Kosova është duke u prezantuar për herë të parë sivjet me stendë në Panairin e Librit në Leipzig. Ky panair njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Evropës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe europiane çdo pranverë.
KultPlus ka biseduar me Samir Hoxhën,
këshilltarin politik të ministrit Kujtim Gashi. Hoxha ka treguar se ai së
bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Beçë Cufaj, gjatë qëndrimit të
tyre në Gjermani kanë takuar edhe Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, Oliver
Zile.
“E falënderova z. Oliver Zille për ofrimin e
mundësisë për vendit tonë për të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig me
autorët dhe stendën e posaçme. Po ashtu në emër të Ministrit Gashi e kam ftuar
z. Zile për vizitë në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm,
me theks të veçantë për të diskutuar edhe për hapat përfundimtar drejt
anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRDUKI”, ka treguar ai për KultPlus.
Hoxha po ashtu ka thënë se drejtori i Panairit ka theksuar se ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.
“Paraqitja e Kosovës sivjet nuk është e rastësishme por nga ky vit, vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë Panair të rëndësishëm të Librit ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre”, ka theksuar Hoxha për KultPlus.
Me rreth 200.000 vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova është risia e këtij Panairi. Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj do të prezantojë botimet më të reja nga Republika e Kosovës./ KultPlus.com
Këngëtari Armend Rexhepagiqi këtë të hënë do të jetë pjesë e një emisioni televiziv në Klan Kosova.
Së fundmi i rikthyer në bashkëpunimin me këngëtaren “Tuna”,
për një version tjetër të këngës “Harrova”, por edhe si bashkëpunëtor i Tunës
dhe Elvana Gjatës.
Në një episod të shkurtër të emisionit që po vjen, Armendi
tregon pak prej arsyeve pse ai është zhdukur prej skenës muzikore për një kohë
të gjatë.
“Nëse je njeri normal ngopesh nga skena. Nëse dëshiron tërë kohës të të adhurojnë, atëherë nuk ngopesh kurrë” tregon Armendi në këtë intervistë.
Armendi mbetet ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë i cili për vite me radhë nuk ka publikuar asnjë këngë të tijën personale, por vetëm ka bashkëpunuar në projekte muzikore të këngëtarëve tjerë. / KultPlus.com
( Hapja e ekspozitës: E mërkurë, 27 mars 2019, ora 20:00 )
Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë Everlast, ekspozitë me artistin Lek M.Gjeloshi, kuruar nga Vala Osmani.
Ky është bashkëpunimi i parë i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Lek M.Gjeloshin.
Everlast është ekspozitë e cila eksplorohet nëpërmes video instalacionit shumëkanalësh specifik për vendndodhjen, që bazohet në serinë e punëve monokromatike, i bërë gati për rrugëtim nëpër hapësirën e Klubit të Boksit.
Ekspozita zhvilloi një produkcion të ri të punëve dhe një proces sfidues për artistin i cili kërkon hapësirën specifike për të theksu punën e tij. Monokromatika, e bardha dhe e zeza në punët e Lekës, i heq ngjyrat e realitetit për të krijuar hapësirë për një tonalitet shpirtëror mes soditësit dhe fragmentit të soditur, e hulumtuar vizavi me “efektet tjetërsuese të hapësirave në limb” (Forbes 2018).
Everlast çliron imazhe nga kujtesa e afërme dhe e largët, duke këmbëngulur në një ngjyrë të vetme si formë e fundme e paraqitjes, me bokserin si personazh dhe me fuqinë e pafundme të (pa)njohur të pranuar nga hapësira, me artistin i cili qëllimisht eksploron referenca rrethanore dhe kinematografike për të ndërtuar tregime. Gjashtë tregimet, me personazhet e vizatuara gjatë natës, që përsillen në hapësirë, lëvizin ngadalë ose përpiqen të lëvizin, duke sfiduar, duke e përballur, duke ngritur kurthe, për të ndjellur shikuesin. Të zhveshura nga ngjyrat për të luajtur në këtë vendndodhje specifike, akoma me shtresat e ngjyrave ekzistuese të cilat shënjojnë histori dhe kohë, Klubi i Boksit mirëpret vizatimet e Everlast dhe personazhet e saj, ku: Ringu i boksit është prap i dukshëm. Bokseri në vetmi, godet në zbrazëti. Maca lëvizë brenda dhe jashte. Era. Tingulli. Nusja. Boksieri i lodhur që bën dush, shkujdesur shtrëngon një shkop bejsbolli. Trupi duke qëndruar në vaskë. Gratë mitologjike që shikojnë njëra tjetrën, mbi trupin e boksierit.
Përsonazhet e Everlast, të ekspozuar në një hapësirë të përjetshme, ringjallen në të, në mënyrë që të mund të vdesin përsëri. Boksieri dhe personazhet e tjera magjepsëse janë aty për të përsëritur, për të zhvendosur, për të shtyrë kufinjtë e ngjashmërisë dhe të hapësirës (Sturtevant 2007). Në kulturën popullore, termi ‘Everlast’ është sinonim i boksit ndonëse kompania e filloi punën si fabrikë për prodhimin e kostumeve të notit në Bronx (SHBA) në vitin 1910. Në web faqen e kompanisë, shkruhet që shtatëmbëdhjetë vjeçari Jacob Golomb, filloi të prodhonte kostume për të cilat ai garantonte një kohëzgjatje njëvjetore.
Ky titull e pozicionon artistin në një raport të mistershme me të kaluarën e hapësirës së Klubit të Boksit dhe me historitë që provokojnë vizatimet e tija. Hapësira aktivizohet, gjithnjë në marrëdhënie me përmbajtjen e veprimeve të njohura e të panjohura.
Lek M.Gjeloshi (1987, Shkodër, Albania) studioi Arte Vizuale në Akademinë e Arteve të Firences, në Itali (2010). Praktika e tij artistike fokusohet në përpunimin e një intensiteti të veçantë që çliron mungesa e një objekti të paracaktuar kërkimor.
