Elona, e bija s’mund të thotë dot asnjë fjalë. 27 shkurti është dita kur përcillet me nderime dhe lot për në banesën e fundit, nëna Sadije Agolli. Shkoi pranë Dritëroit, dy vjet pas vdekjes së tij. Pesha e dhimbjes është dyfishuar. “Kishim lënë shumë punë në mes me mamim”-ia plas vajit Elona. Ishin punë që lidheshin me veprën e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Elona ka zbuluar edhe disa shënime të nënës Sadije, shënime që dëshmojnë shumëçka e dëftojnë të thëna e të pathëna për kohën, për raportet me të panjohurën botë të Perëndimit.
Vajza e tyre është krenare kur zbulon këto shënime të sinqerta të prindërve të saj. I quan me të drejtë fisnikë e plot vlera. Kjo thjeshtësi rrëfimesh në ditarin e mbajtur gjatë qëndrimit disaditor në Francë, na bënë që t’i rikthehemi bisedës së ndërprerë me Sadije Agollin, që u përcoll për në banesën e fundit si një kryezonjë, si një pjesë e pandarë e trupit të shkrimtarit Dritëro Agolli që ndërroi jetë dy vjet më parë, më 3 shkurt 2017.
Fjalë, ndjenja dhe kujtime fantastike nga Sadije Agolli!
08.06. 1990
“Kemi katër ditë në hotelin Monparnas- Hotel me 3 yje , nata 120 dollarë. Dhoma është e vogël, me minibar që nuk guxojmë ta hapim. Shoqëruesja Ana Renard na tha që bëjnë shumë shtrenjtë. Çdo gjë është e shtrenjtë. Një fustan me lule bën 110 dollarë. Rrobat e mia janë si të një fshatareje. Dhomën e kemi nga rruga me shumë zhurmë. Deri tani kemi takuar drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës në Ministrinë e Jashtme , zonjën Gaudini që na dha programin. Kemi parë muzeun Zhorzh Pompidu, një mrekulli. Shëtitëm mbi tre orë atje, pamë me qindra të rinj në bibliotekë ku lexonin, ku mësonin gjuhë të huaj, ku dëgjonin muzikë e vështronin piktura të artit modern. Në një qoshe ishte kafeneja, ku rrinin gazetarët, të rinj ,ndërsa në një shesh ishin të rinj muzikantë, piktorë, që nxirrnin ndonjë lekë. Pamë edhe një ekspozitë pikture të aplikuar nga një piktor austriak, Andre Korabi.
10.06.1990
Dje morëm pesë kopjet e Zylos. Hëngrëm një drekë me Gytin* (përkthyesi i romanit )në një restorant në periferi. Gyti prishi rreth 400 dollarë, vetëm me dy shishe verë. Sot ishim rreth 3 orë në Louvër. Pamë një pavijon skulpture dhe pavijonet e pikturës franceze. Drejtori i muzeut ishte shumë xhentil dhe na shoqëroi gjithë kohës. Gjithë këto ditë kam qenë e hutuar, depresive, me dhimbje. Është një botë e pakonceptueshme për ne. Në muze kishte që nga nxënësit e vegjël të shkollave që bënin me mësueset orë mësimi deri tek të moshuarit nga gjithë anët e botës. Më erdhi keq që nuk kisha marrë aparatin. Drekën e hëngrëm në një restorant, Baltimore, shumë luksoz me një kryetar komiteti të kulturës, i ri, shumë i kulturuar dhe me shumë protokoll. Ishin të ftuar Mabëno, drejtor drejtorie i botimeve, Giju, shef i redaksisë në Gallimard, Gyti dhe Ana. Giju foli shumë mirë për librin. Dritëroi nuk është çkontraktuar. ***
Njeriu më i çuditshëm dje në ora 4.30 ishte Zhan Didnjë. Njeri ekstremist , në një zyrë me tavolinë trekëndëshe të vënë në mes të dhomës, me libra për tokë, pa dollap, me ca poltronë të vënë pa rregull. Njeri i shpërndarë, hynte e dilte, me shprehjen “ekskyze mua”. Ju drejtua Dritëroit: Çfarë kërkoni konkretisht nga unë? Qëndruam një çerek ore dhe na përcolli deri tek dera. Ky ishte drejtori i piktorëve të Francës. Dolëm përjashta dhe qeshëm të tre me të madhe. Në Turqi ishim shumë të gëzuar, ndërsa në Paris jemi si të hutuar nga kultura e lartë. Dritëroi lexon Zylon në frëngjisht, ndërsa unë shoh filma pambarim në 6 kanalet franceze. Do të shkojmë të shohim një balet modern dhe një shfaqje teatri në Komedinë franceze.
***
Ditët janë të ftohta , me shi dhe me erë, si në vjeshtë. Më shumë është moda e pantallonave të zeza, e minifundeve dhe e fustaneve me lule, të mëndafshta. Shumë makina, rruga tundet nga ato. Në kafene nuk mund të ulesh po nuk harxhove. Francezët nuk të qerasin. Në asnjë zyrë nuk nxorën kafe. Takimet i masin me minuta. Njeriu mund të mësojë për kursim ore kudo,në hotel, në Ministri, në rrugë, në kafene.
11.06.1990
Kaluam shumë mirë. Vizita në Versajë një mrekulli. Në këto kohë një nga drekat më të bukura është me Anë Barlukë, në një restorant ku kanë ngrenë Pikaso, Heminguej, Verlen e artistë të tjerë. Është një grua shumë romantike. Më tha çfarë të të blej për fëmijët. Një kostum blu xhinsi për Lonën 40 dollarë, pastaj bleva gjëra të vogla. Për vete vetëm një triko blu me të bardhë dhe një bluzë. Shëtitëm me Anën në Pallatin Royal, tek Monumenti i Molierit, tek qendra Defense, me pallate moderne dhe shatërvanë, me skulptura moderne . Ishim ne Monmartrë ku pikturonin piktorēt. Pamë Pyllin e Bolonjës, ku qëndronin prostitutat. Nesër jemi në baletin modern.
13.06.1990
Sot dhe nesër janë ditët më të ngarkuara me gazetarë dhe fotografë të Gallimardit. Dreka është me Antuan Galimardin. Jam ulur në një poltron të studios së Galimardit. Dritëroi me Anën hynë në studio për foto. Sot kam emocione si asnjëherë. Bëhen foto të mëdha. Dritëroi është pak i kontraktuar, megjithëse përpiqet të jetë i qetë. Ishim në shtëpinë e Hygoit. Bëmë ca fotografi. Mendoj në këto çaste për Elonën që po të ishte në Francë do të ishte njëlloj si unë. Hyjnë e dalin njerëz. Unë i kam mendimet shumë të shpërndara. Dritëroi i shkretë që do t’u përgjigjet gjithë këtyre gazetarëve, që i kanë vënë në plan. Janë ditët më të sikletshme. Shoh fotografitë e mëdha të disa shkrimtarëve të botuar. Po të ketë sukses dhe fotografia e tij do të vihet krahas të tjerëve. Alen Boskeja foli shumë mirë. Është nga librat më të mirë që kam lexuar – tha ai .”G.M./b.ha.
