë, Vetëm pranverë 9,9,9 dhe 9 Ku era hedh qese najloni e fryn pantallona uniformash Me folklor të Shumadisë.
Dikush më dha shenjë me buzëqeshje, dje n’varrim. I dashur mu duk se ishe ti; edhe pse e di se nuk vjen aty Ku të gjallët e rrejnë një kufomë Dikush preku n’gaz, krejt si ti, m’dërgoi puthje me gisht… U çart edhe poeti i mbrëmë në këtë qytet! Çfarë arrogance pash Zotin, sikur s’kemi tjera punë, I kalojmë ditët në ceremoni varrimi Mbi arkivole prekim shikim Dokrra shpirti im, llafe. Kush tha se gazi u shua? Përse u çnjerëzua një poet! Jo, aspak Se jemi njerëz, gëzohemi si çdo kafshë e butë: Aty kur blejmë supë me kiste, Kur e mashtrojmë patrullën, me t’u shtënë serbë… Si the?! Sa pare i ka fytyra pa leqe, nderi e… Prano. S’e vlejnë një bukë fabrike, një birrë Peje, jo se jo.
Shih çfarë të bëra Prishtinë M’u thaftë dora e Mira ime, S’ta shkrova një fjalë të mirë, Përherë një dorë ethesh më dridhë Gjithë kjo borë në gji! M’u marrtë goja, s’ta thash asnjë varg, Për erën bli në verë, udhët e zëna me nektar e njerëz Që pështyjnë tri here Orët e Liga n’gji, Sa shqip! Belbëzimet që t’i qesin njëmijë vargje n’ditë, Gjithë këta poet të këqij! Por, s’kanë si të duan ndryshe, Prishtinë. Më plaçin sytë. S’ta thura një pikturë, aso që laikët i shesin në rrugë, krejt lirë. Për me të marrë me të mirë. Me t’rrejtë se s’na vjen era mut, kur shohim pika gjaku. Se… se… deshëm diçka në ty. Ç’e do këngën time verdh si lakra!? Për këta fëmijë nervoz, që grithen, ngrehen për flokësh Kur zihen për politikë Apo për këta etër, që aktrojnë qetësi Dehen me coca-cola Teren në tym duhani Ballkanik Me ambalazh “Marlboro”. E di! S’ke pse më ndien mua gjakhumburën, Por, zë besë Kosovë Se aty ku të gjallët e rrejnë një kufomë Buzëqeshi i mbrami poet. Vetë miku im. Tash të shprishin bombat Kosovë, E këtu, gjë nuk ndodh, pak kush bën kryq, E lëkundin dallgët Atlantikun.
Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.
Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli
në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e
ultranacionalistëve serbë.
Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.
Të nesërmen, nisi kampanja kundër saj e cila zgjati shumë deri para pak ditësh kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi prej Qeverisë Serbe të garantonte siguri për Sofija Todorovic.
“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.
Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. / KultPlus.com
Një mundësi e mirë vjen kësisoj për artistët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Programi Berlinale Talents në kuadër të Festivalit të Filmit
në Berlin ka hapur aplikimin për edicionin e radhës.
Berlinale Talents fton aktorët, kritikët e filmit, regjisorët e rinj, producentët, skenaristët dhe kinematografët të aplikojnë për të qenë pjesë e programit në fjalë, shkruan KultPlus.
Programi ndihmon kinematografët e rinj që të zhvillohen me
anë të ligjëratave dhe një programi të ngjeshur. Rreth 100 aplikantë nga tërë
bota do të udhëtojnë për në Berlin në edicionin e radhës të Berlinales, nga
22-27 shkurt të vitit tjetër.
Data e fundit për aplikim është 2 shtator 2019 ndërsa në këtë aplikim lejohen edhe të interesuarit nga Kosova e Shqipëria. Në të kaluarën ka pasur disa emra shqiptarë në këtë program – Berlinale Talents (Talentet e Berlinales), përfshirë Florist Bajgorën, Zgjim Terziqin, Ariel Shaban, Blerta Basholli, More Raça, Dukagjin Podrimaj, Ilir Gjocaj, Visar Krusha, Fatmir Gosha, Tristan Halilaj, Iris Elezi, Florenc Papas, Gentian Koçi e artistë tjerë.
S’asht fjala për andrrat që shofim na n’gjumë: sa pamje shpartalle, skelete pa brumë. Flluska sapuni me shkumbë. Kam fjalen për andrrat-dishire gjatë dite, që t’hedhin n’mendime vite me vite. Nji send un e dij: se njerzit ket andërr m’a quejn: utopi!
Mbarë token e due, si fushen, si malet livadh të qëndisun me lulet e lajlet, ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë; ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin nder hoje që njerzt t’ambelsohen goje për goje.
Due ajrin e pastër, pa tym e pa mjegull, ku syni t’shikoje gjithshkafen me rregull: ku n’qiellin e kaltër t’ket pëllumba perherë pa ju versulë flakurim ndoj skifter. Due njerzit, due popujt bashkuemun unji Me ‘i sundimtare mbretneshë: dashni!