Ndër ekspozitat personale, përmendim: “Sleepwalkers” në Galerinë Zeta (Tiranë, 2018); “All my colours turn to clouds” në Villa Romana (Firence, 2016); “Off-cells” në Galerinë e Arteve të Shkodrës (Shkodër, 2016). Në vitin 2016 u shpall fitues i çmimit “Ardhje” për artistët e rinj, organizuar nga TICA – Tirana Institute of Contemporary Art në Shqipëri. Në 2015-ën ishte fitues i çmimit “Idromeno”. Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash kolektive që nga viti 2007, si: “Ex Gratia”, kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Paterlini në Collezione Iannaccone (Milano, 2018); “A time for dreams”, kuruar nga David Elliott në Muzeun e Artit Modern Moskë (Moskë, 2014); “Fuori Posto”, “Nuovo Cinema Masaccio” dhe “Lontano da dove?”, kuruar Pier Luigi Tazzi në Casa Masaccio dhe në Fondacionin Lanfranco Baldi (Firence, 2014, 2013, 2012). Në vitin 2018 ishte artist në rezidencë në Residency Unlimited, New York.
EVERLAST e artistit Lek M. Gjeloshi u mbështet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG.
Punimet për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë kanë zbuluar disa mure, të cilat i përkasin një xhamie të vjetër.
Punonjës të drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë zbuluan pjesë nga muret e lashta teksa pastronin në themelet pranë xhamisë. Kreu i kësaj drejtorie, Orges Feimi, tha dje se po kryhen verifikimet e duhura për objektin e zbuluar, ndërkohë që punimet janë ndërprerë.
Xhamia, e cila daton që prej shekullit 17, muret e së cilës u zbuluan gjatë punimeve për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, njihet si Xhamia e Tabakëve, e cila u shemb në 1962.
Ajo përmendet si një nga 7 xhamitë kryesore të Vlorës, në vendin e së cilës, pas shembjes, u ndërtua qendra e dyqaneve me emrin ‘Vetëshërbimi’. Pas saj gjendet Pazari i Vjetër dhe dyqanet e lëkurëpunuesve të Vlorës. Në shekullin XVII është përmendur nga kronikiani i njohur turk, Elvia Celebi. Xhamia e Tabakëve gjendet edhe në materialet historike të viteve 1930 dhe 1950-’60.
Me rastin e ekspozitës personale të piktores Majlinda Kelmendi në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
VEPRA ME TEMATIKË KONCEPTUALE
Shkruan: Prof. dr. Hivzi Muharremi
Piktorja Majlinda Kelmendi hynë në rradhën
e krijuesëve më aktiv në artin shqiptar, e cila ishte dhe është prezente në botën
e artit, përmes veprave nga ciklet e mëhershme të ekspozuara para dashamirëve të
artit si në Kosovë ashtu edhe në qëndrat
e ndryshme si kombëtare poashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Puna e saj është mjaftë frytdhënëse-
voluminoze duke u
shpërfaqë në ekspozitën e hapur para
artdashësve Kosovarë e më gjerë. Kjo ekspozitë dallon nga të gjithat si për nga
trajtimi i kompozimeve ashtu edhe për nga koncepti i tematikës, që ngërthen
frymën e artit konceptual, me komunikim përmes gjuhës së artit postmodern.
Vetë koncepti i ekspozitës së titulluar:
A është e shkuara ëndërr? Është një
temë për herë të parë e prekur nga bota imagjinative dhe socio-filozofike e
artistes Majlinda Kelmendi dhe tek bota shqiptare, e cila me përkushtim dhe
devocion i është qasur së kaluarës, përkatësisht duke ju kthyer të shkuarës ajo
i evokon ngjarjet dhe fenomenet të
mbetura në memorie të pashlyera, si skena të formësuara që rrënjët i kanë nga e shkuara që në mënyrë kontinuele
e vazhdojnë rrugëtimin e vetë. Një botë mjaftë magjepse e sugjestive, e cila
rikrijon skena të nduarnduarta nga e kaluara, duke filluar nga sfidat e deri
tek tranzisioni që gati cdo shtet e ka përjetuar. Këto skena, reflektojnë në
shpirtin e artistes dhe përmes veprave multimediale, instalacion, video – art,
pikturë, fotografi mix-media etj. Piktorja i kthehet të kaluarës jo nga
preteksti që ka një nostalgji apo është e magjepsur prej saj e as për tu
arratisur prej realitetit, por, për të njohur më mirë vetvetën, kur njohim të
shkuaren tonë mund të ndryshojmë për një të tashme ndryshe dhe një të ardhme më
të mirë. Artistja nëpërmjet kujtimeve përsonale ngacmon memorjen kolektive dhe
tregon historinë në versionin e saj qe pak a shumë janë gjurmë të mbetura në
mendjen dhe jetën tonë, pra, sic thotë ajo: “Jemi rritur, ecur dhe formuar në të
njejtat sisteme, histori dhe në të njejtat tranzicione.
Kurreshtja për të parë të shkuarrën dhe duke hedhur sytë aty, ndaj, imazheve, të ndryshme të kontekstit historik, politik,social, shoqëror në këtë kontekst ne e njohim më mirë veten tonë. Në këtë sintagmë, në këtë dikitomi socio-filozofike, ku nga e kaluarja dhe e tanishmja sendërtohet i tërë koncepti i ekspozitës, shpërfaqet me frymën e artikulimit të skenave fenomeneve dhe ngjarjeve nga ato dramatike, ekspresive e më gjerë tek ato të kombinuara nga imazhet simbolike e koloristike të pikturave e deri tek ato të video artit, video-instalcioneve, etj.