Me 29 shkurt të vitit 1996 përfundoi rrethimi më i gjatë në historinë moderne.
Bëhet fjalë për Sagën e Sarajevës, Rrethimin e Sarajevës. 11.541 civilë gjetën vdekjen në këtë rrethim që zgjati 44 muaj.
Rrethimi nisi me 5 prill të vitit 1992, ndërsa ndaloi pas
Marrëveshjes së Daytonit.
Për krimet në Sarajevë dënimin e tyre e morrën Ratko Mladic e Radovan Karadzic, mes të tjerëve kriminelë nga Serbia.
Balkan Insight
Përpara këtij rrethimi, që ka zgjatur një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga forcat naziste në Luftën e Dytë Botërore, Sarajeva ka qenë një mikrokozmos i Bosnjës: një përzierje e serbëve ortodoksë, kroatëve të krishterë dhe boshnjakëve myslimanë.
Nita Shala ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin Juridik me notën mesatare 9.21.
Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0, shkruan gazeta inFokus.
Shala në një rrëfim për gazetën inFokus ka treguar se ajo ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.
Po ashtu ajo ka diplomuar edhe në nga programi ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA.
Por kjo nuk është e tëra.
Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.
Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokuori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpakkur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë. Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ndikon përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut. Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyret e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS.
E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për tu bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës.
Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion.
Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.
Vet Gashi nuk ka hezituar që publikisht të del kundër Nita Shales në mbledhjen e senatit mbajtur me 5 tetor të vitit 2018.
Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.
Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet – vëllaun e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullentin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.
Për shkak të reagimeve agresive të disa kolegëve dhe për shkak të titujve bombastikë të mediave, dua të jap një sqarim. Kohëve të fundit kemi parë mjaft njerëz, që sapo kanë dhënë një deklaratë, kanë dalë me demantim, nga frika e sulmeve të shumta. Nuk ka nevojë ta them që unë s’do ta demantoj vetveten, për dy arsye: e para, sepse nuk jam si ata që e lëshojnë fjalën si lopa baglën; e dyta, sepse s’më frikësojnë kërcënimet. Deklarata ime në promovimin e sotëm të librit “Mesjeta ime”, se “Institutit të Albanologjisë i mungon vetëm minarja”, nuk është deklaratë e thatë, por është bindje e bazuar në fakte (në një rast tjetër, do t’i them të gjitha). Unë isha duke folur për konceptin “genius loci”, për mungesën e një fryme lokale dhe fryme kulturore (që janë koncepte mitike dhe filozofike me të cilët merret gjithë bota e qytetëruar), dhe thashë që vendi ynë është vend i pafrymë, tokë e shkretë, tokë e vdekur. Këtë e thashë me shumë shqetësim, sepse më dhemb kur e shoh si e kemi shkatërruar vendin tonë. Me atë rast, përmenda edhe Universitetin që s’ka arritur të krijojë frymë kulturore dhe Institutin Albanologjik që, në vend se të jetë qendër kulturore, është kthyer në çerdhe fetare. Unë nuk mendoj se duhet t’u japim frymë fetare institucioneve kulturore, arsimore dhe shkencore, ashtu siç nuk mendoj se duhet t’u japim ngjyrë shkencore objekteve fetare. Feja dhe shkenca, pushteti dhe institucionet fetare, janë ndarë menjëherë pas Mesjetës, por, siç po e shoh nga reagimet ofenduese (që po m’i dërgojnë miqtë), në Kosovë Mesjeta nuk ka mbaruar. Kjo do të thotë që me librin tim ia paskam qëlluar. Faleminderit. Ag Apolloni
Aktori Enver Petrovci sot e ka datëlindjen, dhe mbushë plot 65 vjeç.
Petrovci lindi më 28
shkurt 1954 në Prishtinë. Në fillim studioi në Shkollën e Lartë
Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet
Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike
në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në
teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” dhe me rolet e luajtura aty u bë i njohur
nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të
asaj kohe. Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në
Prishtinë e në qendra të tjera shqiptare.
Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.
Ai madje ka provuar edhe të këndojë. Në fund të vitit 2014-të,
në Festivalin e Fundvitit në TVSH ai morri pjesë me këngën “Të vranë bukuri”.
Ai bashkëpunoi në këtë projekt muzikor me Riza Dolakun dhe Alfred Kaçinarin, duke e performuar dhe patjetër duke aktruar në këtë festival.
https://www.youtube.com/watch?v=5p4BHLK8tiA
Nëse do të fitonte, Petrovci do të na përfaqësonte në Eurovizion, por atë vit festivalin e fitoi Elhaida Dani.
Petrovci është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë. / KultPlus.com
Sonte në ora 19:00 do të dalin në shitje biletat e para për Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion 2019.
Bileta më e lirë për ta përcjellur Eurovizionin për nga afër
në sallë është 72 euro, derisa më të shtrenjtat shkojnë deri në 500 euro.
Expo Tel Aviv është hapësira ku mbahet festivali këtë vit, në Izrael, në 14,16 dhe 18 maj, kjo e fundit edhe finalja e madhe e këtij viti, i cili po përshkohet nga disa zhvillime dramatike si largimi i Ukrainës për shkak të problemeve politike me Rusinë.
Shqipëria këtë vit në Eurovizion përfaqësohet me Jonida Maliqin, derisa Kosovës i takon të presë në rend për vitet tjera meqë as këtë edicion nuk pati mundësi të debutojë.
https://www.youtube.com/watch?v=463I8UT_3n4
Eurovizioni sivjet e mban edicionin e 64-të. Edhe Bullgaria sivjet është tërhequr nga gara. 41 shtete do të marrin pjesë gjithsej në këtë edicion. / KultPlus.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nderoi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” emisionin investigativ “Fiks Fare”.
“Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Medalja Presidenciale e Meritave i jepet programit të gazetarisë hulumtuese ‘Fiks Fare’, për kontributin e dhënë në denoncimin e dukurive negative dhe për promovimin e lirisë së shprehjes”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi priti në takim autorin dhe dy moderatorët e emisionit “Fiks Fare”.
Gjatë këtij takimi, presidenti Thaçi shprehu vlerësimin e tij për ndihmesën e emisionit “Fiks Fare” në luftën kundër korrupsionit dhe zgjidhjen e shumë problemeve për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nderoi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” emisionin investigativ “Fiks Fare”.
“Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Medalja Presidenciale e Meritave i jepet programit të gazetarisë hulumtuese ‘Fiks Fare’, për kontributin e dhënë në denoncimin e dukurive negative dhe për promovimin e lirisë së shprehjes”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi pati një takim me autorin dhe dy moderatorët e emisionit “Fiks Fare”, në zyrën e tij në Kosovë. Gjatë këtij takimi, presidenti Thaçi shprehu vlerësimin e tij për ndihmesën e emisionit “Fiks Fare” në luftën kundër korrupsionit dhe zgjidhjen e shumë problemeve për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Autori i këtij emisioni, Filip Çakuli u shpreh i surprizuar nga vlerësimi dhe nga përdorimi i gjuhës shqipe në motivacionin e kësaj medaljeje, shkruan BallkaniInfo.
