‘Atdheu im që prej ditës që u largova prej tij, u bë mami im’

Im bir sot më ka emocionuar si rrallë herë dhe për forcën që mesazhi i mëposhtëm përcjell, dua ta ndaj këtu me ju.

Profesori i lëndës së logjikës në klasën e tim biri i bën një pyetje fëmijëve: çfarë është Atdheu për ju? Fëmijët janë në moshën e adoleshencës dhe nuk është fort e thjeshtë të nxjerrësh një mendim të kulluar në këtë moshë.

Kur i erdhi rradha tim biri, i thotë profesorit: Ju profesor ndoshta nuk do ta kuptoni përgjigjen time e jam i sigurtë se do t’ju tingëllojë e çuditshme. Atdheun për mua, duke qenë unë fizikisht larg tij, e ka zëvendësuar mami im.

Profesori sigurisht çuditet nga përgjigja dhe i thotë tim biri të japë një arsyetim për këtë përgjigje.

Ai vazhdon: Atdheu im natyror është një vend ku deti dhe malet bashkëjetojnë aq bukur në të njëjtin pejsazh, ku njerëzit janë të bukur si pejsazhi, ku problemet janë të thella si deti e zgjidhjet të mundimshme sa kapërcimi i maleve. Unë e kam jetuar pak Atdheun tim, kur u largova prej tij nuk e dija që kthimi tek ai do të shkonte kaq gjatë e unë do të rritesha duke parë të tjera male, rrugë, qytete e të tjera pejsazhe, por kurrë aq të dashura e të shenjta. Atdheu im që prej ditës që u largova prej tij, u bë mami im. Kur nisi klasa e parë, fillova të shkruaja alfabetin e një gjuhe tjetër, jo atë të gjuhës së nënës time. Dhe ajo ishte aty me mua, duke më ndihmuar të bëja timen një gjuhë që nuk ishte e imja, e as e saj. U dëshpërova pa masë që fjala e parë që shkrova në fletore nuk ishte: mami.

Ajo e lexoi dëshpërimin në sytë e mi, ndalet, m`i merr duart në duart e saj dhe më thotë: dëgjo zemër, pasi të mbarojmë mësimet e të bësh të gjitha detyrat do të fillojmë mësimin e gjuhës shqipe. Të kam blerë abetaren dhe të gjithë librat e klasës së parë që bëjnē fëmijët në Shqipëri dhe unë do të jem mësuesja jote e gjuhës shqipe, më pas edhe e letërsisë, e historisë, e gjuhës angleze po ashtu. Çdo ditë, për vite me rradhë, pasi bëja mësimet e shkollës, fillonte ora e “dashurisë” mësimi i gjuhës shqipe me mamin tim. Në çdo tre libra që do të lexoja gjatë muajit, njëri ishte patjetër në gjuhën shqipe.

Dashurinë për Atdheun mami im e ka shkruar në zemrën time me shkronja shqipe, në gjuhën e nënës time. Unë sot flas dhe shkruaj shqip sikur të mos kem ikur asnjë ditë nga Shqipëria. Dhe çdo mëngjes që zgjohem për të filluar ditën them me vete: një ditë më pak që më afron me kthimin në Atdhe.

Profesori, që është një burrë i ftohtë e fjalëpak, ishte emocionuar. Shkëput një fletë nga blloku i tij dhe shkruan diçka në të. E palos dhe ia jep tim biri duke i thënë: këtë letër çoja mamit, ti nuk duhet ta lexosh sepse nuk është për ty.

Kur vjen im bir në shtëpi më tregon gjithçka dhe në fund nxjerr letrën nga xhepi duke më thënë: nuk e kam lexuar çfarë ka shkruar mam, ndoshta ka shprehur habinë e tij për përgjigjen time, nuk di nëse më ka kuptuar. Në fund të fundit ai nuk e di çfarë do të thotë të largohesh nga shtëpia jote, nga shokët, nga gjyshërit. Ai nuk ka si ta kuptojë.

E hapa letrën, e lexova dhe u përlota. Profesori kish shkruar: “Nuk e di sa krenare jeni ju për djalin që keni rritur dhe edukuar por unë jam mjaft krenar që jam profesori i tij dhe që kam fatin ta kem nxënës në gjimnazin tonë. Pyeteni t`jua tregojë përse ia kam dhënë këtë letër dhe do ta kuptoni përse po jua shkruaj këto fjalë znj. Toptani”.

