Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin Sabri Fejzullahu me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, presidenti Thaçi ka dhënë lajmin për dekorimin e këngëtarit Fejzullahu dhe motivacionin që e kanë shtyrë në nderimin e një prej yjeve më të njohura të estradës kosovare për dekada me radhë.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook presidenti Thaçi.
Këngëtari Sabri Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të vlerësuar të estradës kosovare dhe mjaft i kërkuar edhe në diasporë. Ai ka bërë karrierë të suksesshme edhe si aktor.
Sabri Fejzullahu, për një mandat ishte edhe deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës. / KultPlus.com
Deri sot, tetë këngë janë përzgjedhur nga shtetet përkatëse për përfaqësim në Eurovizion.
Faqja zyrtare e Festivalit Evropian të Këngës – EUROVIZION, ka lansuar një video ku janë publikuar të gjitha këngët, të cilat deri sot janë të vetmet që e kanë të garantuar Eurovizionin.
Deri në muajin maj kur edhe mbahet Eurovizioni në Izrael, edhe rreth 35 shtete në Evropë do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësuese.0
Shtetet që tanimë kanë përfaqësuesit e tyre janë Shqipëria, Franca, Italia, Australia, Republika Çeke, Mali i Zi, Spanja dhe Britania. / KultPlus.com
Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare, akademiku Idriz Ajeti.
Sot, lajmin e kobshëm e kanë pritur me dhimbje qytetarët e Kosovës, të cilët e humbën një mendje të ndritur.
Ne po e sjellim sot këtë copëz të Ajetit sa ishte gjallë.
****
Shqipëri quhet toka deri në Nish.
Kështu shprehet veprimtari i shquar dhe ambasador i gjuhës shqipe, akademiku shqiptar nga Medvegja prof.dr.Idriz Ajeti në një intervistë për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë ». Në një intervistë, Ajeti thotë se «Pas prishjes së Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1941 Kosova, bashkë me Luginën e Preshevës i takoi Shqipërisë, gjë krejt normale sepse zonat i lidhte jo vetëm, historia, gjuha dhe flamuri por edhe doket, traditat, kultura…”
“Mesazhi im do të ishte që mundësisht popullsia, sidomos rinia jonë të mos lëvizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe intelektualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Për të penguar ketë eksod edhe komunat mund të bëjnë më shumë për t’ju siguruar punë, perspektivë. Ndryshe Lugina e Preshevës nuk mund të quhet Kosovë Lindore pa shqiptarë. Rinia mund të lëvizë për të kërkuar punë apo studiuar, por kurrsesi t’i kthjenë shpinën përgjithmonë vendlidjes dhe të mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë të mos lëvizin nga vendi kur ai është i kërcënuar apo ushtrohet dhunë seri mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmen armë, për spastrimin etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskriminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta lëshojë vendlidjen pa pasur ndonjë hall të madh.
Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish….
Akademiku Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshevës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju, a nuk po e shihni se Serbia për 2 dhe 3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitullimit ende vazhdon ta quajë Kosovën, Serbi?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës po i realizon me sukses. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerueshme. Sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artificialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesa dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre. Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Miloshevicit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Fundja edhe shqiptarët, sikur të mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre… Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish. Këtë e kanë thënë dhe vet intelektualët, historianët serb se ne jemi autokton, kurse serbët ardhacakë..»
Akademiku Idriz Ajeti është lindur në Topalë të Medvegjës së Kosovës Lindore. Shkollën fillore e ka mbaruar në Banjën e Sijarinës më 1930, ndërsa atë mesme në Shkup më 1938, kur në atë kohë Serbia dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre etnike në drejtim të Kosovës apo Shqipërisë, por një pjesës e madhe nga ky presion detyrohej të shpëngulen në Turqi. Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare. Ai ka marrë disa cmime mirënjohje. Në vitin 1958 ka mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i formës gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë” Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
17 vjeçarja Rina Lipa, motra e vogël e këngëtares nga Prishtina – Dua Lipa, ka dhënë edhe një intervistë për Red Milk Magazine.