“Kjo ishte një e papritur, meqenëse termat e propozimit dhe të medaljes është gazetari hulumtuese, ne e përdorim në Shqipëri termin investigative. Meqenëse jemi, nuk them surprizë, por po them e papritur e këndshme, që na vë më shumë detyrim të kthejmë sytë nga Kosova për problemet dhe hallet e saj. Por, ndonjëherë nuk të lënë këmborët që bien në Tiranë, të dëgjosh zilet që bien në Prishtinë. Kështu që jemi të detyruar, megjithatë, do ta korrigjojmë së shpejti. Kjo na detyron më shumë. Shumë falemnderit”, tha Filip Çakuli.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Kalanë e Tiranës, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës organizojnë sonte duke filluar nga ora 17:00 të Kalaja e Tiranës , ekspozitën “Magjia e Gramofonit”, shkruan KultPlus.
Më 1986 koleksionisti britanik Martin Moir
i dhuroi AQSh-së mbi 18,000 pllaka gramofoni, 20 gramofonë mekanikë dhe
elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në
pllaka (gramafoni apo vinyl). Kjo çoi në krijimin e Fonotekës së AQSh si sektor i zgjeruar. Në këtë ekspozitë
paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa
disqe gramofoni, LP dhe vinyl-e.
Përmes kësaj ekspozite AQSh shpalos një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshtazi prej 30 viteve. Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” apo botime lidhur me historinë e gramofonit dhe muzikës, disa prej të cilave do të ekspozohen pranë koleksionit të gramofonëve./ KultPlus.com
Gjatë një aktiviteti në Tiranë është prezantuar “Fjalori i turqizmave të përbashkëta në gjuhët e Ballkanit”, me autore Prof. Asoc. Dr. Lindita Latifi Xhanari. Fjalori ka si objekt evidentimin e turqizmave të përbashkëta në tetë gjuhë të Ballkanit, në shqip, rumanisht, bullgarisht, serbisht, greqisht, maqedonisht, boshnjakisht dhe kroatisht.
Autorja, Prof. Asoc. Dr. Lindita Latifi Xhanari, në fjalën e saj tha se botimi i këtij fjalori vjen në radhë pas gjithë punëve të realizuara për studimin e ndikimeve të gjuhës turke në gjuhën shqipe.
“Njohja me kolegët dhe diskutimi me ta për pikëpamje të ndryshme për çështjet e turqizmave në gjuhët e Ballkanit më ka formësuar dhe dhënë dijen e nevojshme që të vazhdoja të hartoja fjalorin e turqizmave ballkanike”, deklaroi autorja e fjalorit, shkruan koha.net
Duke folur për punën për hartimin e fjalorit, ajo tha se ka punuar mbi një literaturë të gjerë me rreth 146 fjalorë, studime të drejtpërdrejta në lidhje me turqizmat në gjuhët e Ballkanit dhe 250 studime në lidhje me ndikimet e gjuhës dhe kulturës turke në gjuhët dhe kulturat e Ballkanit.
Më tej gjatë fjalës së saj, Prof. Asoc. Dr Lindita Latifi Xhanari, tha se një nga synimet e saj gjatë punimit të fjalorit ka qenë hartimi i një produkti shkencor që të jetë i dobishëm për punën shkencore të kolegëve dhe studentëve në të ardhmen, pasi sipas saj, materiali që paraqet fjalori jep mundësi për studime të mëtejshme në fushën e fonetikës krahasuese, morfologjisë dhe semantikës.
Fjalori në turqisht është botuar në Turqi nga Universiteti i Pamukkalesë dhe përmban rreth 5000 huazime. Ky botim ka si objekt evidentimin e turqizmave të përbashkëta në tetë gjuhë të Ballkanit, në shqip, rumanisht, bullgarisht, serbisht, greqisht, maqedonisht, boshnjakisht dhe kroatisht./KultPlus.com
Pas disa ditësh plot dramë, Ukraina ka vendosur të largohet prej garës së Eurovizionit këtë vit.
Për ata që e përcjellin Eurovizionin, largimi i Ukrainës
vjen si lajm bombastik pasi shteti gjithmonë dërgon këngëtarë të fuqishëm dhe
shpenzon para për performancën e tyre.
Pasi i bënë ftesë disa artistëve por nuk pranuan, televizioni publik i Ukrainës ka treguar sot se po tërhiqet nga gara në Izrael.
Këngëtarja MARUV ishte gati ta përfaqësonte vendin në Eurovizion por asaj iu kërkua ti anulonte të gjitha pjesëmarrjet në Rusi. Më pas edhe disa këngëtarë tjerë refuzuan të bëheshin lojë politike e televizionit ukrainas.
Ukraina e ka fituar Eurovizionin në vitin 2004, me Ruslanën, dhe në vitin 2016 me këngëtaren Jamala. / KultPlus.com
A është dikush që e zë vendin tim kur unë do t`jem bërë hi?
Ndoshta zogjtë e
malit, ose poezitë e Rumit
ndoshta pasazhet e qiellit
ose gurrat e ujit.
Kush do të të dojë si unë
Kur do të jesh ti instrumenti dhe vetë dora e jetës tënd?
ndoshta fjalët e bukura ose Dielli i përvluar
ndoshta fati i të mirëve dhe nata e madhe e Zotit.
I dashuri im rom, ti absoluti
buzëqeshun natë e ditë
i shëtitun në rrugët e braktisura të botës.
tkam puthë e tkam la me duart e dashnisë
por, kush pas meje?
cili i bardhë do ta dojë të zezën lëkurë, e të bardhën zemër që ma ke?
Kush pas meje?
Kush pas meje nga ma e thella pikë e jotja do ta zgjojë ndjesinë, bishën e njeriut që u shtyp përjetë.
Cila ngjyrë e bardhë, rrena e madhe e kësaj bote do të jetë krah supit tënd aq lehtë t`lëndueshëm?
Cili do të të kujtojë si unë Kush do ti lexojë sytë e tu e kush do ta këndojë këngën më të bukur sic bënim ne dy Kush e pin ujin e dhomës ku dytë u bëmë qull prej dorëzimit…
Ndoshta të nemunat e popullit tënd ose andrrat që kurrë nuk mbytën asgjë ose perënditë që duhet me të kërku falje me ceremoni ndoshta engjëjt të kanë marrë për dore,
E njëjtë ki me
fluturu kur unë do të jem bërë shok me trupat që ecin në eterin magjik?
Kujto, mëngjeset të lehta t’i kam ba unë një gotë kumësht, dy vezë të thyera tri puthje në faqe dhe një bashkim i turpshëm i gojës idenë e dashnisë e kemi gatue bashkë, pikë për pikë, romi im.
