Njerëzit i kemi dëgjuar shpesh duke thënë “i mjeri ky/ajo çfarë fati të keq ka”, ose “shumë i pafat jam”, etj. Dua të ju them që fati nuk ekziston, fati është ngushëllim i njerëzve pa guxim, pa-motiv, i njerëzve shkurt-pamës.
Shpesh ne dimë ta kufizojmë veten ose të na
kufizojnë të tjerët! Ne mund ta kufizojmë veten ashtu siç pretendon Stephen
Hawking për vrimat e zeza, ku graviteti është aq i fortë sa edhe drita nuk mund
të shpëtoj, e cila ka shpejtësinë treqind-mijë kilometra në orë. Hipoteza
vazhdon për vrimat e zeza ku thuhet që krijohet një trysni e madhe, ku çfarëdo
trupi qiellor që hyn në të, ai gllabërohet pavarësisht shpejtësisë apo gjendjes
së tij. Kështu edhe truri mund të veproj si një vrimë e zezë, ku pavarësisht
informatave apo këshillave që merr, truri i mbyllur i tretë.
Por se si mund të na kufizojnë mendjen të
tjerët dhe t’i nënshtrohemi fatit, më së miri na ilustron historia e
elefantëve. Elefantët kur janë të vegjël lidhen për këmbe me një litar të
vogël, mjaftueshëm që ata në atë moshë mos ta këpusin, por kur rriten
pavarësisht forcës së madhe që kanë, ata vazhdojnë të mendojnë që nuk mund ta
këpusin litarin dhe e lënë veten në mëshirë të fatit!
Nëna e Al Pacinos e mbështeti djalin e saj
deri në momentin kur e lodhi sëmundja dhe e këshilloj të bëhet më praktik dhe
që ta lë aktrimin sepse aktrimi thoshte është për të pasurit, por ai u inatos
dhe vazhdoj ta ndjekë ëndrren e tij. Kurse Albert Einstein thoshte: “U jam
mirënjohës të gjithë atyre që më thanë ‘JO’, sepse falë tyre ja dola mbanë
vetë!”
Andaj, sfido fatin e elefantit, mos jeto në
amulli. Fati është mungesa e guximit! Merre guximin të provosh, të provosh e të
provosh derisa të arrish objektivat tuaja. Aktori i madh amerikan Morgan
Freeman thotë: “Guximi është çelësi i gjithçkaje në jetë”.
Ironia e fatit është tek ‘Lojërat e fatit’ ku ato ‘thirren në fat’, por a mund të kesh fat dhe të fitosh lojën pa biletë?/ KultPlus.com
Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.
Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.
Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.
Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.
Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në një takim të veçantë autorin e “Librit të luftës”, gazetarin dhe publicistin, Nuhi Bytyçi.
Ministri Gashi, shprehu konsideratën e lartë të tij për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetarit të mirënjohur Nuhi Bytyçit në kohë të vështira, veçmas gjatë periudhës së luftës për liri e pavarësi.
“Të rrallë janë ata gazetarë, sikur ishte Nuhi Bytyçi, i cili në vazhdimësi ishte në shërbim të interesave të publikut, duke rrezikuar vetëm për të informuar opinionin drejt për zhvillimet dramatike në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare në rrethana të okupimit dhe të terrorit shtetëror serbo-jugosllav, duke thyer censurën e regjimit totalitar komunist, por edhe duke informuar opinionin botëror nga istikamet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përçuar mesazhin e luftës së drejtë dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri e pavarësi” tha ministri Gashi.
Ministri Gashi e përgëzoi autorin Bytyçi për publikimin e memoareve të tij në një libër voluminoz me titull “Libri i luftës”, për të cilin tha se “është një projekt shumë serioz, jo vetëm gazetaresk e publicistik, por edhe historik, ngase në mënyrë kronologjike përfshin të gjitha ato ngjarje e zhvillime dramatike të historisë sonë më të re.”
Në takim, doajeni i gazetarisë kosovare, Nuhi Bytyçi, e informoi ministrin Gashi lidhur me përmbajtjen e “Librit të luftës” në botim të shtëpisë “Armagedoni”.
“Puna e gazetarit nuk është aspak e lehtë. Gazetari gjithmonë është në luftë, në luftë për të vërtetën, në shërbim të së mirës së atdheut të tij dhe të njerëzimit, në shërbim të publikut”, pohoi me këtë rast Nuhi Bytyçi.
Ai shtoi se “unë kështu e kam kuptuar gjithmonë gazetarinë dhe në këtë frymë jam angazhuar me tërë përkushtimin tim në të gjitha kohërat”.
Bytyçi përkujtoi se “si pjesëmarrës i drejtpërdrejt i shumë ngjarjeve dhe proceseve politike e ushtarake në Kosovë dhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare, qe disa vite kam punuar në prezantimin e tyre në librin tim, i cili është mirëpritur nga opinioni i gjerë. Besoj se do të shërbejë si dëshmi edhe për historianët tanë, të cilët janë duke punuar në shkrimin e historisë sonë më të re kombëtare”.
Publicisti Nuhi Bytyçi ia dhuroi ministrit Gashi librin e tij dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen për botimin e librit.
Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt: “Pse njerëzit bërtasin kur ata janë të zemëruar?”. “Bërtasin për shkak se e humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse të bërtasësh nëse personin e ke pranë?”, pyeti sërish mendimatri.
“Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mësuesi u kthye me pyetjen: “A nuk mund të flisni me të me zë të ulët?. U dhanë përgjigje të tjera të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.
Pastaj ai shpjegoi: “A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni për të dëgjuar. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort do të duhet të bërtasin për të ndjerë njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin, thjesht pëshpërisin.
Dhe kur dashuria është më intensive, nuk është e nevojshme të pëshpëritësh, thjesht shikohesh në sy. Zemrat e tyre janë bërë një e vetme. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz që e duan njëri-tjetrin afrohen”.
Së fundmi, mendimtari përfundoi duke thënë: “Kur debatoni apo diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’i ndalni, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë kaq e madhe saqë ata kurrë nuk do ta gjejnë më rrugën e kthimit”. (Gandhi)
Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna sonte ka publikuar albumin “Fortuna” dhe deri tani ka publikuar një serë këngësh me videoklipe, shkruan KultPlus.
Krahas këngës me Yll Limanin, ajo ka publikuar edhe këngën me Armend Rexhepagiqin “Harrova”. Kënga pat ngjallur mjaft emocione në interpretimin e Tunës dhe Armendit në Shkup.
Armend Rexhepagiqi tash e një kohë i ka munguar skenës muzikore, ndërsa së fundmi ka kompozuar këngën e Elvana Gjatës “Tavolina e merzisë” dhe “Tani m’ke zemër” nga Tuna./ KultPlus.com
“Tani m’ke zemër” është kënga më e re që ka lansuar Altuna Sejdiu, që njihet si Tuna. Kënga është pjesë e albumit të Tunës, “Fortuna”.
“Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi.
Pos këngës “Tani m’ke zemër” Tuna ka publikuar edhe bashkëpunimin “A don hala” me Yll Limanin. Pak minuta më pas, ajo ka publikuar edhe këngën më të re të titulluar “Plagë”.
KultPlus ju përcjell këto tri këngë më videoklipe.
Në këtë artikull do të tregojmë disa nga çastet më të rëndësishme të jetës së Frida Kahlos mes pikturës, vuajtjeve dhe suksesit të merituar.
Fillimet
Bijë e “Revolucionit Meksikan”, që në lindje Frida u prek nga një deformim i shpinës, për të cilin prindërit dhe miqtë e tyre e quajtën poliomelit, duke qenë se nga ajo vuante edhe vajza tjetër. Në adoleshencë ajo tregoi një talent të habitshëm artistik, që karakterizohej nga shpirti i pavarur sepse refuzonte çdo lloj rregulli social. Nga ky kontekst do të lindte edhe tema e autoportretit. Të parin e piktori për djalin që donte kur ishte adoleshente, Alehandron.
Aksidenti
Në shumë prej punimeve paraqet aspekte dramatike të jetës së saj, më i madhi prej të cilëve ishte një aksident i vitit 1925. Dëmtimi i rëndë i legenit do të ndikonte shëndetin e saj për pjesën e mbetur të jetës, ndërsa shpesh herë do t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjeve kirurgjikale, megjithëse frymëzimi kurrë nuk reshti. Iu dedikua me shumë pasion pikturës dhe pavarësisht dhimbjeve fizike dhe traumës psikologjike që kaloi pas aksidentit, vazhdoi të ishte ajo vajza rebele, antikomformiste dhe shpirtlirë.
Dhimbja u kthye në art
Pasi la spitalin, u detyrua të rrinte për muaj të tërë në krevat me mesin e vënë në allçi. Kohën e kalonte duke lexuar shumë libra, pjesa më e madhe e të cilëve mbi lëvizjen komuniste. Pjesën tjetër të ditës, sigurisht që pikturonte. Për të mbështetur këtë pasion, prindërit i dhuruan një krevat të lëvizshëm, një pasqyrë në tavan dhe sigurisht shumë bojëra. Raporti i saj obsesiv me trupin karakterizoi një ndër aspektet më thelbësorë të artit që bëri gjatë gjithë jetës: krijoi vizione të trupit femëror të pa shtrembëruara nga shikimi mashkullor.