Ajo është në ballinën e revistës për edicionin e muajit
shkurt, derisa përgjigjet në disa pyetje të kësaj magazine.
Rina dëshiron të bëhet aktore, ndërsa ka rreth 600 mijë ndjekës në Instagram, me të cilët e ndanë përditshmërinë e saj.
“Po punoj në filmin tim të parë të metrazhit të shkurtër. Jam shumë e lumtur. Vetëm ta dëgjosh regjisorin që thotë “Action” është fantastike” tregon mes tjerash Rina.
“Provoj të jem autentike në rrjetet sociale, prandaj postoj gjëra që edhe inspirojnë të tjerët. Më pëlqen të dal me shoqet e mia. Tri fjalët që më përshkruajnë më së miri në stilin tim janë ekstra, ngjyra-ngjyra dhe stil që kënaq të tjerët” tregon Rina.
Në fotosesionin për Red Milk Magazine ajo vjen e fotografuar nga Johanna Nyholm. / KultPlus.com
Rina Lipa, motra e këngëtares Dua Lipa, nuk dëshiron të mbetet vetëm një emër tjetër i thjeshtë.
Rina së fundmi ka dalë në ballinën e Red Milk Magazine, në edicionin e muajit shkurt.
Rina gjithmonë ka qenë përkrahëse e Dua Lipës ndërsa duket se tash synon edhe vetë të krijojë imazhin e saj. Ajo duket e mahnitshme në këtë fotosesion në Los Angeles.
Red Milk Magazine kësisoj i ka dhënë hapësirë Rinës, 17 vjeçare, e cila thotë në këtë numër se aspiron të bëhet një aktore në të ardhmen. / KultPlus.com
Doruntina Ukimeri megjithatë, nuk e la pa e shpalosur çejzin
e saj. Në një formë, mbrëmë ajo e pati natën e saj të çejzit, kur e ekspozoi atë
në teknikën e filigranit me letër, në hapësirën ekspozuese ‘Motrat’ në
kryeqytet.
E çejzi ndër shqiptarë është traditë, dëshirë, investim në martesë. Doruntina vendosi që këtë traditë dhe pjesë të artizanatit ta sjellë në ekspozitën e saj. Me këtë teknikë, ajo thotë se nxjerrë vetëm gjëra të bukura.
“Filigrani me letër është një mënyrë e punës të cilën e praktikoj viteve të fundit, dhe mbetet si teknikë e cila të lejon të punosh gjëra të bukura, lule, elemente me shumë ngjyra. Çejzi gjithmonë më ka pëlqy, dhe ka shumë pak informata për të edhe në internet, edhe pse të gjithë kanë dëgju për të dhe dijnë për të” tregon Doruntina.
Mbrëmë, ajo në Prishtinë e hapi ekspozitën e saj të radhës, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 22 shkurt. Tentene, goblena, jelek, çorape e mindila janë pjesë e ekspozitës, të punuara dalëngadalë nga dora e Doruntinës, për tu puthur me murin e bardhë të hapësirës “Motrat”.
Doruntina aplikoi në programin HERITAGE SPACE nga Culture
Heritage Without Borders – Trashëgimia Kulturore pa Kufinj, dhe kësisoj e nisi
punën në këtë teknikë. Pasuan dy punëtori ku Doruntina ndihmoi edhe gjashtë
pjesëmarrës të tjerë të punojnë në këtë teknikë.
Dhe rezultati janë 20 punime, prej të cilave gjashtë janë pjesë e ekspozitës, ndërsa vjen edhe një video e realizuar nga Dardan Zhegrova – ku tregohet procesi i punës nga Ukimeri. Ukimeri thotë se kësisoj po e promovon këtë teknikë dhe do të donte që ajo të merrte vëmendjen e duhur, e të mos humbej.