Secila punë është plotësim i punës tjetër,
në vazhdën e kësaj, autorja, para artdashësve e shpalos tërë opusin e zhanreve
artistike të lartëcekura më lartë, duke i evokuar imazhet e skenave dhe
ngjarjeve të përjetuara nga një periudhë e shkuar e cila ishte e përmbushur me
ngjarje të trishtueshme dhe dramatike që nga të dy anët ku jetojnë dhe frymojnë
shqiptarët.
Pra, moto mesazhi i temës së autorës së
ekspozitës Majlinda Kelmendi, ku reflektojnë përmbajtjet dhe domethëniet e konceptit
të projektit: “A është e shkuara ëndërr?” Koncpeti autorial i ekspozitës është
shumë më i gjerë dhe gjithnjë e më shumë e afron vrojtuesin, ndikon në memorien
e tij perceptuese dhe imagjinative
e
shpie në një kohë pa kohë, në një periudhë historike ku të gjitha skenat janë të
përjetueshme dhe emocionalisht ndikojnë tek cdo njëri i cili i ka përjetuar, është
ballafaquar me një vrazhdësi kohore nga e shkuara jo larg të tranzicionit shtetëror.
Pra, kjo ekspozitë ngërthen tema me përmbajtje nga inspirimet e ifluencuara nga
proceset e sistemeve politike, tranzicionet sociale, ekonomike të transformimit
në vend dhe rajon. Këto imazhe të gjinive të ndryshme artistike të lidhur me
temën bosht perceptohen dhe përjetësohën në mënyrën dhe formën e vet, tek
secili që e kundron ekspozitën si një tërësi.
Një element tjetër identifikues i
ekspozitës që është prezente në vetë perceptimin dhe definimin e tematikës si
bosht teme padyshim, është edhe dufi emocional i cili shprehet përmes simbolikës.
Simbolika shpërfaqet nga vet gjeneza e temave të trajtuara duke filluar nga ato
pikturore e deri tek video-arti dhe izmat tjera bashkëkohore që së bashku
ndikojnë në realizimin e kompozimeve me trajtim të nduarnduart të temave
simbolike, nga e kaluarja dhe e tanishmja. Pra, jeta është një sfidë e madhe,
një sfidë që ballafaqim ka periudhat e ndryshme gjatë kontekstit historik ku
cdo brez ballafaqohet me një jetë që është një luftë e vërtetë gjatë jetës….
Apo sic shprehet artistja Majlinda Kelmendi. “… Mbi të gjitha jeta është një
luftë e vërtetë për të tejkaluar, përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre
ne krijojmë identitetin tonë… “Në këtë kontekst ndërlidhen edhe imazhet e
shumta nga e kaluarja me një histori mjaftë tragjike drejtë sendërtimit të
ideve dhe synimeve për një jetë sa më të mirë dhe më të qetë…
Një karakteristikë tjetër që e përshkon
ekspozitën si një tërësi në Galerinë ekspozuese është vetë ambienti, i cili
vecohet me një shtresë të bardhë, si rrjedhojë
e shkrirjes së kufirit midis murit dhe dyshemesë. Në këtë bardhësi të
hapësirës ambientale-ekspozuese vien në shprehje veprat e të gjitha gjinive e vecanërisht
me një theks të vecantë ato të pikturës. Ku si akcentim parësor i këtij spektri
aranzhues piktural spikasin ngjyrat si ajo e kuqja dhe e zeza, ku i bëhën
lajtmotiv i tërë kompozimit piktural. Apo sic ceket në projektin e ekspozitës:
“Gjatë ecjes në hapësirën e brendshme përjeton pastërtin e të bardhës dhe ndërhyrjen
me dy sipërfaqe të zeza dhe një të kuqe përmbyllëse të projektit, a është e
shkuara ëndërr” të Majlinda Kelmendi”.
Pra, këto dy ngjyra, simbolika e kombit,
e tërë etnisë shqiptare kudo që jetojnë dhe frymojnë shqiptarët është ideal dhe
mburrje për cdo njërin e entitetit shqiptar. Piktorja Kelmendi gjithashtu e
prek edhe dikitominë e të kujtuarit
dhe të menduarit. Në bazë të kujtesës
dhe të menduarit ajo i mbarshtron të gjitha paradigmat kohore të periudhave të
ndryshme historike duke filluar nga pikturat e deri tek instalacionet apo video-arti.
Lirisht mund të themi se ekspozita e
artistes Profesoreshës Majlinda Kelmendi ka zgjuar interesim të madh tek ardashësit
e të gjitha brezave të arteve pamore. Ekspozitë kjo e cila sipas konceptit
kuratorial fletë për jetën dhe rrugëtimin e shumë ngjarjeve autoktone duke
filluar nga periudhat e ndryshme historike e deri tek e sotmja.
Të gjitha këto imazhe janë shpërfaq në
temën boshte: A është e shkuara ëndërr ?
Ndonëse Ministria e Arsimit po kërkon që të respektohet vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura, as sot, mësimdhënësit nuk kanë shkuar në shkolla.
Drejtorët e shkollave, këtë lajm ua kanë përcjellë nxënësve, por mësimdhënësit, nuk kanë shkuar.
Koha.net e ka kontaktuar Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shalën, e cila ka thënë se kjo është çështje e Sindikatës, për shkak se Drejtoritë e shkollave, e kanë thjesht obligim të marrin këshillat që vijnë nga MASHT-i.
“Këshilli i prindërve ka marrë vendim që të sabotohet mësimi. Kemi marrë edhe e-maile nga Këshilli i prindërve nëpër shkolla, të cilët kanë potencuar, se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në mësim”, tha ajo.
Kujtojmë se javë më parë, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka marrë vendim që 5 ditë të humbura të mësimit, të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019, dhe 5 ditë tjera të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
Shala, tutje tha se secili drejtor i secilës shkollë, ka qenë i obliguar t’u kërkojë nxënësve që të shkojnë në shkolla.