Ka raste kur momente të tilla të tregojnë realisht vlerën e gjithë përpjekjes, lodhjes, sfidës e sakrificës dhe ti e kupton që ia ka vlejtur.

Ervina Toptani/ KultPlus.com

Kristo: Asnjë institucion shtetëror nuk hapi dyert për homazhe për vdekjen e Agim Doçit

Sot ka vdekë poeti dhe tekstshkruesi i njohur shqiptar Agim Doçi, shkruan KultPlus.

I vlerësuar me dhjetëra herë me çmime të ndryshme, i njohur për hite të mëdha që i rezistojnë kohës, i njohur edhe për tekstin e këngës që e dërgoi për herë të parë Shqipërinë në Eurovision, këto vlerësime nuk kanë bindë asnjë nga institucionet e Shqipërisë që të hapë portat për të organizuar homazhe për poetin Doçi. Kështu ka njoftuar Erion Kristo, dhe reagimin e plotë të Kristos e keni si në vijim

Rreth 40 ekspertë në seminarin e madh të arkitekturës në Prishtinë

Rreth 40 ekspertë dhe profesionistë të arkitekturës nga e gjithë bota do të mblidhen në Prishtinë, prej 1 deri më 4 korrik, në kuadër të seminarit më të madh në mbrojtjen e arkitekturës moderne.

Në kuadër të këtij seminari do të bëhet prezantimi mbi 10 plane të konservimit dhe menaxhimit të sajteve moderne, si dhe për të hulumtuar strategji të reja të mbrojtjes së arkitekturës moderne.

Disa nga projektet e prezantuara në seminar janë: Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Operës së Sydney-it;  Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Eames House në Californi; Monumenti Buzladzha në Bullgari, e Sidi Harazemi në Fez të Marokut. 

Ligjëruesit kryesor në seminar do jenë: Sheridan Burke presidente e 20th Century Heritage në ICOMOS; Jorg Haspel njëri nga themeluesit e DoCoMoMo Gjermani; Aziza Chaouni, TED fellow dhe profesoreshë e arkitekturës nga UofT Daniels; Cesar Bargues Ballester nga Instituti i Konservimit të Getty-t, etj. Ligjëratat do të mbahen në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si dhe në Kino Armata nga 1 deri më 4 Korrik. 

Ky seminar është i mbështetur nga Getty Foundation si pjesë e inciativës së tyre për mbrojtjen e arkitekturës moderne “Keeping It Modern”. / KultPlus.com

Kënga që kishte përfaqësuar Shqipërinë për herë të parë në Eurovision, mbante vulën e Agim Doçit (VIDEO)

Sot ka vdekur artisti i madh shqiptar Agim Doçi.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948, ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe pastaj ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si: “Mos ua prishni lumturinë”,  “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Agim Doçi mban edhe një vulë të rëndësishme. Kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 2004 me këngën  “Imazhi yt” të interpretuar nga Anjeza Shahini, pikërisht tekstin e kësaj kënge e kishte shkruar Agim Doçi, dhe ky interpretim pat shënuar vendin e shtatë në këtë garë evropiane./ KultPlus.com

Dokumentar për sfidat dhe sukseset e Fjolla Muhaxhiri Agushollit, autorë Anisa Ismaili dhe Xhemajl Avdyli

Kanë filluar xhirimet e dokumentarit për sfidat, përvojat dhe sukseset e Fjolla Muhaxhiri Agushollit, e cila edhe përkundër sfidave me të pamurit, vazhdon të jetë një grua inspiruese.  

Dokumentari është duke u realizuar me autorët: Anisa Ismaili e Xhemajl Avdyli, ku Ismaili ka edhe rolin e producentes kurse Avdyli edhe atë të regjisë.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin rreth këtij projekti.

Filluam xhirimin e dokumentarit.

Sfidat, përvojat jetësore dhe sukseset e Fjollës, do ta dërgojnë shikuesin me një dimension tjetër.

Mbështetur nga MKRS me regjisor Xhemajl Avdyli dhe bashkëautor me mua, Anisën dhe unë si producente.