“Përmes këtyre punëve, kam dasht me bo një analizë të kësaj
tradite, qysh ka qenë dhe qysh është sot ajo në kulturën tonë, dhe në kulturat
tjera. Çejzi ka ekzistuar në Babiloni, në Greqinë Antike, në Romë…. Te shqiptarët,
çejzi është përcaktu edhe me Kanunin e Skënderbeut, atë të Lekë Dukagjinit, pra
e ke pasë të caktume çka mundesh me qu në çejz. Më parë, është dashtë me pasë
shumëçka në çejz, ndërsa sot kohërat kanë ndryshu sepse mundesh me ble çkado që
ke nevojë pas martesës, e nuk ke nevojë me e pasë në arkën e çejzit” tregon
Ukimeri.
Të rralla janë gratë që sot janë në moshë dhe nuk kanë kaluar nëpër procedurën e çejzit. Dikush e sheh si traditë më primitive e dikush si mundësi të bukur kreativiteti, por çejzi ndër shqiptarë është dukuri që mbrohet me fanatizëm.
“Sot shumë gra e bojnë figurativisht çejzin, pra nëse nuk e
bojnë vet e porosisin. Për mua është një formë e ekspozitës, pasi gratë që e
punojnë vet, e kanë në fund mundësinë ta ekspozojnë atë para të tjerëve. Mendoj
se është mirë me vazhdu me bo tentene, me bo çejz, me qëndisë, këto janë
artizanate dhe duhet me u promovu e mbështetë” tregon tutje Ukimeri për
KultPlus.
Ekspozita e mbrëmshme është e dyta në këtë teknikë nga Ukimeri. Ajo thotë se së shpejti do të dalë me një vazhdimësi të projektit, ku do të parashihet edhe shitja e këtyre copëzve të bukura të punuara prej inspirimit të saj artistik. / KultPlus.com
Do të jetë piktorja Zake Prelvukaj e ftuara e radhës e KultPlusit në ngjarjen ‘KultWoman me…’
Në ciklin e ngjarjeve, e katërta mbrëmje do të mbahet me Zake Prelvukajn.
Me datë 15 shkurt, e premte, në ora 17:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Zakja vjen me tregimin e saj mbi jetën dhe artin e saj.
Zake Prelvukaj diplomoi për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Nysret Salihamixhiqit. Në vitin 1993 filloi punën si docente në lëndën pikturë monumentale. Në vitin 1997 magjistroi në lëndën e pikturës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit. Në vitin 2000 mori klasën e pikturës, si profesor i asociuar.
Në vitin 2005 ajo morri Çmimin e Nëntorit në Maqedoni dhe më pas morri çmim edhe në Ekspozitën ‘Lule për Aleksandër Moisiun’.
Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka ekspozita të
shumta personale dhe grupore. Ekspozitat personale në Kosovë i hapi kryesisht
në Prishtinë: Future X (2010), Mbroje natyrën në Parkun Gërmia (2004),
Sexhibition në Muzeun e Kosovës (2005), 12 hours-shoping centre-performative
(2004), Ghetto in Balkan në Hani i Dy Robertëve (2003), X-sat flasin – Arti i
rezistencës, Galeria Dodona (1998). Në Pejë ekspozoi në Kafe-Galerinë Evergrin
(1994) dhe Galeri Evropa (1996), ndërsa në Gjakovë në Neë Vision Gallery (2001)
Ejani me 15 shkurt ta dëgjoni tregimin e Zakes dhe ta takoni nga afër artisten.
‘KultWoman me…’ është ideuar nga KultPlus ndërsa është projekt në kuadër të ‘Kultura për Ndryshim’ nga Bashkimi Evropian.
Gjatë ditës së sotme është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit
IMTM Tel-Aviv në Izrael. Panairi i sivjetshëm i turizmit përkon me 25-vjetorin
e këtij edicioni, përcjell KultPlus.
Ministra dhe ambasadorë nga vende të ndryshme shoqëruan
operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke
prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua
me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të
Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë, shkruan atsh.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili
shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair. Klosi në
fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe
Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen
mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.
“Takimet e përbashkëta na ndihmojnë të njohim nga afër mundësitë dhe potencialet e dy vendeve. Sot turistët kërkojnë të provojnë eksperiencat lokale të çdo vendi që vizitojnë, ndaj ne si politikëbërës duhet t’i përgjigjemi këtij trendi”, u shpreh Klosi.