Pas meje, kam frikë a ka dikush që do të të përqafojë ti puthë këmbët ti puthë buzët ti dëgjojë këngët që dalin vrullshëm prej syve tu ta këndojë ninullën e romëve të Stojkës…
Kam frikë për ty I dashuri im më i dëlirë Vesa që përcjellë lumin, agimi që përcjellë hanën.
Pak të duan Me arsyen më të panjerëzishme pa pasë nerva me u marrë me ty më duket se të urrejnë aq sa e urrejnë veten.
Të kam pa të pikëlluar duke u harrllisë në vetvete duke shiku në hapësirë për të mos u harru në nënshtrim duke mbështetë kokën për murin që rëndon, duke qenë racist i vetvetes.
Kush, i dashuri im Do të të shtrëngojë Kur unë dhe Zoti do të jemi duke luajtur në piano së bashku… Kush ka fuqinë të të përplasë për muri e të ti shërojë plagët e trupit?
E ti shëtitë,
kur ata duhet ti harrojë toka ku shkelin….
Prej skute në
skutë,
As dhimbjet nuk ti lanë të shtegtojnë,
vallet ti urrejnë, se urrejnë që vetë nuk dijnë të vallëzojnë …
Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike dhe është gati të presë vizitorët.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca mori pjesë sot në lançimin e fushatës ndërkombëtare digjitale të Turizmit 2019 “Be taken by ALBANIA”.
Ai tha se “objektivi i kësaj fushate janë të gjithë ata që nuk kanë shkelur në Shqipëri dhe meqë nuk kanë ardhur më parë kanë paragjykime, sepse shumica e njerëzve e krijojnë perceptimin e Shqipërisë nëpërmjet filmave apo se çfarë ka ndodhur në vendet e tyre kur kanë parë shqiptarë aty”.
“Shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE janë njerëz të ndershëm që punojnë fort. Ata janë profesionistë të vërtetë dhe të respektuar. Por lajmet e mira nuk dalin në lajme. Kështu që ne na duhen iniciativa si kjo që t’u tregojmë njerëzve se cila është Shqipëria e vërtetë. Të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, kur largohen nga Shqipëria kanë një mendim tërësisht të mirë për të”, tha Soreca.
“Javën e shkuar isha tek ‘Mrizi i Zanave’. Altin Prenga u zgjodh si shqiptari i vitit. Ajo e Altinit dhe kjo e sotmja janë dy iniciativa të mrekullueshme që shpresoj që do të krijojnë imazhin e duhur për Shqipërinë. BE është këtu për të bërë këtë gjë. Tani do ju drejtohem atyre që s’janë këtu. Atyre u them, Rrëmbehuni nga Shqipëria”, u shpreh ambasadori Soreca./ata
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka sjellë së fundmi këngën “Triumph”,
e cila është klikuar rreth gjysmë milioni herë në pesë ditë të qarkullimit në
Youtube.
Ajo ka treguar se kënga u kushtohet femrave dhe grave, për triumfin e tyre në jetë dhe për pavarësinë që ato duhet ta kenë.
Ky është projekti i radhës muzikor nga Foureira, pas ‘Tomame’
dhe ‘Fuego’, të dyja këngët hite në Evropë vitin e kaluar.
Eleni u radhit e dyta në Eurovizion 2018, pas fitueses nga Izraeli. Ajo e vazhdoi rrugëtimin e saj nëpër shumë shtete të Evropës dhe është ndër këngëtaret më aktuale, me projekte të reja shumë shpesh. / KultPlus.com
Do pendohesh, unë e di, Jo për mua, po për ty, Do pendohesh për gjithçka t’u dha, Që ishte për një, se mbanim dot të dy. Për mëngjesin që në dritare sillte një rreze, Që sytë t’i çelte butësisht, Për dëshirën që të ngrinte me furi … dhe shtratin ku mëkatove djallëzisht.
Do pendohesh, unë e di, Jo për mua, po për ty, Për vargjet që veç me prani i shkrove, Që tani do mblidhen, do ngurtësohen, Çengel do të bëhen në fyt.
Do pendohesh për atë kohë, unë e di, Kur tinëzisht mes syve përçove, Shpresën e ethshme qiellore, Filizin e farës që mbolle, Me epshin e zjarrshëm e dogje.
Do pendohesh, ah për dreq, do pendohesh, Për gotën që vet e gatove, Me duart e brishta kur e solle, Të dorëzuar më bëre ta gëlltis, Gllënjkën e pijes vjeshtore.
E kur ndonjë ditë në duar të mbash botimin, Vargjet e lira që shkrove ti, Mos u përhumb shumë pas metaforave, Se do të përndjekin, Zinxhira krahgjatë do të bëhen, Ah o dreq, i shkreti ti! E kur vargjet çengel fytin të ta gërvishin përsëri, Strofat kraharorin të mbështjellin, Të ta marrin frymën dëshpërimisht, Kur fletët për fundin të binden, Ti do e gjesh një mënyrë, E do shpëtosh sërish…
Por, Dot nuk do e harrosh, Në mos e ke kujtuar, Nuk do i fshihesh dot, Në mos të ka kapluar, Do pendohesh me gjithë shpirt, Në mos je penduar, Për çastin e gjunjëzimit sublim…
Maruv kishte fituar në Vidbir 2019 dhe ishte zgjedhja kombëtare e Ukrainës për Eurovizion, mirëpo ajo nuk do të shkoj në Eurovizion. Kjo ka ardhur pasi këngëtarja nuk ka pranuar që ta nënshkruaj marrëveshjen pasi që sipas saj disa pika nuk janë të pranueshme, përcjellë KultPlus.
“Jam qytetare e Ukrainës, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht
vendin tim. Por, nuk jam gati të performoj me slogane, duke e kthyer shfaqjen
time në promovim për politikanët. Unë jam një muzikantë, jo një shkop në arenën
e politikës”, shkroi ajo në Facebook.
Treshja nga “Freedom Jazz” e cila ka përfunduar e dyta në garë po ashtu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj, dashurinë,
ngazëllimin dhe për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe keni qenë me ne! Jemi
shumë të lumtur që na ndihmuat që të zëmë vendin e dytë në përzgjedhjen
kombëtare për Eurovizion 2019! Fitorja jonë kryesore jeni JU!….Sapo kemi
marrë një telefonatë nga NTU dhe dëshirojmë të informojmë se po refuzojmë të marrim
pjesë në Eurovizion-2019”, kanë shkruar ata në postimin e tyre në Instagram
duke njoftuar se ata janë duke punuar në projekte të reja që do të sjellin.
Një
thirrje për të përfaqësuar Ukrainën në Eurovizion e ka refuzuar edhe finalisti
i tretë grupi KAZKA.
“Misioni ynë është të bashkojmë njerëzit përmes muzikës, të mos mbjellin mosmarrëveshje. Prandaj, ndaj propozimit kemi një përgjigje të qartë: Nuk do të shkojmë në Eurovizion 2019. Në të njëjtën kohë, ne nuk e braktisim qëllimin tonë kryesor, të prezantojmë kulturën ukrainase në botë”, kanë shkruar ata në Instagram./ KultPlus.com
Këngëtarja ukrainase, Maruv, i është hequr e drejta për të përfaqësuar vendin e saj në Eurovizion dhe duket se arsye mbetet tensioni ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Kënga “Siren Song” e Maruv mori votat e publikut për ta përfaqësuar Ukrainën, por më pas lindën mosmarrëveshjet me televizionin kombëtar.
