Universitetet europiane dhe të Amerikës së Veriut dominojnë renditjen botërore të QS 2024. Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10.
Lista vjetore bazohet në analizën e 17.5 milionë punimeve akademike dhe mendimet e ekspertëve të mbi 240,000 fakulteteve akademike dhe punëdhënësve nga e gjithë bota.
The Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Cambridge, SHBA, siguroi vendin e parë me një rezultat të përgjithshëm prej 100 pikë për të 12-tin vit radhazi.
The University of Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar renditet në vendin e dytë me 99.2 pikë, ndërsa rivali lokal, University of Oxford qëndron në vendin e tretë me 98.9 pikë.
10 universitetet më të mira në botë
1. The Massachusetts Institute of Technology (SHBA)
2. The University of Cambridge (Mbretëri e Bashkuar)
Është zyrtare, Malmo do të jetë nikoqire e Eurovision 2024. Tri mbrëmje live do të mbahen më 7, 9 dhe 11 maj. Pas fitores së këngëtares suedeze Loreen, ishte mëdyshje se në cilin qytet të Suedisë do të zhvillohet kjo ngjarje, por më në fund u vendos që do të jetë në Malmo.
Pritet që qindra milionë shikues të ndjekin transmetimin e mbrëmjes nga Suedia. Malmo është një qytet kreativ me një jetë të pasur kulturore që mund të krijojë një festival muzikor për të gjithë Evropën./ KultPlus.com
Britney Spears ka paraqitur një raport në polici pasi dyshohet se është sulmuar nga një roje sigurie e basketbollistit Victor Wembanyama të mërkurën mbrëma, sipas raporteve të shumta.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në restorantin Catch në hotelin ARIA në Las Vegas, ku Spears po darkonte me bashkëshortin Sam Asghari. Sipas TMZ, të cilët ishin të parët që raportuan lajmin, këngëtarja vuri re Wembanyama nëpër restorant dhe shkoi për ta përshëndetur. Kur ajo e goditi atë në shpatull, Damian Smith, Drejtori i Sigurisë së Ekipit për San Antonio Spurs, thuhet se e goditi, duke i rrëzuar syzet dhe duke e rrëzuar në tokë.
TMZ gjithashtu raportoi se Smith i kërkoi falje artistes, duke shtuar se ai nuk e kuptoi se kush ishte ajo në këtë moment. Ekipi i sigurisë së Spears më vonë paraqiti një raport policie, duke treguar sulmin.
Një dëshmitar okular i cili ishte në restorant i tha ET, “Britney iu afrua Victor dhe pasi u godit, ajo hyri brenda restorantit Catch. Britney shkoi dhe u ul vetë në një tavolinë. Megjithatë, tavolina ishte në të vërtetë e Pauly Shore që ishte në banjë. Pauly doli nga banjo për të parë Britney Spears në tryezën e tij. Ai me mirësjellje kërkoi çantën e tij që la në tavolinë dhe përshëndetin Britney. Sam dhe anëtarë të tjerë të ekipit të Britney u bashkuan me të në tavolinë. Sigurimi i Victor i kërkoi falje dhe ajo e pranoi”./Lapsi.al
Në Zvicër jeton një diasporë e madhe e Kosovës – dhe pikërisht rrënjët e saj dëshiron t`i bëjë më të njohura seriali “G&G Grenzenlos” – Me Shqipe Sylejmanin në Kosovë”
Dua Lipa do të jetë imazh i brendit të makinave “Porsche”, dhe për këtë reklamë mediet ndërkombëtare kanë shkruar se Dua Lipa ka nënshkruar një marrëveshje tejet të majme, përcjell KultPlus.
Dua Lipa më herët ishte imazh i Jaguar, por tash pritet të lansohet kampanja e re me brendin “Porsche”.
“Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe kjo i ka bërë asaj një shumë të madhe parash”, thotë tutje burimi.
“Ajo ka një fuqi të madhe tërheqëse të markës dhe Porsche i ofroi asaj një paketë me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte”, kanë shkruar mediet e huaja për këtë marrëveshje të re të Dua Lipës./ KultPlus.com
Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike. Edicioni i dytë i Travel Fest Albania ka ngritur siparin në Amfiteatrin e Tiranës, falë një ekrani gjigand e plot filmave premtues.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Fotografisë “Travel Fest Albania” në Amfiteatrin e Tiranës!Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike”, thekson Veliaj.
Në tërësi do të shfaqen 112 filma të përzgjedhur, të cilët i adresohen njeriut, qenies që mbetet gjithmonë e njëjtë, pavarësisht vendit ku jeton e vepron.
