“Monsters” nga James Blunt është këngë thellësisht emocionale që i trajton temat e humbjes, lamtumirës dhe pajtimit me vdekshmërinë e një njeriu të dashur. E shkruar si nderim për babain e tij, i cili po luftonte me sëmundjen e veshkave në atë kohë, kënga e kap dhimbjen dhe theksin e lamtumirës së prindit.
Në këngë, Blunt përballet me emocionet e tij dhe e shpreh dobësinë e tij. Termi “përbindësh” i referohet frikës dhe ankthit me të cilin përballet dikush kur përballet me një humbje kaq të thellë. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt babait të tij në tekst, Blunt e pranon pashmangshmërinë e vdekjes, por gjithashtu kërkon t’i japë ngushëllim edhe vetes edhe babait të tij, përballë këtij realiteti.
Teksti i thjeshtë dhe i përzemërt i këngës, i kombinuar me melodinë e saj të trishtë e krijojnë një përjetim të fuqishëm dhe prekës që rezonon me këdo që është përballur me humbjen e një njeriu të dashur.
Përktheu: Ridvan Bunjaku
Oh, para se t’i fikin krejt dritat Nuk do të t’i bëj hesap gabimet dhe të mirat Koha ka ikur Do të të them natën e mirë, ta mbylli derën Të them edhe një herë “Të dua”. Koha ka ikur, kështu që ja ku është
[Refreni]
Unë nuk jam djali yt, ti nuk je babai im Ne jemi veç dy njerëz të rritur duke thënë lamtumirë Nuk ka nevojë për të falur, nuk ka nevojë për të harruar Unë i di gabimet e tua dhe ti i di të mijat Dhe gjersa ti po flen, do të përpiqem të të bëj krenar Pra, babi, thjesht mbylli sytë Mos ki frikë, është radha ime Që t’i përzë përbindëshat
[Strofa 2]
Epo, do të ta lexoj një tregim Ndryshimi i vetëm është se ky është i vërtetë Koha ka ikur T’i palosa rrobat në karrige Shpresoj te flesh mirë, mos ki frikë Koha ka ikur, kështu që ja ku është
[Refreni]
Unë nuk jam djali yt, ti nuk je babai im Ne jemi veç dy njerëz të rritur duke thënë lamtumirë Nuk ka nevojë për të falur, nuk ka nevojë për të harruar Unë i di gabimet e tua dhe ti i di të mijat Dhe gjersa ti po flen, do të përpiqem të të bëj krenar Pra, babi, thjesht mbylli sytë Mos ki frikë, është radha ime Që t’i përzë përbindëshat
[Ura]
Fli një jetë të tërë Po dhe thuaje amanetin e frymës së fundit Mund ta ndjesh dorën time mbi tënden Unë do të jem i fundit kështu që do ta lë një dritë ndezur Le të mos ketë errësirë në zemrën tënde
[Refreni]
Unë nuk jam djali yt, ti nuk je babai im Ne jemi veç dy njerëz të rritur duke thënë lamtumirë Nuk ka nevojë për të falur, nuk ka nevojë për të harruar Unë i di gabimet e tua dhe ti i di të mijat Dhe gjersa ti po flen, do të përpiqem të të bëj krenar Pra, babi, thjesht mbylli sytë Mos ki frikë, është radha ime Që t’i përzë përbindëshat./ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar po shpërndahen informata të rreme se turistët i kanë braktisur plazhet shqiptare, duke shtuar se sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova.
Në një tubim me qytetarë, Rama është shprehur të mërkurën se është e ulët përpjekja për ta prezantuar se kosovarët s’po e vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se ka rritje edhe të turistëve turq dhe polakë.
“…Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara… Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak”, është shprehur Rama.
Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se profile të rreme po shpërndajnë dezinformata në internet për rënien e turizmit bregdetar.
Ai ka deklaruar se sipas Komisionit Evropian, Shqipëria për turizëm veror është në vendin e parë dhe ka rritje për 86 për qind./ KultPlus.com
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua pak kohë më parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Shqiptarët të dytët në Europë me orët më të gjata të punës, Administrata punon 3.7 orë më pak në javë se të tjerët Pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën.
Gjykata tha se Kërkesa nuk është e bazuar në Kodin e Familjes./ KultPlus.com
Ashtu si 573 vite më parë, dasma arbërore e Skenderbeut me Donikën, u inskenua në gurët e lashtë të kishës së Shën Mërisë në Vau Dejës. Në këtë vend të shenjtë, një pjesë e historianëve mendojnë se heroi ynë kombëtar u martua aty dhe jo në Ardenicë, me të bijën e Gjergj Arianitit, princ i Kaninës së Vlorës më 26 prill 1451. Regjisorja Valbona Lluka thotë se u morën detaje nga libri i Marin Barletit për të kurorëzuar dasmën e Skendërbeut…
NëGalerinë Kombëtare të Kosovës sonte do të bëhet hapja e ekspozitës personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, kuruar nga Lulzim Zeqiri.