Ket andërr ka pa shumëkush para meje n’epokat e tjera, çdo komb e çdo feje. Dhe prap un e dij: Se u vunë vulën e zezë: utopi!…
Arsyeja dhe zemra njerzore, që n’kohnat e lashta antike, andrruene për nji: “Republikë platonike”. -Tiranët gopçarët, t’nji kaste, t’nji dore mbiemnin ja vunë edhe ksaj: utopike!
E s’voni n’epokat e reja, pa pra n’shkreti shungulloi persritun nji za: “O njerz, ju vllazen jeni të tanë! Ju t’gjith kët token e keni për Nanë!” Por mbretent, fisnikët, kalorsat barbar, Kurr nuk pranuen t’jenë njerzt barabar.
E dij se n’tokë ka dimna e prandverë, e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë; e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele, ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele, por kët s’e kuptoj: pse n’tokë sundon dhuna, forca shtasore jo mendja, jo puna; se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!
S’pat bota njerz t’mendshëm? pat, po si s’pat!… Por o kjenë të plakun o t’vorfen pa fat.
Prandaj un e due at andrrën e mirë: që njerzit dikur, me hir o pa hir, do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës, instinktet shtasore t’mënisë e furtunës, dhe n’vendin e tyne do t’vehet Mirsia, Mendja njerzore, Zemra e Dashunija!
Një qytetar në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij me një zhvillim të fundit në Shqipëri.
Daut Dauti me anë të një statusi ka shkruar kësisoj:
Shkollat serbe në Shqipëri?!
Këta, në këtë fotografi, janë serbë të cilët i kanë dhuruar
libra një shkollës serbe në Fier! Merreni me mend, në Fier, ku nuk ka asnjë
serb, ka shkollë serbe! Dhe, serbët e Serbisë organizojnë pajisjen e kësaj
shkolle serbe me literaturë!
Me këtë rast ne patjetër duhet t’ia parashtrojmë një pyetje
qeverisë në Tiranë: Si është e mundur që ju të lejoni shpërndarjen e
materialeve në shkolla ku nuk ka serbë kur në të njejtën kohë juve nuk ju
lejohet që t’a bëni të njejtën gjë në Serbi në disa dhjetëra shkolla ku ka
vetëm shqiptarë?
PS
Kjo fotografi është marrë nga Facabook i njëfar Dimitrije Markoviqit (Димитрије
Марковић) dhe nën fotografi është ky tekst:
Данас смо српској школи у албанском граду Фиеру уручили уџбенике и друга наставна средства, поклон Општине Чајетина и председника Милана Стаматовића
Nëna e keqe zgjohet prej ëndërrash jopërsosmërie duke tentuar të jetë e përsosur. Gjithë natën ajo ka mbërthyer një tren të rënduar nga furnizime për në brendësi. E ka dështuar. Fëmija që ajo adhuron ka nisur shprehi të këqia, cigaret, ndoshta edhe drogën. Ajo i njeh gënjeshtrat. S’ma hedh dot mua, kërkon t’i thotë, nëna e keqe, gati të luajë e të fitojë. Por qengji që ka ikur – foshnja e cila e ka ngujuar – nuk dëgjon, ajo i grah me tërë magjinë e vet një tjetër rruge të errësirës ku nis gjithë jeta.
Poezia “The Bad Mother” nga përmbledhja “Bending Home: Selected Poems 1967-1998”. Copper Canyon, 1988.
Të duash. Të të duan. Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.
Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta. Të ndjekësh bukurinë në strofullën tënde Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar Apo të komplikosh atë që është e thjeshtë.
Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin Përtej të gjithave, të vështrosh.
Të provosh të kuptosh. Për të mos ulur kurrë vështrimin. Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.
Fernando Pessoa, Libri i shqetsimit nga Bernardo Soares
* Vëzhgoj me vëmendje njeriun dhe vërej se asht i pavetdijshëm si një qen apo një mace; flet nga një pavetdije e një lloji tjetër; organizohet në shoqni nga një mosvetdije e një lloji tjetër, absolutisht inferiore ndaj rendit shoqnor të milingonave dhe bletëve. Dhe atëbotë inteligjenca që krijon dhe kryp botën më shfaqet përmes një drite të kjartë ma shum se përmes ekzistencës së organizmave, ma shum se përmes ekzistencës së ligjeve të preme fizike a intelektuale.
Më ndërmendet atëbotë, saherë që ndjej kshtu, fjalia e vjetër e nuk di cilit skolastik: Deus est anima brutorum, Zoti asht shpirti i brutëve. Autori i kësaj fjalie të mrekullt ka dashtë me shkoqitë ksodore sigurinë me të cilën instikti i udhëheq kafshët inferiore, ato që nuk zotnojnë inteligjencën ose zotnojnë veç një skicë të saj. Por jemi të gjitha kafshë inferiore; me folë dhe me mendue janë vetëm instikte të reja, ma pak të sigurta se tjerat ngase të reja. Dhe fjalia e skolastikut, aq e drejtë në bukurinë e saj, zgjanohet, dhe thom: Zoti asht shpirti i gjithçkaje *
Fernando Pessoa,
Libri i shqetsimit nga Bernardo Soares
Fernando António Nogueira Pessoa lindi në Lisbonë në vitin 1888. Njihet si poet, prozator dhe novator i letërsisë moderne portugeze e asaj botërore.
Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.
Siç shihet edhe në këtë foto , sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.
Burime pranë Policisë së Shtetit, shprehen se personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.
Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.
Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.
Fakti që ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.
Çdo kujtim që lidhet me babain e tyre, Lulja dhe Paulini e sjellin në mënyrën më letrare, të edukuar prej kësaj figure prindërore.
Lulja e ka
këtë emër sepse gjyshja e saj, nëna e nënës, e ka pasur këtë emër, ndërsa
Paulini mban emrin Paulin – gati njëjtë sikur nëna e tij – Paulina.
Lulja, sot
një juriste dhe Paulini një prokuror, janë fëmijët e Anton Pashkut dhe Paulinë
Pashkut.
Dy njerëz tek të cilët vërehet i njëjti nur sikur i Anton Pashkut – një prej shkrimtarëve më të mirë që ka njohur gjuha shqipe, e vazhdon ta njohë e ta zbulojë sot. Se sa i pazbuluar e shpesh i ashiqarshëm ka qenë Anton Pashku, fëmijët e tij ulen në tryezë me mua dhe tregojnë kujtimet më të mira, të cilat padyshim i lënë në harresën e momentit të tjera çaste të një dite normale jetësore që nis me një shkrimtar dhe përfundon me po të njëjtin.
*
“Si fëmijë, e kam pasë gjithmonë në qef kitarën. Pata fillu me mbledhë pare, me kursy, për me e ble këtë kitarë që e pashë. Unë i tregova babës që po kursej për me ble një kitarë dhe si duke tai ka shku dhe e ka kqyrë sa kushton kitara. Më vonë ai vjen edhe më thotë se po i vyn disa pare borxh – më tha që mi kthen. Shkova i morra unë paratë që i kisha kursy edhe më tha – kadale se duhet një marrëveshje që unë me ti kthy paret, që ti me qenë ma e sigurtë. Kjo ka qenë edhe kontrata e parë në jeten teme, ai e shkruajti në letër: Anton Pashku – po i marr prej vajzës teme kaq pare dhe i kthej në filan datë. Mas 2-3 ditve edhe mi kthej paret aq sa mi kish marrë – si shenjë falenderimi që e kom ndihmu mi dha edhe të tjera dhuratë, e ato mjaftonin për me e ble unë kitarëtn. Atë pasdite shkum dhe e murrëm kitaren, kitaren e bardhë e cila hala ekziston por osht e damtume, nuk funksionon”.
Lule
Pashku, vajza e Anton Pashkut, kërcen prej tregimi në tregim sikur nuk gjen
prehje kur flet për Antonin. Ajo e kujton babain e saj si njeri shumë të
dashur, i cili ka zgjedhur të tilla mënyrë për të depërtuar në diapazonin e
fildishtë e simpatik të fëmijëve të tij. Një baba stimulues, në një stil të
tillë që ndoshta nuk ka qenë gjithmonë direkt, por edukativ, me mënyra zbavitëse
dhe interesante për të marrë mirëkuptimin e fëmijëve.
Lulja është
më e vogël se Paulini. Paulini këtë gusht i mbushë 48 vjeç. Ndoshta një ose dy
vite para se ai të lindte, çifti pati një fëmijë i cili vdiq në lindje. Ai do të
ishte Gëzimi. Mjekët i thanë Paulinës se ajo nuk do të mund të bënte fëmijë,
sepse ekzistonte rreziku se do të vdiste. Gruaja e bukur e cila do të punonte
si kontabiliste në Bashkësinë Kulturore Arsimore të Krahinës në Prishtinë ishte
plot vetbesim se ishte mirë e shëndetshëm për të pasur fëmijë, sado që Antoni i
kishte premtuar dashuri edhe nëse nuk do të kishin asnjë fëmijë.
Në shenjë dashurie dhe mirënjohje ndaj insistimit të saj, Antoni e pagëzon djalin e parë me emrin e saj, Paulin.
“Si duket ky fëmijë ka qenë i lëndum, ashtu si duket qëllimisht e kanë bo mjekët, dhe për me e shpërla veten i thojnë prindërve që nana smundet me lindë. Baba pajtohet dhe thotë se do të vazhdojnë dashurinë. Mama insiston sepse e ka ditë që osht mirë, dhe më pas lind Paulini, edhepse atëherë kishin mendu që ka rrezik që nana me vdekë e fëmiju pshton” tregon Lulja. Ai që do të vazhdonte të duronte valët e jetës në heshtjen e librave të tij e dorëshkrimeve fletafleta, do të mbetej shkrimtari ynë – Anton Pashku.