Ekrani i madh në zemër të Amfiteatrit të Tiranës tërhoqi pas vetes grupmosha të ndryshme. Dhe ekrane të ngjashme premtojnë se do të dallohen nga i njëjti pasion e dashuri për kinematografinë, për plot 4 ditë dhe në qytete të tjera. /tvklan.al/ KultPlus.com
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër. shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër. Në mallin tënd ky karafil i egër,- Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël e ndezën natën dhe ditën e ndezën. Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?- Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten, dhe përtej vetes kapërceva jetën, dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,- I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor”.
Përurimi bëhet në sheshin “Lidhja e Prizrenit” në orën 18:00.
Pas shumë vitesh nga zbulimi, lokaliteti arkeologjik është konservuar dhe integruar në hapësirën publike të Sheshit të Lidhjes, dhe po hapet për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit.
Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të përurimit do të zhvillohet edhe aktiviteti “Arkeologët e vegjël – vizatojmë të kaluarën”, cili u mundëson fëmijëve të grupmoshave 10-15 vjeç të përdorin imagjinatën dhe aftësitë artistike për të sjellë në jetë një gjetje arkeologjike përmes vizatimit.
Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Aktori i njohur shqiptar, Kujtim Spahivogli u lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987.
Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjesët: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj.
Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu, vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami, dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës, bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.
Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi, artikuj e ese.
Vdiq në vitin 1987 në moshën pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.
Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”. / KultPlus.com
Këto ditë doli nga shtypi revista letrare PEN Kosova 7.
Numri 7 i revistës është i pasur me punime letrare, prozë e poezi, me trajtesa të ndryshme filozofike, studime, ese, kritikë etj.
Në këtë numër, me punimet e tyre në fusha të ndryshme artistike paraqiten autorët: Ibrahim Kadriu, Ibrahim Berisha, Kujtim Mani, Bavjola Shatro, Haqif Mulliqi, Greta Avdyli, Antoine Compagnon, Sitki Imami, Entela Kasi, Adil Olluri, Rose Wilder Lane, Demë Topalli, Binak Kelmendi, Fahredin Shehu, Sadije Aliti, Muzafer Ramiqi, Jevrem Bërkoviq, Maya Angelow, Gueorgui Konstantinov, Dragutin Talijanoviq, Anabell Manjares, Mirash Martinoviq dhe Patrick Modiano.
Nĕ revistë mund të lexoni edhe udhëpërshkrime e studime perkthyer nga Avni Spahiu, Demë Topalli, Lulzim Tafa dhe Qazim Muja.
Edhe sivjet botimin e revistës PEN Kosova financiarisht e ka mbështetur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com
MrBeast është shpallur personi i parë që ka arritur 1 milion ndjekës në aplikacionin e ri të quajtur Threads.
Ky mjet i komunikimit i cili u lansua për të rivalizuar Twitterin, doli në përdorim më 5 korrik.
Youtuberit, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, iu deshën vetëm disa orë për t’u ndjekur nga një milion njerëz, raportoi të enjten “GuinnessWorldRecords”.
Teksa teknikisht llogaria e tij nuk ishte e para që e arriti këtë numër, të tjerat i përkisnin organizatave si Instagram dhe National Geographic.
Ai i ka bërë vetëm tri postime në Threads. Në postimin e tij të parë, pak pasi aplikacioni doli në internet, MrBeast ka shkruar: “Pra, sa kohë do të ndodhë që të jemi të varur nga ky aplikacion?”.
Ai gjithashtu ftoi fansat e tij ta pëlqejnë një postim nëse mendojnë se Mark Zuckerberg i Metës duhet ta bëjë atë drejtor ekzekutiv të aplikacionit.
MrBeast gjithashtu bëri shaka duke thënë: “Më duket sikur po e tradhtoj Twitterin duke e përdorur këtë aplikacion”.
Aplikacioni Meta Threads u prezantua si një alternativë “miqësore” ndaj Twitterit. Ashtu si Twitter, përdoruesit mund të postojnë duke përfshirë foto dhe video, dhe të tjerët mund t’i pëlqejnë, t’u përgjigjen dhe t’i ndajnë ato me ndjekësit e tyre.
Postimet janë të kufizuara në një maksimum prej 500 karakteresh. Dhe për t’i bërë gjërat më të lehta për përdoruesit e rinj, njerëzit mund të identifikohen përmes Instagramit, të importojnë fotografitë e profilit dhe biografitë e tyre, dhe madje të ndjekin të gjithë ata që ndjekin tashmë në Instagram me një klik të një butoni.