Një mendim të tillë ndan drejtoresha e përgjithshme e
Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, e cila në fjalën e saj
vlerësoi panairin e Izraelit si një mundësi shumë të mirë për të marketuar
turizmin malor, sepse interesi për këtë lloj turizmi është shumë i kërkuar nga
pala izraelite. Ndërkohë, Ferizaj theksoi se një interes i veçantë konsiston
edhe për bizneset që operojnë në këtë sektor për të lidhur kontrata
bashkëpunimi.
Në stendën mikpritëse shqiptare, vizitorët kanë mundësinë të
njihen me ëmbëlsira dhe pije tradicionale.
Panairi i përvitshëm Mesdhetar i Turizmit në Izrael do të
qëndrojë i hapur dy ditë, nga datat 12-13 shkurt.
Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë”, u tha në akademinë komemorative.
Gjevori ishte autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësues, pedagog, dhe veteran i arsimit.
Gjevori vdiq në vitin 2007. Në vitin 2003 ai kishte marrë një dekoratë nga Ibrahim Rugova, për të cilën pati fjalë miradie.
“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën.
“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.
“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori. / KultPlus.com
Projekti “Architecture through the butterfly effect” apo “Arkitektura përmes efektit flutur”, i studentit kosovar të arkitekturës, Benart Shala ishte më i votuari në Future Architects, në mesin e 100 projekteve nga e gjithë bota. E, ku projekti pas dy ditësh do të prezantohet në Lubjanë.
Para se ky projekt të paraqitet para masës në Lubjanë, publiku kosovar patën rastin sot që të dinë më shumë rreth tij. Kjo pasi studenti Shala atë që do ta bëjë në kryeqytetin e Sllovenisë e bëri në Prishtinë.
Ai, shpjegoi në detaje projektin, i cili i ka hapu rrugë së ardhmës së tij në arkitekturë.
Shala tregoi cili ishte qëllimi i prezantimit të sotëm dhe çfarë pret nga prezantimi në Lubjanë.
“Qëllimi kryesor parapërgatitje, pasnesër do ta prezantojë në Lubjanë. Pres që atje rreth 30 organizata evropiane janë dhe nëse iu pëlqen me më ftu në festivale. Idea kryesore është ke ra në sy për festivalet atje”, tha ai për Ndërtimi.info.
Ai, shtoi se një projekt i tillë do të mund të implementohej edhe në Prishtinë.
“Definitivisht do të mund me u implementu edhe tek ne me kosto të ulët. Nëse e kishim bo tek je ish kon në shesh me ndërru mentaliteti sa më afër njerëzve”, shtoi ai.
“Future Architecture Platform” prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Evropës në vitet në vijim.
Sot trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi mjaft interesante.
Fotografia tregon Majlinda Kelmendin teksa jep një intervistë për televizionin japonez ndërsa në televizionin francez jepet lajmi për triumfin e Dua Lipës në ngjarjen më të rëndësishme botërorë të muzikës siç është Grammy.
Edhe vet Kuka, ka shkruar se ndihet i motivuar me këto pamje, teksa ka theksuar se të rinjtë shqiptarë po e pushtojnë botën
“Pamja ime sot në Hotel në Paris! Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!:, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com
U humbin kuletat. Nuk ua vjedhë dikush, por u bien nga xhepi se hutohen nga gjëra që i duan. Nganjëherë edhe ua vjedhin, pse ka plot aso që e abuzojnë hutesën e njeriut të mirë. U prishet gitara në mes të këngës, i këputen telat. I bëjnë triing gjithmonë në mes të këngës: pasi e kanë zënë C Durin më të mirë ndonjëherë e po kalonin në A Mol. E pikëllohen, pse duan ta çojnë këngën gjer në fund një herë. Veç një herë të vetme bre. Një. U del flaka nga malli. E shohin një fotografi të harruar prej njeriut që ua dërgoi, por të gjallë për ta, ende. Shumë të gjallë. Shikojnë tiparet e trupit, ndaj detit, a para një sahatkulle të gurtë në një qytet të largët pa emër. Palët e flokëve, vetullën. Shikojnë sy që ishin, duar që preknin. Buzëqeshje që buzëqeshnin dikur. E në trup e ndjejnë mungesën e vjetër. Shikimi u turbullohet. Shpesh. Sytë u qorrohen prej mallit. Makina u prishet. E ndreqin vazhdimisht, te i njëjti mjeshtër. Tjerët u thonë, ndërro more makinën. Por s’është aq thjeshtë. Për njerëzit e mirë, asgjë s’është thjesht e thjeshtë, hajt ashtu. Njerëzit e mirë lidhen për gjërat që i duan.