Pablo Picasso në një letër i shkruante Diego Riveras: “As Derain, as ti dhe as unë nuk mund të pikturojmë një kokë siç bën Frida Kahlo!”
Takimi me Diego Riveran
Pikturat që bënte në shtëpi ia dërgoi Diego Riveras, një ndër personalitetet më të shquara të artit pamor për kohën. Aq shumë përshtypje i bëri Riverës stili modern i Kahlos, saqë menjëherë e bëri pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë. Kahlo u bë edhe aktiviste e Partisë Komuniste Meksikane që prej vitit 1928. Mori pjesë në shumë manifestime dhe u dashurua me Diego Riverën. Një vit më pas u martuan, edhe pse Kahlo ishte e ndërgjegjshme për tradhtitë që Rivera do të kryente. Ai tashmë ishte në martesën e tretë, ndërsa edhe Kahlo pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore, ndër të cilat disa edhe homoseksuale.
Vitet e fundit dhe suksesi
Jeta dhe veprat e Frida Kahlos mahnitën artistikisht shumë njerëz në mbarë botën, duke frymëzuar vepra të tjera jo vetëm pamore, por edhe letrare. Për shumë ajo mbetet figura më me impakt në shekullin e kaluar. Tre ekspozita të rëndësishme iu dedikuan: Në vitin 1938 në New York, 1939 në Paris dhe 1954 në Mexico City. Vitin pasardhës, më 13 korrik 1954, Kahlo ndërroi jetë në qytetin e lindjes. Shtëpia e saj në Coyoacán u bë strehë për mijëra e mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Edhe sot ajo shtëpi është e paprekur, sipas vullnetit të Kahlos ndërsa është e mbushur me dritë, ngjyra dhe piktura si për të treguar shpirtin e pronares së saj.
Frida dhe surrealizmi
Që prej vitit 1938, aktiviteti i saj në pikturë intensifikohet shumë. Pikturat nuk përqendrohen më vetëm në përshkrimin e traumave të jetës, por flasin për gjendjen dhe këndvështrimin e saj për botën duke përfshirë edhe fëmijët. Gjatë një periudhe të shkurtër, elementët tradicionalë meksikanë shkrihen me prodhimtarinë e saj surrealiste. Në vitin 1938 shkrimtari Andre Breton pa për herë të parë punimet e saj dhe mbeti i mrekulluar, ndërsa tha se ishte një krijesë surrealiste e bërë me duart e tij. Nuk hezitoi ta ndihmonte në hapjen e ekspozitës së Parisit, që e bëri të famshme edhe në Europë. Kahlo e dinte se etiketimi si surrealiste do ta ndihmonte shumë për të marrë aprovimin e kritikës, ndërsa i pëlqente edhe ideja që të konsiderohej si një artiste origjinale. Në çdo rast, pikturat e saj të frymëzuara nga dhimbja, nga erotizmi me përdorimin e figurave hibride dhe krejt vizioni i Fridës ishte shumë larg atij surrealist. Imagjinata e saj nuk ishte një mënyrë për të dalë nga logjika dhe për t’u futur në subkoshiencë, por ishte produkt i jetës së saj të cilën kërkonte ta bënte të dukshme përmes simbolizmit. Lidhja e saj me surrealizmin ishte një lojë, ishte një mënyrë për të marrë pëlqimet e shpejta të kritikëve dhe intelektualëve të kohës. Vetë ajo vite më pas do ta mohonte që ishte pjesë e kësaj lëvizje, edhe pse pas viteve ’40 surrealizmi nuk ishte më në modë./Tiranapost.al
Hashim Thaçi ka thyer rekord sa i përket shpërndarjes se mirënjohjeve e dekoratave. Këto tri vitet e fundit sa ai është president, shumë personalitete të fushave të ndryshme kanë kaluar përmes zyrës presidenciale pasi që Presidenti Thaçi ka qenë goxha dorëlirë sa i përket dhënies se dekoratave.
Por jo të
gjitha dekoratat kanë shkuar prej nga janë nisur, pasi që disa edhe kanë
refuzuar të dekorohen nga Thaçi. Në
mesin e tyre ishin edhe Veton Surroi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sylejman
Selimi, Rexhep Qosja, Agim Vinca.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen presidenciale, e përditësuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Thaçi ka ndarë 657 dekorata, ku përfshihen medalje, tituj, urdhra e mirënjohje. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Medaljen presidenciale jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, vitin e kaluar e pranoi bashkëshortja e presidentit të ndjerë, Fanë Rugova e cila për tek presidenti u shoqërua me djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajzën Teuta Rugova, shkruan KultPlus.
Veç asaj, më 15 shkurt presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave edhe renë e Rugovës, dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova. Thaçi përmes një njoftimi kishte thënë se këtë medalje ia dhuron Kllokoqit-Rugova për kontributin e dhënë në fushën e artit, mirëpo nuk kishte vonuar shumë e ky postim ishte fshirë nga faqja zyrtare e Thaçit.
Deri tani Thaçi mban rekordin sa i përket dekorimeve, pasuar nga Atifete Jahjaga që gjatë mandatit të saj nga viti 2011 deri në vitin 2016 kishte ndarë 550 dekorata. Por sa dekorata kishte ndarë presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova?
Që nga viti
2000 e deri në vitin 2006, presidenti Rugova kishte ndarë 225 dekorata, ku
përfshihen medalje e urdhra, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell listën ku mund të shihni të gjithë emrat e të dekoruarve nga Rugova.
1.Abdyl
Frashëri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
2 Adem Azemi
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
3 Adem
Jashari Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
4 Adem
Jashari Urdhri Hero i Kosovës 26.11.2004
5 Adem
Mikullovci – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 Adem Vitia
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
7 Adnan
Zhelta – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
8 Afijete
Azizi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
9 Agim
Hajrizi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
10 Agim
Morina – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
11 Agush
Balaj – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
12
Presidenti Alfred Moisiu (Shqipëri) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
13 Ali Aliu
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
14 Ali Hadri
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
15 Ali
Shahini – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
16
Ambasadori Ëilliam Ëalker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
17 Anton
Çetta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
18 Antonio
Belushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
19 At Gjergj
Fishta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
20 At
Shtjefën Gjeçovi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
21 Ati të
Shenjtë Papa Gjonë Pali II
(Vatikan)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
22 Avdi
Grajqevci – Obiliq Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
23 Azem Hajdari
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
24 Azem
Neziri – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
25 Bahri
Abazi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
26 Bajram
Arifi – Lipjan Medalja e Pavarësisë
27 Baki
Krasniqi -Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
28 Basri
Bajrami – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
29 Besa
Basha – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
30 Binaze
Jashari – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
31 Bujar
Gjurgjeala – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
32 Bujar
Hoxha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
33 Burim
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
34 Daut
Jashanica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
35 Enver
Hadri Urdhri Hero i Kosovës 04.04.2005
36 Enver
Maloku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
37 Enver
Pula – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
38 Eqrem
Çabej Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
39 Eqrem
Kryeziu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
40 Ernest
Koliqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
41 Ethem
Bekeri – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
42 Otto Von
Habsburg (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
43
Eurodeputetja Doris Pack (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
44
Eurodeputetja Nicole Fontaine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
45
Gjenerallejtënant Fabio Mini (Itali) Medalja e Artë ushtarake në Shërbim të
Paqes
dhe Lirisë
03.10.2003
46 Fatos
Pula – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
47 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
48 Fehmi
Agani Urdhri Hero i Kosovës 06.05.2004
49 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
50 Fehmi
Nallbani – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
51 Ferhat
Dinosha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
52 Ferid
Currri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
53 Feride
Hyseni – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
54 Feti
Broqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
55 Fetije
Shala – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
56 Flamur
Xhiha – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
57 Gafurr
Kiseri – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
58 Gani
Miftari – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
59 Gani Vula
– Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
60 Gëzim
Haklaj – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
61 Gëzim
Lipoveci – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
62 Gjenarali
Michael Jackson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
63
Gjenereali Ëesley Clark (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
64 Gjyljeta
Mulla – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
65 Haki
Ymeri Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
66 Halil
Maxhari – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
67 Halim
Dema -Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
68 Halit
Kryeziu – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
69 Hanife
Elshani – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
70 Hilmi
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
71 Hisen
Bashota – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
72 Hisni
Salihu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
73 Akademik
Idriz Ajeti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
74 Ilaz
Ramajli – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
75 Ilirjana
Jusufi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
76 Imer
Gashi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
77 Isa
Shefkiu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
78 Isak
Restelica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
79
Presidenti Ronald Regan (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
80 Islam
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
81 Ismail
Kadare Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
82 Ismajl
Sahiti – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
83 Ismet
Rraci Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
84 Isuf
Konjufca – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
85 Jahir
Bekteshi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
86 Jakup
Bullatovci – Fushë Kosovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
87 Jim Xhema
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
88 Jusuf
Gërvalla Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
89 Kadrije
Dajqi Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
90 Kadrije
Ismajli -Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
91 Kancelari
Gerhard Schreder (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
92 Kancelari
Helmut Kohl (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
93 Komanda e
NATO/KFOR-it Kosovë Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
94 Komanda e
NATO-s -Bruksel Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
95 Komandant
Sali Çeku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
96
Komisioneri Evropian Chris Patten -(Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë
12.06.2004
97 Kongresi
i SHBA-së Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
98
Kongresmeni Benjamin Gillman (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
99
Kongresmeni Eliot Engel (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
100
Kongresmeni Tom Lantos (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
101
Kongresmenja Sue Kelly (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
102
Kryeministri Jose Maria Aznar (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
103
Kryeministri Masimo D’Alema (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
104
Kryeministrit Silvio Brlusconi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
105
Lartmadhëria e Tij Juan Carlos II (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
106 Leonard
Foks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
107 Leonora
Zajmi – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
108 Lordi
George Robertson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
109
Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II (Britani e Madhe) Medalja e Artë e
Lirisë 12.06.2004
110 Lucia
Laqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
111 Maliqe
Bajoku – Podujevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
112 Akademik
Mark Krasniqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
113 Maxhun
Shala – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
114 Mehmet
Bardhi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
115 Mehmet
Gjevori Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
116 Mehmet
Ibrahimaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
117 Mehmet
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
118 Mikereme
Nishliu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
119 Milazim
Vitia – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
120 Ministri
Robin Cook (Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
121 Ministri
Alain Juppe (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
122 Ministri
Alois Mock (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
123 Ministri
Bernard Kouchner (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
124 Ministri
Flavio Cotti (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
125 Ministri
Hubert Vedrine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
126 Ministri
Joschka Fischer (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
127 Ministri
Joseph Deiss (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
128 Ministri
Klaus Kinkel (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
129 Ministri
Rudolph Scharping (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
130
Ministrja Ana Lindh (Suedi) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
131 Mishel
Ruks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
132 Muhamet
Ahmeti – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
133 Muhamet
Shabani – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
134 Muhamet
Shukriu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
135 Muharrem
Shabani – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
136 Murtez
Rahmani – Shtërpcë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
137
lartmadhëria e Tij Leka I Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
138 Naser
Gashi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
139 Nazif
Berisha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
140 Nazif
Matoshi – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
141 Nazmi Fejzullahu
– Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
142 Nazmi
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
143 Nebih
Abdullahu – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
144 Nejazi
Hoxha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
145 Nezir
Prokshi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
146 Nezir
Sallahu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
147 Nikë
Prela Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
148 Nikollë
Shabani – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
149 Noel
Malkolm (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
150 Osman
Nuhiu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
151 Pajazit
Nushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
152
Parlamenti Europian Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
153
Presidenti Bill Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
154
Presidenti Carlo Azeglio Ciampi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
155
Presidenti George Ë Bush (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
156
Presidenti George Herbert Ëalker Bush
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
157
Presidenti Heinz Fischer (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
158
Presidenti Jacques Chirak (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
159
Presidenti Oscar Luigi Scalfaro (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