Raportohet se Threads se ka tërhequr më shumë se 10 milionë përdorues nga grupi i tij prej 2 miliardë llogarive ekzistuese në Instagram.
Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, është Youtuberi burrë me më së shumti ndjekës, gjithsej 162 milionë.
Ai ka bërë famë me videot e tij në të cilat ndihmon njerëzit. Ai në disa raste ka ndarë shifra deri në miliona, vetëm që njerëzit të kryejnë sfida, të cilat nuk janë të paarritshme.
Tradita zakonore shqiptare çmon mikun, si një figurë thuajse të paprekshme, si njeri me status të veçantë, gati të mbinatyrshme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar nëse nuk sillej me korrektësi në shtëpinë e mikpritësit.
Paragrafi 1785 i “Kanunit i Dibrës” përcakton qartë statusin e dyzuar të mikut: “Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë”. Në popull thuhet: “Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë”.
Miku e humbiste statusin gati-gati hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë dhe me të njohurit e tij.
Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin e mikut, por edhe ato të mikpritësit.
Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier ushqime. Neni 136 në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson: “Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë”.
Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike, të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr?
Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë në nenin e referuar për këtë çështje, në “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, varianti i Pukës: “E di rrasa ça ka vegshi”.
Kjo do të thotë se kapaku i shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes, atë çfarë zihet poshtë tij. Ndodhte jo rrallë, që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, që nuk i duhej ekspozuar mikut dhe opinionit shoqëror.
Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc Nopça, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX: “Është një çnderim për të zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është 500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh vobektësia e zotit të shtëpisë”.
(Nga: “Lente të ndërveprimit simbolik”, Zyhdi Dervishi) / KultPlus.com
Kryeqyteti i Prishtinës do të mbushet nesër me atmosferën festive të më shumë se 30 artistëve të ftuar nga Kosova e Shqipëria. Me zërin, talentin dhe veçantinë e tyre artistike, këngëtarët shqiptarë do të performojnë për katër ditë radhazi përpara një publiku të gjerë, në festivalin e birrës “BeerFest Kosova”.
“Beerfest Kosova” është bërë tradicional me organizime që nga viti 2013, por këtë vit, ndryshe nga herëve të tjera, pritet që ky festival të arrijë kulminacionin e tij duke krijuar një program me përmasa ndërkombëtare.
Ledri Vula, Alban Skenderaj, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby janë artistët që do të performojnë ditën e parë të festivalit duke nxjerrë atë ëmbëlsinë e festivalit në pah, kështu, duke vazhduar me të njëjtin ritëm edhe për tri ditët e mbetura.
Dita e parë do të jetë fillesa e gjithçkaje, krijimi i gjallërisë dhe zhurmës pozitive në atë hapësirë festive.
Me një artist shumë të dashur për publikun, të njohur me këngët e tij,ditën e dytë do të nisë programin, Yll Limani, ku më pas do të pasojnë edhe David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndriçim Gazija, Nardi&Friends dhe Biggby janë artistët e tjerë që do ti ngjiten skenës së këndimit duke shkrirë çdo qelizë të tyre për ti risjell publikut vetëm një gjë “Kënaqësi, pozitivitet e të qeshura pafund”.
Dita e tretë e festivalit, do të rigjallërohet me zërin e fuqishëm të Dafina Zeqirit, e cila do të nxjerrë shpirtin prej artisteje vetëm për të krijuar komoditetin më të madh për të gjithë artdashësit e muzikës së saj.
Bashkë me Dafina Zeqirin, skenës do t’i bashkëngjitën edhe artistët e tjerë si: Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini dhe Nardi & Friends Biggby.
Përmbyllës të mbrëmjeve janë Mc Kresha me Lyrical Son, zëri i të cilëve si shpesh herë ndez flakë zëmrat e publikut.
Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zanzi Band dhe Bibggy janë artistët e tjerë të cilët do të performojnë në natën e fundit të festivalit, duke rikthyer çdo entuziazëm si natën e parë.
Përveç muzikës, birrave dhe ushqimit, publiku do të ketë rastin të jetë edhe pjesë e lojërave të ndryshme, si: Board Games, Beer Pong dhe Beer Olympics.
Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Alban Skenderaj, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby, David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndricim Gazija, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zaznzi Band dhe Bibggy, janë artistët pjesëmarrës të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Birrës.
Kujtojmë qe “BeerFest Kosova” do të mbahet me fillim nga data 7 deri me 10 korrik, në pjesën e parkingut, prapa Pallatit të Rinisë./ KultPlus.com
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës që për një javë solli këngëtarë e ansamble nga të gjitha trojet shqiptare dhe ato të diasporës, ka prezantuar edhe copëza arti edhe përtej valles e muzikës, shkruan KultPlus.