E falenderoj Fjolla Muhaxhiri Agusholli, burrin e saj Shpëtimin, nënë Zenijen e babë Agimin, vëllezërit dhe shoqen e saj Mimozën, për gjithçka që ndanë nga jeta e tyre për ne.

Falenderim për ekipin e xhirimit.

Kemi ende punë për të bërë.

❤️🌺./ KultPlus.com

Kisha shumë vite që kisha vdekur

Agim Doçi

Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

.

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

.

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

.

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!/ KultPlus.com

Ekspozita “Mexico City Days”, përkujtim për poetin Xhevdet Bajraj

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të poetit Xhevdet Bajraj në përkujtim e dedikim për jetën dhe veprën e tij organizohet – Ekspozitë “Mexico City Days”.

Fotografitë janë nga vizita e autorit të ekspozitës Edon Cana në Mexico City gjatë vitit 2002 dhe shfaqin disa momente të cilët i kaluan bashkë asokohe duke hedhur dritë nga jeta Xhevdetit në Mexico City kur kishte jetuar ne lagjen e famshme La Condesa.

Ekspozita do të mbahet nesër në ora 20:30 në Bar Hardhia në Rahovec./ KultPlus.com

Sonte në KultPlus Caffe Gallery, Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe “KultPlus” me mbrëmjen e veçantë “Muzika në lagje

Dita e Muzikës do të shënohet me një ngjarje të këndshme në lagjen Ulpiana, përkatësisht në KultPlus Caffe Gallery ku do të performojnë fëmijët e Korit Okarina, shkruan KultPlus.

Kjo ngjarje është organizuar nga “Kori i Fëmijëve Okarina” dhe gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus” dhe ka për qëllim përfshirjen e lagjes në evente kulturore dhe mu për këtë qëllim eventi titullohet “Muzika në lagje”.

Ky event do të mbahet sonte prej orës 19:30 në KultPlus Caffe Gallery dhe është i hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festës së muzikës.

Më poshtë është njoftimi i plotë e organizatorëve.

Festojmë Ditën e Muzikës me Korin e Fëmijëve “Okarina” dhe KultPlus 🎶

Bashkohuni në një koncert të veçantë për Ditën e Muzikës, organizuar nga Kori i Fëmijëve “Okarina” në bashkëpunim me KultPlus.

Do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, argëtim dhe momente të paharrueshme!

📅 Data: 21 Qershor
🕒 Ora: 19:30
📍 Vendi: KultPlus CaffeGallery

Fëmijët e talentuar të korit “Okarina” do të performojnë një përzgjedhje të bukur këngësh që do të kënaqin çdo zemër. Ky është një event që nuk duhet humbur për të gjithë dashamirësit e muzikës!

Në koncert do të kemi kënaqësi të dëgjojmë dhe instrumentist nga institucione te ndryshme të muzikës që veprojnë në kryeqytet!

Merreni nga nje batanije me vehte, uluni ku të ju dëshiron zemra në ambientin e jashtëm të KultPlus, dëgjoni muzikë të bukur dhe festoni me ne fuqinë dhe bukurinë e muzikës! 🎤🎵KultPlus.com

Fëmijë dhe adoleshentë përfituan me shërbimet muzikë- terapi, do të prezantohen me koncertin “UNISION”

Organizata “Zë” – Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumti në përmbyllje të projektit të përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sjell koncertin “UNISON”.

Performues në koncert do të jenë fëmijë dhe adoleshentë, përfitues nga shërbimet e muzikë terapisë në kuadër të projektit.

Gjatë koncertit do të keni rastin të dëgjoni 12 pika muzikore të mirënjohura për publikun, të cilat janë përzgjedhur dhe do të interpretohen në mënyrë unike.

Ceremonia hapëse e koncertit do të jetë me datën 24 qershor nga ora 18:30 në Kino Armata.

Pas koncertit do të prezantohen pamje nga implementimi i projektit si dhe një punim i përbashkët nga fëmijë pa përkujdesje prindërore./ KultPlus.com

Në ditën Botërore të muzikës nisin garat e muzicientëve të rinj ArsKosova 2024

130 pjesëmarrës, instrumentistë, solokëngëtarë, kompozitorë e solfezhistë do të konkurrojnë në edicionin e XIX të Garave ndërkombëtare të muzicientëve të rinj ArsKosova  nga shtetet: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Ukraina.