Gjithashtu, kujtojmë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, javën e kaluar u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë mësimdhënësve që t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës, por këta të fundit, po u binden Sindikatës së Bashkuar së Arsimit.
Këshillit Drejtues i SBASHK-ut, javë më parë, në mënyrë unanime ka marrë vendim që të mos kompensohet asnjë orë e humbur derisa gjykata nuk nxjerrë një vendim. Kjo pasi SBASHK-u e ka paditur MASHT-in për vendimin e saj duke e konsideruar të jashtëligjshëm.
Sot, duke filluar prej orës 13:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës mbahet promovimi i librit “REFUGJATË NËN QIELLIN E RI” me autore Ganimete Pashoja Myftiun.
****
Nje referencë për librin: Kalendarët e Botës nga “Refugjatët në Qiellin e Ri” është një dëshmi emocionuese e intervistave të Ganimete Pashoja Myftiut me refugjatë të sapoardhur në Nju Hevën si dhe e botës mendjemarrëse dhe të pasigurt në të cilën ata e gjejnë veten.
Duke qenë një refugjate shqiptare kosovare, ajo shkruan në këtë temë me ndjenja të holla, me një pasion të fuqishëm për drejtësinë, dhe me një dhimbjethellësi meditative sa shqetësuese, aq edhe të kthjellët. Që në fillim, vetë hapësira e Konektikatit duket sikur rropatet me ankthet e Mijëvjeçarit të Tretë, nganjëherë duke u mahitur me lojcakëri, nganjëherë duke u paraqitur si një joshëse tinëzare, por prapë e dashur. Përmes një kontrasti poetik, autorja na merr për dore nga mjedisi studimor i Jeillit për të na njohur me lagjet etnike dhe për të dëgjuar rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve dhe të azilkërkuesve. Pafuqishmëria dhe forca, shpresa dhe realiteti i vrazhdë, dyfaqësia e ulët dhe ironia epike, zhgënjimi dhe qëndresa ndaj së keqes bëjnë që lexuesi të përjetojë po atë hutim tronditës si dhe refugjatët që ajo përshkruan.
Mbi të gjitha, shpresa, sa e humbur aq edhe e gjetur, frymëzojnë këtë ditar të ardhacakes, e cila kundërshton të braktisë gjykimin e shëndoshë dhe vlerat, duke na ngjallur në shpirt ndjesinë se çfarë është e drejtë dhe e vërtetë. Rrëfenja dhe kompjuteri janë bërë për të dy ikona të rrëfimit: dy emblema ose të nostalgjisë, ose të burokracisë, të cilat gjithsesi mirëpriten pa kurrfarë mëdyshjeje.
Në njëfarë mënyre, këtu kemi të bëjmë me një rrëfim për një vend të cilin vetëm ata që e kanë vizituar mund të përkiten me të me plot të drejtë si dhe ta njohin thellë atë.
Siç ka shkruar Gëteja: “Kush dëshiron të kuptojë poezinë Duhet të shkojë në visoren e poezisë; Kur dëshiron të kuptojë poetin, Duhet të shkojë në visoren e poetit. Ganimete Pashoja Myftiu na e bën shumë të mundur pjesëmarrjen tonë në përjetimet e saj për një botë jo fort të njohur, e cila po bëhet përherë e më shumë e rëndësishme për shoqërinë amerikane në ditët e sotme.
Hirësia e Tij e Shumënderuar: Arthur E. Leolin, Kisha Ortodokse Shqiptare, Boston, MA, SHBA
Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë, u zhduk matanë largësive, mbi kreshtat e flakëve, nëpër shi…
Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri. Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote, mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.
Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë. Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore. Dhe kudo toka çame, mbuluar nga retë, rënkon e mbytur në gjak e lot, e mbetur shkretë, pa zot.
Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë. Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.
Ne, popull muhazhir, ecim nëpër shi… Lamtumirë, Çamëri!
KATËR DOAJENËT E MJEKËSISË – FAQEBARDHËSIA E GJAKOVËS!
1. Prof.Dr.Sci. HYSEN UKMATA (1928-2008)
Pas kryerjes së fakultetit më 1958, u punësua në shtëpinë e shëndetit dhe pas një kohe të shkurtër, u emërua si drejtor i saj dhe ushtroi këtë post deri më 1961. Prej vitit 1962 deri më 1965 kreu specializimin në Mjekësinë Interne. Më 1967 filloi subspecializimin në Endokrinologji në qytetin e Romës, Itali. Më 1971 u zgjodh ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë e më tej, më 1972 u zgjodh Docent Doktor i Mjekësisë Interne. Më 1976, mbrojti temën e doktoraturës me titull: ‘’Karakteristikat epidemiologjike dhe klinike të diabetit në Kosovë 1963-1972’’. Pasi që u doktorua, ai u zgjodh profesor Inordinar dhe udhëheqës i katedrës së Mjekësisë Interne në dy mandate ndërsa, punoi edhe si drejtor i Klinikës Interne po në Prishtinë. Më 1979 u bë prodekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe më 1989 filloi të punonte si profesor Ordinar në Fakultetin e Mjekësisë Doktor Hysen Ukmata kreu edhe detyra tjera si p.sh. Kryetar i Shoqatës së Endokrinologëve të ish – Jugosllavisë, anëtar i Forumit Evropian për studimin e Diabetit (EASD) madje edhe kontribuoi gjatë organizimit të Fakultetit të Mjekësisë pas dëbimit të regjimit serbosllav. Profesor Ukmata punoi gjer në vitin 2003, si profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë. Dr. Hysen Ukmata u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja e Kosovës.