Florian Canga e Gentiana Ramadani përgjatë tri mbrëmjeve të fundit të këtij festivali, kanë realizuar një projekt shumë të veçantë, të cilët kanë përzgjedhë fotografi të Marubit, vepra të Kolë Idromenos, dhe krijimtarisë së thesareve të dy të parëve i janë bashkëngjitë edhe veprat e artistes nga Kosova, Dafinë Vitija.
Për këtë spektakël në muret e Kalasë së Gjirokastrës ka kontribuar edhe Fatmir Krypa, Muzeu Marubi, Galeria Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Për këtë përzgjedhje të veprave të Dafinës ka shkruar vetë autorja, e cila është shprehur të jetë e nderuar që veprat e saj janë përfshirë në një linjë me dy emra kaq të mëdhenj të kulturës shqiptare.
KultPlus më poshtë ju sjell të plotë njoftimin e Dafina Vitisë, e cila shprehet të jetë e nderuar.
Për 3 netët e fundit radhazi të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër, Gjirokastra shëndriti në një spektakël hipnotizues dritash si kurrë më parë.
Përpos artistëve të fotografisë si Marubi dhe atij të pikturës Kolë Idromeno ishin dhe krijimet e mia / arti im që u vu mbi kalanë e Gjirokastrës dhe Xhaminë e vjetër të Pazarit duke dhuruar një spektakël frymëzues mes traditës, arkitekturës, artit dhe kulturës të shkrira në drita dinamike shumëngjyrëshe.
Për herë të parë Gjirokastra morri formë tjetër mes teknologjisë së avancuar dhe traditave tona për të krijuar një shfaqje mahnitëse.
E kjo nuk ishte thjesht një shfaqje por shpirti i qytetit, i ndriçuar.
Më shumë se një event ‘Gjirokastra shndrin’ ishte një valle e dritës dhe hijes, që i bënin serenatë historisë së bukur të këtij qyteti të magjishëm. E nderuar të isha pjesë e një festivali që na rikujton dhe freskon historinë dhe gjenezën tonë të pashoqe.
Falemnderit ideatorëve dhe realizuesve @floriancanga @gentianaramadani që bën të mundur të isha pjesë e kësaj ngjarje./ KultPlus.com
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte Harjulla Çeku ka vlerësuar atletët kosovarë që u treguan të suksesshëm në Olippiadën Speciale në Berlin 2023, shkruan KultPlus.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të ministrit Çeku.
Këta atletë specialë janë krenaria e shtetit tonë
Takim plot pozitivitet me Florentin, Artën, Lirikën dhe Leartin të cilët u kthyen nga Olimpiada Speciale në Berlin 2023 me tri medalje, një të artë në hedhje të gjylës, një të argjendtë në 400 metra vrapim dhe një të bronztë në 100 metra vrapim.
Mbështetja e institucioneve do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që sa më shumë femijë e të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë aktivitet të rregullt sportiv e fizik për zhvillimin e mirëqenies së tyre shëndetësore dhe shoqërore./ KultPlus.com
Sivjet shënon edicionin e 70-të, dhe konsiderohet si një ndër festivalet më prestigjioze në rajon, dhe pikërisht në Festivalin e Pulës, Produksioni “Buka” që udhëhiqet nga Fatmir Spahiu do të prezantohet me filmin “Escort”, film ky bashkëprodhim mes Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan KultPlus.
KultPlus më poshtë ju sjell njoftimin e plotë të Fatmir Spahiut, i cili poashtu ka edhe rol në këtë film.
“Buka” per here te dyte rresht ne Festivalin e filmit ne Pula, kesaj radhe edicion jubilar, i 70ti
Filmi “Escort” bashkeprodhim i Kroacise, Maqedonise se Veriut dhe Kosoves, shikuesit mund ta shohin me daten 18 Korrik ne ora 21:30 ne Arenen Antike ne Pula.
Ne film, ne role te ndryshme paraqiten aktor te shkelqyeshem Kosovar, si Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Fiona Gllavica, Bashkim Alaj dhe unë.
Bashkeatedhetaret qe jetojne ne Pula dhe ne pergjithesi ne rajonin e Istries, jane me se te mireseardhur.
Experiencen qe na dhate me pritjen e vitit te kaluar me filmin “Illyricvm” nuk do ta harrojme kurre, andaj menzi presim takimin e radhes!