Juria  e përbërë nga 25 profesorë të mirënjohur nga Kosova (Universiteti i Prishtinës -DAM, Fakulteti i Arteve) Shqipëria (Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Arteve-Akademia e Muzikës),Universiteti Shtetëror i Tetovës-RMV, Fakulteti  i Muzikës ) dhe profesorë të mirënjohur botërorë nga:  Kroacia (Universiteti i Osjekut) Portugalia (Universiteti i Aveiros), Finlanda, Qipro, Greqia e do ti vlerësojnë 3 ditë rresht muzicientët e rinj (5–26 vj.)ku në koncertin final të laureatëve do të koncertojnë finalistët e vlerësuar me 100 pikë maksimale.

Çmimet tradicionale do të jenë:

1.Çmimi GRAND PRIX

    ARSKOSOVA 2024 

2.Çmimi i kompozitorit AKIL M.KOCI

3.Çmimi i kompozitorit më të dalluar

4.Çmimi i Solfezhistit më të dalluar 

5.Çmimi i violinistes DRITA DIDA

Ngjarja është duke u mbajtë në Bibliotekën Universitare të Prishtinës. / KultPlus.com

Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe “KultPlus” me mbrëmjen e veçantë “Muzika në lagje”

Dita e Muzikës do të shënohet me një ngjarje të këndshme në lagjen Ulpiana, përkatësisht në KultPlus Caffe Gallery ku do të performojnë fëmijët e Korit Okarina, shkruan KultPlus.

Kjo ngjarje është organizuar nga “Kori i Fëmijëve Okarina” dhe gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus” dhe ka për qëllim përfshirjen e lagjes në evente kulturore dhe mu për këtë qëllim eventi titullohet “Muzika në lagje”.

Ky event do të mbahet më 21 qershor, prej orës 19:30 në KultPlus Caffe Gallery dhe është i hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festës së muzikës.

Më poshtë është njoftimi i plotë e organizatorëve.

Festojmë Ditën e Muzikës me Korin e Fëmijëve “Okarina” dhe KultPlus 🎶

Bashkohuni në një koncert të veçantë për Ditën e Muzikës, organizuar nga Kori i Fëmijëve “Okarina” në bashkëpunim me KultPlus.

Do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, argëtim dhe momente të paharrueshme!

📅 Data: 21 Qershor
🕒 Ora: 19:30
📍 Vendi: KultPlus CaffeGallery

Fëmijët e talentuar të korit “Okarina” do të performojnë një përzgjedhje të bukur këngësh që do të kënaqin çdo zemër. Ky është një event që nuk duhet humbur për të gjithë dashamirësit e muzikës!

Në koncert do të kemi kënaqësi të dëgjojmë dhe instrumentist nga institucione te ndryshme të muzikës që veprojnë në kryeqytet!

Merreni nga nje batanije me vehte, uluni ku të ju dëshiron zemra në ambientin e jashtëm të KultPlus, dëgjoni muzikë të bukur dhe festoni me ne fuqinë dhe bukurinë e muzikës! 🎤🎵/ KultPlus.com

“Nji za dashnije” koncerti recital i Adelina Thaqit, Gjon’s Tears mysafir special

Këngëtarja e njohur Adelina Thaqi është në përgatitjet e fundit të koncertit të saj recital, koncert që e ka titulluar “Nji za dashnije – Për ty Prishtinë” e që përpos që shënon prezantimin e saj në një format të tillë, Thaqi në të njëjtën kohë këtë koncert ia dedikon edhe 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Adelina Thaqi në një intervistë për KultPlus ka treguar se këtë koncert nuk e quan si rikthim në skenë, por si vazhdimësi e krijimtarisë së saj artistike, duke pas parasysh se angazhimin me fushën e muzikës nuk e ka ndërprerë asnjëherë.

“Është një ndjenjë e bukur, përmbushëse, më bën me u ndi e fuqishme, e gjallë, sepse muzika, këndimi është gjuha ime me të cilën unë shprehi ndjenjat, dashurinë, jetën, gjithë anët e mira të jetës, por edhe ato sfiduese”, ka thënë Thaqi e cila ka shtuar se rikthimi i saj po bëhet në një mënyrë shumë të bukur, pasi që po vjen me një koncert recital.