*
N’çast ndjeu nji plogshti të madhe që ia
përshkoi tan trupin. Çdo gja i dukej e çuditshme, madje edhe vetvehtja. Kurr
nuk e kishte tradhtue fuqija si kësaj radhe. Nji lodhje e madhe e kaploi, tue
fillue prej qepallave të syve e deri te gishtat e dorës, që i dridhesin bashkë
me gotën. Ndjeu nevojën me u çue dhe me ikë prej atij vendi, por mendimi se kur
t’eci do të duket qesharak, e pengoi, krenarija e tij nuk e la. Ajo e bani me u
ulë edhe nji herë në karrike. Ndezi nji cigare dhe filloi me shikue i lodhun
fjollat e tymit.
(ANTON PASHKU)
Anton
Pashku, djali i Tonë Pashkut dhe nipi i Pashkë Bytyçit, vjen në jetë në
Grazhdanik afër Prizrenit. Tërë jetën, siç tregon sot djali i tij Paulini, ai
nuk ka pasur lidhje emocionale me Grazhdanikun. Ky vend asokohe ka qenë i vetmi
afër Prizrenit ku ka pasur një mami, dhe kur ka ardhë koha e lindjes, aty ka
lindur shkrimtari. Antoni e ka përmendur më së paku këtë pjesë, meqë rrënjët e
tij ishin në anë tjera.
Familja e
Antonit ka qenë nga Bujani, Malësia e Gjakovës, nga fshati Bytyç. Kah fundi i
shekullit 19 familja kanë kalu në pjesën e Hasit në Zym. Kështu së paku e
kujton Paulini, i cili mund ti numërojë deri në 14 breza të familjes, me emrat
që përsëriten: Ndreka ka qenë i pari, më pas Preka, Gjoni, Pjetri, Nikolla,
Antoni.
Shkrimtari
i lindur në vitin 1937, i cili më vonë do të ishte dora pas “Sinkopa”, “Oh”,
“Gof”, “Lutjet e mbrëmjes”, “Kulla”, shpesh ka pasur probleme me emrin e tij.
“Gjyshi kish pas shku kur kanë dashtë me pagëzu Antonin, tek Zoja Ndihmëtare në Prizren. Aty prift ka qenë njëfarë Don Rroku, i cili kur e ka pa emrin Anton ka thënë se ky fëmijë duhet me u pagëzu me emrin Ndue – që është versioni i emrit Anton në shqip. Mas shtatë ditëve Antonin baba i vet e ka regjistru në Komunë me emrin që e ka dashtë vet – Anton. Në Prizren thojnë se ka ndodhë njëherë një vërshim shumë i madh, dhe për pjesën katolike regjistruar kanë qenë në Kishën Katolike. Aty shumë njerëzve u janë paraqitë edhe emra të dyfishtë. Mamës, e cila në dokumente ka qenë Paulinë, prifti e ka regjistru si Palinë” tregon Lule Pashku.
Ata që nuk e kanë lexuar Anton Pashkun, kanë gabuar. Dora e këtij njeriu ka shkruar edhe tregimet ‘Në stuhi’ apo ‘Klithma’, botuar në vitin 1957. Me tregime ai vazhdon gjatë tërë jetës, shpesh të përmbledhura e shpesh të shpërndara.
Antoni kishte të kryer shkollimin e mesëm – Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja.
*
Fëmija i parë është gjithmonë gëzim, edhe shpesh lazdrim.
“Unë e kom pasë një përshtypje që si fëmijë, prindërit kanë kqyrë me çdo kusht edhe me m`lazdru, ndoshta për atë edhe s’jom lazdru. Andërr nëse kom pa diçka, baba ka shku dhe e ka gjetë. Gjithmonë i kom dashtë anijet, marinarët, kapelat, me ja përmendë –çka kisha pasë qef me pas një kapuq të marinarëve, ai veç e ka pru menjëherë” tregon Paulini.
“Mama më ka tregu, thoshte kur vijsha në shpi, vijsha në të njëjtën kohë me Antonin, dhe kur i kqyrshim masditeve senet që i kemi ble dhurata, i kena ble të njejtat lodra për Paulinin” e vazhdon rrëfimin motra e Paulinit, Lulja.
Paulini, i
cili vdekjen e të dy prindërve e ka përjetuar rëndë dhe larg Kosovës, kujton se
fotografitë e tij me babën Anton janë gjithmonë kështu: Antoni e mban në qafë
Paulinin, një mani e bukur e fotografive dikur, kur pindërit luanin me fëmijët
dhe fotografoheshin në këto çaste lumturie.
Paulini është
e treta gjeneratë me të vetmin djalë në familje. Ai është i vetmi djalë, Anton
Pashku ka qenë i vetmi djalë dhe gjyshi i Paulinit, Toni bukëpjekës por i flaktë
pas librave, i vetmi djalë në familje.