Filmi eshte subvencionuar nga qendrat filmit ne Kroaci, Maqedoni dhe Kosove.
Hrvatski Audiovizuelni Centar
Qendra Kinematografike e Kosoves
Agjencia e filmit ne Maqedonine e Veriut
Poashtu eshte sponzorizuar edhe nga kompania tashme boterore e paisjeve mjeksore dhe farmaceutike “YessPharma”
Realizimi i keti filmi ka dhe pjesen e vet tragjike, regjisori Lukas Nola, vetem disa jave pasi kishte perfunduar montazhen e filmit, ndrron jete.
Kasta Kosovare eshte jaashtezakonisht mirenjohese dhe nuk do ta harroj kurre qasjen profesionale dhe miqesore , shpirti i Lukasit u prehte ne paqe.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren. Ngjarja do të zhvillohet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit me fillim nga ora 18:00, shkruan KultPlus.
Qëllimi i këtij lokaliteti është vënia në pah e dëshmive për ekzistencën e qytetit të Prizrenit që nga shekulli i IV-të, si dhe promovimin e nxitjes së planifikimit urban gjithëpërfshirës, përmes rigjenerimit urban të hapësirës.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Kujtojmë që hapja e lokalitetit arkeologjik të Prizrenit do të bëhet nesër, me datë 7 korrik, në ora 18:00 deri në 21:00./ KultPlus.com
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka hapë konkurs oër angazhim në institucionin e Operës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit Rauf Dhomi, dhe sipas këtij konkursi kërkohen 55 instrumentistë, 40 koristë dhe 6 solistë.
Konkursi është i hapur deri më 31.07.2023, ora 16:00, kurse aplikacionin mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të MKRS-së, teksa konkursin e plotë mund ta lexoni këtu https://shorturl.at/fQZ05./ KultPlus.com
Krijimtaria unike e katër artistëve kosovarë, e krijuar para dy dekadash në Kassel, u rikthye mbrëmë furishëm në Kosovë. Ekspozita “Grykat e Ballkanit” me artist Dren Maliqi, Driton Hajredini, Merita Harxhi-Koci, Jakup Ferri dhe kuratorin gjerman, Thibaut de Ruyter, paraqesin më së miri realitetin e dikurshëm me udhëtim deri tek e sotmja, shkruan KultPlus.
Fotografitë, videot dhe instalacionet e vendosura në objektin e “Galerisë 17” zbulojnë më së miri brendësinë e veprave e mesazhin e fshehur në to.
Përmes këtyre veprave artistike synohet vënia në pah e ndryshimit ose jo, të artit vendorë brenda këtyre dy dekadave.
Nga ekspozita madhore e vitit 2003, me përmbledhje prej 90 artistëve nga e gjithë bota, me 7 shqiptarë në mesin e tyre, mbrëmë prezantuan vetëm katër nga ta. Artistët risollën edhe njëherë krijimtarinë e vet, vetëm se këtë herë, para publikut shqiptar.
Hapësira e vogël e galerisë u plotësua me madhështinë e veprave të këtyre katër artistëve të mëdhenj duke u mbushur me frymë nga prezenca e adhuruesve të një arti të tillë.
Interesant dukeshin edhe dy stolet kafe me material prej druri të vendosura në këndin e ekspozitës, por edhe më interesant ishte fakti se vendosja e tyre nuk ishte e krejt e rastësishme.
Kuratori i kësaj ekspozite, Thibaut de Ruyter, pas një vizite në Muzeun Etnologjik të Kosovës i kishin ngelur sytë në stolat e vendosur aty, andaj përfundimi nuk kishte si të ishte ndryshe, pos rikrijimit dhe vendosjes së tyre brenda hapësirës ekspozuese.
Kuratori gjerman, Ruyter, u ndje shumë i lumtur që pati rastin të kurojë veprat e katër artistëve, të mjeshtëruara mirë nga secili, pa dallim.
Ruyter tha për KultPlus se edhe pse kanë kaluar 20 vjet që nga shfaqja për herë të parë e kësaj ekspozite, prapë se prapë një krijimtari e tillë me vepra kaq të mira i ka qëndruar kohës pa humbur aktualitetin e saj.
“Pika fillestare e kësaj ekspozite ishte 20 vjet më parë dhe punimet që po shfaqim sot janë ende aktuale, andaj për mua janë shumë të rëndësishme. Unë mund të them që një vepër arti e mirë është një vepër që ka një kohëzgjatje deri në fund, dhe ajo kalon me vite dhe vite.” – u shpreh Ruyter.