Ajo në këtë koncert do të prezantohet me 15 paraqitje, paraqitje që do të shoqërohen edhe nga artistë të tjerë, por që nuk ka zbuluar se kush do të jenë ata këngëtarë që do të ngjiten në skenë bashkë me Adelinën, përpos emrit të mysafirit special e që është Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, i cili kishte përfaqësuar Zvicrën në Eurovision, i cili me vota të jurisë pat zënë vendin e parë, sukses që e kishte shënuar në vitin 2021.

“Gjoni do të paraqitet me një këngë, sikurse që do të prezantohet me një këngë tjetër edhe me mua. Dua ta falënderoj publikisht, sepse na ka nderuar shumë me pjesëmarrjen e tij në këtë koncert” ka thënë Thaqi.

Adelina Thaqi ka zbuluar se në këtë koncert recital do të publikohet edhe një këngë e re, këngë që është dedikim për babin e saj të ndjerë.

Krejt në fund ajo ka thënë se ky koncert i dedikohet gjithë punës së saj, karrierës, dashamirësve të këngës së saj, dhe e fundit, por më thelbësorja, ky koncert vjen edhe dedikim për 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës. Koncerti do të mbahet më 27 qershor, në Klan Arena e që do të fillojë në ora 19:30. / KultPlus.com

Presidentja Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

Ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.

Me këtë rast ka shpreh ngushëllime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila veprimtarinë dhe kontributin e Belushit për shqiptarët e vlerësoi lart.

KultPlus ju sjell yë plitë reagimin e presidentes Osmani.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.

Kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.

Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore.

I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin!/ KultPlus.com

“A Thua Ëndërr Ishe Ti”, ekspozita që do të prezantojë veprat e artistëve të njohur

Në kuadër të edicionit të katërt të RLIOF do të hapet edhe një ekspozitë me kuratore Arta Aganin, ekspozitë që do të përfshijë kryevpera të artistëve të njohur shqiptarë, si: Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të hapet më 22 korrrik dhe do të rri e hapur deri më 31 korrik.

Më poshtë është njoftimi i plotë i RLIOF.

Ekspozitë në RLIOF 4: A Thua Ëndërr Ishe Ti 🎨✨

Bashkohuni me ne në ekspozitën e veçantë ‘A thua ëndërr ishe ti’ që shënon fillimin e rrugëtimit të edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Rame Lahaj.

Kuruar nga Arta Agani, ekspozita shpërfaq kryevepra të koleksionit privat të biznesmenit Rasim Mrlakut, përfshirë ato të artistëve të njohur si Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj. 🖼️🌟

Ekspozita hulumton simbolet e thella dhe shpesh të fshehura që artistët përdorin për të përfaqësuar ëndrrat, dashurinë dhe nostalgjinë. Duke eksploruar këto tema përmes pikturës, ‘A thua ëndërr ishe ti’ synon të zbulojë gjuhën universale të simboleve që flet për thellësitë e përvojës njerëzore. Pikturat e koleksionit të z. Mrlakut përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe shprehjesh; megjithatë disa prej tyre në veçanti lidhen për nga poetika që përmbajnë e që korrespondon me festivalin dhe temën e sivjetme ‘T’knoft zemra’.

🗓️Hapja për publikun nga 22 Korriku deri më 31 Korrik

📍Galeria e Fakultetit të Arteve./ KultPlus.com

Ka vdekur ati shpirtëror i arbëreshëve, Antonio Belushi

Ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.

I quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, Belushi ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik, veprimtar e humanitar.

Ai ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Prej nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.

Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”./ KultPlus.com

Bëri selfie me turistet gjermane dhe u kërkoi Instagramin, pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë (VIDEO)

Një efektiv policie është pezulluar nga puna pasi bëri selfie me dy turiste gjermane gjatë orarit të punës.

Më 10 qershor te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate.

Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Bazuar në videon e hedhur në rrjete sociale në faqen në Tik Tok të turistes, polici i ka shkruar në Instagram dhe ka bërë foto me to.

https://www.tiktok.com/@jeanniejuice/video/7381768361274772768?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Në 13 vjetorin e vdekjes, shpaloset pllaka dhe portreti i Nekibe Kelmendit

Në 13 vjetorin e vdekjes së Nekibe Kelmendit, është zbuluar pllaka dhe portreti i atdhetares dhe veprimtares Kelmendi, shkruan KultPlus.

Kjo pllakë dhe portreti i Kelmendit është vendosë brenda hapësirave të LDK-së, dhe se për këtë përvjetor ka njofrtuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga Abdixhiku.

Sot, në përvjetorin e trembëdhjetë të ikjes në amshim – së bashku me Kosovaren e me bashkëpunëtorë, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të Nekibe Kelmendit brenda hapësirave të Selisë Qendore në LDK.

Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë. Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!

Nekibe Kelmendin, atdherare dhe veprimtare e madhe të kauzës nacionale, ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë. Ajo ka gravuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që shkriu veten në formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.

Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara./ KultPlus.com

Nesër do të promovohet libri i Shyqri Nimanit, panelistë: Albin Kurti, Pëllumb Xhufi, Jusuf Buxhovi e Lulzim Tafa

“Shqipëtarët dhe Serbët – E Vërteta Kundër të Pavërtetës”, është libri  nga Shyqri Nimani i cili do të mbahet më 19 qershor, prej orës 18:00 në Galerinë e Arteve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Ky vëllim monografik, në shqip dhe anglisht, që ka gjithsej 23 kapituj, shqyrton çështje të rëndësishme ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb gjatë shekujve.


Panelistë për diskutimin e librit do të jenë: Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës,  Dr. Pëllumb Xhufi, Historian, Jusuf Buxhovi, Historian, dhe Dr. Lulzim Tafa, Poet. / KultPlus.com

Në ditëlindjen e albanologut suedez, Ullmar Qvick

Qerim Kryeziu

Veprimtaria letrare e albanologjike e Ullmar Qvick-ut mw ka ngacmuar në rini por, mbi të gjitha, dashuria e tij për shqipen e shqiptarët me ka përpirë në vazhdimësi. Po si ishte dashuria e suedezit për shqiptarët?

Për të filluar dashurinë për shqiptarët, shtatëdhjetë vjet më parë, ishte për Qvickun si të ndërtonte me imagjinatë subjektin e një përralle. E tëra, filloi tek ky njeri i virtytshëm, si një ëndërr. E, ëndrra ia bëri të bukur ardhmërinë.

Qvicku nuk u zmbraps kurrë në projektin shqiptar dhe nuk u plak kurrë në dashurinë për shqiptarët. Duke e ndërtuar me dashuri projektin shqiptar, ai hyri qetësisht në përrallen e imagjinuar dikur. U bë kështu vetë subjekt ëndrre, legjendë që do të kujtohet përgjithmonë.

“Nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptaret”- tha Qvick-u në një intervistë televizive. Në Suedi, s´e gjen dot edhe një tjetër suedez që ka “vuajtur” në heshtje kënaqësitë e dashurisë së vet për shqiptarët sa ky shpirtmirë. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk ka kërkuar shpagim për dashurinë që na ka dhuruar. Në moshën delikate të rinisë na njohu rastësisht, në baulen e zemrës së vet na fshehu përjetësisht. Në konstitucionin shpirtëror suedez, dashuritë shkojnë e vijnë, pa pasur nevojë të zbulojnë ligjet e saj por, tek ky suedez i mirë, dashuria shqiptare u shfaq vetëm një herë dhe ngeli aty, përherë. Si kod i pathyeshëm i miqësisë, si himn i dashurisë mes njerëzve e kulturave.

Kur e kam studiuar Qvick-un, jam habitur nga përmasa e korpusit epistemologjik që ruante për shqiptarët. Brezat e ardhshëm shqiptar, jam i bindur, do të ndjejnë edhe më shumë obligim e nderim për të.