160 Presidenti
Tomas Klestil (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
161 Prof.
Latif Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
162
Prof.Femi Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
163 Qamil
Bajraktari – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
164 Qazim
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
165 Qefsere
Boshnjaku – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
166 Qemajl
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
167 Raif
Ramabaja – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
168 Ramadan
Kelmendi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
169 Ramiz
Bacaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
170 Refik
Raka – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
171 Refika
Belegu – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
172 Remzi
Maliqi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
173 Rexhep
Ismajli Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
174 Rifat
Rifati – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
175 Riza
Halimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
176 Robert
Elsie (Kanada) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
177 Ruzhdi
Bakalli – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
178 Sabit
Berisha – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
179 Sabri
Hamiti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
180 Sabri
Hashani – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
181 Sali
Çeku Urdhri Hero i Kosovës 19.04.2005
182 Sami
Repishti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
183 Sanije
Qitaku – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
184
Sekretari i OKB Kofi Annana Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
185
Sekretari i Shtetit James Baker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
186
Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
187 Selami
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
188 Selim
Krasniqi – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
189 Selman
Riza Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 17.06.2005
190 Selvije
Gjinaj – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
191 Senatori
Bob Dole (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
192 Hillari
Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
193 Shaban
Hashani – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 / 6
EVIDENCA E
TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA (2002 – 2006)
194 Shaban
Manaj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
195 Shaqir
Curri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
196 Shefi i
diplomacisë së BE-së Javier
Solana
(Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
197
Shemsedin Bytyqi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
198 Shemsi
Hajdini – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
199 Shukri
Rrahimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
200 Skender
Aliu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
201 Skender
Skenderi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
202 Smail
Hajdaraj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
203 Sokol
Prokshi – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
204 Sylejman
Vokshi Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
205 Tafil
Berisha – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
206 Tafil
Salihu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
207 Teki
Dervishi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 28.05.2004
208
Kryeministri Tony Blair (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
209 Ukë
Bytyqi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
210 Ukë
Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
211 Valentin
Domniku – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
212 Vaso
Pash Shkodrani Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
213 Veli
Haxha – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
214 Veton
Shala – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
215 Xhemail
Mustafa Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
216 Xhemajl
Dizdari – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
217 Xhemajli
Bajri – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
218 Xhevat
Pllana – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
219 Xhevat
Zejnullahu – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
220
Kongresmeni Joseph J. DioGuardi (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
221 Ymer
Prizreni Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
222 Tahir
Lush Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 24.05.2004
223 Zekeria
Cana Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
224 Zijadin
Salihu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
Kjo shtëpi muze ndodhet në Edinburgh të Anglisë dhe nuk bie në sy prej objekteve të tjera që ndodhen në afërsi të saj, por nëse afrohemi dhe hyjmë brenda nuk do i besojmë syve.
Gjithçka është e ruajtur në mënyrë të përkryer. Mobiliet janë të paprekura, divanet me butësinë dhe komoditetin e tyre, tualeti duket sikur të jetë mobiluar në kohët e sotme, dhomat e gjumit me pamje perfekte dhe mobilie të stilit të vjetër por që janë akull të reja.
Arsyet se pse kjo shtëpi është kaq e mirëmbajtur edhe pse ka vite që ekziston janë se nuk është përdorur shumë dhe njerëzit që e kanë në pronësi janë kujdesur për të.
Shtëpia është në shitje dhe ka vlerën 310 mijë paund. Për një objekt të tillë që i ka rezistuar aq shumë kohës ia vlen një investim i tillë!
Ylli i Hollywood, Angelina Jolie hedh dritë mbi arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt.
“Asnjë marrëdhënie nuk është vetëm bardh e zi. Unë dhe Brad kishim pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje. Dhe arsyet pse shkuam drejt divorcit ishin pikërisht pikëpamjet e ndryshme që kishim mbi fëmijët tani”, tha aktorja për Entertainment Today.
Ndërsa theksoi se një arsye tjetër ishte varësia e Brad ndaj alkoolit.
“Varësia e tij ndaj alkoolit ishte arsyeja pse humbi shumë mundësi në Hollyëood. Ai ishte xheloz dhe nuk më lejonte të promovoja biznesin tim. Sidoqoftë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë nuk dua të flas shumë për këtë”, shtoi Jolie.
Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.
Njoftimi për ndarjen e tyre në shtator 2016 pas një dekade së bashku shokoi fansat e tyre në të gjithë botën.
Per aq kohe sa ndajme nji Toke bashke; per aq vite sa Ju gzoni pagen prej taksave tona, madje per aq sa do te jeni n’krye te atdheut tone, do ish goxha fisnike te tregoheshit ma i fisem kur lshoni florinin mbi femijte e Kosoves ‘tjeter’ – Kosoves se Instagramit!!! (per bese, ajo asht e rreme dhe s’perfaqeson gjendjen e popullit ne shumice!!!)
Kryeminister, Ndersa ju kremtoni me nji familje, mos i verbnoni syte kundrejt qindra femijeve qe po luftojne per jeten, ne Kosoven e Pavaresise!
Nderkohe qe ju falni flori Kryeminister, qytetaret e Kosoves shesin shpi per me u kurue nga smundjet e turli sojshme …
Kur ju hedhni valle e ngreni dolli Kryeminister, familjet shqiptare neper Kosove varrosin femijte qe humbin jeten ‘aksidentalisht’ ne memedhe!
#Kryeminister, Ju mund te dhuroni çka t’ju doje zemra miqve tuaj, por asesi te perdorni simbolet e Kosoves se Adem Jasharit per t’i ba qejfin veç disave!
Ju nuk mund ta shfrytezoni postin ne Republiken e atyne qe s’jane ma …
Nuk asht per Burrshtetasin e Nershem me dhurue dukat’ per femijte e miqve n’emen te Republikes se Kosoves! Jo! Jo ne kohnat kur rinia i ka marre udhet e gurbetit dhe po e braktis atdheun!
Nuk asht pune e Bukur me i injorue t’dobetit, Kryeminister! Ata qe s’jane nipa artistesh e politikanesh!!
Ju, Kryeminister, keni dalun prej nji Ode jo pak te nerueme! Nuk asht per sojin tuej me u ba rezil me gjana t’vogla! Nuk asht per nji qytetar qe e ka shkelun Boten krekosja me luks n’emen te Kosoves!
*
Kryeminister, Anise ti s’ke me e lexue kurre kete copeze, as keshilltaret e tu diplomashume, te pakten ndali rojat e tua te mos versulen masi t’i kene kqyr e keqkuptue keta rreshta! Madje, mos guxo me kercenue familjare e miqasi, me vendet e punes se ‘ajo e juaja po flet si teper’
#Kryeminister, Kosova bahet me Dashni, Pune, Ligj e Drejtesi!
“Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.”
“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.”
“Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.”
“Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.”