“Mas vdekjes së gjyshes Lule, mas lindjes së motrës time Lules, nana osht smu. Unë e mbaj në mend këtë periudhë, baba ka qenë shumë i shqetësum dhe kanë qenë momente kur e ka tregu anën e keqe të tij. Në një anë ka punu, në anën tjetër nana në Beograd, kjo ka qenë periudha e parë dhe e vetmja kur babën e kam pa të mrrolun edhe tu e ngritë zanin. Kuptohet që me kalimin e viteve i kom kuptu gjanat ma mirë, atëherë osht dasht me qenë 4-5 vjeçar” tregon Paulini.
“Jam hasjan. Nuk kam lindur në Has, mirëpo të gjithë, babai, nëna, kushërinjtë, i gjithë farefisi vjen prej atje. Jemi nga Karashëngjergji, një fshat i rrethit të Prizrenit. Aty është i varrosur Shtjefën Gjeçovi. Epo unë s’e përjetova fare Karashëngjergjin. Kam lindur në Grazhdanik, fshat tre-katër kilometra larg qytetit të Prizrenit, në drejtim të Nashecit. Interesante është se sot vështirë do të më njihnin atje. Gati kurrë se vizitova Grazhdanikun, pas lindjes. Bile dyshoj se do të më lejojnë të varrosem atje, kur të vdes…?! Sidoqoftë, sipas dokumentit kishtar jam lindur më 1 janar 1937-shit, kurse sipas atij zyrtar-më 3 janar 1937. Mbiemrin Pashku e kam prej gjyshit. Ai quhej Pashk. Përndryshe familja ime u takon Bytyçëve (fis i Thaçit), që banonim përtej Pashtrikut, përmbi Gjakovë. Edhe sot, ai vend quhet Bytyç-Bujani dhe fshatrat përreth…. Ato janë brenda rajonit të Bytyçit. Me të ardhur në Karashëngjergj, të parët e mi themeluan fshatin e vet-të Bytyçëve. Ndërrimi i mbiemrave filloi pas 45-it. Ku ta di pse, ishte dekret zyrtar…I bërë nëpër zyrat e pasluftës.” (ANTON PASHKU)
“Antoni ka qenë shumë i lidhur me mamën, e ka pasë shoqe, se njëherë kanë pasë shoqni e më pas janë martu. Në Prizren kanë qenë së bashku në shkollë, ndërsa baba ka ardhë shumë ma herët në Prishtinë, rreth 15 vjet para familjes së mamës. Baba osht shoqnu edhe me dajën tem, e ka pasë shok. Nana e ka pasë mbiemrin e vajzërisë Mita. Kanë tregu që kur osht smu nana edhe ka shku në Beograd, baba kish pas vujt shumë, ka vujt derisa osht kthy nana shnosh në shpi. Fatin e keq e patën që prapë u smujtën kur isha në klasën e tetë, prapë në spital në të njëjtën kohë. Fati i mirë që u kthyn prapë shëndetshëm, dhe shpëtuan. Ka qenë kënaqësi me i pa bashkë, masditet i kanë kalu bashkë, kanë folë tema të ndryshme” tregon Lulja, por biseda asnjëherë nuk është e njëtrajtshme meqë të dyve u ngacmohet thellësia e kujtimeve dhe dëshirojnë t`i ndajnë ato edhe me mua.
“Në mramje,
ka lujt shah me mu. Prej Antonit kam fitu tri pasione: shahun, Gërmimë dhe
detin. Kemi shku në Gërmi e në Badovc, dilshim veç unë e baba. Shëtitshim, më
çojke nëpër rrugica të cilat si duket i ka njoftë mirë. Ka qenë notar i mirë” e
vazhdon kujtimin Paulini.
*
Anton Pashku nuk ka qenë një prind tradicional i kohës. E ka kërkuar mendimin e të tjerëve, ka respektuar mendimet ndryshe, aspak imponues. Është rritur në një familje tradicionale, 6-7 muajsh ishte kur shkoi të jetonte në Prizren. Baba i tij sakrifikoi shumë, njëjtë edhe gjyshi.
“Baba kështu
ma ka përshkru gjyshin e tij: ai nuk ka qenë i shkollum, ka qenë autodidakt, ka
pasë dëshirë me lexu. Baba m’ka tregu që gjyshi i tij i ka pru libra prej
Shqipnisë edhe pse ska ditë nashta as me lexu. Ai osht gëzu shumë kur i ka lindë
ky nip, dhe prej këtij njeriu e këtij gëzimi ka ndrru mbiemri i familjes, në
Pashku, e kjo ka ndodhë mas 45-tës. Ky njeri, qysh tregonte baba, ka pru një
deng libra që vetë s`dijke me i lexu, i rujke librat e i mbledhke” tregon
Paulini. Për Pashkun, thotë se ku ka shkuar ka blerë libra. Pashku ka qenë edhe
në çetën e Bajram Currit.