Sepse, ne shqiptarët e Suedisë, kemi sot shumë pasuri nëpër kontot e bankave skandinave dhe mjaftë aftësi për të komunikuar në gjuhët e popujve skandinav. Me të dyja, pasuritë e aftësitë, ndjehemi vërtetë krenarë por, askush prej nesh nuk është aq i pasur e aq krenar, sa të mund të blejë të kaluarën e të tashmen albanologjike të suedezit Ullmar Qvick. Prandaj, konstatoj se Ullmar Qvick-u përveçse është suedez i mirë dhe shumë i ditur, është edhe mik i dëshmuar i kombit shqiptar. Duke qenë “mik i virtytit dhe jo i fatit”- siç shkruante Skënderbeu në letrën e dërguar Ferdinantit të Napolit, ai mbetet i papërsëritur në historinë e miqësisë së dy popujve.

Dashuria e Qvickut për shqiptarët, më shumë se çdo mirësi tjetër, do t´i falë atij pavdekësinë.

Tu bëftë dita njëmijë mik i dashur! Gëzuar ditëlindjen!

Lexuesi juaj i dashur Qerim Kryeziu./ KultPlus.com

Me shfaqjen “Babai dhe Babai” do të nisë Festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Prej 27 e deri më 29 qershor do të mbahet Fetsivali “Mirëdira, dobar dan” në Beograd, festival që do të nisë me shfaqjen e njohur “Babai dhe Babai” me tekst të Jeton Neziraj e regji të Kushtrim Koliqit, shkruan KultPlus.

Edhe në këtë edicion do të ketë prurje të ndryshme artistike, kanë bërë të ditur organizatorët.

KultPlus jus jell të plotë njoftimin e organizatorëve.

“Mirëdita, dobar dan” është një platformë unike për shkëmbim kulturor, si dhe dialog mbi çështjet kritike që shmangen dhe neglizhohen. Shkëmbimi kulturor është një mjet i fuqishëm për të promovuar pajtimin dhe paqen e qëndrueshme, si dhe për të kapërcyer hendekun midis dy kulturave, dhe ne i ftojmë të gjithë të na bashkohen në këtë përpjekje,” tha Tijana Đuknić në emër të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Festivali nisë hapjen zyrtare me shfaqjen e “Babai dhe babai”, një shfaqje teatrale nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj, me regji të Kushtrim Koliqit, e cila është planifikuar për të enjtën, më 27 maj, në orën 19:30 në “Dorćol Platz”.

Programi i debateve të festivalit do të trajtojë çështje që rrethojnë shkëmbimin kulturor midis Kosovës dhe Serbisë, duke i adresuar në mënyrë specifike ndalimet dhe pengesat brenda bashkëpunimit kulturor, akademik dhe artistik, si dhe trajtimin e efekteve të mbetura gjatë luftës. Debati hyrës, i titulluar “Normalizimi i moslejimit apo moslejimi i normalizimit: Pengimi i shkëmbimit kulturor” është planifikuar për të premten, më 28 qershor, në orën 17:00 në vendin “Miljenko Dereta” (Dobračina 55). Ky diskutim do të përqendrohet në ndalimet e ndryshme me të cilat përballen artistët, intelektualët dhe praktikuesit e kulturës. Kufizimet ekonomike, akademike dhe kulturore paraqesin pengesa për mirëkuptimin ndërkulturor, duke moslejuar normalizimin e marrëdhënieve midis dy shoqërive.


Debati i dytë, gjithashtu do të paraqesë edhe prezantimin e librit “Shënimet e krimbit Smolinski” nga shkrimtari i ri kosovar Azem Deliu, që shtjellon temat që kanë të bëjnë me trashëgiminë e luftës dhe ndikimet e saj bashkëkohore në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Programi i festivalit të këtij viti përfshin edhe filmin “Vera ëndërron detin” nga regjisorja Kaltrina Krasniqi. Ky film debutoi në Festivalin e Filmit në Venecia dhe më vonë fitoi çmime në Festivalin e Filmit në Tokio dhe Goteborg, si dhe në “Festivalin e Filmit Zona e Lirë” të Beogradit. Shfaqja e filmit do të jetë në “Koska bar” (Dobračina 59) të shtunën, më 29 qershor, në orën 19:30.

Përveç kësaj, bendi i njohur kosovar “La Fazani,” i udhëhequr nga karizmatiku Arbër Salihu, do të performojë në “Elektropionir” (Cetinjska 15) të premten, më 28 qershor, në orën 21:00. Bendi arriti fitoren në konkurrimin e vitit të kaluar për zgjedhjen e përfaqësuesit të Kosovës në Eurovizion, pavarësisht se Kosova ende nuk është pranuar si pjesëmarrëse në këtë ngjarje.