Ruyter gjithashtu tha se edhe pse interpretimi i veprave të artit ka ndryshuar paksa, prapë se prapë funksionet e veprës artistike dhe estetika e saj vazhdojnë të jenë të vlefshme sot.
Merita Harxhi-Koci, artistja e njërës vepër të ekspozitës së shpërfaqur mbrëmë dhe njëkohësisht disenjatore e modës, tha se veprën e saj e ka paraqitur me një qëllim te caktuar duke dashur të prek një fenomen “Gruan shqiptare dhe forcën e saj”.
“Në Kosovë gratë kanë qenë gjithnjë te anashkaluara, andaj, unë si artiste me krijimtarinë time jam munduar që të vërtetoj të kundërtën, t’iu tregoj njerëzve se edhe gratë janë të zojat në udhëheqjen e një shteti dhe se shteti nuk është i rezervuar vetëm për burrat.”- theksoi ajo.
Sipas Harxhit-Kocit, edhe gratën kanë të drejtë të marrin pjesë jo vetëm në politikë por edhe jashtë saj, në çdo sferë dhe se tërë atë kauzë e ka shfrytëzuar si një formë për ndryshimin e një realiteti të atëhershëm.
Sfidat janë të pranishme gati në çdo rast e sidomos kur punët janë të rëndësishme, e ato mundohen të sjellin diçka në pah. Artistja Harxhi-Koci, tregon se sa ka qenë i vështirë krijimi i veprës së realizuar nga ajo, në ekspozitën e parë të kësaj tematike.
“Problemin më të madh e kam pas te posteri, ku më është kërkuar që të dukem shumë serioze dhe njëkohësisht bindëse në mënyrë që të krijojë një influencë të madhe tek njerëzit dhe të votohem nga ta si Presidente e Kosovës”, ka thënë Koci.
Si përfundim, Harxhi-Koci kishte grumbulluar 58.8% të votave duke u bërë njëherazi edhe Kryetare e Kosovës, që do të thotë se qëllimin veçse e kishte arritur, duke bërë njerëzit ta besojnë misionin e saj.
Tashmë, Merita është një disenjatore e njohur në fushën e modës dhe vazhdon ta ruajë me fanatizëm artin e saj, por se cila ka qenë arsyeja e ndërprerjes së veprimtarisë së saj para 20 viteve dhe se a ekziston mundësia për një rikthim, ka folur ajo për KultPlus.
“Arsyeja kyçe se pse nuk kam vazhduar të merrem me krijim ka qenë për shkak të kujdesit për fëmijët dhe njëkohësisht udhëtimet e shpeshta që duheshin bërë atë kohë, për shkak të ekspozitave. E kam parë që ka qenë e vështirë të jesh njëkohësisht një nënë e mirë dhe artiste e mirë. Andaj kam vendosur ta lë anash për një kohë, dhe jo përgjithmonë, sepse tash u bënë 20 vite pas dhe unë sapo morra pjesë një ekspozitë”, përfundoi Harxhi-Koci.
Tutje, artistja Harxhi-Koci, tha se shpreson që së shpejti të ketë mundësinë të rikthehet edhe në atë botë që dikur i’u desh ta lë anash.
Ndërkohë, Driton Hajredini, artisti tjetër, vepra e të cilit u paraqit mbrëmë para publikut të Kosovës, rikujtoi ekspozitën e parë te tij duke e krahasuar me këtë të fundit. Njëherazi, bëri të ditur edhe për sfidat që i është dashur të kalonte përgjatë një rrugëtimi të tillë, deri në arritjen e finalizimit të punës së tij, të cilën e vulosi me këtë “vepër arti”.
Hajredini tha së kësaj ekspozite të paraqitur mbrëmë para publikut shqiptar i janë paraprirë edhe dy të tjera me tematikën “Arti në Ballkan”. Ai përmendi, Harald Szeemann, njërin ndër kuratorët më të mëdhenj në botë i cili kishte filluar të vij nga Perëndimi në Ballkan, ndërsa, kuratori tjëtër, Rene Block, vendosi të bëjë të kundërtën, të shkoj nga Lindja në Perëndim.
“Unë pata vendosur të hulumtoj se kush janë këta kuratorë dhe bëra hulumtime edhe për Rene Blockun. Ai i takonte një rryme “fluksus”, rrymë e cila është total antipikturë sa që nganjëherë ka pasur edhe organizime në formë demonstrate për ndërprerjen e pikturimit”, theksoi Hajredini.