Filozofisë së tij artistike Rron Qena i rri gjithmonë pranë, duke e formuar nga afër karakterin bashkë me veprat e tij. Nga ky qëndrim ai përsosë stilin e shprehjes figurative dhe qasjes së tij origjinale në pikturë. Akti krijues brenda kornizës së pëlhurës, nëpërmjet tregimit të guximshëm personal synon thellësitë e përjetimit, si përvojë, si kujtesë, si ftesë për komunikim ndërnjerëzor. Muza e tij mbetet gjithmonë bindja e tij për të bukurën, si model nga i cili nuk i shmangë sytë. Kapjet e momenteve plotë jetë të pamjeve të lagjeve, të këndeve të qyteteve, portretet me dedikime të njerëzve të dashur, janë apriori vrojtime dhe përceptime të potencialit frymëzues në ambientin që e rrethon deri sa të shkëndijë magjia e frymëzimit. Është reflektimi elokuent karshi motivit dhe elementeve të cilat e bëjnë peisazhin urban, apo pasqyrojnë psikologjinë e portretit në punimet e tij. Ky observim i kujdesshëm i marrëdhënies së gjatë me hapësirën dhe kohën e forcon intuitën e tij krijuese kudo që ai gjendet. Qasja me qëllim njohje dhe studimi më të thellë të gjuhës së ngjyrave, evoluon në mjeshtëri pikturimi dhe e përbën sintaksën vizuele të pikturës së tij. Rrugët e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës, Bremenit, nuancë pas nuance shtrohen në pëlhurën e tij, për të na shpier në një gjeografi që nuk vijëzon kufi, e cila na merr me vete në udhëtim për të parë dhe ndjerë forcën e imagjinatës dhe pasurinë e botës së artistit. Në këto udhëkryqe lagjesh e metropolesh përparësi merr fryma e njeriut të lirë, njeriu i cili mezi shihet në labirinthin e qytetit, në mes makinave dhe kaosit, por që e dijmë se diku pas fasadave apo nën hije të parqeve ai vazhdon të shkruaj fatin e tij. Këtij njeriu të lirë pikturat e Rron Qenës i japin shpirt bohemi dhe e nxjerrin jashtë mbrëmjeve të dal me shokët, të hapërojnë të dehur nën ritmin e perkusioneve, udhëve dhe vendeve ku emërtimet nuk kanë rëndësi.
Ekspozita hapet të mërkuren, 17 korrik, nga ora 19:00 deri në 21:00/ KultPlus.com
“Zoti President, populli shqiptar nuk ka bërë asnjë krim ndaj askujt, për t’u trajtuar ndryshe nga çdo popull tjetër. Edhe në qoftë se bashkimi i tij paraqet vështërsi, tani për tani për Europën, askush nuk ka të drejtë që, në mëyrë cinike e provokative, t’i deklarojë atij se nuk ka të drejtë asnjëherë, as në perspektivë, të gëzojë atë që nuk i mohohet asnjë populli n botë: jetën e lirë, bashkarisht. Aq më pak , askush nuk ka të drejtë, që lirinë e tij imediate, ta quajë të rrezikshme”.
Ismail Kadare , letër drejtuar Presidentit të Francës, Zhak Shirak, Paris, 26 gusht 1998./ Gazeta Tema/ KultPlus.com
“Irpin është shtëpia ime” është libër për përjetime dhe ilustrime të fëmijëve ukrainas, të cilët shpërfaqin luftën nëpërmjet copëzave të rrëfimeve dhe ilustrimeve nga qyteti i tyre Irpin, qytet i cili ishtë pushtuar nga foract ruse qysh në fillim të luftës, shkruan KultPlus.
Libri vjen në shqip me të drejtë të botimit nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus dhe në bashkëpunim me OJQ kosovaro-ukrainase “Urat e Miqësisë”.
Fëmijët përshkruajnë qytetin e tyre të lindjes, duke kujtuar vendet e tyre të preferuara dhe përvojën e tyre para dhe pas pushtimit të 24 shkurtit 2022. Ata shkruajnë me admirim për qytetin e tyre të guximshëm Hero, ëndrrat e tyre për një të ardhme pa sirena dhe shpërthime dhe momente të tjera mjaftë prëkesë, por edhe inkurajuese. Libri në shqip është përkthyer nga Elvi Sidheri.
Në këtë promovim do të flasin organizatorët e këtij promovimi, sikurse që do të ketë edhe një ekspozitë nga studentët e Fakultetit të Arteve të UP-së, të cilët poashtu nëpërmjet punimeve të tyre do të prezantojnë luftën e Ukrainës.