Njëkohësisht, hapja e ekspozitës së artistes vizuale Ermira Murati, e njohur artistikisht si The Orange Girl, do të fillojë në orën 19:00 në “Endžio Hab” (Dobračina 4) po atë ditë. Veprat e Ermirës përcjellin mesazhe të veçanta politike, duke eksploruar temën e puthjes si një shprehje që është thelbësisht joneutrale.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e festivalit është falas.

Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit “Mirëdita, dobar dan” është i organizuar me mbështetjen e madhe të Bashkimit Evropian dhe Fondacionit Rockefeller Brothers.

Ju lutemi gjeni bashkangjitur datat e edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!.”

Edicioni i këtij viti i festivalit “Mirëdita, dobar dan” i organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR, Serbia), Integra (Kosovë) dhe Iniciativa Qytetare (CI, Serbia) do të prezantojë një përzierje unike të artit, kulturës bashkëkohore dhe diskutimeve domethënëse që hedhin dritë mbi tema historike kyçe, si dhe të orientuara drejt së ardhmes, veçanërisht të rëndësishme gjatë kësaj periudhe sfiduese për marrëdhëniet Kosovë-Serbi./ KultPlus.com

Kadare nuk i dhuroi asnjëherë një unazë martese bashkëshortes së tij, Helenës

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur shqiptare Helena Kadare ishte e ftuar mes vogëlushëve në “Kurthin e Piterpan”, ku ka folur për jetën e saj, karrierën dhe jetën familjare me bashkëshortin Ismail Kadare dhe dy vajzat.

Mes pyetjeve të shumta të fëmijëve drejtuar shkrimtares, njëra ishte pikante, pse gjeniu i letërsisë shqipe nuk kishte zgjedhur t’i dhuronte një unazë martese bashkëshortes.

Fakti që u pëlqente jeta moderne siç thotë ajo, duke u zhveshur nga petku i konservatorizmit, çifti Kadare nuk u pëlqente që në gisht të mbanin një unazë martese.

“Jo nuk më ka dhuruar sepse ne ishim një brez që e quanim veten shumë modern duke i përjashtuar këto zakone. Ishin ca zakone konservatore jashtë shijeve tona”, u shpreh Kadare.

“Arti përmes këndit të një diplomati” në Galerinë Qahili

Në Galerinë Qahili më 13 qershor do të bëhet hapja e ekspozitës së Rastislav Kostilník, “Arti përmes këndit të një diplomati”,  si dhe nëpërmjet kësaj ekspozite do të bëhet edhe përmbyllja e rrugëtimit të tij si diplomat i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë.

Ceremonia e hapjes së kësaj ekspozite do të bëhet në 19:30./ KultPlus.com


Prishtina

11 qershor 2024

Poezi nga Nerimane Kamberi

Sot e njëzetepesëvjet
U çlirua Prishtina
“Disa kajshin moj nane,
disa knojshin,..”
Sot vjen era bli në kryeqytet,
atëhere vinte era barut.
“Disa vinin moj nane,
disa shkonin,…”
Sonte ndoshta do të ndriçohet qielli me fishekzjarr
E unë do të festoj e lirë në shesh, si e marrë
Me njëmbëdhjetë qershor njëmijëenëntëqindenëndhjetëenëntë,
isha refugjate në Shkup, Maqedoni
jo larg Kosovës,
jo larg Prishtinës./ KultPlus.com


Mbrëmje poetike me poetët e Simfonisë

Në restaurantin “Symphony”, të mërkurën më 12 qershor 2024, duke filluar në orën 19:00, do të mbahet edicioni i dytë “Mbrëmje poetike me poetët e Simfonisë”. Mbrëmja poetike, organizohet me rastin 25-vjetorit e Ditës së  Çlirimit të Kosovës.

Vargjet e tyre do t’i lexojnë poetët: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, Osman Gashi, Naime Beqiraj, Aziz Mustafa, Bujar Tafa, Xhevahire Izmaku, Isuf Hoxha, Arben Veselaj. KultPlus.com