Këngëtarja e famshme Alicia Keys dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në Grammy 2019.
Krahas kësaj, ajo moderoi mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n këto 14 vitet e fundit, shkruan KultPlus.
Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa mbrëmë
mahniti publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That
Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His
Song” dhe të Kings of Leon’s “Use Somebody.”
Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht./ KultPlus.com
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye, por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme… Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke… Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme… 0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve. Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit, Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve 0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme, krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbune me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme, kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Poezia “Blasfemi” nga Migjeni, poezia e ndaluar dy herë nga qarkullimi, më 1936 dhe më 1944. /Gazeta Letrare
Në moshën 97 vjeçare, Iris Apfel ka nënshkruar një kontratë të madhe modelimi me agjencinë globale IMG, e cila gjithashtu përfaqëson supermodele si Karlie Kloss, Chrissy Teigen dhe Bella e Gigi Hadid.
Apfel filloi karrierën e saj si një dizajnere e interierit dhe fitoi famë për stilin e saj i cili përfshinë syze të mëdha dhe ngjyra të theksuara. Vitin e kaluar, në moshën 96-vjeçare, ajo u bë personi më i vjetër që kishte një kukull Barbie të krijuar sipas imazhit të saj, shkruan cnn.
“Unë nuk mendoj se një numër (vitet) nuk duhet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’ju bëjë që të ndaloni së punuari. Mendoj se dalja në pension është më e keqe sesa vdekja”, ka thënë ajo për Women’s Wear Daily./ KultPlus.com
24 vjeçari nga fshati Turuçicë e komunës së Podujevës, Xhafer Rama nuk është astronaut, por rrugët e suksesit në karrierën e tij drejtuan djaloshin kosovar në NASA (National Aeronautics and Space Administration).
NASA, ky emër për të cilin kemi dëgjuar vetëm në lajme dhe filma është Agjencia më e madhe Hapësinore në Botë, e cila daton që nga viti 1958, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizioni i së cilës është: Ne tentojmë të mbërrijmë lartësi të reja dhe zbulojmë të panjohurën për përfitimet e njerëzimit. Në këtë agjenci të njohur botërisht, së fundmi është punësuar si inxhinier, kosovari Xhafer Rama.
Rrugëtimin e tij prej kur ka shkuar në Amerikë e deri te punësimi në NASA, ai sot e rrëfeu në një intervistë ekskluzive audiovizuele për portalin rtv21.tv Prapa një suksesi të tillë, qëndron edhe një punë e madhe. Xhaferi ka hyrë në histori të Universitetit “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ai është i pari që ka arritur të përfundojë tri drejtime në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë Universitet. Ndërsa, aktualisht karrierën po e vazhdon duke punuar për shumë kompani në SHBA./ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës do të performojë në Prishtinë hitet e saj më të njohura në një event që pritet të mbahet mend.
Këtë ka arritur ta konfirmojë Prive.al nga burime pranë organizimit. Eventi, me ftesa, do mbahet nën patronazhin e bashkëshortes së Kryeministrit, znj. Anita Haradinaj teksa detajet tjera pritet të bëhen publike në ditët në vazhdim.
Pas ngjarjeve në jetën private në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas, kjo paraqitje do jetë e para për Elvanën që do i rikthehet publikut të saj.