“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” – Robert F. Kenedi
“Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje.” – Alberto Moravia
“Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. – Mensio
“Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. – Samuel Beket
“Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia.” – Lorenc Darwll
“Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë.” – Luis Aragon
“Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. – Anton Çehov
“Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. – Alen
“Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp: “Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. – Oskar Uajlld
“Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. – Adorno
“Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”. – Ennio Flaiano
“Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme.” – Milan Kundera
“Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë”. – Albert Shvajcer
“Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari”. – Nethënill Brendën
“Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët”. – Xhon Gerzema
“Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik”. – Skot Adams
“Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar”. – Benjamin Frenklin
“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, që i jep”. – Barbara de Anxhelis
“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”. – Mark Tuein
“Mirësia është më e rëndësishme se sa mençuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë”. – Teodor Isak Rubin
“Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë”. – Frenklin Delano Ruzëvelt
“Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh i mirë. E dyta të jesh i mirë. Dhe e treta është të jesh i mirë”. – Henri Xhejms/bota.al
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, deklaroi se Dhërmiu po njeh investime të munguar prej një dekade, pas përfshirjen në programin e qeverisë “100 fshatrat”.
Goro shpreh se “jemi këtë të djelë edhe në sheshe apo rrugë të tjera të Dhërmiut, ku vazhdojnë punimet për të shijuar një nga surprizat më të veçanta të saj.
Kryebashkiaku shtoi se “Imagjinoni një mbrëmje vere në qetësi të plotë në Dhërmi duke lexuar “Hasta la vista” apo “Nata e Ustikës”, pikërisht në Sheshin “Petro Marko”, aty ku shkrimtari i madh dhërmias shkruante mes letrash të bardha disa nga kryeveprat e tij të letërsisë shqipe. Aty ku i madhi Petro Marko në fund do t’ju përcjelle me fjalët që dëgjoni nga të gjithë dhërmiasit: “mirupafshim përsëri. Rilindja Urbane në Dhërmi, fshati që po njeh një investim të munguar prej një dekade, pjese e programit qeverisës “100 fshatrat”. Një fshat i shpallur tashmë si Qendër Historike me Vendim të Këshillit të Ministrave”, Shprehet Goro.
Janë të
pasur si vend, por të varfër si popull. Duan ndryshime, por nuk ndryshojnë dot.
Janë të ri në moshë, por të vjetër në ide. Janë të mençur, por jo të ditur.
Janë kokëfortë, por jo këmbëngulës. Janë trima, por s’kanë guxim. Kanë dëshira,
por s’kanë kurajë. Janë të zjarrtë, por jo të ngrohtë. Nxehen shpejtë, ftohen
lehtë. Kanë shumë fjalë, por pak punë. Janë apolitik, por shumë partiak. Janë
patriot me ndjenja, por antikombëtar me veprime. Janë krenarë me të kaluarën,
por skeptik për të ardhmen. Punojnë pak, lodhen shumë. Pushojnë shumë, çlodhen
pak. Vishen mirë, ushqehen keq. Argëtohen shumë, por kënaqën pak. Kanë shtëpi
të pastra, por lagje të ndotura. Vetura të mira, por rrugë të këqija. I nënshtrohen
dogmave, por jo ligjeve.
Në kuptimin
anatomik, ata kanë tru, por nuk kanë “bythë” – kjo është edhe arsyeja pse nuk
janë të suksesshëm./ KultPlus.com
Këtë javë New York Times ka rekomanduar disa libra për burrat që kaluan dekada të burgosur gabimisht në burg para se të liroheshin, gjithashtu libra që trajtojnë problemin e ngrohjes globale.
I vetmuar: I pathyer nga katër dekada në burgim vetmitar. Historia ime e transformimit dhe shpresës,nga Albert Woodfox me Leslie George
Për një krim që ai nuk ka kryer, Albert Woodfox kaloi më shumë se katër dekada në izolim në Angola, burgun famëkeq të sigurisë maksimale në Luiziana.
“I vetmuar” është historia se si mbijetoi. Është një kujtim jashtëzakonisht i fuqishëm, shkruan kritiku ynë Dëight Garner.
“Në qoftë se fundi i këtij libri nuk do të të lërë me lot që grumbullohen në stomak, ti je një person më i fortë se unë. Më e qëndrueshme është bindja e Woodfox se sistemi amerikan i drejtësisë ka nevojë të madhe për reforma “- ka shtuar ai.
Toka e pandërprerë: Jeta pas ngrohjes,nga David Wallace
Dy vjet më parë, David Wallace-Wells, një zëvendës redaktor i revistës së Nju Jorkut, shkroi një artikull për revistën mbi ndryshimet klimatike që shkuan viral.
Ky libër, një zgjerim i këtij artikulli, përshkruan në detaje të përpiktë dhe të tmerrshme të ardhmen e mundshme që i pret planetit, nëse duhet të vazhdojmë të shtojmë karboni në atmosferë dhe nuk arrin të arrestojmë ngrohjen globale.
Një verë në Amerikë: Dashuria dhe vdekja në Çikago,nga Alex Kotlowitz
Tregimi i hollësishëm i Kotlowitz për brutalitetin e pamatur në lagjet më të varfra të Çikagos analizon dëmin që rrjedh nga ekspozimi ndaj dhunës.
Ai interviston një shumëllojshmëri të karaktereve, duke përfshirë njerëzit e zakonshëm, jetët e të cilëve janë copëtuar nga plumba dhe armë.
Kotlowitz synon të tregojë tregime të paharrueshme rreth jetës së vdekshme të vrasjeve, se si depërton në mendjet, trupat dhe komunitetet e atyre që prek.
Fëmijë i mirë, Qytet i keq: Një histori gare dhe bindjeje të gabuar në Amerikë, nga Kyle Swenson
Raportimi i Swenson për The Cleveland Scene, një gazetë javore alternative, çoi në heqjen e tre burrave që shërbyen dhjetëvjeçarë në burg pasi u dënuan gabimisht për vrasje në vitet 1970.
Këtu ai zgjeron atë llogari për të marrë në rrethanat më të mëdha pas arrestimit të tyre.
“Është historia e një padrejtësie të rëndë, korrigjimi i gjatë i vonuar jep një goditje të fuqishme emocionale kur të arrijë më në fund”, shkruan Alec MacGillis në shqyrtimin e tij.
“Më gjerësisht, është një tregim për neglizhencën, për të gjitha mënyrat në të cilat banorët e qyteteve të tilla si Cleveland janë lënë të braktisur nga qeveria dhe shoqëria në përgjithësi.
Daisy Jones & të gjashtit, nga Taylor Jenkins Reid
Ky roman elegant dhe shtytës, i paraqitur në formën e një historie gojore, shqyrton ngjitjen e një grupi muzikor (fiktiv) të muzikës, 1970-të.
Është e lehtë të biesh nën magjinë muzikore të këtyre zërave, të cilat lëvizin rrjedhshëm nga folësi në folës, ndërsa personazhet e dorëzojnë mikrofonin.
Reid ka një vëmendje të madhe, si për mënyrën se si njerëzit flasin në intervista dhe për muzikën që përshkruajnë “./Insajderi.com/ KultPlus.com
Nji fotografi sa për nji milion fjalë…Kjo fotografi asht marrë te shpia e poetit Martin Camaj, në Temal të Shllakut, Dukagjin…Asht marrun ditën që fisi i poetit Martin Camaj, mbasi u lajmruen për dekën e burrit të fisit të tyne, u mblodhën dhe i banë Gjamën…
Fotografine e marrun ate dite nga fotografi britanik Rhodri Jones
I banë Gjamën njashtu si ka kenë tradita, gjithmonë e jetë kur ka dekë nji mashkull Fisit…Ksaj herë burri i fisit vdiq lerg, vdiq në dhèna të hueja, po Fisi prapë u mblodhën me i ba Gjamën si të kish dekun aty…Se ka len Dielli asht Toka e Zotit…Njisoj asht! Gjamën ja banë në oborr të Kulles ku leu poeti… burrat e fisit tue mos pasun mundësi me shkue deri në Gjermani ku dha shpirt Martini, ja banë Gjamën në Temal…Në oborr të kulles qitën teshat që ja kish dërgue të vllaut, nji palë kpuca, pantollt, setrën e kmishën, tana të tija…Nuk patën trup me nxjerrë në oborr, por nxuerën teshat e tij… tek e mbramja çka asht trupi pos nji teshë për Shpirtin!?… Teshat që dikur kish veshë vetë Martini, teshat që dikur kishin mbajtun nxehtë kurmin e tij, i qitën aty njashtu si hapej dikur në morde kmisha e përgjakun e mashkullit të vramë ditënn e marrjes së gjakut… Me ndryshimin se Martini s’kje kurrë në gjak! Në rini të vet, nji kohë mbasi iku nga regjimi komunist, Martini ndejt Maleve me komitë, por gjak as varrë nuk bajti kurrë! Ora e tij kish shkrue tjetër fat per tè… Teshat i qitën për trup…ndërsa te kryet…në vend të kresë ja vunë librat që kish shkrue vetë Poeti!… LIBRAT… Çfarë metafore rranqethëse! Librat aty ku vehet kryet! Librat që poeti shkroi me mendjen dhe shpirtin e tij prej artisti të rrallë. Librat që Poeti la mbrapan për me bajtë perjete emnin e tij… Njeriu nuk mundet mos me u rranqethë tue kqyrë këtë foto! Malsoret e fisit te Martinit me atë genin krijues që e kanê pasë në gjak me shekuj ja thurën djalit të Temalit nji poezi edhe ditën e Gjamës. I njajti gen që ka thurun Eposin tonë legjendar e diftoi vedin edhe atë ditë tue krijue këtë metafore si ndër tragjedinat antike…Librat ku vehet kryet! …Gjamën ja banë si e kish lanë vetë me fjalë ndër librat e shkruem prej tij…E fjala e lanun duhet krye, porosia duhet çue në fund :
“ELEGJI E PARË”
Ku kam me qenë i këputun nga mundi i vjetve të rrëpita sa ‘i shkamb, mos të vijë keq ty, Taze, për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, kingj i gatuem për flije. Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë për njerzit e vet, vdekë qysh kur. Edhe një amanet, moj grue: kur vdiq im atë, premë dy qe me ngimun të unshmit e thneglat e lamit me grimca buke. Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë të ngishëm, prandej ndër drekët e mija qitni vetëm kafe të idhta.” Porosia për ditën e Dekës : “Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë të ngishëm, prandej ndër drekët e mija qitni vetëm kafe të idhta.”… Njerëzve të ngijshëm!…Në vendin ku vdiq ndoshta po…në vendin ku leu, jo asnjiherë deri më sot!