Asaj iu dhanë 24 orë kohë për të nënshkruar një marrëveshje që e detyronte të anulonte turin e saj në Rusi. Bisedimet ngecën dhe televizioni i hoqi të drejtën e përfaqësimit në Evrovizion këngëtares.
27-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Anna Korsun, tha se ajo ishte dakord që të anulonte turin e saj në Rusi, por sipas saj, në kontratë kishte edhe kushte të tjera deri në censurë.
“Jam qytetare e Ukrainës, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht vendin tim. Por, nuk jam gati të performoj me slogane, duke e kthyer shfaqjen time në promovim për politikanët”, shkroi ajo në Facebook.
Maruv falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, teksa u kërkoi që të mos të ndërmerrnin asnjë veprim agresiv./ KultPlus.com
Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet, flokët thinjen e ditët bëhen vite.
Megjithatë ajo çka është e rëndësishme nuk ndryshon forca dhe besimi yt nuk kanë moshë. Shpirti yt ështe ngjitësi i çdo rrjetëze merimangash.
Pas çdo linje të mbërritjes është një linjë nisjeje. Pas çdo suksesi është një tjetër zhgënjim.
Përsa kohë je i gjallë, ndjehu i gjallë. Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu ta bësh. Mos jeto me fotografi të zverdhura, këmbëngul edhe pse të gjithë presin të braktisësh.
Mos lejo të ndryshket hekuri që është në ty. Bëj që në vënd të mëshirimit të të respektojnë.
Ish kanë ni katunar niherë e ish kan shkue n’Gjakovë. At’harë katunarët shkojshin n’Gjakovë për me pre tesha. Shkon ky katunari e i thotë terzisë: -A po m’i prenë ni parë tesha se m’nevojiten, po paret t’i jap n’kohë t’lamës. Terzija e veti: -Kut t’vi atje te ju me i marrë paret, a keni bar, a ka ku kullot kali? -Po, ka ku kullotë kali, se ka bari tekteri n’gu a sa t’don ka tërfojë e bar e çdo sen ka. Ky edhe i tha: -Jo përze, s’po vi hiç se, me pasë njerëz t’gjallë e gja qi kullotin n’at bari ti kishe pas me m’i pague paret. Mirpo masi s’ka kush i kullot gjanë, e gja s’ka qi kullosin bar e tërfojë, ti s’kie kah m’i paguen paret,e për qeta borgj s’po ti jap.
Ylli kolumbian i muzikës, Shakira është thirrur nga një gjyqtar i një gjykate në periferi të Barcelonës të dëshmojë për një çështje të dyshuar për evazion fiskal për një shumë rreth 14.5 milionë euro, bëhet sot e ditur nga gjykata spanjolle, transmeton atsh raportimin e AFP-së.
“Gjykata e Esplugues de Llobregat e cilësoi të pranueshëm hetimin e prokurorisë ndaj këngëtares”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës së Lartë të Katalonjës, rajon në veri-lindje të Spanjës ku këngëtarja jeton së bashku me bashkëshortin, mbrojtësin e Barcelonës Gerard Piqué.
Prokuroria akuzon Shakiran për mospagim të taksave në Spanjë mes periudhës 2011 dhe 2014, periudhë në të cilën ajo jetonte aty, sipas organit ligjzbatues.
Hetimet janë të fokusuara kryesisht në periudhën 2012-2014.
Ajo është ftuar të dalë në gjykatë në muajin qershor.
Është shqiptari të cilin më së shumti e ka mbajtur në burg Serbia. Por, Adem Demaçi ka mbetur i pathyeshëm, i papërkulur dhe i pa dorëzuar përballë hegjemonizmit serb. Burgun e konsideron si një përvojë të madhe, përfshirë edhe pesë vitet e kaluara në vetmi. Ndonëse i ka kaluar më shumë se 28 vjet në burgje, ai gjen forcë ta “falënderojë” Serbinë “… që e futi nëpër këto kanale të luftës për liri dhe pavarësi”. Ndërkaq, edukatën dhe trimërinë e tij ia dedikon, siç thotë ai, nënës burrneshë. Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Adem Demaçi, apo siç njihet ndryshe, “Mandela i Kosovës”, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për president të shtetit, me kusht që të ndryshohet Kushtetuta dhe që presidentit t’i jepen kompetenca më të mëdha të pushtetit. Ditën e 28 Nëntorit, Demaçi do ta kalojë në Prishtinë. Arsyeja e tij, për këtë vendim është ky: “Më kanë ftuar në Vlorë. Është kallaballëk i madh, mua nuk më pëlqen..”
Në intervistën ekskluzive për portalin tonë, ai shpalos për herë të parë idenë e tij 1 euro në ditë për fond kulturor, humanitar të pavarur. Me këtë fond do të ndërtoheshin fabrika, do të shtoheshin vendet e punës, do të zhvillohej vendi. Baca Adem, në fillim urime 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë?
Faleminderit edhe juve, gjithashtu.
Në këtë rrugëtim 100 vjeçar të pavarësisë shqiptare, gati 30 vjet i keni kaluar në burg. A konsideroni se jeni më krenar apo me i “varfër” për këtë sakrificë tuajën jetësore për popullin shqiptar?
Unë, edhe sikur të jetoja për së dyti, këtë rrugë do ta zgjidhja, sepse edukata e nënës, mësuesve, arsimtarëve të mi, ka qenë në frymën që atdheu dhe kombi janë mbi të gjitha. Kam pasur fat që i kam dëgjuar ata, por edhe fat që Serbia bëri gabimin që më futi nëpër këto kanale të luftës për liri dhe pavarësi. Kështu, kam investuar jetën time mu aty ku duhet. Investimi për kombin është investimi më i mirë, i cili nuk zbehet kurrë, dhe s’ka mundësi të harrohet dhe asgjësohet. Të gjitha të tjerat vijnë e shkojnë.
A mund të na riktheni edhe njëherë në atë kohë? Si është ndjenja e guximit që t’i dalësh përballë një regjimi të egër serb pa patur frikë nga pasojat personale?