2. Prof.Dr.Sci. RIZA BINISHI (1938-2011)
Pas kryerjes së fakultetit, filloi punën në Spitalin Rajonal ‘’Isa Grezda’’ të Gjakovës. Magjistraturën e kreu më 1976, ndërsa doktoraturën më 1979, kur edhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Në vitin 1980 Dr. Riza Binishi u zgjodh si Profesor.Inordinar në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa profesor Ordinar u zgjodh në vitin 1990. Punoi dhe shërbeu në mënyrë të palodhshme si udhëheqës i Repartit të Kirurgjisë Abdominale më vitin 1999-2004 gjatë të cilës periudhë ishte edhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Prej vitit.1998 u shqua si kirurg aktiv nëpër zonat e atëhershme të luftësi në Likovc, duke mjekuar të plagosurit e Llapushnikut. Doktor Rizai ishte edhe Kirurg Kryesor i Spitalit Ushtarak të Zonës Operative të Llapit. Përndryshe, Dr. Riza Binishi ishte biri i Ramiz Efendi Binishit, të shkolluar në Aleksandri të Egjiptit prej 1912 -1920 ku mësoi disa gjuhë të huaja.
3. Prof.Dr.Sci. RIFAT YMERI (1927-2017)
4. Diplomoi më 1960 dhe ishte stomatologu i parë gjakovar, me të cilin filloi edhe një etapë e re e zhvillimit të stomatologjisë në Gjakovë. Në vitin 1969, kaloi në Prishtinë, në poliklinikën e dhëmbëve, ndërkaq, më 1973 specializoi në fushën: ”Sëmundjet e gojës e të dhëmbit”.Në vitin 1976, kur edhe kreu magjistraturën, kaloi në Fakultetin e Mjekësisë, më saktësisht, tek Seksioni i Stomatologjisë me thirrjen profesionale si asistent. Doktoraturën e kreu në vitin 1981, me temën “Dëmtimet e indeve orale në saturnizëm’’. Në vitin 1982 u bë Docent dhe më 1987 filloi të ligjëronte si profesor Inordinar në lëminë e sëmundjeve të gojës. Gjatë po kësaj kohe ishte shef i klinikës stomatologjike dhe shef i katedrës së seksionit stomatologjik në Fakultetin e Mjekësisë. Dr. Rifat Ymeri ka ushtruar edhe funksionin e Kryetarit të seksionit të Stomatologëve të Kosovës. Më 1986, në Gjakovë , në ditët e Stomatologjisë, ishte inicues dhe organizues, prej nga rrjedhë edhe Revista Profesionale-Shkencore’’Acta Stomatologica Kosova’’. Ka botuar mbi pesëdhjetë punime shkencore professionale , nga lëmi i stomatologjisë. Më 2004 botoi librin dhe praktikumin mësimor ’’Sëmundjet e gojës’’ si dhe tekstin universitar ’’Parodontologjia dhe mjekësia orale’’, e cila iu shërben edhe sot e kësaj dite studentëve të stomatologjisë. Vlen të theksohet se këto materiale u botuan nga financat e tij personale. Gjatë periudhës së vet jetësore, përveç funksioneve të lartëpërmendura, ai ushtroi edhe funksione në shumë veprimtari shoqërore si p.sh. kryetar i klubit futbollistik ‘’Vëllaznimi’’.
4. Prof.Dr.Sci. TALAT PALLASKA(1930-2011)
U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë më 1958 dhe më pas, në vitin 1964 u specializua në degën e ORL -së, kur edhe u kthye në Prishtinë dhe filloi të punonte si shef i ORL-së së spitalit të përgjithshëm. Më 1972 filloi të ligjëronte në Fakultetin .e Mjekësisë, ndërsa më 1974 mori titullin Docent i ORL -së. Në periudhën prej vitit 1979 gjer më1981 ushtroi detyrën e Dekanit të Fakultetit, ndërsa prej vitit 1982/83 punoi si profesor Ordinar pranë këtij Fakulteti. Prej vitit 1991 dhe pas largimit të dhunshëm nga puna, që u shkaktua nga regjimi pushtues serb, vazhdoi të punonte si profesor i ORL-së. Me 1999 u kthye të punonte si Kryeshef i Repartit Operativ të ORL-së dhe më 2001 u pensionua. Botoi më shumë se 85 punime shkencore, si dhe tekste tjera universitare për nevojat e fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1988, organizoi Kongresin e 13-të të ORL-së të ish – Jugosllvisë së atëhershme. Dr. Talat Pallaska ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. Me fjalë të tjera, Prof.Dr.Sci Talat Pallaska ishte pionier dhe doajen i lëmisë së ORL në Kosovë.
Shkrim i përgatitur nga Dr.Spec. Fahri Morina, e që do të jetë si një tekst i librit “Gjakova në Kronikë”, 550-600 faqe.
Autori i shkrimit i ka marrë të dhënat dhe fotografitë nga familjarët e mjekëve doajenë, dhe nga disa faqe si Wikipedia, ………
Katër doajenët e mjekësisë – Faqebardhësia e Gjakovës!
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.
Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, transmeton kp.
Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e minatorëve dëshmon se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.
1.Ata që kanë mbështetur gjithmonë kombëtaren kuq e zi , të vetmen KOMBËTARE.
2.Ata që mbronin teorine se kombetarja jone mbahej nga shqiptaret e Kosoves te cilet mezi priten të krijohej përfaqësuesja e tyre e ta mbronin me zell shpesh duke sulmu kombetaren e madhe.
3.Ata tifozët skutha që rrinë fshehur diku pas perdes pragut e presin humbjet që të llomotisin here per perfaqësuesen andej e herë per Kombëtaren ketej./ KultPlus.com
Tifozëria e organizuar e Kombëtares, “Tifoza Kuq e Zi”, ka shpalosur një koreografi speciale për ndeshjen kundër Turqisë.
Në çastin kur po ekzekutoheshin dy himnet kombëtare, TKZ ka shpalosur një koreografi gjigante të kalasë së Krujës, simbol i rezistencës historike të shqiptarëve nën drejtimin e Skënderbeut, kundrejt pushtimit otoman.