Hajredini gjithashtu tha se ekspozita e parë e këtij lloji “The gorges of Balcan” ka qënë ekspozita më e madhe që në atë kohë këta artist të rinj kanë mundur ta ëndërrojnë, kjo për faktin se kjo ekspozitë ka qenë ndër ekspozitat më të mëdha në botë me një përfshirje të një numri të madh të artistëve nga e gjithë bota në të.
“Për neve ka qenë ekspozita më e madhe qe kemi mund ta ëndërrojmë si artistë të rinj, që me qenë pjesë e ekspozitës më të madhe në botë, me përfshirje prej 88 artistëve”, shtoi ai.
Hajredini nuk la pa cekur edhe një pjesë nga historia e realizimit të instalacionit fillestar të para 20 vjetëve e që në fund rezultoi me ekspozimin e veprës së tij para qindra njerëzve.
“Rene Blocku kishte treguar që do të vinte në Akademinë e Arteve, dhe unë thuajse e kisha në kokë idenë se çka doja të bëja. E krijova instalacionin në hapësirën e Akademisë së Arteve “Who kill the painting? (Kush e vrau pikturën?) duke e prezantuar para Rene Blockut. Ai vendosi ta marrë këtë instalacion duke e bërë pjesë të ekspozitës dhe duke e blerë për koleksion të vetin”, përfundoi Hajredini.
Sfidat e kaluara gjer në përfundim të instalacionit të tij normalisht që ka pasur, por që sipas Hajredinit, kur ideja ekziston të tjerat bëhen më të lehta.
Përtej çdo suksesi ekziston një sfidë për te arritur gjer në atë cak, e një detaj të vogël ndër vështirësitë që mund të ketë hasur, artisti i mirënjohur, Driton Hajredini i ndau mbrëmë për KultPlus.
“Unë nuk kam pasur as shirit të policisë dhe më është dashur që ta marrë në baltë duke e pastruar dhe në mungesë të ngjitësit kam vendosur gozhda për të krijuar instalacionin përfundimtar”, ka thënë ai.
“Rikthimi i një ekspozite të tillë pas 20 viteve është një levizje shumë e mirë e kuratorit, Thibaut de Ruyter”, përfundoi Hajredini.
Pjesë e ekspozitës ishin edhe dy artistët e tjerë, Dren Maliqi dhe Jakup Ferri. Me veprën “Ballë për ballë”, Maliqi ka imagjinuar një takim i cili realisht ka qenë i pamundur, në mes të Elvis Presleyt dhe Adem Jasharit. Ylli i muzikës dhe artit, i drejton armën heroit dhe viktimës së luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Janë dy personalitete që nuk ngjasojnë as për nga vendi, kultura dhe koha por që artisti përmes veprës së tij, ka prezantuar një formë përballjeje me njëri-tjetrin.
Në katalogun origjinal të ekspozitës Kassel, Shkelzen Maliqi kishte thënë se:
“Gjesti thelbësor i heronjve i theksuar në këtë vepër artistike lidhet me armët e mbajtura në gatishmëri, si një gjest paradoksalisht i dhunshëm që garanton sigurinë dhe dinjitetin e individëve dhe shoqërive që përballen vazhdimisht me kërcënime të dhunshme.”
Ndërsa, gjatë kësaj ekspozite u paraqitën edhe dy video të Jakup Ferrit, ku të pranishmit kishin mundësinë ti shihnin dhe ti dëgjonin për të parë mesazhin, që përcillnin këto dy video.
Kujtojmë që ekspozita “Back to the groves of Balcan” është hapur mbrëmë në Galerinë 17 dhe do të qëndrojë e hapur deri me datën 15 shtator./ KultPlus.com
Statusi i marrëdhënies së Taylor Swift me ish të dashurin e fundit Matty Healy është i paqartë mes thashethemeve se ata kanë rindezur romancën e tyre.
“Ka kimie mes tyre, dhe ata duket se kanë kapërcyer të gjitha problemet që kishin”, tha një shok i çiftit për The Sun UK të mërkurën, duke pretenduar se muzikantët “vendosën se patjetër duan ta bëjnë të funksionojë me çdo kusht. ” Insajderi shtoi se Swift dhe Healy – të cilët u ndanë në qershor pas vetëm një muaji takim – po “rregullojnë kohën së bashku në mes të datave të turneut dhe janë duke folur gjatë gjithë kohës”.
Miku i supozuar vazhdoi të vuri në dukje një shenjë “shumë treguese” të angazhimit të supozuar të Healy për të rifituar fituesen e Grammy-t, duke pretenduar se ai kohët e fundit shkarkoi një anëtare femër të ekuipazhit nga grupi i turneut. “Duket sikur mund të ketë pasur një problem për afërsinë e saj me Matty-n,” pohoi burimi i brendshëm, duke shtuar se Healy “nuk po lejon që asgjë të futet në raportin e tij me Swift”.
Page Six konfirmoi në fillim të muajit të kaluar se ajo dhe Matt i dhanë fund me një burim që i tha Entertainment Tonight se oraret e tyre “jashtëzakonisht të ngarkuara” dhe papajtueshmëria ishin arsyet. /Lapsi.al/ KultPlus.com
Pak orë pasi u lansua, rrjeti social Threads theu rekorde të përdoruesve të rinj. Ndonëse nuk ishte akoma i çasshëm në Evropë, Threads për 7 orë u bë me mbi 10 milionë përdorues.
Teksa rrjeti social po rritet, pjesë e tij po bëhen edhe figura të rëndësishme. Edhe presidentja Vjosa Osmani ka hapur llogari në Threads.
Llogaria e saj u verifikua menjëherë si zyrtare. Ajo nuk ka grumbulluar akoma shumë ndjekës, meqë numri i abonentëve po shkon gradualisht duke u rritur në mbarë botën. Threads është rrjet social i ngjashëm me Twitterin, ku përdoruesit mund të postojnë gjëra të ndryshme./ KultPlus.com
Pjesa më e madhe e Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi. Duke marrë të gjithë kuotën e disponueshme, dy fëmijët e parëlindur të Berlusconit së bashku arrijnë 53% të grupit me kuota të barabarta.
Një trashëgimi prej 100 milionësh për vëllain e tij Paolo Berlusconi. Një trashëgimi prej 100 milionësh shkon për Marta Fascina dhe një prej 30 milionësh për Marcello Dell’Utri.
Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, datë Arcore 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi që përmban një fletë letre me kokë të përbërë nga dy fasada të shkruara me bojë të zezë, dhe gjithsej ka pesëmbëdhjetë rreshta. Silvio Berlusconi, kur shkroi letrën, po shkonte në San Raffaele. “Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon”, ka shkruar ai duke treguar donacionet për vëllain e tij, Fascina dhe Dell’Utri.
Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë tashmë në vitin 2006. Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të thatë dhe të qartë.
“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”. Në vitin 2020 ai shtoi dispozitat në favor të vëllait të tij.
“Marina Berlusconi, kryetare e Bordit të Drejtësisë, dhe Pier Silvio Berlusconi, Barbara Berlusconi dhe Luigi Berlusconi, drejtorë, pasi kanë marrë leximin e testamentit të babait të tyre Silvio Berlusconi, informojnë se tregojnë se asnjë person nuk do të mbajë kontroll indirekt mbi Fininvest SpA, e ushtruar më parë nga vetë babai”. Kjo mund të lexohet në një njoftim për shtyp nga Fininvest.
“Noteri që ka lexuar testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, përfundon shënimi.
Aksionet e listuara të familjes Berlusconi janë në rënie në bursë pas leximit të testamentit të Kalorësit. Në Mfe, sipas analistëve, fitimi po bëhet pasi aksionet ishte rritur javët e fundit me Bursën që spekulonte për një shitje të mundshme. Një hipotezë që gjithmonë është mohuar kategorikisht nga familja Berlusconi.
Kreu i Institutit të Shëndetit të Kafshëve në Universitetin Spanjoll të Las Palmas gjeti qelibar me vlerë rreth gjysmë milioni euro në trupin e një balene të bllokuar në plazhin e Las Palmas.
Në fillim të shekullit të 19-të, shkencëtarët zbuluan se balenat, të cilat hanë sasi të mëdha kallamarësh dhe sepje, të cilat zakonisht nuk mund t’i tresin dhe t’i rikthejnë, arrijnë të sintetizojnë sasi të caktuara të mbetjeve të këtyre kafshëve, gjë që çon në krijimin e qelibarit, i cili ndonjëherë del në det, ndërsa më së shpeshti ngec në zorrën e balenës, e cila çahet dhe balena ngordh.
Qelibari është një substancë e rrallë, e njohur edhe si “grali i shenjtë” për prodhuesit e parfumeve për shkak të aromës së këndshme. Universiteti i Las Palmas tani po kërkon një blerës për copën e qelibarit dhe Fernardes tha se shpresojnë se fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e shpërthimit vullkanik të ishullit të vitit 2021, i cili shkaktoi 800 milionë euro dëme. SHBA, Australia dhe India kanë ndaluar tregtinë e qelibarit si pjesë e ndalimit të gjuetisë dhe shfrytëzimit të balenave. /Alsat.mk/ KultPlus.com