Gjama ju ba njashtu si ka kenë tradita gjithmonë e jetë, prej se ka mbi Lisi në ato male. Malet e Dukagjinit pritshin me e ndie jehonën e Gjamës së Martin Camës, njashtu si e patën ndie gjashtëdhetë e shtatë vjet ma para jehonën e pushkës që i kumtoi fisit lindjen e nji djali, Martinit, fmisë së tretë të Kolë Camës… Nji ditë të nxehtë korriku të vjetës 1925, malet e Dukagjinit ja përcuellen njani-tjetrit jehun e pushkës që kumtoi ardhjen në jetë të Martin Camës… -“O çka asht pushka moreee!”… -“Ooo i ka le djalë Kolë Camës moreee!”… …Gjashtëdhetë e shtatë vjet mbrapan, në nji ditë të ftoftë marsi ato male nuk mund të gjejshin paqë pa e përcjellë edhe jehun e Gjamës së malsorit Martin Camaj… -“O çka asht kjo Gjamë moreee!” -“Ooo asht dekë Martin Camaj more!”… …Má e randë ish Deká se bahej fjalë per nji mashkull të fisti që vdiq lerg, në dhé të huej… Për ato male e kreshta të Dukagjinit, Martin Camaj qysh herët ishte kenë gur i rreknyèm larg nga shkambinjtë e vendlindjes…Gjama e Fisit e bante Martinin të kthehej prapë njaty, malet e vendlindjes má në fund gjejshin paqë, orët dhe zanat e maleve nuk do rrijshin ma tue pritë kur do vinte ai kumt…Shpirti i njeriut mbas dekës mundet me shkue në pariz, mundet me shkue kudo, po malsoret e dinë që shpirti para amshimit ndalet aty ku ka njoftë jetën ma së parit, në vendlindje…Fisi i Martin Camajt gjithmonë e kanë ditë mirë njatë gja, ata gjithmonë e jetë e kanë ditë ka endet shpirti…E kanë marrë vesh prej shenjave që kanë dhanë orët e zanat…ato që gjithmonë e jetë kanë përcjellë kumte në Malsi…Vllaznia ja kishin detyrim Gjamën… Poeti ka shkue te të shumtët… Ka shkue njashtu si kish parandie vetë dikur ndër vargje :
“MES SHËNGJERGJAVE”
Nëpër palcin e eshtnave ndij frymën e vdekjes. Për rreth digjet ajri e shikimi tret në udhën e pa skâj. Më dhimben vetëm sýt: do të shohin dhambët e amshimit tue u mbyllë përpara.”
Në ditën e Gjamës u mblodhën burrat prej kahmos, Dukagjini e Nikaj-Merturi, gjithkah prej Malsie…U falshin me ma të parin, plakun e zgjedhun për krye të vendit… -“A la emën mbas vedit ky burrë!?” – dvetshin pleqte që u prijshin para atyne që kishin ardhë në të pamé…U dvetshin ka ndrrojshin kutitë e sermta të duhanit…Dvetshin ata që kishin ecë nandë male udhë për me ardhe me pa … -“Po, pasha Tokë e Qiell fort emën të nderuem ka lanë mbas vedi ky burrë.” – u gjegjshin pleqtë e Shllakut… -“Po mall e gja…Pasuni a la?” – nuk u durue pa dvetë dikush, ishte vjeta 1992 e njerëzit kqyrshin edhe për kto gjana… -“Po besa boll” – jau ktheu plaku në krye të vendit, – “La boll pasuni, sa na bani ma të pasun ne të tanëve mbas tij! Na la kangët e tijna, la kallzimet e tij që kanë me rrnue sa të jenë jeta!…
RRASA E VORRIT TË POETIT
Do kohë mbas Gjamës së poetit Martin Camaj, në vendlindjen e tij, në Telumë të Shllakut, erdh Erika bashkëshortja e tij gjermane… shoqe e jetës së tijna… Erika, kjo bashkëudhtare e tija ndër motè, kje ajo grueja sojnike që ju gjind te kryet kur ndrroi jetë e la amanetet e mbramè… nji ditë erdh prej Gjermanie me takue njerëzit e burrit të saj, njerëzit që s’i kish njoftë kurrë ma parë!… A thue kish ndie për Gjamën!? A thue e kish pru Erikën deri n’Telumë jehu i Gjamës që ja banë fisi poetit?! A thue njaq larg kish mbrri jehu i Gjamës së poetit?! O mos ndoshte edhe malet e Dukagjinit kishin rrahë gjokset e tyne në Gjamë për poetin?! E njashtu kishin përcjellë jehun e Gjamës majave të Gadishullit Ilirik… Alpe m’Alpe… Prej Bjeshkëve te Namuna deri në Lenggries, ndër Alpet e Bavarisë ku prehej poeti…!? A thue vargu i maleve Dinarike të ngjituna sup në sup ja kishin përcjellë njana-tjetrës kumtin e Gjamës, njisoj si burrat dukagjinas!? …dhe kumti kish mbrritë në Lenggries të Bavarisë… o ndoshte Erika kishte pa ndokund ndër libra a gazeta fotografinë e bamun ditën e Gjamës n’Telumë të Shllakut… fotografine e marrun ditën e Gjamës nga fotografi anglez Rhodri Jones, që e kish ba at foto madhështore!? Asnjiherë s’u muer vesh kjo gja… Erikën nuk e dveti kush pse e qysh… si mund të dvetet robi në shpi të vet pse ka ardhë!? Njaty për habinë e të tanëve Erika u kërkoi nji rrasë guri prej rrasave të katundit të tyne… Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e dvetën se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit n’Dukagjin, me shkue ne Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani… me ja vendue si rrasë vorri!” Ra heshtje… Tanë e kqyrën sho-shojnë të habitun… – “Má ka lanë amanet Martini.” – u kish thanë gjermanja, – “Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni… Po kje se burri dès n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë n’dhè të vet, ka mè mbetë i pakalbun… se at s’ka me e kalbë dheu i huej! Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!”
“DITA E MALIT TEM”
Dheu im âsht i përmendun për humneret e thella ndër banorët e malit e të fushës deri në dét. Mbramjeve atjè ndëgjohet klithma e grizhlës ndër kthetrat e shqipes e shpirti i sáj u flijohet hijevet. Atje lot drita në sytë e njerzve tash e parë e epshet s’i njeh kurrkush me emën. Shpagimi me gjak âsht, për shembull, gjarpën nën gúr e gjarpni vetë na qenka mende femne nën rubën e bardhë ose të kuqe. Në muzg atje secili prek ballin e vet e ndien ndër gishta fillin e jetës e gëzohet.”
……Rrasën e gurit të Telumit! Nji rrasë të nxjerrun njaty, te i njajti vend ku prej se ka mbi njeri mbi tokë janë nxjerrë ato rrasat e mblojes së kullave… Njaty ku janë nxjerrë rrasat e vorreve brez mbas brezi prej se Dielli ka shndrit ndër Male… Nji rrasë guri Telumi, rrasë e lmuet si rrasat qi zgjedhshin për me shkrue në to, kur mësojshin shkrim e këndim në klasë të parë! Njashtu asht mësue shkrimi në fëmininë e Martinit, tue shkrue mbi rrasë guri… Njaty mësoi me shkrue fjalën shqipe má se parit poeti, njaty mësoi fjalën e gurtë, bash njashtu si mësojshin burrat ndër Oda “Bir, fjalës bania qukun që me ndejtë në ta” …Fjala e thanun njisoj si rasa e shkrume don qukun me ndejtë ndrejtë! Shkrimi në rrasa asht i lashtë sa bota, ndoshte poeti prej se e mësoi shkrimin n’rrasë Telumi, edhe u lidh má shumë me at dhe që nuk prajti tue i këndue… Prandej poeti i kërkoi të shoqes me i sjellë nji rrasë nga vendlindja… Rrasa e sjellun në Bavari, ndër hije të lisit Ilir ka me bajtë emnin e tij, si me kenë nji poezi e fundit e tij:
“HIJA E KËSHTENJËS”
Hija e kështenjës ia mbulon vorrin ma e randë n’mendim se rrasa e shkambit mbi të. Me të asht fryma që më fali te shpia e re në mal: amza e arkës së kalbun përqesh mishin e mishit të saj. Nji botë e tanë, nji grusht eshtna ma të bardha se lulet e borës tua hapun sytë atje, n’pranverën e vonë.