Kalaja shoqërohej nga një mesazh i qartë: Këtu fitojmë ne!/27.al/ KultPlus.com
Të gjitha nënat në botë janë të veçanta, dhe të rëndësishme për fëmijët sa vetë jeta. Të gjithë biem dakord në një pikë, që raportet në familjet tona janë mjaft të ngushta, dhe kjo është një gjë pozitive e shqiptarëve.
Ne e ruajmë familjen si gjënë më të shtrenjtë në jetë, (siç është dhe duhet të jetë). Gjithsesi, pa çka se jemi të lidhur me njëri-tjetrin, edhe në familjet shqiptare ka debate nga më të ndryshmet. Ato më të fortat sigurisht që në shumicën e rasteve janë me mamatë.
Nuk e dimë si i keni marrëdhëniet me nënat, por nuk besoj se ka vajzë shqiptare që nuk i ka dëgjuar ndonjëherë këto shprehje nga mamaja e saj?
1-Shiko të bijën e filanes
Nënat shqiptare kur bëhen me nerva me ju, kanë gjithmonë një vajzë me të cilën ju krahasojnë. Ajo bija e filanes, është shembull për t’u ndjekur sipas mamasë (edhe pse ju ndoshta i dini 100 të zeza për atë vajzë)
2-Do doja të isha një ditë si ti, rehat
Për mamatë shqiptare vajzat e tyre nuk e vrasin shumë mendjen për problemet e shtëpisë, dhe ka ndonjë moment që do donin të ishin si vajzat. Ndoshta, ato nuk e kuptojnë që edhe vajza mund të ketë probleme.
3-Do shkosh tek burri, nesër pasnesër, t’i kesh dy gjëra për veten
Mamaja të vendos dhe në sedër, kur nuk bën ndonjë punë shtëpie. Ajo justifikohet duke thënë se ajo nuk ka nevojë për ndihmë, por dëshiron që t’i të mësosh se nesër, pasnesër do të shkosh tek burri. 4-Me këtë mendje, të dielën do të martohesh, të hënën do të kthejnë
Kujt ia ka thënë këtë shprehje mamaja, të ngrejë dorën? Mami sigurisht që mund ta ketë me shaka, por shpesh mund të thotë këtë gjë që vajzave mund t’ju duket për të qeshur, por po ta mendosh thellë thellë nuk është aspak për të qeshur.
5-Si s’më ngjave një çikë mua?
Në fakt këtu kanë të drejtë, duhet t’ju ngjajmë gjithmonë mamave.
6-Ke ngjarë nga familja e babait tënd
Kur bën ndonjë gjë të mirë, meritat i merr mami. Kur njerëzit të komplimentojnë “sa e bukur je”, ose gjëra të tilla, meritat sigurisht që i merr mami. Por ama kur ti bën diçka që mamit nuk i pëlqen, i ke ngjarë komplet fisit të babait.
7-Në moshën tënde unë mbaja familjen
Kush thotë se nuk e ka dëgjuar këtë shprehje nga mami, gënjen. Të gjitha nënat shqiptare, e kanë shprehje të preferuar, sado kohët kanë ndryshuar, mami mendon për kohën e vet.
9-Një ditë nuk do të jem unë, çfarë do të bësh?
Atë ditë as nuk duam të mendojmë, por mamatë vazhdimisht e përmendin këtë gjë, dhe nuk e kuptojnë që kjo fjali të lëndon, edhe pse ato e thonë në nerva e sipër.
Tenori Ramë Lahaj në muajin prill do të mbajë një koncert në Shkup të Maqedonisë. Në këtë koncert i cili do të dirigjohet nga dirigjenti David Crescenzi, përkrah tenorit Ramë Lahaj do të jetë edhe sopranoja Venera Gimodieva, baritoni Kiril Manolov dhe mezo-sopranoja Marika Popovikj, shkruan KultPlus.
Këtë lajm
e ka konfirmuar edhe vet tenori kosovarë përmes një postimi në Facebook.
“Për herë të parë do të jem në Shkup, Maqedoni, me miqtë e mi më të mirë
të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit Skena e Muzikës serioze
shqiptare. Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në
orën 19.30. Ndërkaq Masterclass për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në
Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14.30”, ka shkruar ai.
Biletat për këtë koncert mund t’i gjeni në https://mktickets.mk/ duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, respektivisht 25 mars./ KultPlus.com
Kosova për herë të parë prezantohet si shtet në njërin prej panaireve të librit më të vjetër në botë. Shtandi i Kosovës të enjten është hapur në Panairin e Leipzigut në Gjermani.
Kjo ngjarje kulturore ka filluar të organizohej më 1632. Janë mbi 130 tituj librash nga rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova që do të qëndrojnë të ekspozuara në Panairin që zgjat deri të dielën.
Shteti më i ri i Evropës këtë vit ka bërë vend për herë të parë në këtë ekspozitë të librit së bashku me Kanadanë. Përfaqësohet nga Ministria e Kulturës e Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, i cili ka mbërritur të enjten në mbrëmje në Leipzig ka thënë se ideja ka qenë që të prezantohen botimet e vitit 2018 dhe 2019.
Bashkë me titujt është edhe katalogu i botimeve të BKK-së.
“Fokusi ka qenë kryesisht tek botimet me interes albanologjik në fushën e historisë e të trashëgimisë kulturore. Janë edhe botimet e shkrimtarëve më kulminantë të Kosovës”, ka thënë Gajraku.
Shkrimtari Ibrahim Kadriu, i cili është laureat i sivjetshëm i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, do të prezantohet në Panair.
Samir Hoxha, këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se “Ministria e Kulturës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila në stendën e saj do të prezantojë botimet më të reja nga Kosova. Në Panairin e Leipzigut, në kuadër të rrjetit letraro-kulturor ‘Traduki’, Kosova do të prezantohet me autorët e saj, Ardiana Shala dhe Beqë Cufaj”. Cufaj, njëherësh është ambasador i Kosovës në Berlin. Në bashkëpunim me ‘Tradukin” e pranishme në Panair është edhe poetja Blerina Goxha-Rogova.