Për etjen
intelektuale të Antonit, Paulini thotë se me vetëdije kjo ka ndodhur ndoshta
krejt shkaku i gjyshit, Pashkë Bytyçit. Falë tij Antoni e krijoi personalitetin
e tij, aspak të kopjuar.
Anton
Pashku, shkrimtari i shqiptarëve, do të shoqërohej me shumë njerëz intelektualë
të kohës. Mes tyre, Antoni zgjodhi Ali Podrimën, ndërsa gruaja e Antonit
zgjodhi shoqe të mirë Fitoren – gruan e Aliut.
“Shkrimtarin
Ali Podrimja unë e kam kumar, ai mi ka pre flokët i pari. Me Lumin, djalin e tij,
kemi pasë shumë shoqëri. Lumin e maj n`men si shokun e parë të fëmijërisë, si
moshatarë jemi kon, pasi Dreni e Donika kanë qenë më të mëdhenj. Jom kon i prekun kur ka ndërru jetë, në atë
kohë rrallë ka ndodhë që ndonjë fëmijë me ndërru jetë. Baba me axhën Ali kanë
nejtë shumë, njëjtë edhe mama me tezen Fitore. Atëherë ka ekzistu një kllapë e
njerëzve kësisoj. Jemi shoqnu edhe me familjen e Azem Shkrelit dhe të tjerëve që
kanë jetu në lagjen Ulpiana e cila atë kohë ka qenë e banuar me shumë
intelektualë të kohës” tregojnë herë Paulini e herë Lulja, duke plotësuar hapësirën
e fjalëve mes tyre që dukshëm çon drejt të njëjtit destinacion – kryefjalës
Anton Pashku.
*
Shkrimtari e ka ditur frëngjishten, serbo-kroatishten dhe e ka kuptuar turqishten. I ka ndihmuar njerëzit në gjithçka, ka dashur ti ngritë njerëzit më lart.
Anton
Pashku nuk është pajisur asnjëherë me pasaportë jugosllave. Nuk ka udhëtuar
shumë, tregojnë Paulini dhe Lulja. Si fëmijë, Paulini e kujton udhëtimin e
Antonit në Grac të Austrisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, me dajën e nanës i
cili ka qenë tregtar i kohës.
Antoni ka
punuar si gazetar në faqet e kulturës në Rilindje, prandaj ka udhëtuar në tërrë
teritorin e ish Jugosllavisë, prej panaireve të librit e deri te festivali i
filmit në Pula të Kroacisë. Nuk është ekspozuar shumë, gjithmonë një njeri
modest, gjithmonë i kujdesshëm, familjar.
“Unë e pata
gjetë një dokument ku autoritetet e kohës lypshin sqarim se a është Antoni i
Kosovës apo i Serbisë, por ai nënshtetësinë nuk e ka marrë asnjëherë. E ka
shfrytëzu kaosin politik që mos me shku kurrë me u regjistru, por dokumentet
kryesore i ka pasë në Kishë e jo në Komunë” tregojnë Lulja e Paulin Pashku, fëmijët
e shkrimtarit Anton Pashku.
Paulini tregon se kur ai vendosi të bëhej prokuror, Antoni e kishte përkrahur, me një këshillë pas vetes.
“Nëse e ki për shoqni, rri ma mirë aty ku je. Këtë e tha sepse atëherë jon bo zgjedhjet në baza shoqnore. Ai nisi me u bo kureshtar, e unë i thashë se shokt po dojn me nejtë në medicinë. Dy vitet e para të shkollës së mesme i kom kry në shkollën e medicinës, më pas në shkollën e ekonomisë, ishte sistemi i shumarit” tregon Paulini.
*
Dy fëmijët
e Antonit tregojnë se shkrimtari ka qenë njeri i besimit, njeri që nuk ka ditur
keq, burrë i dashur me të cilin Lulja ka shëtitur vikendeve. Antoni ka qenë një
dëgjues i mirë, edhe për një vajzë e djalë të vogël me imagjinatë të çuditshme.
Paulinës, gruas, Antoni ja ka mbajtur pallton, ja ka hapur derën, të ka
ndihmuar me e shprazë pijen, ka qenë plot respekt, tregojnë fëmijët.
“E ka pasur
patriotizmin e vërtetë, ka qenë atdhedashës, ka punuar për vendin dhe krejt jetën
e vet e ka sakrifikuar për ideal. Nuk mund të mbetet në heshtje një njeri kaq i
madh. Ai nuk ka kqyrë me e materializu punën e tij, bajagi i shplum në atë kohë,
osht ditë çka ka dashtë me thonë dhe kundër kujt ka shkru” tregon Lulja, kur unë
e pyes për ndjenjën që sot e ka për Antonin.
“I kujtoj
çdo ditë. Kur qohna në mëngjes më mungojnë prindërit, babai ka qenë familjar
dhe kur ka punu nuk ka pas qef me dalë shumë. Baba ka qenë i shpisë, ka kalu
kohë me neve ma shumë se me tjerët. I gjejsha në mëngjes mamën e babën tuj pi
kafe, ndërsa në drekë e darkë i kujtoj me biseda. Antoni e ka pasë darkën në
ora 7, shumë vonë s’ka pas qef më hangër” tregon Lulja.