Kujtojmë se vitin e kaluar gjatë verës, Gjata kishte mbajtur një koncert falas në qendër të Prishtinës nën organizimin e një prej bankave komerciale, duke grumbulluar mijëra njerëz./Prive/ KultPlus.com
Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kulturës.
Artistët e Ansamblit Popullor vazhdojnë me kalendarin artistik në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit” këtë herë me nxënësit e shkollës 9–vjeçare “Fan Noli”.
Ata interpretuan disa nga këngët e vallet më të spikatura të repertorit si: Vallen e Skraparit, Vallen e Fajës, Vallen e Shupalit, Kolazh me këngë të Shqipërisë së Mesme etj.
Mbas workshop-it, atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e valleve të Ansamblit Popullor u bashkuan edhe nxënësit e shkollës, duke kërcyer bashkë me ta./ KultPlus.com
Akademiku Rexhep Qosja, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.
“Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar”, ka shkruar Qosja.
Qosja i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve.
“Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, përfundoi ai.
Blushi vdiq mbrëmë në moshën 75-vjeçare. / KultPlus.com
Radioja publike RTP në Portugali po frymon shqip më shumë se kurrë.
Radioja ka vendosur që në dy emisione speciale të merret me Saz’iso,
grupin shqiptar të Polifonisë. Në njërin emision transmetohet edhe performimi live
i Saz’iso në Festival de Rudolstadt 2018.
Enver Hoxha nuk mungon në përmendje gjatë emisionit.
Anëtarët e grupit flasin gjatë emisionit për emocionet e tyre në performancat gjithandej Evropës, shkruan KultPlus.
Saz’iso, grup i njohur dhe ansambël fantastik shqiptar që përkujdeset ta dërgojë iso-polifoninë shqiptare kudo nëpër botë, përbëhet nga Donika Pecallari, Adrianna Thanou, Robert Travlo, Aurel Qirjo, Telando Feto, Agron Murat, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta. / KultPlus.com
Ty që në vend se ta edukosh, i shkatërrove imazhin e qenies njeri Ty që në vend se ta edukosh, i fute neverinë e përkëdheljes deri në palcë Ty që në vend se ta edukosh, i prezantove dhunimin si dhuratë të kënaqësisë Ty që në vend se ta edukosh, i shkrive jargët e fëlliqura perverse mbi nji trup të njomë
Ty që në vend se ta mbrosh, i ngulfate lirinë t’uj liru afshe patologjike brenda çdo ashti Ty që në vend se ta mbrosh, i demostrove vaginën si armë të pushtetit Ty që në vend se ta mbrosh, i theve copë për copë besimin e të ndjehurit sigurt Ty qe ne vend se ta mbrosh, i penetrove brishtësinë pa asnji pikë mëshire
Ty që në vend se t’a shërosh, i vrave gjakftohtësisht instiktin amnor Ty që në vend se t’a shërosh, i paralizove cdo muskul të dashurisë Ty që në vend se t’a shërosh, i mbjelle frustrim përballë egzistencës Ty që në vend se t’a shërosh, i dëmtove cdo censor të ndjeshmërisë
Ty që ta shkatërruan imazhin e qenies njeri, po t’a premtoj nji grimcë njerzillëk Ty që ta ngulfatën lirinë me afshe patologjike, po të betohem që liria ndryshe frymon Ty që ta vranë instiktin amnor, po ta fali çdo ndjenjë amnore që ekziston përbrenda meje Ty që ta përbinë arsyen për jetë, po të lutna me besu që kanë me e vjellë përplot vner
DUA TË SHES EDHE TELEVIZORIN, DUA TË SHES EDHE VIRGJËRINË… Mirmengjesi, pa humbur kohë po u njohim me programin javor të televizionit tonë: 🔴⚫Ditën e hënë paradite do diskutojmë me astrologen e njohur Zonjën Meri për surprizat e shenjës së Bricjapit dhe lëvizjen e Jupiterit drejt Paskuqanit. Me ne në studio do të jenë edhe analistët Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj. Të hënë në mbrëmje tema e debatit do jetë : “A ka folur Donald Trump me Ramushin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Shqipërisë”? Me mua në studio do keni te ftuar Beratin (Buzhalën) nga Prishtina si edhe analistet Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj… 🔴⚫E marta paradite do i kushtohet tërësisht kuzhinës. Do flitet për skuqjen e vezës dhe vlerat e saj. Te ftuar do jenë Zonja Tefta, Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj. Ndërsa në mbrëmje tema e nxehtë ku do flasim për “përgjimet e Vangjush Dakos me Ceken, të fortin e Beratit dhe si u blenë votat në Urën Vajgurore”.Si gjithmone ne studio gazetarja Klodiana Lala dhe analistet Arjan Curri, Preç Zogaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mustafa Nano dhe Fatos Lubonja…