Kurse të pranishmit do të kenë mundësi të blejnë edhe vepra të gazetarës Liudmyla Makey, mjete të cukat do të shkojnë për mbështetjen e fëmijëve ukrainas.
Mbrëmja do të mbahet më sot, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery dhe mbrëmja është e hapur për të gjithë./ KultPlus.com
“Irpin është shtëpia ime” është libër për përjetime dhe ilustrime të fëmijëve ukrainas, të cilët shpërfaqin luftën nëpërmjet copëzave të rrëfimeve dhe ilustrimeve nga qyteti i tyre Irpin, qytet i cili ishtë pushtuar nga foract ruse qysh në fillim të luftës, shkruan KultPlus.
Libri vjen në shqip me të drejtë të botimit nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus dhe në bashkëpunim me OJQ kosovaro-ukrainase “Urat e Miqësisë”.
Fëmijët përshkruajnë qytetin e tyre të lindjes, duke kujtuar vendet e tyre të preferuara dhe përvojën e tyre para dhe pas pushtimit të 24 shkurtit 2022. Ata shkruajnë me admirim për qytetin e tyre të guximshëm Hero, ëndrrat e tyre për një të ardhme pa sirena dhe shpërthime dhe momente të tjera mjaftë prëkesë, por edhe inkurajuese. Libri në shqip është përkthyer nga Elvi Sidheri.
Në këtë promovim do të flasin organizatorët e këtij promovimi, sikurse që do të ketë edhe një ekspozitë nga studentët e Fakultetit të Arteve të UP-së, të cilët poashtu nëpërmjet punimeve të tyre do të prezantojnë luftën e Ukrainës.
Kurse të pranishmit do të kenë mundësi të blejnë edhe vepra të gazetarës Liudmyla Makey, mjete të cukat do të shkojnë për mbështetjen e fëmijëve ukrainas.
Mbrëmja do të mbahet më 17 korrik, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery dhe mbrëmja është e hapur për të gjithë./ KultPlus.com
Futbollisti Xherdan Shaqiri është larguar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Shaqiri përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë periudhë.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me ekipin e Kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha t’i them lamtumirë ekipit të Kombëtares. Kujtimet e mira do të mbesin dhe po u them të gjithëve: Faleminderit”, ka shkruar Shaqiri./ KultPlus.com
“Rivali i Adamit” është libri më i ri i poetit Lulzim Tafa, i cili i shtohet listës së botimeve AAB.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë poeti Lulzim Tafa, i cili në faqen e tij në Facebook ka shkruar:
“Të dashur miq, doli nga shtypi libri im më i ri, për mua si autor është gëzim kurse për lexuesit nuk e di, shpresoj!”
Ndërsa recensenti i librit, shkrimtari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi, ka shkruar se përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfirmon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuarjeve, poetin Lulzim Tafa.
“Përfundimisht me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat dhe besimet, dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda teorish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit”, ka shkruar Paçarizi.
Libri do të mund të gjendet në shitje këtë javë në libraritë kryesore të Prishtinës./ KultPlus.com
Ministria e Drejtësisë ka përzgjedhur, përmes procedurës së negociuar, avokatin që do të përfaqësojë Kosovën në kontestin gjyqësor me Malin e Zi, për kthimin e të drejtës së pronësisë për pushimoren “Ganimete Tërbeshi”, që ndodhet në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës.
Kosova do të përfaqësohet në këtë proces gjyqësor nga avokati Rados Lolo Kastrotoviq. Vlera e kontratës është 84 mijë e 700 euro, me kohëzgjatje për tri vite, raporton Express.
Padia ishte dorëzuar nga autoritetet e Kosovës në fund të vitit 2020, por ishte bërë publike tek në qershor të vitit 2021, kur kishin filluar të raportonin mediat malazeze.
Në raportimet e atëhershme të mediave malazeze, thuhej se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katërorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë.
Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës, Sami Istrefi, kishte deklaruar atëherë se prona ishte blerë gjashtë dekada më parë.
Në kohën kur ishte bërë publike ngritja e padisë, profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte thënë se Kosova nuk mund të kërkojë pronë në Mal të Zi, sepse nuk ka bazë ligjore për këtë.
“Unë nuk mund të besoj se dikush në Kosovë mund të këshillojë Ministrinë tonë të Drejtësisë që të nisë diçka të tillë…Nuk ka kurrfarë baze për një gjë të tillë, sepse kjo nuk është një marrëdhënie privato-juridike. Qeveria e Kosovës, e as shteti i Kosovës, i cili është shpallur më 17 shkurt, 2008, nuk janë pasardhës privatë të së ashtuquajturës SAP Kosova [Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Metohisë]. Për të qenë edhe më i sinqertë, kjo që ka ndodhur është turp, sepse Kosova ka avokatë normalë që i dinë gjërat më themelore juridike”, kishte deklaruar Hasani.
Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kishin deklaruar për Gazetën Express se Kosova ka edhe 163 prona të tjera jashtë vendit, që përfshijnë hotele, toka, ndërtesa administrative, lokale, depo, zyra e fabrikë
“Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të deklarimeve të ish-menaxhmenteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe në bazë të dokumentacionit të siguruar, AKP i ka në evidencën e saj 163 prona shoqërore që ju përkasin Ndërmarrjeve Shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore jashtë vendit shumica janë lokale dhe zyra”, kanë deklaruar nga AKP’ja.
Organizatat joqeveritare të rajonit ofrojnë mbështetje të fuqishme për kolegët nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Iniciativat Qytetare nga Serbia, si dhe Integra nga Kosova, si organizatorë të “Mirëdita, Dobar dan”. Ky festival i cili promovon miqësinë dhe bashkëpunimin mes serbeve dhe shqiptarët, është ndaluar në Serbi.
Ne dënojmë vendimin e autoriteteve në Serbi për ndalimin e festivalit vetëm për shkak se ai u sulmua nga strukturat kriminale, anëtarët e grupeve të djathta që në mënyrë brutale kanë kërcënuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e tij. Serbia, si shtet anëtar i OKB-së dhe Këshillit të Evropës dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pritet të respektojë detyrimet e saj ndaj lirisë së shprehjes, organizimit dhe tubimit paqësor të organizatorëve të festivalit dhe t’i mbrojë ata nga banditët që përdorin gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet më të egra të dhunës ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve të festivalit.
Shprehim shqetësim serioz për qëndrimin negativ të zyrtarëve më të lartë të Republikës së Serbisë ndaj këtij festivali, i cili ekskluzivisht promovon paqen. Festivali ishte parashikuar të hapet me një shfaqje për vuajtjet universale të familjeve, të dashurit e të cilëve janë rrëmbyer dhe zhdukur.
U bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të rishqyrtojnë vendimin për ndalimin, të mbrojnë kolegët tanë dhe të sanksionojnë të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë e tyre.
Beerfest Kosova vjen me program fantastik për të gjitha shijet e muzikës dhe me organizim madhështor në çdo aspekt.
Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillepsie, Zwada dhe Haliband, janë artistët dhe bendet që do të performojnë në festival. Përveç këtyre emrave festivali është pasuruar edhe me promo artistët: Redon Berani, Young Arti, Leyla, Angler.
Mbi 12 lloj brende të birrave vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështore
Festivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.
Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot ne beerfest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.
Biletat ditore në shtije
Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.
Pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylyk, në pikën e dedikuar brenda hapësirës së festivalit.
Beerfest Kosova 2024, organizohet nga data 12 deri më 15 korrik 2024, prapa Pallatit të Rnisë në Prishtinë.
“Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram” thuhet në njoftimin e organizatorëve./ KultPlus.com
Është botuar vepra studimore me titull: “Bota letrare” (2024) e Prof. dr. Muhamet Hamitit.
Vepra studimore “Bota letrare” e Hamitit u botua nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së ASHAK-ut dhe ka 453 faqe.
Vepra studimore “Bota letrare”, libri më i ri i Muhamet Hamitit
Në vazhdim po e japim të plotë vlerësimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Vepra studimore “Bota letrare”
Kjo vepër është një studim substancial filozofik-teorik, analizues-hermeneutik, krahasues e vlerësues e mbi të gjitha insistues në shpjegimin e ligjësive specifike të botës letrare, gjithnjë të kundruara në ndeshje me botët e jashtme, qofshin ideore, ideologjike-politike apo identitare.
Në katër kapitujt themelorë: I. Përgjithësime, II. Letërsi angleze, III. Letërsi botërore, IV. Letërsi shqipe, Muhamet Hamiti trajton kanonin letrar perëndimor, spektrin e ndikimit filozofik-kulturor në civilizimin letrar botëror, si rrjedhojë edhe ndikimin e tij në kulturën dhe në letërsinë shqipe.
Muhamet Hamiti, në këtë vepër, merret me tema substanciale filozofike-letrare, siç janë: literariteti e identiteti, religjiozja e religjioni në literaturë, historia letrare e klasikët e letërsisë, evolucioni letrar, bota e mistershme poetike e narrative e autorëve të kanonit anglo-sakson si dhe të kanonit perëndimor, pastaj ndërlidhet me diskutimet për dualitetin e traditës në raport me presionin e së resë ideologjike, politike e globaliste, për të vijuar me analiza konceptuale të letërsisë shqipe, të cilat dëshmojnë një lexim të mprehtë të klasikës letrare dhe të produksionit letrar shqiptar.