Anton Pashku ndërron jetë me 31 tetor 1995. Varroset me 1 nëntor, datë kjo që në katolicizëm nënkupton Ditën e Gjithëshenjtit – Festa e të gjithë shpirtrave. Shpirti dhe trupi i tij sot pushojnë në Karashëngjergj – në fshatin e gjyshit në Prizren. Shkrimtari ka qenë i diagnostifikuar me stadin e parë të kancerit por ka vekur nga një sulm akut në tru.
Paulini, i
pari gëzim i trembur i çiftit Anton Pashku dhe Paulinë Pashku, do të ishte larg
gjatë kësaj vdekjeje në Antonit.
“Kam qenë
deserter i luftës në Kroaci. E kom përjetu vështirë, si 24 vjeçar kur ka ndërru
jetë baba”.
Familja jeton për shumë kohë në Prishtinë, së pari në Ulpianë e më pas që nga viti 1977 në Dardani. Në Dardani, tri herë thehet banesa e familjes, dhe epiqendra – siç thotë Paulini, janë pjesa e librave të Antonit dhe dokumentat personale. Antoni, tregojnë se ka shkruar më shumë natën, në qetësinë e krijuar. Ai gjithashtu shfrytëzonte kohën kur familja gjendej me pushime në Kamenovë, atje ku Rilindja e ndërmarrjet tjera kishin disa villa të cilat shfrytëzoheshin nga punëtorët e tyre për pushime.
Në fund
Paulinin dhe Lulen i pyes nëse do të botojnë diçka tjetër, dorëshkrimet e lëna
të Antonit të pabotuara kurrë.
Paulini e ka zbuluar një roman të pabotuar.
Është “Tri
hije në Bruksel” me të cilin Anton Pashku do të merrte pjesë në një konkurs në
vitin 1994. Shkaku i një eksperience të tmerrshme me një njeri që keqpërdori të
drejtat e autorit, Lulja e Paulini nuk flasin shumë kur rastis kjo temë.
Edhe Lulja,
edhe Paulini, shkruajnë por kanë hezitim t’i ndajnë shkrimet e tyre me të tjerët.
Një Anton është brenda të dyve, te Lulja më shumë në formë të ditarit që ajo e
shkruan vetë ndërsa tek Paulini në formën e një lexuesi të letërsisë ushtarake.
(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e
Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër
Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit
Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptuan se Serbia nuk do ta ndalonte luftën e saj në Kosovë.
Në këtë 4 Korrik – në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, kujtojmë
një prej momenteve më delikate, kur Bill Clinton – asokohe President, vendosi që
të jepte mesazhin se publiku amerikan dhe publiku i mbarë botës do të duhej të
tmerrohej nga pamjet nga Kosova.
“Kjo është luftë. Njerëzit po vriten, familjet po shkatërrohen. Megjithatë ne do të ndërmarrim masa, dhe ka rrezik në këtë aksion ushtarak. Edhe forcat serbe janë të forta dhe mund të kundërvihen” thotë Clinton në videon e cila u shpërnda gjithandej, kur Bill Clinton foli në prime-time duke treguar se SHBA po ndërhynin në Kosovë.
“Shpresoj që z.Milloshevic do ta kuptojë që ajo çka ai po bën tash është shkatërruese dhe e paqëndrueshme” thotë Clinton në këtë video.
Videoja është incizuar me 25 mars 1999, në Washington. / KultPlus.com
Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit
Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila eskaloi në vitet
1998-99 duke vrarë e masakruar mijëra njerëz në territorin e Kosovës.
Pos që kujtojmë tërë Amerikën, si komb i cili tregoi fuqinë e tij në momentin e duhur kundër Serbisë, kujtojmë njerëzit që specifikisht ndihmuan në ndalimin e luftës në Kosovë.
Madje, në diskursin kosovar shpesh e dëgjojmë “Zoti Nalt – Amerika Poshtë”, për ushtrinë amerikane e cila ndikon që lufta të mbaronte, ose përndryshe shumë njerëz do të vraheshin në Kosovën e rrethuar prej forcave serbe.
Bill Clinton – president i Amerikës në kohën kur Kosova ishte në luftë, dha urdhërin që të bombardohej një pjesë e Serbisë dhe institucioneve të cilat nxisnin luftë e propagandë.
Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan.
Wesley Clark – gjeneral i ushtrisë amerikane nisi operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë. Në 24 mars në ora 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë, kësisoj për t’i dhënë fund krimit dhe dhunës.
Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë.
Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.
Më 15 dhjetor 1999, një ushtar amerikan humbi jetën, pasi mjeti HMMWV ku ai ishte pasagjer ra në një minë.
Jo më kot edhe sot duhet të festojmë e të rikujtojmë ‘Zoti Nalt – Amerika Poshtë”, në këtë 4 korrik kur Amerika feston ditën e formimit të saj, 4 korrik 1776.