Krahas Kosovës, edhe Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Kulturës në këtë Panair. Autorët Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka do të prezantohen nga Ministria e Kulturës, kurse në kuadër të rrjetit “Traduki” do të jenë të pranishëm edhe Lindita Arapi dhe Anrila Spahia.
Johann Wolfgang Goethe (shqiptohet: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.
Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.
Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.
Krijimtaria letrare
Poezi, këngë dhe balada
Geistesgruß (Poezi”Përshëndetje Shpirtit”), 1774 Burg Lahneck
In allen guten Stunden (Në të gjitha orët e mira), 1775
Der Erlkönig (Baladë “Mbreti ERL”), 1782
Xenien (Poezi , së bashku me Friedrich Schiller), 1796
Die erste Walpurgisnacht (Baladë, nga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soli, kor dhe orkestër), 1799
Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar një këngëtarit”Për këngëtar tregojn shumë”), 1815
Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
Yll Rugova – dikur pjesë e Komunës së Prishtinës në Drejtorinë e Kulturës, ka treguar se mbajtja e MANIFESTA – ngjarjes së madhe të artit bashkëkohor, do të mund të ndodhë në Prishtinë.
Ky është statusi i tij në Facebook:
Manifesta në Prishtinë do të sillte mbi 200,000 vizitorë të huaj në kryeqytet dhe dhjetra miliona euro për Kosovën. Duke e përmirësuar edhe imazhin ndërkombëtar të shtetit.
Kur ne fillim te vitit 2018, e inicova aplikimin per vitin 2022, kishte ndoshta pak gjasa se kjo mund të realizohej. Ne fakt edhe unë kisha dyshime. Por me punë e angazhim, me shumë takime që kisha në Palermo e Prishtinë, me koordinimin edhe te institucioneve përkatese, sot kjo ka shume shansë të bëhet realitet.
Këto ditë po qëndron në vizitë një delegacion i Manifestës, për të parë mundësinë e organizimit të bienales në Prishtinë.
Është kënaqësi e veçantë, të fillosh ti shohësh rezultatet e një pune një vjeçare. Prishtina po futet në hartën e kulturës ndërkombëtare.
Manifesta është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet të ndryshëm pritës çdo dy vjet. Në vitin 2018 është organizuar në Pallermo, kurse në vitin 2020 udhëton për në Marseje, Francë. E themeluar në vitin 1990 si një bienale evropiane e artit bashkëkohor është ngjarje e madhe ndërkombëtare e artit, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Mbajtja e Manifestës në Prishtinë do të fuste Kosovën dhe Prishtinën në veçanti, në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë.
Në dekadën e ardhshme, Manifesta do të fokusohet në evoluimin prej një ekspozite arti në një platformë ndërdisiplinore për ndryshime shoqërore, duke futur hulumtimin holistik urban dhe programimin e orientuar drejt trashëgimisë si thelbin e modelit të saj.
Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë hapet ekspozita me titull “As mik as armik”, e artistit Sokol Beqiri.
Kuratorja Galit Eilat thotë se stili i drejtpërdrejtë dhe faktik që Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm, kjo është një zgjedhje e vetëdijshme teknike. Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin.
“Jemi të privuar edhe nga ndjenja e katarsisit, këto ngjarje kanë ndodhur dhe nga to nuk ka ardhur asnjë e mirë. Nuk gjejmë as shëlbim dhe shikuesi nuk fshihet dot nga mesazhi i qartë i punëve. Nëse arti nuk mund të na shpëtojë, të paktën mund të përshkruajë dhe të raportojë. Roli që merr Beqiri është roli i dëshmitarit, i cili është këtu për të raportuar dhe për të na kujtuar tmerret që nuk mund t’i harrojmë”, thotë Eliat.
Ajo shton se është kjo formë e teknikës, ky vështrim i palëkundur i artistit, që i kthen në jetë kujtimet e luftës në Kosovë.
“Duket sikur Beqiri ka marrë përsipër sfidën e nënkuptuar në esenë aq të keqkuptuar të Adorno’s ‘Nach Auschwitz ein Gedicht zu schreiben ist barbarisch’ (‘Të shkruash poezi pas Auschwitz-it është barbare’). Nëse pyetja e Adorno’s është “si mundet dikush të shkruajë një poezi që përmbledhë barbarinë e Holokaustit?, atëherë Beqiri i përgjigjet: duke bërë atë që artistët kanë bërë përherë dhe duke gjetur mjetet e duhura teknike”, – nënvizon kuratorja përmes një teksti të shkurtër publikuar nga GKA. Ajo shënon se lufta gjithmonë ka kërkuar të jetë e përfaqësuar në art, në art të lavdit dhe të shenjtërimit.
Çereku i të rinjve shqiptarë të moshës 15-24 vjeç si në Shqipëri e Kosovë as nuk shkollohen e as nuk punojnë, duke shënuar kështu normën më të lartë në rajon.
Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në Shqipëri që nuk shkollohen e nuk punojnë përfaqësojnë një të katërtën e totalit, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, me normën që, po aq sa Shqipëria fiksohet në 25.9%.
Këtë e thotë një raport i fundit i Bankës Botërore për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova paraqiten në pjesën e sipërme të grafikut.
Për vendet e tjera të rajonit, norma është ndjeshëm më e ulët, duke zbritur deri në 17% në rastin e Serbisë.
Gjithsesi, të dhënat tregojnë se në krahasim me vitet 2013-2014, norma e atyre që quhen “Neets” ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, pasi 5-6 vjet më parë i kalonte të 30%. Ajo që vihet re tjetër nga raporti është fakti se te femrat norma është më e lartë, duke u ngjitur në mbi 27%. Për meshkujt ndërkohë është diçka më pak se 25%. / KultPlus.com
Këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, shumë këngëtarë e sjellin në versione të ndryshme.