Njeriu nuk lind trim, por as pa trim. Rrethanat e krijojnë. Unë e kam pasë një nënë shumë burrneshë, shumë atdhetare, e cila ka kaluar nëpër shumë katrahura të ndryshme. Ajo, mbante në mend kur ka ra Serbia e parë, e dytë, Serbia e tretë; mbante në mend kur ia kanë vra katër axhallarë në oborrin e shtëpisë; kur kanë hyrë forcat e Serbisë më 1912. Pastaj e kam pasë mësuesin atdhetar dhe arsimtarët e paktë që atëkohë kanë qenë me normale të Elbasanit. Në fund, jam shoqëruar me Esad Mekulin, i cili më futi në rrugën e letërsisë dhe më ka frymëzuar. Si njeri i cili fliste pak, punonte shumë, nuk kërkonte për vete asgjë, flijohej për kombin. Kështu, kam pasë një varg ndikimesh, trajtimesh nga rrethi im ku kam jetuar dhe gjithashtu – politika barbare, e padrejtë e shfarosjes që ka ushtruar Serbia. E mbaj mend si fëmijë, kur afër shtëpisë sonë, jo më shumë se një kilometër pushkatoheshin njerëzit herët në mëngjes. Të gjitha këto së bashku më kanë bërë mua ta kuptoj se dikush duhet të flijohet për kombin dhe ta falënderoj edhe Serbinë që më zgjodhi pikërisht mua. Ata më zgjodhën për të frikësuar të tjerët. Menduan se jam pikë e dobët; më vlerësuan gabimisht. Unë, atëherë hyra në atë luftën politike, pa dashjen time, por kur hyra nuk desha të dalë në gjysmë të rrugës. Nëse do ta lexoni romanin tim “Dashuria kuantike e filanit”, do ta shihni se kam vendosur të vdes. Formalisht veten time e kam kallë dhe çdo herë kam thënë se unë jam i vdekur. Çka mund të jetë diçka më keq se vdekja. I vdekuri nuk mërzitet për asgjë, as për kërcënime, as për burgosje, as për kurrgjë.
A keni pasur ndjenjën ndonjëherë se po e shtyni “bjeshkën me gjoks”, se po i bëni ballë një shteti me mekanizmat e egër policor e ushtarak duke e luftuar atë duarthatë?
Unë e kam pasë edhe një fat tjetër që shkollimin, gjimnazin, e kam bërë me themel. Ne gjërat i kemi mësuar me pjekuri të madhe. Qysh atëherë kam pasë mundësi që të mendoj dhe t’i shikoj gjërat në zhvillim, në ndryshim, e jo të shtanguara. Më kujtohet dita kur shkoi Jugosllavia e vjetër, kur hyri e shkoi Italia, erdhi Gjermania…Punët i shikoja në lëvizje, ecje, dhe atë shtet që ishte në të vërtetët një burg i popujve, e kam përjetuar si diçka që dalëngadalë po vdes, sepse gjithnjë e më tepër po zgjat jetën dhe praninë e vet në hapësirën tonë me dhunë. Ky ishte treguesi më i mirë për mua se ky shtet do të mbarojë. Edhe historinë e kam mësuar me shumë prirje, me shumë lezet. Si i vogël kam qenë i pjekur, i kam shikuar punët drejt, ashtu siç duhet.
A ju ka burrnuar jeta në burg?
Burgu është një provë e madhe. Nëse vendosni të vdisni para se me ra në burg, atëherë është pak më lehtë. Por, kam pa të tjerët si janë plakur, si janë mërzitë, si brengoseshin, humbnin nervat etj., sepse aty njeriu vdes një herë, dy herë, tre-katër herë… Të paktën, ai sistem i burgjeve ka qenë i tillë. Ata janë munduar me mjeshtëritë e tyre të përsosura që të na e hanë shpirtin, të na shkatërrojnë fizikisht edhe shpirtërisht. Ka qenë një makineri shumë dërmuese, shkatërruese, por për fat unë dhe shokët e mi, edhepse ka pasë situata të ndryshme, kryesisht kemi kaluar mirë.
A do të ishit më i madh se sa që jeni sot po të mos ishit në burg, apo burgu ju ka bërë më të madh se sa që do të ishte Adem Demaçi një gazetar apo shkrimtar?
Unë mendoj se ia kam pa hairin Serbisë që më ka futë nëpër këto kanale të cilat për ata që janë shikues nga jashtë, duken sikur ka qenë një vuajtje, një fatkeqësi e madhe, etj. Por, unë mendoj se ajo ka qenë fat për mua, se do të isha njëfarë shkrimtari… Ndoshta as shkrimtar sa duhet nuk do të isha, sepse vetëm kur njeriu bie në burg, atëherë e njeh sistemin nga brenda. Pa hyrë nëpër burgje, pa pasur punë me ata që janë në të vërtetë skeleti i pushtetit, nuk mund ta njohësh atë shtet. Pastaj, nëpër burgje kisha kohë të lexoj më shumë, të koncentrohem më shumë, të mendoj më shumë. Nga ato 28 vjet burg, pesë vjet e gjysmë kam qenë vetëm, në izolim të rreptë. Nuk kisha kurrfarë kontakti me të tjerët, pos kur e sillnin ushqimin, gazetat ose librat. Këto më kanë bërë të mundur që të hy në një filozofi dhe në një meditim pa dijen time. Sepse, vetmia e gjatë, qetësia, e kanë bërë të veten. Unë shpesh kam lënë mendimet e mia të rrjedhin, të rrjedhin, dhe ajo kërkohet nga kjo filozofia të cilës i përkas edhe unë: filozofia e mundësive të pakufishme. Kur kam dalë pastaj jashtë, jam takuar me Hetemin, djalin e mikut tim, Rexhep Ramadani. Ai atëherë më njoftoi me këtë filozofi, me bartësin kryesor të kësaj filozofia Deepak Chopra, nga India në Amerikë. Mua më kanë ndihmuar shumë rrethanat, që prej një qytetari të rëndomtë, njëfarë shkrimtari, sot jam një njeri tjetër, me cilësi tjera, sepse njeriu që merret me punë të mëdha, atëherë edhe bëhet i madh dhe e kundërta.
Kur keni dalë nga burgu populli ka pritur në rend për t’ua zgjatur dorën. A mendoni se Adem Demaçi se edhe sot ekziston në popull ndenja e respektit ndaj jush si në ditët e para të daljen nga burgu?
Edhe kjo shkon valë-valë. Nganjëherë respekti rritet, nganjëherë zvogëlohet. Varet në çfarë trajtimesh gjendesh dhe sa është e vërteta e lejuar që të qarkullojë për Adem Demaçin. Ka pasë faza që Adem Demaçi ka qenë i përcjellur, por edhe i penguar që të afirmohet. P.sh., e kam dhënë një intervistë të gjatë dhe shumë të rëndësishme në shkurt të vitit 1992 në televizionin e Beogradit, por këtu në Kosovë rrethanat ishin të tilla që nuk pat publicitet ajo intervistë. Ishin ata që u pengonte Ademi që do të kishte kredibilitet në popull. Është bërë luftë që të më zvogëlohet simpatia, besimi, etj.
Keni bërë disa lëvizje “poshtë e lart”. U bëtë kryeredaktor i Javores Politike Shqiptare “Zëri”, kryetar i një partie politike, zëdhënës i UÇK-së…Por, sikur në asnjë pozitë nuk u rehatuat krejtësisht. Prej nga ky shpirti “parehatuar” i Adem Demaçit?