Urime 4 Korriku, Happy Fourth of July!KultPlus.com
Komuna e Drenasit njofton se sot në orën nëntë të mëngjesit ka ndërruar jetë shkrimtari, veprimtari i hershëm për çështjen kombëtare, ish-kryetar dhe nënkryetar i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nën patronatin e Presidentit Hashim Thaçi.
Në ora 19:00, do të bëhet varrimi në Kizharekë, Drenas.
Më poshtë gjeni një biografi të Gani Sylajt
Gani Sylaj u lind me 14 janar 1952, në fshatin Kishnarekë, Komuna e Drenasit, ish Gllogoc. Shkollën fillore e ka nisur në Kishnarekë, ndërsa e ka përfunduar në Komoran. Në Prishtinë ka mbaruar Shkollën e Mesme Normale në vitin shkollor 1971/72. Në vitin 1973 regjistron degën e Filozofi-Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, të cilin e ndërprenë në vitin 1974, kur i përkushtohet tërësisht organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës. Në vitin 1979 burgoset dy muaj për kundërvajtje, në Gjykatën komunale në Drenas, ish Gllogoc. Pa mbaruar këtë dënim, në Burgun e Prishtinës, dërgohet në Burgun e Shkupit, ku në vitin 1980 dënohet me 4 vjet burgim. Fillon vuajtjen e dënimit në Burgun e Idrizovës, në Maqedoni deri në shkurt të vitit 1982, kur Sigurimi jugosllav e transferon në Burgun e Prishtinës, për ta dënuar me 12 vjet burg, të cilat i mbajti në burgun e Mitrovicës dhe në Burgun Hetues të Somborit, në Vojvodinë. Nga burgu është liruar në vitin 1990.
Pas burgut, nga viti 1990 – 1994 ushtron disa funksione dhe merret me një sërë aktivitetesh: me iniciativën e kolektivit të shkollës fillore të fshatit të lindjes, zgjidhet drejtor i Shkollës Fillore. Kur u themelua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, u zgjodh kryetar për Komunën e Drenasit, ndërsa në kuadër të kryesisë së kësaj shoqatë ishte i ngarkuar edhe me detyra të tjera; në Lidhjen demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së degës së Drenasit dhe delegat në kuvendin e saj; në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, kryetar; Në Këshillin për Financim, anëtar i kryesisë së degës në Drenas dhe anëtar i komisionit të kontrollit në nivel të Këshillit. Një ndër redaktoret e Gazetës “Bashkimi” etj.
Pas shpërthimit të parë të Jasharëve, së bashku me shokët e burgut etj., merr pjesë në tërheqjen dhe strehimin e qetës së Adem Jasharit (1991).
1994 -2000 pasi i shpëton një ekspedite të policisë serbe, emigron në Zvicër. Fillimisht kryetar i nëndegës së Cyrihut e më vonë kryetar i degës së LDK-së në Zvicrës. Bashkëpunëtor i Ministrisë së Arsimit në mërgim; Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Pedagogëve Shqiptarë në Zvicër; kryetar i Emergjencës për Zvicër; Kryetar i degës së Lidhjes së Bashkuar Demokratike në Zvicër etj.
Prill-qershor të vitit 1999, Zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant për Zonën e Veriut; anëtar i Fondit Vendlindja Thërret; 1999-2000, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Zëvendësministër i Ministrisë për Emigracion; 2000-2001 drejtor i Agjencisë së Lajmeve “Kosovapress”; 2001-2002, ndjek kursin për organizimin e partive politike në kuadër të NDI-së, (Instituti Nacional Demokratik).
Gjatë viteve 2002-2005, ishte Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Drenas dhe anëtar i Këshillit Drejtues i PDK-së; Kryetar i Komunës së Drenasit; i certifikuar për pushtetin lokal në Universitetin Georgetoën në Uashington, SHBA (2004);
2006-2011. Drejtues ekzekutiv në Shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë; 2008-2011 anëtar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, etj.
Nga viti 2017 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit.
Regjisori Besim Ugzmajli gjithmonë përkujdeset të thumbojë me temat që i trajton në projektet e tij filmike.
Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit
me qenie njerëzore.
Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega janë aktorët që luajnë në këtë film, i cili edhe në trailerin e tij tregon se është premtues dhe i veçantë në këtë trajtim.
Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë.
Regjisori ka njoftuar për KultPlus se filmi qysh tash është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin.
Filmi është xhiruar në Ferizaj, shkruan KultPlus. Premiera
kombëtare e filmit do të jepet në vend gjatë muajit gusht.
Ugzmajli me filmin paraprak “Forgive me” është prezantuar në rreth 55 festivale të filmit në botë, duke triumfuar në dhjetë prej tyre dhe duke u nominuar në 15 kategori të rëndësishme që vlerësojnë filmat me arritje.
Filmi është mbështetur nga Caritas Kosova. / KultPlus.com