Në strukturën e këtij libri gjejmë interpretime filozofike-letrare për Platonin, Aristotelin, Shën Augustinin, Martin Hajdegerin, etj., të cilat ndërlidhen me konceptet e letërsisë metafizike të Tomas Manit, Marsel Prustit, transcedentales së Shekspirit, Foknerit, Borhesit e Markesit. Poashtu, Muhamet Hamiti i diskuton konceptet e letërsisë nacionale në raport me letërsinë e përgjithshme me shembujt klasikë të Gëtes e të Xhojsit.
Libri i tij ngulmon në mbrojtjen e ligjësive specifike të artit letrar, siç e cilëson autori “të botës letrare” dhe në këtë proces analize trajton veprat studimore të Arnoldit, Eliotit, Frajit, Bruksit, konceptet e të cilave i aplikon në veprat letrare të Miltonit, Xhojsit, Dostojevskit, Borhesit si dhe, në kuadër të letërsisë shqipe, në veprat e Sabri Hamitit e të Zejnullah Rrahmanit.
Libri i Hamitit trajton edhe fenomene e vepra të veçanta të autorëve të kulturës angleze si Bajroni, Konradi e Forsteri, pastaj veprën e shkrimtarit irlandez Shejmës Hini si dhe veprat e autorëve Kavafi e Kucie.
Muhamet Hamiti te vepra studimore “Bota letrare” (2024) ruan konceptin horacian “dulce et utile” ngase kur shkruan për fenomenet, autorët e veprat e mëdha të kanonit perëndimor, gjithnjë reflekton për ndikimin e tyre në botën specifike letrare shqipe. Vizioni për njohje të modeleve të forta artistike, të cilat nëpërmjet procesit të autentizimit shndërroheshin në kulturë letrare shqiptare, e përshkon intencën studimore të Muhamet Hamitit. Pra, libri “Bota letrare” (2024) merr edhe karakter komparatist.
Nëpërmjet romaneve si “Prilli i thyer” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ai përdori metaforën dhe sarkazmën për të kronizuar fatin grotesk të vendit të tij dhe popullit të tij nën diktatorin komunist paranojak Enver Hoxha.
Pavarësisht se u cilësua si tradhtar nga udhëheqësit komunistë të Shqipërisë kur ai dezertoi në Francë në vitin 1990, Kadare u akuzua nga disa se gëzonte një pozicion të privilegjuar nën Hoxhën, i cili e shkëputi vendin ballkanik nga pjesa tjetër e botës.
Ishte një akuzë që ai e hodhi poshtë me ironi.
“Kundër kujt më mbronte Enver Hoxha? Kundër Enver Hoxhës?“, Kadare i tha AFP në 2016.
“Ferri i komunizmit, si çdo ferr tjetër, po mbytej në kuptimin më të keq,” i tha Kadare AFP në një nga intervistat e tij të fundit në tetor.
“Por letërsia e transformoi atë në një forcë jete, një forcë që të ndihmoi të mbijetosh dhe të mbash kokën lart dhe të fitosh mbi diktaturën. Kjo është arsyeja pse i jam shumë mirënjohës letërsisë, sepse më jep mundësinë të kapërcej të pamundurën”, tha shkrimtari, i cili edhe pse ishte dukshëm i dobët, ishte ende duke punuar.
Booker Prizes është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Ismail Kadaresë i cili e kishte fituar i pari çmimin International Booker Prize, që atëbotë njihej si International Man Booker Prize.
“Jemi thellësisht të pikëlluar që dëgjojmë për vdekjen e Ismail Kadaresë, i cili më 2005 u bë fituesi inaugurues i International Booker Prize për të gjithë korpusin e veprës së tij. Ai ishte dy herë në listë të gjatë pas kësaj, më 2017 dhe tek edhe këtë vit”, thuhet në komunikatën e Booker Prizes në Facebook.
“19 vjet më parë, juria e kishte përshkruar atë si ‘shkrimtar universal në traditën rrëfyese që shkon deri te Homeri’. Në pranimin e çmimit, Kadareja kishte thënë: Shpresa ime më e fortë është që opinioni evropian dhe ai botëror me këtë rast të kuptojë që ky rajon, në të cilin përket vendi im Shqipëria, mund të japë lajme të tjera llojeve, dhe të jetë shtëpi e llojeve të tjera të arritjeve në fushat e artit, letërsisë dhe civilizimit”.
Kadare kishte ngadhënjyer më 2005, duke u zgjedhur fitues i këtij çmimi para gjigantëve të tjerë të letërsisë botërore, Gabriel Garcia Marquez dhe Philip Roth./ KultPlus.com
Instituti Albanologjik i Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje komemorative në nderim te jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare, shkruan KultPlus.
Më poshtë është njoftimi i plotë.
Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme
Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 02 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip.
Iu ftojmë ta nderojmë jetën dhe veprën e njeriut që i dha shumë artit tonë!
Kukulla – leximi i marrëdhënies shumëdimensionale të autorit me origjinën dhe identitetin
‘Kukulla’, apo nëna, portreti i së cilës sjellë në vitet e fundit, fillimisht si kapitull brenda librit’ Mëngjeset në Kafe Rostand- motive të Parisit’ dhe më vonë si libër më vete, duket sikur të jetë jo thjesht imazhi femëror plotësues, por personazhi qendror i krejt veprës letrare të shkruar dhe publikuar deri më tash prej Kadaresë. Kjo kukull, sjellë nga studio e shkrimtarit në trashëgiminë letrare, duket sikur të jetë guri i munguar dhe i palexuar prej nesh, që mbart peshën e kumtit në qasjen për ta kuptuar lidhjen organike të asaj që krijon të tjerët, pasi lënda jote si qenie humane prej atributit të së quajtur i lindur, i sjellë në jetë, i takon vetëm asaj. Marrëdhënia me atë është organike përveçse shpirtërore. Ajo është e përzgjedhur nga natyra, nga ritmet e një ligjësie gati hyjnore, sepse nëse ka një person të vetëm në botë që ti nuk ke fuqi ta zgjedhësh është pikërisht ajo, nëna. Nëna mundet të përzgjedhë atin tënd, e këtu duket sikur ajo ta ketë një pushtet hyjnor, e në këtë rast vetëm ajo mund të jetë superiore. Asgjë tjetër nuk varet prej teje në këtë ngjarje. Aty në qendër të saj, ti je thjesht i krijuari, i linduri, dhe vetëm fryma organike është lidhja e vetme e pakontestueshme në ADN apo edhe kode të tjera qofshin këto të shpjegueshme apo mister. Kukulla e Kadaresë, Nëna, mbështillet me dritën e misterit. Qenia e mbushur me kujtesën e çasteve të përjetuara që në foshnjërinë e njeriut deri në rritjen dhe plakjen e tij përgjithmonë kthehen tek ajo, duke mbetur aty në të kuptuarin e asaj, në marrëdhënie të pafundme zhvillimesh. E ndriçuar me një shkëlqim të neontë, si prej gipsi, aq sa të jep përshtypjen se edhe vetë shndërrohet në kukull prej gipsi dhe prej letre njëkohësisht, ka fuqinë të jetë përgjithmonë aty, si tërësi në të cilën jeton e frymon jo vetëm ti, por krejt njerëzimi. Ajo është e përhershme, e përjetshme. Bijtë e saj janë përgjithmonë fëmijët e saj edhe kur ata vetë të jenë moshuar prej kohës dhe jetës. Në trurin e tyre ajo është jeta e tyre e përjetshme, në kuptimin e pranisë, nevojës së komunikimit, rritjes së dyanshme, e cila mbushet me moskuptim. Nëna, në romanin Kukulla, është personazhi më mbresëlënës në tërësinë e imazheve femërore në veprën e Ismail Kadaresë. Shkrimtari na drejton kah leximi i gjuhës së sistemit të shenjave dhe kodeve, për ta zbërthyer dhe kuptuar atë. Lidhja me atë është sa e veçantë, po aq edhe e mbushur me moskuptimin e saj të përhershëm, ku ka ndaluar procesi i zhvillimit. Ky proces i ndaluar na kthen tek një marrëdhënie përtej lidhjes organike nënë – bir, pasi na drejton ka kuptimi i lidhjes së përhershme me origjinën, ku vendoset qenia njerëzore, lindur me gjuhë, familje, komunitet, mjedis, kode, zakone, ngjarje, histori, zhvillim, kuptim dhe moskuptim të njëhershëm prej ngrehinës, me të cilën rrethohesh tërësisht, kur je i lidhur me rrënjët dhe themelet e asaj që mund të quhet ‘shtëpia jote’, jo në kuptimin e banesës, por në kuptimin e ngrehinës së identitetit tënd, që të kthen e të lidh me tërësinë e tij, atdheun tënd të përhershëm në të cilin ti je lindur, me të cilin marrëdhënia mbetet e dhe e fuqishme, e përhershme, e përjetshme. Kukulla, e cila vendoset në lëvizje, në tre mjedise të një kohë të pandërprerë, e mbështjellë me moskuptimin e saj, ndriçohet prej të gjitha anëve. Ajo është pikërisht ashtu si e sjell shkrimtari me pak fjalë; ‘kështu jam unë’. Ajo vendoset në qendër të dy burrave, bashkëshortit, atit të shkrimtarit, dhe birit shkrimtar, djalit të saj të përhershëm, dhe të dy këta njerëz janë jeta dhe kuptimi i saj. Ajo nuk ka kuptim jashtë tyre. Jashtë tyre ajo mund të jetë e zakonshme, brenda tyre ajo bëhet e jashtëzakonshme. Ajo bëhet e përjetshme