🔴⚫E merkura paradite do te nisë ndryshe. Në rubriken e shendetit do diskutojme për “Rëshkitjen e mitrës te gratë e kryeqytetit”. Rreth kesaj teme do kemi te ftuar ne studio doktorin turk Sherbet Tollumbi qe punon edhe te spitali amerikan, edhe te klinika iraniane e natyrisht nuk do mungojne analistet Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj. Mbremja do kete tjeter surprize. Do fokusohemi te reforma ne arsimin e lartë. Tema e debatit është “Sa studentë dhjesin në një banjë te godina e Juridikut dhe a është e gatshme qeveria shqiptare të dyfishojë numrin e haleve?”. Me ne në studio do jetë pedagogu i pavarur me origjinë nga Kardhiqi i Gjirokastrës Mark Marku si edhe opinionistët Arjan Curri, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Mustafa Nano… 🔴⚫Të enjte paradite do diskutojme për përdhunimet në grup. I ftuari special pensionisti Edmon Tupe do te rrefeje nje episod sesi i shpetoi nje perdhunimi mental kur ishte student ne France e bashke me Tupen nuk do mungojne as miqte tane Arjan Curri, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Mustafa Nano dhe Preç Zogaj. Ne mbremje mos u largoni nga ekrani, tema do jete vertete interesante. Do diskutohet për temën “Virgjëria dhe besnikëria në dashuri” mes nje paneli interesant me te ftuarit e mi Valentina Duka, Desada Metaj, Armina Mevlani, Bleona Qerreti, Arjan Curri, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja, Mustafa Nano dhe Andi Bushati…
🔴⚫Diten e premte paradite do te fokusohemi te barazimi i La Korunjës me Elbarin per kupen e mbretit. Te ftuar do kemi zedhenesen e federates Jona Dervishi si edhe opinionistet Preç Zogaj, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Arjan Curri dhe Armand Shkullaku. Mbremja e se premtes do fokusohet te nje tjeter temë : “Egërsia e mashkullit shqiptar, gjenetike apo hipokrite?”. Ne studio do kemi te ftuar Ervin Salianjin, Joni Peçin, Zogun e Tiranës e natyrisht nuk do mungojnë Arjan Curri, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Preç Zogaj dhe Mustafa Nano… 🔴⚫Të shtune dita fillon me debatin mbi bujqësinë. Do flitet për jonxhën e Myzeqesë dhe trangullin e Domosdovës. Te ftuar do te kemi ish ministrin Niko Peleshi dhe opinionistet Arjan Curri, Preç Zogaj, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Mustafa Nano. Nderkohe ne mbremje do flasim per enigmat dhe misteret pse “Enca ka 8 muaj që e ka bërë block Noizyn në instagram?”. Miqte e mi te ftuar do jenë Olti dhe Arjan Curri, Preç Zogaj, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mustafa Nano… E diela si dite pushimi, paradite do i kushtohet konfliktit në Siri, vrasjeve, shfarrosjeve masive ndërsa në mbrëmje te ftuarit tanë Arjan Curri, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Mustafa Nano, Andi Bushati dhe Preç Zogaj do na futen nëpër krevatë të flenë me ne dhe ne të flemë mendjen përfundimisht që ky vend s’bëhet!!!🤦♂️🤦♂️🤦♂️
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 lidhur me parag. 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘’ Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënëse të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Koha.net.
Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.