…Ja zgjodhën nji rrasë e shkambit dukagjinas me ja dhanë me veti Erikës… “Heu grue e sojshme paska kenë Bija e Nemces, pasha kët gur!” – fshanë pleqtë kur e përcuellën der në megjë të Shllakut… E muer me veti Erika rrasën e gurit të Dukagjinit… Më veti në Gjermani, me ja vndue te kryet e vorrit Martinit… Njashtu me at rrasë guri të Dukagjinit të kryet, vndue si rrasë e vorrit, trupi i poetit mundet me u kalbun n’dhe t’huej…
“LETËR NGA JUGU ”
Larg në nji tjetër botë jam e shikoj kah mali: rêt ruejnë majën kujdesshëm pse ajo âsht e vetmja mbështetje e qindresës së tyne në ajër. Harrova gjithshka, Lule, në botën e malit e të qiellës unë pasqyrë e pandame e rêve. Po të shkruej se këndej sa shkambi ka ngjyrën e faqeve të rrezituna. Muret e shpijave janë kështjellë të rrxueme me frangjija të panjehuna e njimijë sy më shikjojnë nëpër to kur parakaloj në pikë të mjesditës pa hijen teme për bri. Lule, sonte ndoshta do të bijë shi i nxehtë në Jugë, e nesër do të shoh mes avullit ylberin e shtrëngatës së kalueme e atëhere kam me kthye te ti… *** …e atëhere kam me kthye te ti./ KultPlus.com
me u mundue me përshpërit
edhe kur zani s’të dëgjohet
si gjethet e lehta t’pranverës
si cicërimë e zogjëve që ikin fluturimthi
me ndi’ atë çka thue e çka ki n’mendje
pa mendue përplasjen e turmave
pa e kthye kokën pas
me vu n’pah shpirtin e dëlirë me than atë çka s’thuhet pa ndoj’ gëzof mbrojës e sytë pa i përpëlitur me vu guximin n’rend t’parë të tjerat vin, dalë-ngadalë./ KultPlus.com
Ariana Grande, Taylor Swift dhe Ella Mai ishin fitueset e mëdha në 2019 iHeartRadio Music Awards në Los Angeles të enjten mbrëma.
Britanikja Ella i fitoi tri çmime, duke përfshirë kategoritë e R&B, ndërsa Ariana i fitoi çmimet “Female Artist of the Year” dhe “Pop Album of the Year”, ndërsa Taylor ishte gjithashtu fituese e dyfishtë, duke i fituar çmimet “Tour” dhe “Video of the Year”.
Fitore të dyfishtë ka pasur edhe për këngën e Maren Morris, Zedd dhe Grey, The Middle, të cilët i fituan çmimet “Song of the Year” dhe “Dance Song of the Year” ,Imagine Dragons, Panic! At the Disco, Marshmello, J Balvin dhe Cardi B.
Performancat e dalluara të mbrëmjes përfshijnë performancën e pararegjistruar të Ariana Grande të këngës “Needy”, ndërsa Marshmello, Lauv, Lovelytheband dhe Ella Mai e performuan një kombinim të hit singleve të tyre, kurse fituesja e çmimit “Innovator Award”, Alicia Keys, i mahniti fansat kur e prezantoi djalin e saj tetëvjeçar, Egypt, dhe e solli atë në skenë derisa e këndoi këngën e re “Raise a Man”.
“Ky është njeriu që do ta rris”, tha ajo, derisa fëmija i saj iu bashkua në piano, shkruan KOHA Ditore.
Keys gjithashtu e performoi këngën e saj të vitit 2003 “You Do not Know My Name” nga skena e Microsoft Theater, ku përsëri e performoi setin e saj të dyfishtë në piano, të cilin e prezantoi derisa po e udhëhiqte ceremoninë e “Grammy” muajin e kaluar./ KultPlus.com
“Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!”
“Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!”
“Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!”
“Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!”
“Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!”
“Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!”
“Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!”
“Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!”
“Dashuria është poezia e shqisave!”
“Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!”
“Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!”
“Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!”
“Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!”
“Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!”
“Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!”
“Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!”
“Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?!”
“Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!”
“Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!”
“Lumturia është poezia e gruas!”
“Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!”
“Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur!”
“Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!”
“Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!”
“Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.”
”Bota dinë shumë pak për vuajtjet e shqiptarëve” – ishin këto fjalët e ish kryeredaktorit të revistës prestigjioze ”Global Dialogue”, Michael Burawoy, nga Universiteti i Kalifornisë, pas leximit dhe redaktimit të intervistës time me profesorin universitar Ibrahim Berisha, për trashëgiminë e kolonializmit serb në Kosovë, në shtator të vitit 2017.
Por për t’i kuptuar fjalët e Michael Burawoy, i cili ka qenë President i Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (International Sociological Association – ISA), duhet t’i referohemi librit të autorit Berisha ”Vdekja e kolonisë”, për t’u kthyer te intervista dhe botimi i saj në 17 gjuhë të botës.
Veçantia e këtij libri qëndron në faktin se është një studim multidiciplinar dhe multidimenzional, që dekonstrukton mitin serb për Kosovën, duke shpjeguar dhe argumentuar efektet politike, historike, sociale, kulturore, arsimore, ekonomike, urbane e rurale të manifesteve dhe elaborateve që nga viti 1844 e tutje, të cilat janë shndërruar në projekte dhe vizione politike shtetërore në funksion të ekspanzionit dhe kolonizimit të Kosovës dhe territoreve shqiptare në periudhën 1912 – 1990.
Ky libër dallon nga shumë libra tjerë të historisë që dominohen nga kulti i individit, protagonizmi, mitizimi, glorifikimi, romantizmi, narracionet fiktive, trajtimi dogmatik, tregimet lineare pa përfshirë shumëdimenzionalitetin e një ngjarjeje, kohe e personaliteti, nëpërmjet të cilave shpjegohet e kaluara. Në fakt, sipas autorit Berisha, librave të historisë sot u mungon historia e letërsisë, kulturore, diplomatike, arsimore, antropologjike, një histori që kombinon fushat dhe diciplinat shkencore si sociologjia, antropologjia, psikologjia, filozofia, letërsia, e drejta, diplomacia dhe një histori që i shpjegon gjërat në kontekstin e rrethanave specifike, ndryshe nga ajo komuniste e cila është shkruar me premisa ideologjike, religjioze e politike.
Në diskurset që prodhohen nga tekste të historisë dhe media të ndryshme, vërejmë mungesë të kritikës shkencore në raport me ish sistemet. Në fakt, ka një diskurs që trajton vetëm anën formale të sistemit të Jugosllavisë, disa elemente që janë përjetuar si benificione: shkollimi pa pare, mjekimi pa pare, udhëtimi pa viza, etj., dhe në këtë mënyrë është riprodhuar nostalgjia për atë sistem, ndihmuar edhe nga thyerja e iluzioneve që ka ndodhë pas luftës së vitit 1999 për shkak të mosrealizimit të pritshmërive për mirëqenie më të mirë, duke krijuar opinionin dhe gjykimin që ai sistem ka qenë liberal.
Ndërsa autori Berisha, me qasjen e tij kritike, me metodologjinë e tij dokumentuese dhe hulumtuese arkivore e studimore mbi 20 vjeçare duke përdorur mbi 400 referenca dhe me sensin e tij shkencor sociologjik, kulturologjik e komunikologjik, trajton anën thelbësore të sistemit, atë të pabarazisë, duke filluar shkrimin e librit me përvojën koloniale të familjes së tij, ku xhandarët serbë të familjes koloniste Gjorgjeviq nga Kraleva e Serbisë ua kishin marrë tapitë e tokave dhe të kullës, malet dhe vreshtat. Ai tregon se si u dënua babai i tij mësues si nacionalist, si pjesë e një organizate kundër rikolonizimit serb, ku nga tortura e dënimit iu kishin nxjerrë thonjtë në burg kur ishte vetëm 18 vjet.
Berisha bashkë me ekipin e tij profesional, edhe në rrethanat më të vështira të vitit 1993, në kohën kur drejtonte Qendrën për Informim të Kosovës, ka botuar në gjuhën angleze librin ”Serbian Colonization and Ethnic Cleansing of Kosova” për krimet e Serbisë koloniale.