Edhe instrumentistët i kanë kushtuar kohën e tyre kësaj
melodie legjendare. Pëllumb Qerimi ka postuar një video në Facebook ku e sjellë
bareshën në versionin e tij, instrumental me kitarë.
Qerimi ka marrë komente pozitive për shndërrimin e këngës së Bilbilit të Këngës Shqiptare në këtë formë.
“Baresha” është ndoshta kënga më e mirë shqipe, e sjellë në formën më të mirë nga Nexhmije Pagarusha vite më parë, dhe mbetet një këngë që i bën ballë kohës dhe gjeneratave. / KultPlus.com
Çfarë po thonë vallë duke u çapitur me pantoflat me gisht ngarkuar me çanta në duar babë e bir që këpusin me radhë një copë nga buka e rrumbullakët teksa trageti ynë i afrohet bregut pas orë të gjata lundrimi ngadalë sikur po ecën në këmbë ‘po’ duket sikur thonë jemi mësuar të ecim në këmbë kemi mësuar t’ia dalim vetë rrallë herë kemi provuar përkëdhelitë e jetës mbushur me sakrifica që farën nuk na e zhdukën këtu na solli deti rrëzëllitës dhe si në përralla të bukurat gra tona po na presin vetëm një ditë larg edhe një ditë më shumë.
Më 14 mars të këtij viti u bënë 159 vjet nga vdekja e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare. Karl Gega qe inxhinier, projektues rrugësh dhe hekurudhash. Njihet sidomos për ndërtimin e hekurudhës së Semeringut, që fillon në Glognic dhe arrin në Myrcushlag. Edhe pjesa më e vështirë dhe spektakolare e kësaj hekurudhe, ajo Ercercog-Johanban (hekurudhë e arkidukës Xhovani), Vienë – Trieste, u projektua e gjitha prej tij. Karl Gega lindi në Venecie nga prindër me origjinë shqiptare. Studioi në Padovë, ku vetëm 17 vjeç mori diplomën në matematikë.
Më pas filloi karrierën e tij si projektues duke ndërtuar rrugë dhe vepra hidrike në krahinën e Venetos. Midis gjërave të tjera ndihmoi në ndërtimin e “Rrugës së Alemanjës”, rrugës që nga San Vendemiano, pranë Koneljanos, të çon në Dobiako duke kaluar nëpër Kortina d’Ampeco. Në periudhën 1836-1840 qe mbikëqyrës në Bohemi për ndërtimin e “Hekurudhës Perandor Ferdinandi” që shonte nga Bryni deri në Lundenburg. Në atë kohë (1836-1837) studio edhe botën e hekurudhave në Angli dhe në kombe të tjera europiane.
Në 1942-shin Gega u bë drejtori i përgjithshëm i Südlichen Staatsbahn-it (Hekurudhave Jugore të Shtetit) ku i takoi detyra të projektonte Hekurudhën e ardhshme Jugore, për të cilën ndërmori një udhëtim studimi në Amerikë. Përvojat që buruan nga ky udhëtim bashkëdikuan jo vetëm në projektimin dhe ndërtimin e Hekurudhës së Semeringut, por edhe në dy botime. Gega e botoi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij paralelisht në gjuhët gjermane, italiane dhe franceze.
Pas kthimit të tij në Hekurudhat e Shtetit Austro-Hungarez, u ngarkua me projektimin e hekurudhës jugore, nga Viena në Trieste përmes Gracit, linjë hekurudhore që më pas u pagëzua në nder të arkidukës Giovanni d’Asburgo si “Linja Arkidukë Xhovani”, por që kaloi në histori si “Hekurudha Jugore” meqë lidhte kryeqytetin e Perandorsë me jugun.
Në atë periudhë, shumë vetë menduan se përshkimi hekurudhor i Semeringut ishte teknikisht i ndërlikuar, madje i kotë. Por që më 1848-ën Gega paraqiti një projekt që e kalonte rrugën me lokomotiva normale, pa iu drejtuar kremaljerave. Edhe më parë se të vendosej nisja e punimeve, Gega porositi ndërtimin e lokomotivave të përshtatshme për kapërcimin e pjerrësive të tilla.
Punimet filluan më 1848-ën dhe para përfundimit të tyre, më 1851-shin, mori titullin kalorës (“Ritter”). Kur më 1854-ën hekurudha u përfundua Gega kishte projektuar tashmë një rrjet hekurudhash për krejt perandorinë austriake dhe në vitet në vijim mori shumë detyra të tjera, midis të cilave ndërtimin e pjesëve hekurudhore në Transilvani.
Megjithatë Gega nuk mundi ta shihte përfundimin e kësaj vepre të fundit pasi vdiq nga tuberkulozi në Vienë, më 1860-ën. Jeta e Karl Gegës frymëzoi plot pesë romane. Në vilën e familjes, Vila Allegri Von Ghega në rivierën e Brentës në Oriago ruhet një pjesë e arkivit historik. Gegës Austria i rezervoi nderin e portretit në kartëmonedhën prej njëzetë shilingash, ndërsa në Trieste, Itali, një rrugë mban emrin e tij. Përgatiti Adrian Beshaj
Pas lojes fantastike, te djemve kosovare qe jane rrite jashte, eshte koha me pa se ne çare ambienti te kontaminuar jetojme. Pi bjen qe po e citoj veten, por Kosoves i duhet President qe eshte rrite/shkollu jashte Kryeminister qe eshte rrite/ shkollu jashte Ministra qe jane rrite / shkollu jashte Etj. Nese s’ju kane binde keta djemte qe nje vit, shqiptaret e kombetares zvicerane dhe ata te kombetares se Shqiperise; nes s’ju kane binde Rita Ora etj., atehere kemi problem serioz. E du Kosoven, i du shatzat!