tek biri i saj, të cilin e sheh vazhdimisht në rritje, në një zhvillim që tejkalon rritjen e ndërprerë të saj. Kjo rritje e ndërprerë e saj, sjellë prej shkrimtarit, na kthen tek kuptimi i mëmëdheut të shkrimtarit, tek Shqipëria, pasi është pikërisht ajo lidhja organike që vjen tek shenjat; nënë- dhe- kur ti i lindur prej saj, del në dritën e botës prej trupit të saj, nga errësira në dritë. Fjalët e gjuhës shqipe, mëmë-dhe, nënë-dhe, të cilat gjuhët e ndryshme i kanë në forma të ndryshme, për të krijuar lidhjen e njeriut me atdheun, na drejton kah leximi i marrëdhënies të shkrimtarit me Shqipërinë. Kukulla shndërrohet në atdheun e shkrimtarit. Kukulla e Ismail Kadaresë, është Shqipëria e tij, dashuria pa kushte, Shqipëria e përjetshme, e cila është baza dhe boshti, shtrati dhe kuptimi i krejt veprës letrare të shkrimtarit. Kjo Shqipëri, tek Kukulla e Ismail Kadaresë, në romanin e tij të fundit, mbetet e jashtëzakonshme në letërsinë e tij. Përmes saj shkrimtari i drejton mesazhe universale njerëzimit. Kadare i cili kalon me mjeshtri dhe origjinalitet nga bota e miteve, legjendave dhe përrallave, në botën reale të mendimeve, që përbëjnë edhe boshtin filozofik të veprës letrare të tij, na kthen kah fati i Shqipërisë, kah zhvillimi i saj i ndërprerë në për më tepër se pesë shekuj të perandorisë otomane e cila ishte ora e zezë jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Ballkanit dhe Evropës lindore në përgjithësi. Por në këtë çështje shkrimtari hedh dritë mbi atë që i takon identitetit dhe mëmëdheut- apo atdheut të tij. Kjo dritë e domosdoshme për artikulimin e të vërtetës historike të shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë, është sa e domosdoshme po aq edhe e dhimbshme, pasi na rrëfen ato të vërteta, që ende edhe sot mbahen të mbyllura në arkivat e historisë së një kombi i cili vazhdimisht është përballur me rrezikun e shuarjes dhe rënies në errësirë edhe pas largimit të shkaktarëve të dramave dhe tragjedive të tij. Elementet që Kadare ka sjellë konfliktet e kësaj natyre, duke krijuar gjuhën e sistemit të shenjave, veçanërisht tek Ura me tri harqe, Tri këngë zie për Kosovën, Dosja H, dhe Sjellësi i fatkeqësive. Tek Ura me tri harqe, në njërin plan na shfaqet shenja e ‘murgut’, dhe në planin tjetër na shfaqet shenja e femrës së murosur, e presë së atdheut mbi atë Urën ku do të kalonte jo vetëm pushtimi i Shqipërisë por deformimi dhe ndërprerja e rritjes dhe zhvillimit të saj për qindra vjet. Ura dhe Kukulla janë gjuha e sistemit të shenjave në tërësinë e letërsisë së këtij shkrimtari, i cili e kthen Shqipërinë në vëmendjen e botës, në shekullin e XX. Letërsia kur i kapërcen kufijtë rajonalë, i takon të gjitha vendeve, e për këtë arsye veprat letrare serioze, mbeten një pasuri e paçmuar në kulturën e botës . Koha ka provuar që letërsia serioze, ka ardhur nga periudhat më të vështira të shoqërive dhe kombeve, pikërisht kur këto kanë qenë të tronditura, në momente të cilat historia e njerëzimit na i ka dëshmuar. Kadare shkruan identitetin tipik shqiptar, e, ky identitet është autobiografia letrare e Shqipërisë në veprën letrare të Kadaresë. Ashtu si mendon Borges, ‘secili prej nesh është një kopje kohore dhe e vdekshme e arketipit njerëzor. Koha është shëmbëlltyra e përjetësisë. Përjetësia është bota e arketipave.’ Shqipëria në veprën letrare të Kadaresë mbartet prej shkrimtarit me përjetësimin e saj. Në botën e arketipave, ajo mbetet atje e përjetshme. Individi me botën e tij ende të pashtershme është njëkohësisht universi dhe kozmosi i pafundmë të cilin mund ta kuptojmë duke e zbuluar përmes dritës shumëdimensionale. Në këtë mënyrë individët, popujt dhe njerëzimi mund të shpëtohen vetëm prej ndriçimit të qenies së tyre, e cila është lëndë e pasosur, shpirtërore, psikike dhe fizike./ KultPlus.com
E përditshmja prestigjoze italiane, La Repubblica, i ka kushtuar një artikull në faqe të parë lajmit të vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilin e cilësojnë si një nga njerëzit më influencë të Europës së shekullit të 20.