Ndërsa në librin ”Vdekja e kolonisë” të botuar në vitin 2016, i cili shumë shpejt do të botohet edhe në anglisht ”The Death of a Colony” në Hjuston të ShBA-ve, ka trajtuar pabarazinë;
propagandën; kultin dhe glorifikimin e Titos dhe liderëve jugosllavë; elaboratet; tendencat për krijimin e Serbisë së Madhe; krimet e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe të Jugosllavisë; segregacionin; diskriminimin; ekskomunikimin; dehumanizmin; hegjomonizmin; urrejtjen patologjike e fashiste; mitin serb ”Kosova është Serbi”; inferioritetin e shqiptarëve (të kolonizuarve) dhe superioritetin e serbëve (kolonistëve); privilegjet e profilit serb dhe diskriminimin e profilit shqiptar në administratën dhe institucionet shtetërore; ekspanzionin kulturor dhe arsimor; shkatërrimin e kulturës, traditës dhe gjuhës së shqiptarëve; spastrimet etnike; shpërnguljet dhe deportimin e shqiptarëve për Turqi; vrasjet masive të civilëve pa faj dhe burgosjet pa gjyqe; aksionet e armëve; ndërrimin e identitetit kombëtar si strehë për të ikur nga dhuna; ndalimin e shkollimit; propagandimin se shqiptarët janë të paaftë të arsimohen dhe se ”gratë shqiptare janë makina që lindin”; rrjetin e spiunazhit; masat e dhunshme; terrorin dhe dhunën e strukturuar; shkatërrimin e strukturave dhe resurseve urbane e rurale; aparteidin, ardhjen e mijëra familjeve koloniste (kryesisht serbë, por edhe malazezë, hercegovasë, kroatë, sllovenë, etj.) dhe vendosjen e tyre në pozicionet strategjike të rrugëve dhe të burimit të ujit në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe në qytetet e mëdha ku koncentrohet elita burokratike, gjykatësit, ushtarakët, administratorët, në periudhën e Titos; pushkatimin e familjeve bërthamë dhe elitare të Prishtinës; uzurpimin e pronave; eksploatimin ekonomik; ndikimin dhe lojërat politike të fuqive ballkanike dhe evropiane në favor të Serbisë; tendencat për depërtimin fizik në Jug – Detin Adriatik dhe në Mesdhe; diskursin zyrtar 200 vjeçar të artikuluar me ndihmën e politikës, kishës ortodokse serbe (KOS) dhe akademikëve për paraqitjen e serbëve si viktimë karshi popujve të Ballkanit, i cili është shndërruar në politikë zyrtare shtetërore dhe sistematikisht ka ndihmuar në krijimin dhe arsyetimin e konflikteve, etj.
Ai poashtu shpjegon edhe periudhat kur shqiptarët kanë filluar të frymojnë pak më lirshëm, të krijojnë identitetin e tyre, ndonëse disa prej tyre ose janë minimizuar ose janë glorifikuar, fakte këto të gjetura në arkiva nga hulumtimi i tij. Si për shembull, në kohën kur Perandoria e Austro-Hungarisë vuri nën administrim Kosovën në vitin 1916-1918 dhe shqiptarët e Kosovës krijuan administratën në gjuhën shqipe dhe themeluan shkolla në gjuhën shqipe. Apo në periudhën e fashizmit italian dhe pushtimit gjerman 1941 – 1944, kur u hapën shumë shkolla, biblioteka, radio, etj. Apo në periudhën 1967 – 1981 të ekspanzionit masiv kulturor dhe arsimor të shqiptarëve për të zënë hapësirat që u kanë takuar, si për shembull, hapja e Universitetit të Prishtinës si nus-produkt i presionit të drejtëpërdrejtë të Amerikës mbi Jugosllavinë për faljen e borgjeve miliardshe përmes Marrëveshjes së Helsinkit për fillimin e demokratizimit. Edhe pse faktin e presionit të Amerikës dhe përfitimin nga ai në hapjen e universitetit autori nuk e përmend në libër, por në një nga ligjëratat e tij në universitet.
Ashtu sikur që përmend disa fakte se si nën efektin e indoktrinimit ideologjik, gabimisht e kemi festuar datën e themelimit të radios së parë, apo gabimisht i kemi atribuar meritat për hapjen e shkollave dhe arsimimit shqip, dhe në anën tjetër, figura shumë të rëndësishme shqiptare i kemi lënë në harresë të historisë, në fatin e ekskomunikimit, të cilët kanë bartur peshë të madhe nacionale, si fjala vjen Hasan Prishtina, dhe kemi krijuar mite e kemi glorifikuar figura tjera shumë më pak të rëndësishme për shkak të veprimeve atipike të cilave u janë kushtuar edhe këngë folk-patriotike.
Ka një gjë që studimet dhe hulumtimet si këto të profesor Berishës, i cili aktualisht po punon në një libër të ri për postkolonializmin kulturor, do të kishin një vlerë të shtuar sikur të kombinoheshin me rrëfimet e përvojave të njerëzve të prekur nga procesi i kolonizimit. Pra libri me fakte, referenca e shpjegime kombinohet me dokumente arkivore dhe me rrëfime reale. Por për këtë mungon interesimi dhe mbështetja institucionale.
Kështu autori Berisha e shpjegon gjithë këtë kompleksitet të së kaluarës koloniale dhe mungesën e një strategjie dhe politike nacionale sot e shpjegon me konceptin e neokolonializmit. Madje ai elementet e vetëdijes neokoloniale sot i vëren në mënyrën se si komunikojmë mes vete në politikë, në ekonomi, në kulturë; se si paraqitemi inferiorë në raport me të huajt; se si paraqitemi indiferentë dhe nuk vetëvendosim kurrë asgjë, ndërsa presim gjithmonë që punët tona t’i kryejë dikush tjetër; se si kopjojmë dhe improvizojmë, etj.
Është fakt se kolonializmi serb kishte tendenca të një ‘etnocidi’ për zhdukjen e gjurmëve kulturore dhe kujtesës historike në periudhën post-1912, në mënyrë që Kosova të përputhet me mitin, që Kosova të bëhet vetëm e serbëve dhe që të krijohet një entitet homogjen që realizon idenë e kombit-shtet. Ndërsa libri i autorit Berisha riaktualizon dhe ringjallë faktet për gjurmët kulturore, identitare dhe kujtesën historike, si elemente defensive ndaj kolonializmit me bazë ideologjike.
Edhe pse ka një prirje për t’i ikur të kaluarës koloniale dhe që të mos trajtohet si temë, kjo në fakt nuk është në dobi të gjeneratave të reja. Vërehet një tendencë për krijimin e një vetëdije të re nacionale duke e fshehur, ekskomunikuar e margjinalizuar faktin e kolonializmit, faktin e luftës, faktin e konfliktit shqiptaro-serb.
Por Serbia ende nuk e njeh shtetin e Kosovës. Serbia lobon kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe kundër njohjeve të Kosovës. Serbia propagandon me mjetet, gjuhën dhe logjikën e trashëguar dhe riprodhuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, me shumë elemente neokoloniale, në mënyrë shumë agresive, diplomatikisht shumë sofistikuese. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në luftën e fundit. Nuk ka shprehur as keqardhje e as pendesë. Nuk e pranon që ka ushtruar gjenocid dhe që ka synuar spastrim etnik. Ende nuk ka dhënë përgjegjësi për mbi 1600 të pagjetur. Kosova ende nuk e ka paditur Serbinë për krimet dhe gjenocidin e kryer. Serbia ende nuk e ka marrë dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare. Madje kemi vërejtur një relativizim të fajit të kriminelëve sepse në Serbi vazhdojnë të qëndrojnë të rehabilituar shumë kriminelë serbë që kanë kryer krime në Kosovë, ndërsa akuzohet dhe atakohet rezistenca e pashmangshme dhe lufta e dinjitetshme në mbrojtjen e Kosovës. Kjo e ka pozicionuar Kosovën në pozitë inferiore dhe e ka kushtëzuar dialogun pa kushtin e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.
Gjeneratat e reja nuk mund ta kuptojnë luftën, nuk mund ta kuptojnë urrejtjen e serbëve ndaj shqiptarëve, nuk mund ta kuptojnë politikën e Serbisë sot, pa e lexuar dhe kuptuar historinë e kolonializmit, pa e kuptuar se si u krijua dhe ushqye miti serb, se si elaboratet e akademikëve serbë u shndërruan në politika të Mbretërisë e Jugosllavisë dhe u bekuan nga kisha ortodokse, se si u kolonizua Kosova, se si u trajtua e pabarabartë dhe e diskriminuar në Jugosllavi dhe se si ndodhi thyerja e shpërbërja e Jugosllavisë bashkë me dekolonizimin e Kosovës.
Prandaj duke e konsideruar librin e autorit Ibrahim Berisha jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe unik, një vit pas botimit të tij, në shtator të vitit 2017, vendosa që fakteve dhe tezave kryesore të tij t’u japi një dimenzion dhe lexueshmëri më të gjerë globale, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e mëhershëm me redaktorin e revistës shkencore ”Global Dialogue” në botimin e intervistave me shkencëtarët më të njohur social të botës. Kjo e bëri të lehtë propozimin dhe pranimin e një interviste specifike që trajton temën e kolonializmit në kontekstin kosovar. Interesimi i redaktorit Michael Burawoy ishte që intervista të paraqet mënyrën se si është manifestuar kolonializmi në jetën reale në Kosovë. Michael Burawoy, i njohur në botë jo vetëm për sociologjinë publike por edhe për studimet e tij në postkolonializëm, intervistën me Berishën e shihte tejet të rëndësishme dhe me propozimin e tij ajo mori titullin ”The Legacy of Colonialism in Kosova” – ”Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë”. Madje një bashkëpunëtore e kryeredaktorit Burawoy më ka pyetur
pse preferoj emrin ”Kosova” në vend të ”Kosovo”, përgjigjja ime ishte sepse termi ”Kosovo” vjen nga literatura serbe, pra edhe këtë element neokolonial ta eleminojmë.
Në këtë intervistë është promovuar dhe dokumentuar e kaluara koloniale e Kosovës në disa dimenzione dhe tema: 1. Qëllimet, strategjitë, specifikat dhe pasojat e kolonializmit serb në Kosovë; 2. Qasja e sociologjisë shqiptare ndaj tendencës së ideologjisë serbe për dominim politik, etnik dhe kulturor mbi shqiptarët; 3. Ndikimi i miteve, propagandës dhe iluzioneve në inferioritetin e shqiptarëve; 4. Konteksti i Jugosllavisë në vetëdijen politike.
Intervista është botuar në muajin shtator të vitit 2017 në revistën ”Global Dialogue” (http://isa-global- dialogue.net/volume-7-issue-3/), Vëll. 7/3, fq. 19-21, në këto 17 gjuhë:
Ndërsa mund të lexohet anglisht direkt në këtë link: http://globaldialogue.isa-sociology.org/the-legacy-of-colonialism-in-kosova-an-interview-with-ibrahim-berisha/
Intervista në secilën prej këtyre gjuhëve është përkthyer në vendet ku fliten këto gjuhë, nga ekipet profesionale të institucioneve ndërkombëtare të sociologjisë që kanë bashkëpunim me ISA.
Një ndër veçantitë e këtij botimi është fakti që kjo intervistë është përkthyer edhe në gjuhët e atyre vendeve dhe shteteve që jo vetëm që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por që gjeostrategjikisht dhe gjeopolitikisht disa prej tyre janë të pozicionuar kundër saj, si Rusia (rusisht), Spanja (spanjollisht), Kina (kinezisht), India (hindu), Indonesia (indonesisht). Pra edhe një komunitet akademik nga këto vende ka lexuar për ish statusin kolonial të Kosovës, për vdekjen e kolonisë dhe për arsyet që Kosova duhet të njihet si e tillë, historikisht koloni e Serbisë, ndërsa në real-politikë sot shtet i pavarur, që gëzon mbështetjen e disa fuqive botërore e evropiane. Kjo e fundit është vërtetuar me ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Intervista, si refleksion i librit ”Vdekja e kolonisë”, që dokumenton statusin ish kolonial të Kosovës, është botuar edhe në gjuhët e disa vendeve aziatike që dikur ishin koloni, por të njëjtat nuk e pranojnë shtetin e Kosovës sot dhe disa prej tyre nën efektin e propagandës serbe, injorancës dhe mos angazhimit diplomatik të Kosovës, kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Unesco, Interpol dhe shumë institucione e organizata ndërkombëtare.
Një nga efektet e neokolonializmit mund t’i vërejmë edhe në komunikimet diplomatike të diplomatëve kosovarë në vendet ku ka nevojë më së shumti të lobohet, se si pala kosovare komunikon me patetizëm, folk-patriotizëm, retorikë, klishe, protagonizëm, inferioritet, servilitet.
Nuk përdorin studime, dokumente dhe referenca shkencore që t’i bindin se edhe Kosova si ata ka qenë koloni dhe jo pjesë integrale e Jugosllavisë, ka bartur këto pasoja dhe nuk ka përfituar nga procesi i dekolonizimit të vendeve ish koloniale në vitet e 60-ta nga OKB për shkak të dominimit të konceptit tradicional (Blue Water), tani më të tejkaluar, i cili nënkuptonte koloninë si një territor të ndarë gjeografikisht nga shteti kolonizues, pra për shkak të elementit gjeografik që ishte faktor vendimtar në përcaktimin e statusit kolonial të një territori. Sipas punimit ”Kosova, ish koloni apo pjesë integrale e Serbisë?”, të autorit Fatmir Zajmi, diplomat dhe konsull në New York, në këtë periudhë dhjetra ish territore koloniale të konsideruara paraprakisht pjesë integrale të fuqive kolonizuese, u njohën nga komuniteti ndërkombëtar si shtete të pavarura sepse sipas të drejtës ndërkombëtare një territor kolonial nuk mund të konsiderohet pjesë integrale e shtetit kolonizues. Prandaj me të drejtë autori Berisha thotë se Kosova ishte koloni e harruar, e braktisuar, e izoluar, e fshehur në Evropë.
Argumenti kolonial është një potencial i papërdorur dhe i injoruar nga diplomatët, ambasadorët, ministrat e punëve të jashtme dhe ekipet e tyre, sepse asnjëherë përmes tij nuk kanë lobuar në ato vende që ishin dikur koloni. Ashtu sikur që kemi profesorë që kurrë nuk kanë dalur nga katedra apo zyrja e tyre, se lëre më të thithin pluhurin e arkivave në hulumtime. Të mjaftuar me një titull dhe një pozitë, me privilegjin e autoritetit të rrejshëm pa dhënë asnjë mendim me autoritet, misioni i tyre përfundon aty. Në fakt, përfundon pa filluar sepse intelektuali nuk mbyllet në muret e universitetit.
Kosova në disa vende është një imazh lufte. Shumë njerëz Kosovën e identifikojnë me Jugosllavi apo Serbi duke menduar se ende jemi pjesë e saj sepse nuk e kanë rifreskuar opinionin e tyre.
Prandaj botimi në këto vende dhe gjuhë një temë si kjo dhe të krijohet opinion është mjaft e vështirë, por jo e pamundur nëse shfrytëzohen të gjitha mekanizmat diplomatik me ekspertë që e njohin mirë të kaluarën, që janë studiues profesionalisht të pavarur dhe që pozitat dhe vizitat diplomatike i konsiderojnë përgjegjësi dhe jo privilegj.
Për suksesin e intervistës me Ibrahim Berishën, dy vite më parë, Ministria e Punëve të Jashtme, e ndau çmimin ”Shkrimi më i mirë për promovimin e Kosovës për vitin 2017”.
Prandaj mënyra më e mirë e reagimit ndaj propagandës dhe lobimit serb sot është botimi dhe përdorimi i studimeve si ”Vdekja e kolonisë”, ”Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë: Intervistë me Ibrahim Berishën”, etj.
Në këtë funksion, më 28 shkurt, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, me iniciativën e diplomatit dhe konsullit në New York, Fatmir Zajmi, organizoi tryezën me titull ”Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”, ku morën pjesë studiues dhe diplomatë të shquar, nga e cila u vlerësua se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb, duke u trajtuar në vazhdimësi si pronë koloniale me ç‘rast popullit shqiptarë i ishte mohuar e drejta për pavarësi dhe qeverisje me pasuritë e veta natyrore./ KultPlus.com
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri organizojnë jazz-koncertin e Rona Nishliut “Me Motivet Tona”, shkruan KultPlus.
Projekti ‘Me Motivet Tona’ është cikli përfundimtar i kërkimit dhe transformimit që Rona Nishliu ka aplikuar për klasikët e muzikës urbane shqiptare, që daton që nga fundi i shekullit të 14-të. Ajo filloi kërkimin e saj personal të rrënjëve të trashëgimisë muzikore shqiptare, të emocioneve origjinale ose të mëkateve që çuan në krijimin e këngëve, në kuadrin pothuajse akademik të eksperimentimit duo në piano dhe vokale, tani është pjekur në një shfaqje muzikore që tejkalon përmbajtjen tradicionale përmes bashkimit me Free Jazz, Trip Hop dhe Soul, duke ofruar një përzierje unike dhe freskuese të tingujve të Ballkanit.
Ky koncert do të mbahet nesër në Kabarett Vindobona Wallensteinplatz 6, 1200 Wien.
Hyrja është falas por për shkak të numrit të kufizuar të biletave, duhet të lajmëroheni në e-mail: [email protected]/KultPlus.com
Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës do të sjellë më 18 mars premierën e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël”, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje është e bazuar në romanin e Francis H.Burnet dhe
në qendër si princeshë do të jetë balerina dhe solistja e vogël, Stina Shala.
Historia e kësaj shfaqjeje të baletit do të vijë përmes
150-të fëmijëve të inkuadruar në këtë projekt që realizohet nga QKF-ja.
Regjia dhe koreografia për këtë shfaqje është realizuar nga
Arian Plaku. Formulimi muzikor nga Julian Shyti, skenografia nga Florest
Sherifi ndërsa drejtuese vokali është Diellza Sylejmani. Kostumet për shfaqje
janë bërë nga Marjana Gjoni dhe Edlira Sulaj ndërsa narratore do të jetë
aktorja e njohur Melihate Qena.
Premiera e shfaqjes së baletit “Një princeshë e vogël” do të jetë më 18 mars duke filluar nga ora 17:00 në teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza do të jetë po ashtu më 18 mars nga ora 19:00./ KultPlus.com
Kishte pas vdekur ajri frymë nuk jepte Kufomë e ujit kundërmonte deri mbi re Hija e vdekjes kishte rënë syve të qytetit Sa vështirë ishte s ‘mund qeshej S’mund vajtohej zërat i kishin pas varrosur thellë në mesjetë diku groposur i kishin ooo vetëm frika rridhte si ujë shtatëzënash para lindjes nëpër fytyrat tona plot stërkala vdekjeje shiheshin
e unë pata plasur atë ditë prilli si bubullimë qielli plasa shava mallkova për herë të parë në jetë e ika me trenin që e fotografonte bota./ KultPlus.com
Derisa bandat dhe injoranca e intensifikojnë ngrënjen e shtetit dhe dhunimin e dinjitetit, të ndershmit me integritet dhe rinia me tru ose janë duke ikë ose janë futë n’izolim shoqëror.
Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit. Nuk ka rastësi në botë. As në Kosovë s’ka rastësi. Prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.
Habia në rastin e Kosovës është çmenduri. Prandaj une nuk habitem më, …sepse s’ka rastësi. / KultPlus.com