Nuk është kjo punë rehatie, por “Zëri” kishte rënë në krizë dhe më ftuan mua. E drejtova këtë revistë një vjet e diçka. Mirëpo, Serbia duke e parë që po shkon puna mirë dhe po ka sukses, na ndaloi. Ishte ajo greva 11 ditëshe që bëra unë atëherë. Nuk patëm mundësi që ra ngjallnim pastaj “Zërin”. Në Partinë Parlamentare kam qenë i ftuar disa herë, por nuk e shihja të arsyeshme. Megjithatë, ndodhën disa gjëra që është shumë gjatë të hymë në ato shpjegime. Kur u ktheva nga Perëndimi kërkova ndihmë, e ndihma nuk m’u dha. E pashë që nuk ka rrugëdalje tjetër vetëm që ta shndërrojmë këtë parti në një parti që do të jetë njëfarë mbështjellësi i lëvizjeve të vogla që ne i dinim që po zhvilloheshin në Kosovë. Ishin veprimet e para të UÇK-së. Më ftuan në momentin kur edhe vet isha i gatshëm. Shkova me qëllim që të bënim një pjesë të udhëheqjes politike, të luftës që po përgatitej. Më ftuan në Tiranë dhe më propozuar të bëhesha përfaqësues i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ta organizoj një Asamble të Kosovës. Unë i pranova këto detyra dhe automatikisht ngeli puna e partisë, sepse nuk mundja të punoja në dy vende. Nuk është punë rehatie, por unë kam shkuar nga vendi në vend, aty ku ka qenë nevoja më e madhe dhe jam munduar të jap maksimumin.
Shumë procese të viteve të fundit në Kosovë ju i keni kundërshtuar. Madje edhe në kohën kur ishit zëdhënës i UÇK-së dolët kundër qëndrimit të shumicës së përfaqësuesve në Rambuje për të mos nënshkruar marrëveshjen. A vazhdoni të mbani qëndrimin se kjo Marrëveshje nuk ka qenë dashtë të nënshkruhet?
Unë kam qenë i bindur që Serbia ka për ta pranuar atë marrëveshje. Dhe, në qoftë se nuk do ta pranonte, ne sot do të ishim nën Serbi. Ishte një punë fort e rrezikshme që të hyhej në ato bisedime, sepse aty kanë qenë 10 pika të panegociueshme dhe, ndër to, pika e parë ka qenë që të pranohet Jugosllavia si shtet yni; të pranohen konkluzat e Helsinkit që thonë nuk ka ndryshim të kufijve pa pëlqimin e palës tjetër; të pranohej Kosova si një territor i etniteteve të barabarta, pa i përmendur në asnjë rast shqiptarët si shumicë, dhe gjithë ato shtatë pika të tjera në këtë frymë. Kjo do të ishte një lloj autonomie që nuk do të kryente punë, prandaj unë dhe Albin Kurti, si sekretar i zyrës, nuk u pajtuam. Asgjë më pak se pavarësia. Kurse, të gjithë faktorët e jashtëm (edhe amerikanët, francezët, etj.), ishin të mbërthyer se na mjaftonte autonomia. Unë shkova te ish ministri i Jashtëm britanik, Robin Cook. E mora ftesën, pastaj ai më njoftoi që të njëjtën ia kishte dorëzuar edhe Rugovës, i cili e kishte nënshkruar pa e lexuar fare. I thashë pastaj Albinit: “Thuaji Cookut që unë nuk jam i mençur si Rugova ta nënshkruaj pa e lexuar”. Të nesërmen me Albinin shkuam në Shtab. Pasi ai ua përktheu 10-pikëshin që duhej nënshkruar në Shkup, nëse duam të shkojmë në Rambuje. Ata na thanë se ende nuk kishin qëndrim të vendosur. Ishte aty edhe Ramë Buja i cili e lexoi dokumentin. Po them edhe një herë, Zoti na shpëtoi që Milosevici nuk e pranoi atë propozim. Herën e dytë filluan të ashpërsoheshin kriteret pak. Në Slloveni unë dhe Hashimi patëm disa takime me ish-kryeministrin slloven, Janez Drnovsek, dhe të tjerë, pastaj me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright në Rambuje. Pas një bisede 45-minutëshe, ajo thoshte se do të bëhej një gjakderdhje e madhe në qoftë se ju nuk e pranoni dokumentin. Unë e bëra me dije se ne ia kemi filluar luftës dhe pa pavarësi nuk ndalemi. Nuk u pajtuam me të dhe në një vend tjetër vazhduam bisedën vetëm unë dhe Hashimi. Ai më tha se të gjithë e kanë pranuar marrëveshjen dhe se ai kishte mbetur vetëm. Këmbëngula që ai të mos pranojë. Por, këtë nuk e bëri, sepse, ndryshe do të largohej nga loja politike. Këta e vazhduan dhe erdhën këtu ku jemi. Cila është preferenca politike e Adem Demaçit, po të kishit një parti politike?
Unë jam me krahun e luftës, se pa këtë luftë, e cila u bë edhe me 100 gabime, ne sigurisht do të ishim nën Serbi. U bë lufta me viktima të shumta. Erdhën këtu përfaqësuesit amerikanë, Robert Gelbard dhe Richard Holbooke. Mundoheshin të na bindnin për autonomi. Unë kam qenë ai që dy herë i kam dështuar këto përpjekje, ndërsa Holbrooke kishte thënë: “Mos ma qitni këtë njeri më përpara se s’dua ta shoh”. Por, më vonë pranuan kompromisin. Serbia nuk u soll si duhet, u mërzit Amerika dhe ish-presidenti George W. Bush në Krujë dha sinjalin për ta shpallur pavarësinë. Shpallja e pavarësisë sonë ishte formalisht shkelje e rezolutës 1244. Kjo me të vërtetë ishte një kthesë e madhe historike për ne.
Çfarë keni mësuar dukë qëndruar më pranë politikës dhe njerëzve të pushtetshëm?
E kam mësuar një punë të keqe, se pushteti i prish njerëzit, sepse duke u thënë zoti kryetar, zoti kryetar, po sillen ndryshe, po ndahen nga njerëzit, po tjetërsohen, po bëhet tjetërfare, nuk po i njohin shokët e vet të luftës, as të tjerët. Kështu, pushteti është një punë shumë e rrezikshme.
Si shpjegohet që njerëzit që magjepsen më shumë prej pushtetit janë ata më të paaftët? Ka kjo lidhje me kulturën e njeriut!
Po, ka lidhje me kulturën e tij, me edukimin, me vetëdijen e tij. Mirëpo, ka edhe përjashtime që janë treguar. E kemi ne kështu, Fan Nolin, njërin nga atdhetarët e mëdhenj i cili u përpoq për Shqipërinë. Dështoi disa herë, dhe kur Enveri me të tjerët fituan luftën, e ftuan të kthehej dhe të bëhej kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e ai u tha: “Luftën e bëtë, e fituat dhe vazhdojeni ju”.
Si duket një ditë e juaja në moshën e bardhë?
Unë i them vetes 39 vjeç, por kam lindë para 77 vjetësh. Jeta ka kërkesa të shumta, ka provokime të shumta, të mira e të këqija, po unë jetën e pranoj jetën ashtu siç është. Kërkesat e mia janë të vogla. Ushqehem thjeshtë, vishem poashtu thjeshtë. Jetën e kaloj pa shqetësime të njerëzve të vegjël, që shqetësohen për gjithçka. Çfarëdo që ndodh, unë e pranoj dhe bëj atë çka është e mundur…
Bëmë një udhëtim paksa të gjatë, ngacmuam kujtime, zbuluam brenga e mësuam diçka nga jeta juaj, po nesër çdo të bëjë Adem Demaçi?
Tash, kur isha në diasporë, në Austri, Gjermani, Zvicër, shpalosa një ide të cilën e kam prej 2-3 vjetësh. E kam përmendur në takime të ndryshme dhe të gjithë më thonë se do ta përkrahin. Kësaj here më është mbushur mendja se diaspora do ta pranojë këtë projekt. Diaspora ishte shtylla e shpëtimit të kombit, pavarësisht që ende nuk ia kemi dhënë vendin që duhet. Ne kemi mbetur shumë mbrapa, sidomos sa i përket arsimit, kulturës, shëndetësisë. Koha po shkon, e ne po mbetemi me ato të zezat që na i la Serbia. Kështu, unë kam një ide për një fond kulturor, humanitar të pavarur, ku çdo kush që do të pranonte të hynte në atë fond, të jep një euro në ditë për kombin. Pastaj, kjo iniciativë do të depërtonte në hapësirën mbarëshqiptare, në Kosovë, Shqipëri, në Iliri – në atë pjesën që i them unë të Maqedonisë. Nëse arrijmë p.sh., të tubojmë një milion njerëz që do të jepnin një euro në ditë, me kaq para mund të bënim një fabrikë; mund të bëjmë goxha punë edhe në arsim e shëndetësi, e kudo që të investohen. Brenda një viti bëhen 365 milionë euro. Rregulli do të jetë që askush të mos japë më shumë se një euro. Por, ata që kanë mundësi, mund të japin edhe për të tjerët. Kjo do të jetë transparente. Secili mund të deponojë mjetet në bankën e caktuar; mund të shohin sa po rritet ai fond. Nëse ndokush i bie pishman, mundet edhe t’i tërheq ato. Por, nuk është zakoni që paratë që falen, të tërhiqen. Kështu, shumë gjëra të tjera do të financoheshin, pavarësisht se çka bën shteti. Jemi në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë. A keni ëndërruar apo dëshiruar ndonjëherë më parë që në këtë përvjetor, kryetar i Kosovës do të duhej të ishte Adem Demaçi?
Nuk kam ëndërruar një gjë të tillë, sepse nuk janë kushtet, rrethanat për të qenë unë kryetar. Nuk mund të jesh kryetar nëse të tjerët të rrinë mbi kokë dhe të mësojnë se çka duhet të bësh. Ju e dini se çfarë kushtetute kemi ne. Në kushtetutën tonë parashihen shumë gjëra që janë krejtësisht të papranueshme, të cilat na i kanë imponuar, bile duke i detyruar shqiptarët të thonë se e kanë bërë vet. Atë e kanë bërë të tjerët. Mandej marrëveshje e Martti Ahtisaarit është një imponim, dhunim i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve për t’ia bërë qejfin Rusisë dhe Serbisë se mos po dalin nga Rezoluta 1244.
Emri Juaj është përmendur si kandidat i mundshëm për president të ardhshëm të Kosovës. A do të kandidonit eventualisht si kandidat i pavarur apo si kandidat i një partie politike?
Ka propozime, porse kam thënë se ajo punë mund të bëhet nëse ne e ndërrojmë Kushtetutën, ashtu që presidentit t’i jepen autorizime të jashtëzakonshme, meqë ai duhet të zgjidhet me votat e popullit, ta ketë një mandat më të madh sesa partitë dhe disa institucione tjera. Pastaj, që presidenti të ketë mundësi që çdo ligj që është në kundërshtim me interesin e kombit, ta hedh atë. Ku do të jeni më 28 Nëntor, në Vlorë, në Prizren apo në Prishtinë?
Do të jem në Prishtinë. Më kanë ftuar në Vlorë. Është kallaballëk i madh, e mua nuk më pëlqen. Shkojnë ata që gëzohen. Unë e kam zemrën plot me plagë, nuk mund të gëzohem aq lehtë. Nuk mund t’i marrë as t’i harrojë ato që i kam parasysh, shokët e mi që nuk i kam…Njeriu që nuk gëzohet nuk është mirë të hyjë me ata që gëzohen, sepse ua prish atmosferën edhe atyre. Lërini le të gëzohen./KultPlus.com
Intervista është botuar më 28.11.2012 nga Telegrafi
Dokumentari “Period. End of Sentence” ka fituar çmimin si dokumentari më i mirë i shkurtë këtë vit në gala mbrëmjen e njohur.
Kur regjisorja Rayka Zehtabchi mori çmimin në skenë ajo po
qante. Regjisorja tregoi se ajo nuk po qante pasi që ishte me cikël menstrual
mirëpo këta lot kishin të bënin diçka me këtë.
“Nuk qaj sepse jam me cikël menstrual. Por, nuk mund të
besoj që një film për ciklin menstrual fitoi një çmim Oscar”, tha regjisorja.
Dokumentari i regjisores Zehtabchi. “Period. End of
Sentence”, fitoi dokumentarin duke shënuar një hap të madh për barazinë
menstruale dhe qasjen në produkte menstruale po ashtu. Filmi fokusohet tek
gratë në Indi që nuk kanë akses të duhur në produktet menstruale dhe ndikimin
që ka kjo në jetën e tyre – përfshirë përfundimin e arsimimit të tyre.
Në Indi, 28% e vajzave kanë thënë se nuk shkojnë në shkollë
gjatë periudhave të tyre sepse nuk kanë qasje në produkte të menstruacioneve të
cilat shpesh nuk janë të përballueshme dhe nganjëherë konsiderohen të pista. Si
rezultat i mungesës së qasjes në produktet menstruale, një studim zbuloi se
femrat përdorin pëlhurat, gazetat, gjethet e thata dhe madje edhe hi për të ndaluar
gjakun gjatë menstruacioneve, raporton teenvogue.com
Për të trajtuar çështjen e mungesës së aksesit, Arunachalam
Muruganantham krijoi makina që prodhojnë produkte me kosto të ulët menstruale
dhe janë të lehta për t’u përdorur, duke i lejuar gratë të marrin kontrollin e
shëndetit të tyre menstrual. Muruganantham, i cili është i njohur si Njeriu
Pad, thuhet se ishte katalizatori i filmit./ KultPlus.com
<p><a
href=”https://vimeo.com/301410537″>Period. End of Sentence.
Official Trailer</a> from <a
href=”https://vimeo.com/raykaz”>Rayka Zehtabchi</a> on <a
href=”https://vimeo.com”>Vimeo</a>.</p>