Shkrimi i plotë i La Repubblica
Shkrimtari Ismail Kadare, ishte autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës dhe i konsideruar si autori më i madh shqiptar i shekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë, i aftë për të shtjelluar në veprat e tij historinë dhe mitet e vendit të tij në rrëfime me shtrirje universale. Burime nga spitali i Tiranës, të konfirmuara nga botuesi i tij, bëjnë të ditur se Kadare ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ai ishte 88 vjeç.
Shkrimtar, poet, eseist dhe skenarist, gjatë regjimit komunist ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet (nga viti 1970 deri në 1982) dhe nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Filloi duke shkruar poezi, por ishte botimi i romanit të tij të parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare. Romani, në të cilin ai tregonte historinë e ndërmarrjes së një gjenerali italian dhe një prifti që donin të kërkonin dhe të sjellin në atdheun e tyre trupat e italianëve të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kadare përdorte çdo mundësi për të goditur regjimin në veprat e tij, me anë të alegorive politike. Aq sa disa romane të tij, si “Koncerti në fund të dimrit”, “Përbindëshi” apo “Pallati i ëndrrave”, janë ndaluar nga shteti komunist.
Kadare ka lindur në Gjirokastër dhe është diplomuar për histori dhe filologji në Universitetin e Tiranës. Ai studioi letërsi për dy vjet në Institutin Gorki në Moskë, por u detyrua të braktisë studimet në Rusi për shkak të marrëdhënieve të komplikuara diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Pas kthimit në vendlindje, ai filloi karrierën e tij si gazetar në një revistë të njohur në vend si Drita; në pak kohë ai u bë i njohur dhe kaloi në drejtimin e revistës Les lettres albanaises.
Në vitin 1990, pasi shprehu publikisht kundërshtimin e tij ndaj udhëheqjes komuniste shqiptare, ai kërkoi azil politik në Francë. Me rënien e regjimit, ai u kthye në atdhe në vitin 1992, duke e ndarë kohën e tij mes Shqipërisë dhe Francës që atëherë. Në vitin 2005 është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar Booker, në vitin 2018 me çmimin Nonino, ndërsa në vitin 2009 ka fituar çmimin Princi i Asturias. Ka qenë disa herë ndër favoritët për çmimin Nobel për Letërsinë, pa e siguruar asnjëherë çmimin. La nave di Teseo, ku vepra e tij është duke u riedaktuar, ka botuar Kukullën (2017) dhe Provokimin (2018), Prillin e thyer (2019), Kronikë në Gurtë, Mëngjeset në Café Rostand (2021) etj etj.
Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.
“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.
Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…
Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!
Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:
“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”
Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.
Me rastin e vdekjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, PEN Qendra e Kosovës ngushëllon familjen Kadare dhe gjithë komunitetin letrar shqiptar.
Ismail Kadare, jo vetëm përmes Letërsisë, e dërgoi Shqipërinë dhe Kosovën në botë dhe e solli botën në Shqipëri dhe në Kosovë.
Faleminderit për këtë dhe për të gjitha të tjerat, Vigani ynë!/ KultPlus.com
Për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës janë shënuar evente të ndryshme artistike brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan KultPlus.
Me një dedikim të tillë është realizuar një mbrëmje artistike në Munih të Gjermanisë, ku dy artistet e njohura Lule Elezi në piano e sopranoja Zana Abazi Ramadani janë prezantuar me një koncert të përbashkët të organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë.
Më poshtë po e sjellim të plotë njoftimin e pianistes Elezi.
Nën organizimin e mrekullueshëm të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih z. Afrim Nura dhe Konsullatës së Përgjithshme, u shënua 25 vjetori i çlirimit të Kosovës në Mynih të Gjermanisë.
Kisha kënaqësinë e veçantë që në këtë event të rëndësishëm të performoja si soliste në piano dhe të shoqëroja zërin e ëmbël të sopranos sonë të mirënjohur Zana Abazi Ramadani
Në këtë mbrëmje festive shënuam e festuam 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku ishin të pranishëm institucionet bavarese, përfaqësues të korit konsullor si dhe bashkëatdhetar të dashur dhe personalitete të ndryshme.
Falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt të Konsullit të Përgjithshëm, z. Afrim Nura dhe stafin e tij që ndihmuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje festive.
Sot, futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).
Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane. Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës.
Në vegzën në vijim, mund t`i gjeni të gjitha informacionet mbi procedurën për fitimin e shtetësisë së Kosovës: