Dashuria e djalit për nënë, është emblematike, një dashuri hyjnore, me episode të ndryshme, por që të gjitha rrugëtojnë përmes atyre rrahjeve të zemrës, që e sublimojnë këtë marrëdhënie.
Edhe kjo histori, e cila jo vetëm ishte lajm, por edh një shembull shenjtërimi i jetësores, që shpërfaqet përmes një gjesti të rrallë.
Një nënë nga Arizona e quajtur Melanie Shaha u përball me realitetin rrënqethës të humbjes së përhershme të flokëve për shkak të trajtimit me rrezatim për një tumor beninj të trurit. Djali i saj, Matt Shaha, i njohur për flokët e tij të mrekullueshëm biondë luleshtrydhe, nisi një udhëtim të jashtëzakonshëm 2-vjeçar për t’i dhënë asaj një dhuratë të çmuar: një paruke me flokët e tij.
Në fillim të vitit 2020, në moshën 27-vjeçare, Matt filloi t’i rriste flokët me këtë qëllim specifik në mendje. Me vendosmëri, ai ushqeu me durim flokët e tij, duke i lejuar ato të arrinin një gjatësi mbresëlënëse.
“Unë bëra një operacion për të hequr tumorin dhe pata një rezultat vërtet të shkëlqyeshëm” tha nëna e 6 fëmijëve . Melanie Shaha tregoi përvojën e saj, duke thënë se kishte pyetur mjekun e saj për ndonjë rënie të mundshme të flokëve. Mjeku e kishte siguruar që nuk do t’i binin flokët. Megjithatë, 3 muaj më vonë, ajo pësoi një rënie të konsiderueshme dhe filloi të humbiste flokët e saj, gjë që padyshim ishte e papritur.
Melanie Shaha tregoi përvojën e saj, duke vënë në dukje se mungesa e flokëve e bënte atë të dallohej dhe bëri që individët me qëllime të mira të thoshin gjëra që e prekën thellë. Ajo tregoi se megjithëse nuk e kishte problem të ishte e sëmurë, nuk i pëlqente të dukej e sëmurë dhe preferonte të përzihej, në vend se të tërhiqte vëmendjen gjatë pazareve.
Në vitin 2018, gjatë një dreke familjare, djali 28-vjeçar i Melanie, Matt, sugjeroi idenë e rritjes së flokëve për të krijuar një paruke për të. Në atë kohë, Matt kishte mbaruar së fundmi kolegjin, ku kishte kufizime në gjatësinë e flokëve. Megjithatë, ai kishte shijuar lirinë e sapogjetur të rritjes së flokëve dhe në atë moment, ai kishte një ide që e frymëzoi.
Pavarësisht dëshirës së saj për të rifituar ndjenjën për veten, Melanie nuk donte të rëndonte djalin e saj në këtë sipermarrje.
Pasi flokët e tij kishin arritur gjatësinë e mjaftueshme prej 30 cm, Matt, i shoqëruar nga disa prej kolegëve të tij, shkoi në shtëpinë e nënës. Atje, ata i prenë flokët Matit. Pas këtij akti të përzemërt, flokët e prerë të Matt i’u dërguan Compassionate Creations, një kompani në Newport Beach, Kaliforni. Kompania krijoi me zell një parukë të lidhur me dorë duke përdorur flokët e Matt, e cila më pas iu dorëzua Melanie.
Melanie theksoi vështirësinë e gjetjes së një kompanie që pranon flokët e dhuruar dhe i transformon ato në një paruke të personalizuar. Ajo tha: “Ka shumë vende ku mund të shkurtosh flokët dhe t’i dhurosh, por ka shumë pak kompani që do të marrin flokët e tua të dhuruara dhe do të bëjnë një paruke për ty.”
Teksa zbukuronte kokën me paruken e flokëve të djalit të saj, bionde luleshtrydhe, Melanie përjetoi një ndjenjë të ripërtërirë familjariteti. Ajo pa reflektimin e saj për herë të parë pas 4 vitesh dhe u ndje përsëri vetvetja.
Fotografitë nga Facebook-u i Mercedes Berg
Në postimin e saj ajo shkruan: Një vit më parë fillova të punoj me një nga njerëzit më bujarë që kam njohur ndonjëherë, Matt Shaha. Një nga pyetjet e para që më bëri ishte: “Mercedes, çfarë produktesh përdorni për flokët tuaj për t’i rritur kaq shpejt?” Matt ishte në një udhëtim dy-vjeçar për t’i rritur flokët për nënës së tij, e cila i kishte humbur ato për shkak të rrezatimit. Gjatë muajve të fundit kam qenë i bekuar me mundësinë për të dokumentuar udhëtimin e tyre, këtu janë disa foto nga kjo përvojë e bukur.
Prej 5 deri më 8 nëntor do të mbahet edicioni i 23-të të Festivalit ReMusica, e që këtë vit a për temë “Togetherness – Së Bashku”, shkruan KultPlus.
Për katër ditë sa edhe do të zgjasë ky edicion i këtij festivali do të paraqitet një program, me theks të veçantë mbi përsosmërinë muzikore, zhvillimin edukativ dhe shkëmbimin kulturor global.
“Ky edicion do të jetë një festë e muzikës dhe artit, duke promovuar si shumëllojshmërinë ashtu dhe gjithëpërfshirjen”, thuhet nga organizatorët.
“Qëllimi i tij është të ngrisë skenën e muzikës klasike të Kosovës përmes gërshetimit të muzikës klasike dhe bashkëkohore, edukimit dhe diplomacisë kulturore, duke krijuar kështu mundësi të qëndrueshme për artistët dhe krijuesit e festivalit brenda rajonit” është detajuar më tutje.
Këtë vit, ReMusica vendos në qendër të vëmendjes artistët vendas me karriera ndërkombëtare, duke i bërë bashkë ata nga vende të ndryshme. Programi përfaqëson frymën e bashkimit, teksa këta artistë angazhohen në partneritete kuptimplota dhe shkëmbejnë perspektivat e tyre unike.
“Përveç këtyre performancave bashkëpunuese, këtë vit Festivali ReMusica është nikoqir i mysafirëve ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të festivaleve europiane, organizata, anëtarë të medias ndërkombëtare, etj. Mysafirët do kenë privilegjin të përjetojnë festivalin në mënyrë unike, të eksplorojnë komunitetin artistik vendas dhe të hapin rrugë për mundësi dhe bashkëpunime në të ardhmen.Në zemër të festivalit zë vend pasioni dhe përkushtimi i artistëve të përfshirë, që kanë një ndikim të rëndësishëm në komunitetet e tyre, nga talentet lokale deri te yjet ndërkombëtarë” thuhet më tutje për përmbajtjen e programit të sivjetmë.
Edicioni i 23-të me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova, Belgjika, Franca, Portugalia, Austria, Gjermania, Spanja, Italia dhe nga e gjithë Europa, do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga Koncertet: me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; Diskutime: Panele diskutimi me tema të rëndësishme si qëndrueshmëria dhe praktikat mjedisore brenda industrisë duke synuar krijimin e një platformë për dialog ekspertësh dhe shkëmbim idesh.; Koncertet akusmatike & elektroakustike; Rrjetëzim: mundësi për rrjetëzim, bashkëpunim dhe krijim lidhjesh midis artistëve vendas, mysafirëve ndërkombëtarë, krijuesve të festivaleve dhe profesionistëve të industrisë; Programi Edukativ – punëtori dhe masterklasa, një mjedis dinamik dhe pasurues ku artistët, studentët dhe dashamirët e muzikës mund të bashkohen për të shkëmbyer ide, ndërtuar lidhje dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Poashtu, Festivali do të përfshijë një gamë aktivitetesh, duke përfshirë programin tradicional ReMusica Junior për fëmijë, punëtori, programin ReNeë për artistë të rinj dhe shumë më tepër!
Kurse për artistët pjesëmarrës të këtij edicioni, organizatorët kanë shpalosë disa prej emrave, e ata janë: Petrit Çeku, Raquel Andueza, Elbenita Kajtazi, ReVocal Ensemble, Trio Elogio, Margherita Berlanda ./ KultPlus.com
Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të mërkurën, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë promovoi botimet “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” dhe “Bota letrare” të autorit Muhamet Hamiti.
Botimet e fundit të Hamitit, të pranishmit i vlerësuan me një rëndësi të madhe, e për të njëjtat botime, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës ka vlerësuar se “Bota Letrare” e Muhamet Hamitit është një testament për fuqinë e letërsisë në ndërtimin e urave kulturore dhe nxitjen e mirëkuptimit ndërkombëtar.
“Puna e tij shërben si një frymëzim për studiuesit e ardhshëm dhe thekson rëndësinë e vazhdueshme të identitetit kulturor në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur”, ka vlerësuar Rama.
Kurse vet autori i botimeve, Muhamet Hamiti është shprehë të jetë i nderuar se puna e tij është botuar prej AShAK
“Këtu ka shkrimtarë në zë, por edhe të tjerë që s’janë këtu, për të cilët kam pasur kënaqësinë të shkruaj. Leximet e mia kritike të një pjese të kësaj letërsie shqipe përmblidhen në këtë libër që rroket me letërsi të përgjithshme, angleze dhe shqipe, shpeshëherë në ndërlidhní. Janë pjesë e botës sime letrare”, ka thënë mes të tjerash Hamiti./ KultPlus.com
Të martën, në praninë e shkrimtarëve, studiuesve, gazetarëve, botuesve, studentëve etj., në Bibliotekën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, u mbajt aktiviteti letrar Ora e Shkrimtarit, me prozatorin, studiuesin dhe përkthyesin, Gëzim Aliu, në kuadër të projektit të PEN Qendrës së Kosovës, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Në fillim të fjalës së tij, poeti dhe studiuesi i letërsisë, Milazim Krasniqi, i cili e moderoi këtë takim letrar, duke folur për rëndësinë e këtij projekti, si dhe të projekteve të tjera të PEN Qendrës së Kosovës, ndër të tjera, tha: “Projekti i PEN – it, me titullin “Ora e Shkrimtarit” synon që ta kthejë vëmendjen tek autori, ashtu që ai vetë ta prezentojë veten dhe veprën e vet. Kjo qasje nuk ia kufizon hapësirën kritikës e as lexuesit, që të ndërtojnë ata rrëfimin e vet dhe universin e vet imagjinar, (po operojmë me formulimet e Cvetan Todorovit nga studimi “Poetika e prozës.”) Por, kjo qasje i mundëson autorit të rrëfejë të vërtetat e tij mbi rrëfimin e vet dhe mbi universin e vet imagjinar, me çka faktikisht ia lehtëson punën lexuesit, i cili në kohën tonë është i sfiduar nga flukset e vrullshme dhe kundërthënëse të informacioneve. Prandaj, rrëfimi i vetë shkrimtarit mund ta ndihmojë që të kuptojë më shumë nga leximi i veprave të shkrimtarit”.
Duke e paraqitur krijimtarinë letrare të Gëzimi Aliut, kryesisht në fushën e prozës dhe të studimit letrar, Milazim Krasniqi, theksoi se: “Sot kemi rastin e shkëlqyeshëm që nga shkrimtari Gëzim Aliu të dëgjojmë rrëfimin e tij mbi procesin me të cilin ai e formëson universin imagjinar të tij. Shpresoj të jetë rrëfim interesant, pasi që Gëzimi tashmë është një prozator i shkëlqyeshëm”.
Në fjalën e tij, Gëzim Aliu, u përqendrua në temën “Si e shkruaj romanin”, duke ofruar mjaft shembuj, në radhë të parë, për procesin e të shkruarit si dhe për përvojën e tij krijuese, veçanërisht lidhur me tregimin dhe romanin, duke konstatuar se “Romani është Njeriu, Gjuha dhe Imagjinata. Një libër pa Njeriun, pa Gjuhën dhe pa Imagjinatën nuk është roman, nuk mund të jetë roman i plotë”.
Më tutje, Aliu paraqiti disa ide interesante për botën e shkrimtarit, duke thënë se “Një shkrimtar mund të shkruajë një tregim a skicë për një pemë që lulëzon dhe që përkëdhelet nga era e lehtë, e këndshme pranverore, madje përshkrimi i tij mund të jetë prekës, mallëngjyes, i bukur. Por, lexuesi, pas disa radhëve, intuitivisht pret hyrjen në skenë të njeriut. Tregimi mund të përfundojë pa njeriun, edhe lexuesi mund të kënaqet estetikisht, por nuk do të përfshihet, nuk do të ketë me kë të identifikohet apo kë ta duajë a urrejë, nuk do ta shijojë një histori të caktuar. Ku nuk ka histori, nuk do ta ketë as të ngjashmin e vet: Njeriun”.
Në vijim, Gëzim Aliu, në mënyrë të veçantë foli për idenë se si i shkruan veprat e tij:” Si shkruaj? Për këtë mund të flas shumë më saktë. Me kohë shkrimtari e krijon procesin e të shkruarit, që nuk do të thotë se i përmbahet në tërësi, por është një mënyrë pune që e ndjek. Për të nisur diçka më të madhe, është shumë e rëndësishme ideja. Ideja e ka një zanafillë, që do ta quaja shkëndijë. Nuk dua të mistifikoj këtu, por shkëndija krijimtare, që e quajnë edhe frymëzim, shpesh nuk dihet nga vjen, nga mendja, si nga qielli i kthjellët, nga dhembja që ndien për diçka, nga të dëgjuarit e një ngjarjeje, nga një ngjarje që sheh, nga leximi i diçkaje interesante, nga emocionet që shkakton diçka, nga qëllimet e vetëdijshme e nganjëherë të pavetëdijshme, nga bindjet, nga luhatjet e bindjeve, nga ndryshueshmëria e vazhdueshme njerëzore, që e quajmë përvojë, nga meditimi, nga të menduarit”.
Duke i karakterizuar mendimet e tij në një rrafsh më të gjerë të pikëshikimit kritik, Gëzim Aliu, tha se: “Botimi i një romani është dhembje e madhe artistike. Kur kjo dhembje shndërrohet në kënaqësi leximi për lexuesit e mundshëm të sotëm e të ardhshëm, atëherë e vërej një shkëndijë nga përjetësia njerëzore, që megjithatë është e përkohshme në këtë gjithësi të pakufishme e të çuditshme e të pakuptueshme për mendjen tonë”.
Gëzim Aliu, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, të cilat kishin të bënin kryesisht me mënyrën se si i shkruan veprat e veta, në radhë të parë, për aktin e frymëzimit, për motivet dhe temat, pastaj për personazhet e romaneve, për veprat e përkthyera nga anglishtja në shqip, si dhe për çështje dhe fenomene të ndryshme të letërsisë. Gjithashtu, përmendi edhe përvojën e shkrimtarëve të ndryshëm botërorë, duke u ndërlidhur me procesin krijues të veprave të tyre, në faza dhe periudha të ndryshme kohore./ KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka kujtuar me mirënjohje të thellë gjeneralin Mike Jackson, i cili ka luajtur një rol të madh për Kosovën, përkatësisht me nënshkrimin e Marrëveshjes Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë.
Më poshtë është dedikimi i plotë e kryeministrit Kurti me rastin e vdekjes së Gjeneralit Jacskon.
Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë dhe të na bashkohej në shënimet e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, por Gjeneral Michael Jackson ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës. Në moshën 80 vjeçare, të martën e 15 tetorit 2024, gjenerali britanik Mike Jackson, vdiq i sëmurë nga kanceri në prostatë.
Mike Jackson ishte njeriu që në emër të trupave të NATO-s e nënshkroi Marrëveshjen Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë. Gjeneral Jackson ishte komandanti i parë i trupave ushtarake të misionit të KFOR-it, duke qenë kështu në krye të fazës finale të çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 1999.
Jeta dhe karriera e Mike Jacksonit, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vet ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.
Populli dhe shteti i Kosovës, i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit.
Në kujtim të Gjeneral Michael Jacksonit, me mirënjohje të thella dhe vlerësime të larta./ KultPlus.com
– Në kryeqytetin bullgar historia ecte e prerë në dysh. Gjysma e trupit të saj ishte nëndhe e gjysma tjetër mbi. Por shpesh e ndërronin njëra tjetrën, e vjetra dilte mbi, kurse e reja hynte nëndhe. Ky alternim mbase e vizatonte më së miri portretin e Sofjës
Afrim DEMIRI
Sofje, tetor – Një ftesë nga karikturistët bullgarë për Shoqatën e karikaturistëve ferizajas “HiTHi”, jo vetëm që solli nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në mes tyre, por ishte një “biletë” motivuese për të vizituar Bullgarinë.
Në kryeqytetin bullgar historia ecte e prerë në dysh. Gjysma e trupit të saj ishte nëndhe e gjysma tjetër mbi. Por shpesh e ndërronin njëra tjetrën, e vjetra dilte mbi, kurse e reja hynte nën dhe. Ky alternim mbase e vizatonte më së miri portretin e Sofjës. Serdica që ishte emri i vjetër i Sofjes, e themeluar para 2400 vjetëve ruhej nën sheshin e Sofjes së sotme e konzervuar duke i dhënë tiparet e një muzeu gjysëm të hapur. Prej poshtë nga kulmi i qelqtë shihej lëvizja e njerëzve lart. Emri i saj i lashtë Serdica që rridhte nga fisi i Serdëve të Trakëve, që themeluan qytetin në shekullin e 5-të para Krishtit, ishte shpërndarë me krenari nëpër shumë qendra tregtare apo monumente kulture gjithandej Sofjes moderne.
Ndërkaq përmendorja në krye të sheshit 28 metra e lartë “Shën Sofja”, shfaqte dhe simbolizonte mbrojtjen e Sofjës nga armiqtë dhe njëkohësisht shpërndante dashuri. “Shikojeni sa krenare dhe dinjitioze duket, në njerën dorë ka kurorën e lavdisë dhe në tjetrën grushtin e mirësisë dhe të dashurisë së gatshme që të dhuron”, na shpjegon artisti bullgar, Walex Aleksandrov.
Serdica dhe Sofja bashkëjetonin dhe shprehnin njëkohësisht identitetin e lashtë nga probullgarë të dikurshëm në bullgarë të sotëm. Është privilegj ta kesh në një qytet të huaj një ciceron artist. Walex për dy ditë shprehu mikëpritjen bullgare duke na dhuruar një guidë, e cila na dërgonte te pikat më interesante të Sofjes. Metroja e ndërlidhte Sofjen moderne me Serdicën antike. Metroja si një gjarpër teknik dukshëm e kishte transferuar Sofjen nga një qytet komunist në një modern. E filluar më 1998, vetëm 9 vite pas zgjedhjeve të para demokratike ajo metroja kishte përfunduar brenda 25 vitesh së ndërtuari. Më afër 62 stracione ajo barte mbi 400 mijë udhëtarë në ditë nga një pjesë në pjesën tjetër të Sofjes. Ajo na dërgoi edhe tek amabasada e Republikës së Kosovës, ku u pritëm ngrohtësisht nga zyrtarët Bujar Deskaj dhe Bekim Misini. Kryetari i shoqatës ‘HiTHi”, Imri Musliu informoi diplomatët për karakterin e Festivalit ndërkombëtar të karikaturës në Ferizaj dhe për pjesëmarrjen e artistëve bullgarë në të gjtha 10 edicionet e tij. U dhanë zotime për rritjen e shkëmbimeve kulturore. Diplomacia kulturore shihej me peshë të veçantë për afirmimin e vlerave reciproke. Diplomati Desku foli për shumë gjurmë të rilindasëve tanë në Sofje dhe foli për faktin se shteti bullgar kishte qenë shteti i parë që zyrtarisht kishte njohur Pavarësinë e Shqipërisë më 1920. Ata mirëpritën nëshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet artistëve bullgarë dhe kosovarë dhe premtuan përkrahje.
Metroja na dërgoi në Kopshtin e monumenteve komuniste
Tingëllonte paksa ironike që nga dalja prej metros për pak hapa të shpejtë të Walexit u gjetëm në “Muzeun e Përvojës Komuniste”. Metroja e kapitalizmit na dërgoi në muzeun komunist. Në kopshtin e këtij muzeu ishin mbledhur me qindra përmendore, statuja, kompozicione skulpturore të figurave komuniste, që nga babai i revolucionit rus Lenini, kryekomunistit bullgar Dimitrovit e deri tek simboli i revolucionit kubanez Çe Gevara. Aty sikur ishte ngri koha e kuqe. Skulpturat e artit soc-realist me gjokse te theksuara e shpatulla të gjëra flisnin me gjuhën e pathyeshme të një kohe, që sot strukej në kujtimet e gjeneratës që po ikën. Ata nga larg përngjanin në kaçubetë të mbetur arave, pas korrjes së misrit të kuq.
Në ndërtesën e këtij Muzeu ishin vendosur gjithashtu të mbledhura gjithandej nëpër Bullgari pikturat e kohës së dikurshme proletare, në një ekspozitë të përhershme, të kuruar nga Nikolai Ushatavaliiski. Në fjalën e tij të vendosur në mur theksohej glorifikimi dhe trishtimi që përcillej në këto piktura nga jeta e popullit bullgar nën ndikimin e komunizmit rus. Motive të punës së brigadave punuese mbizotëronin ato. “Shikojini fytyrat e punëtorëve, fshatarëve siç janë të zymta, pikëlluese, ato shprehin revoltën e fshehur të piktorëve bullgarë për dikaturën”, sqaronte Aleksandrov.
Po thuaj në çdo pikturë përpos ngjyrave të kuqe të ndezura mbizotëronte edhe flamuri proletar me yllin pesëcepësh. “E shihni se askund nuk është flamuri kombëtar bullgar, gjithkund është flamuri i kuq proletar”, shprehej Aleksandrovi. Në dalje e bëmë nga një foto tek Ylli i kuq komunist, i cili me helikopterë ishte shkulë nga kulmi i ndertesës së Kuvendit Popullor të Bullgarisë më 1989.
Me të dalur nga njëri muze, Aleksandrov na drejtonte tek muzeu tjetër. Ne ecnim me hap të shpejtë, derisa maratonistët përshkonin udhët e Sofjës, për Maratonin “Sofja 2024”. Teatri Kombëtar bullgar mbante emrin e poetit e dramaturgut Ivan Vazovit. Duke lexuar më shumë për të në shtypin shqiptar hasa se ai konsiderohej se kishte origjinë shqiptare. Babai i tij Qiriako kishte ardhë nga Korça. Përtej këtij fakti më erdhi keq që nuk kisha lexuar asgjë për të, por as nga letërsia bullgare. Nuk besoj të jetë vetëm faji im. Po ashtu më rritej kurreshtja të dija nëse krijuesit tanë të Rilindjes kanë bashkëpunuar me të në ndonjë formë. Mbase një kërkim që duhet të kryhet.
Përmendorja e tij shfaqet edhe para hyrjës së bazilikës “Shën Sofija”, një nga monumentet qendrore religjioze në Sofje. Sofja ka shumë të tilla, madje në një hapësirë katrore, në kulmet e tij të imagjinuara qëndronin katër objektet e kultit të katër religjioneve, sinagoga hebreje, kisha katolike, kisha ortodokse dhe xhamia.
Por, “Shën Sofija” ishte e rrallë nisur nga fakti se brenda shtratit të saj historik ishin ndërruar tri religjione dhe natyrisht tri kohëra. Në fillim, në kohën e Perandorisë Romake kishte qenë kishë katolike. Në dy katet e nëndheshme ishin mbi 40 varre dhe mëse katër kisha më të vogëla. Dy mozaiqe të ruajtura mirë ishin konzervuar me xham. Mu kujtuan mozaiqet tona të gjetura në Neredime, Klinë dhe Ulpianë që sërish i kemi mbuluar. Pastaj ishte shndërruar në kishë ortodokse, gjatë kohës së Bizantit, kurse Perandoria Osmane ia kishte vuar minaren për ta kthyer në xhami.
Pothuaj çdo kryeqytet e karakterizon nga një urë, përpos Prishtinës sonë që e ka lumin e futur në gypa. Sofja e kishte urën me emrin e çuditshëm “Ura e Katër Luanjëve”, duke e fuqizuar totemin e luanit, mbase sikur ne të shqiponjës.
Mbrëmja me artistët e karikaturës bullgare, Lubomir Mihailov, sekretar gjeneral në SBH, seksioni i karikaturës; Valentin Georgiev – Ruse, Kryetar i grupit të aristëve nga qyteti Ruse, Evgenij Naçev – Pernik, grafist në gazetat „Strshell“ dhe „Pras – Pres“, Sofje Nikola Georgiev, Walex Aleksandrov, Kryetar i Unionit të Artistëve bullgarë, seksioni i karikaturës si dhe Ivailo Cvetkov, karikaturist, solli shkëmbimin e batutave por edhe shumë dhuratave artistike të ndërsjellta. Pothuaj që të gjithë kishin qenë në Kosovë dhe ndanin përshtypjet më të mira për festivalet që organizohen tek ne për karikaturën. Hristo Nedyakov kishte punuar një kohë në Prishtinë gjatë ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë si inxhinier i elektroteknikës dhe tregonte për miqësitë që kishte krijuar me kuadrot shqiptare. Cvetkov bënte shaka në kurriz të vetvetës “Nuk e di a më njohin si artistin më të mirë, por të gjithë e dinë në Sofje se i porosisë dy birra përnjëherë”, derisa na tregonte katalogun e punimeve të tij. Në mes shakave ballkanike për verën e bardhë dhe të zezë, nata bie mbi Sofjen krahas shiut që nuk ndalej.
Nesër na prisnin befasi të tjera. Miqtë bullgar na këshillonin t’i vizitojmë dy fshatrat e largëta që dikur ishin të banuara me shqiptarë.
Arbanasi dhe Mandric dy emblema shqiptare në Bullgari
Nisemi për t’i parë ato gjurmë shqiptare të mbetura në kohë si kujtime të largëta. Marrim rrugën e Varnës për rrethin e Veliko Tarnovo. Udhëtimi zgjat bashkë me kurreshtjen tonë se ku ishin ngulitur shqiptarët gjatë kohës së Perandorisë Osmane ndër shekuj. Shënimet historike flasin për fillimin e vendosjes së shqiptarëve mjaft herët qysh në shekullin e XV, por shënimet mesjetare flasin se në vitin 1751 Arbanasi ka pasur rreth 236 shtëpi të krishtera shqiptare, por gjithashtu dëshmohet për praninë e shqiptarëve edhe në fshatrat e tjerë të zonës përreth. Duhej të kishin qenë shqiptarë ortodoksë të ardhur kryesisht nga Shqipëria Jugore, zona e Kosturit dhe Epirit, që merreshin me tregtinë e dhenve, ata që janë vendosur në këto zona.
Që nga larg na duken shtëpitë e njohura. Është Arabanasi i zhytur në vetminë e tij, që në vend të mysafirëve, tash priste turistë. Lëmë anash hotelin e fshatit, kalanë mbi dhe kishën dhe ngjitemi deri tek shtëpitë e fundit. Një fshat model i restaurimit. Shtëpitë e mbyllura. Shumica të shëndërruara në shtëpi turistike. I tërë fshati ka vulën e fshatit më të njohur turistik në Bullgari me emrin shqip. Trokasim në derën e drurit të një shtëpie dykatëshe. I zoti shtëpisë vonon të del i befasuar nga mysafirët e paftuar. Dikur hapet dera. Del i zymtë. Është Hristov Teodor, sociolog. Të duket se çdo i dyti bullgar e ka emrin Hristov. Pohon shkurt, për atë që e pyesim. Pohon historinë, sipas tij duhet të jetë viti 1830 kur kanë ardhë shqiptarët. Ky e kishte blerë një shtëpi dhe ishte bërë arbanas. Kishte disa vepra të botuara nga fusha e sociologjisë. Na tregon ku janë varret e vjetra. Shkojmë dhe bëjmë homazhe në kërkim të emrave të harruar shqiptar. Varreve shumë të vjetra nuk u lexohen mbishkrimet. Hasëm mbiemra Kosturokova, Ribula, Parashkevas etj. Nuk mund të tipizohej ndonjë emër mbiemër shqiptar. Dikur fshati kishte pasur mbi 3000 banorë. Konsiderohet se shqiptarët kanë vazhduar të shpërngulen prej këtu në Ukrainë. Sot fshati ka më shumë turistë se sa banorë lokal. Në shtëpinë e shndërruar në restaurant “Hani i Arbanasit” na shërben kamarieri me këtë mbishkrim në një këmishë tradicionale prej mëndafshi. Edhe menynë e zgjedhim “pulë arbanase”.
E lëshojmë Arbanasin duke marrë me veten ndjenjën krenare se si ka mbijetuar ky emër dhe mbizotëron në turizmin malor të Bullgarisë. Na shkon mendja se si një rimodelim i tillë i fshatrave tona mund të bëhet në këtë mënyrë si psh Juniku, Rugova apo Jezerci.
Për në Mandricë na pret një udhë tjetër, ajo që të shpie për në Burgas. Mandrica ndodhej në bregun e djathtë të lumit Byala, në pjesën më lindore të maleve Rodop, 15 km në jug të Ivaylograd dhe 2 km në perëndim të lumit Luda, i cili krijon kufirin me Greqinë. Në regjistrimin e fundit në Bullgari ishin deklaruar 400 shqiptarë, por në fshat jetonin rreth 25 veta, kurse ne takuam disa prej tyre. Shënimet thojnë se ky fshat është themeluar në vitin 1636 nga shqiptarë Ortodoksë të Lindjes, të cilët kishin shërbyer në ushtrinë otomane. Njeriun e parë që e takuam kishte dy emra njerin bullgar Mitko Slavov tjetrin musliman Ahmet Deliahmetov. Për herë të parë dëgjova se ka bullgarë musliman. Përndryshe 8 -10% të popullatës në Bullgari janë turq. Tha se ishte bullgar musliman, por përdorte dy emra. Me dashamirësi na dërgoi tek banorja më e vjetër e fshatit. Ishte shqiptarja Sulltana Gramenova (92). U gëzua pa masë kur na pa tek rrinte nën hije të një peme me dy bullgare. Velika, dinte shqip se ishte martuar me shqiptar. “Këtu kemi ardhë nga Vithkuqi”, sqaron zoja Sulltane me një shqipe të ëmbël toske. Tregon për fëmijët që iu kishin shpërnda dhe ankohej për vetminë. Sulltanja këmbëngulë te emërtimi i fshatit “Mandricë i thojnë bullgarët, Mandrise grekët, kurse ne shqiptarët i themi Mandritë”, sikur donte t’ia ipte kuptimin “ma ndritë”.
Nga shtëpia përballë dilte bullgarja Cvetllana. E pyesim ku shkonte, derisa peshonte moshën e saj 84 vjeçare mbi dy shkopinj. “Cvetllana po shkon te Sulltanja”, pohon me gaz në buzë. Teodori, fqinj i tyre bullgar, I martuar me një shqiptare, në një shqipe të cunguar mundohet të na sqarojë se gjithashtu duhet të ketë qenë viti 1830 kur kanë ardhë shqiptarët këtu.
Veprimtaria kryesore e tyre ndër vite kishte qenë punimi i mëndafshit, rritja e duhanit, manifaktura dhe tregtia. Në fillim të shekullit XX, fshati kishte arritur dikur rreth 3500 banorë, ndërsa sot Mandrica është një fshat i braktisur. Fletëvdekjet e vendosura në derë dhe dritare të shtëpive sikur tregojnë shuarjen e fshatit.
Në vitin 2016, ishte ndërtuar në Mandricë, një hotel i vogël i bukur, me bar e restorant, i cili mban emrin në gjuhën shqipe ”Bukur shtëpi” (Shtëpia e bukur). Për habi një anglez dhe një gjerman kishin blerë shtëpi dhe jetonin në Mandricë. Modeli i Arbanasit si duket ka nxitur shqiptarët nga diaspora të provojnë ta rikthejnë jetën edhe në Mandricë. Kosta 81 vjeç dhe Hristovi (78) flisnin shqip, derisa na tregojnë se deri në vitin 1990 kishte punuar shkolla në fshat. Fshati ishte zbrazë për shkak të shpërnguljeve qoftë në thellësi të Bullgarisë apo në vendet perëndimore. Kosta na pyeti si kishte përfunduar loja në mes Lituanisë dhe Kosovës. Kur i treguam se Kosova ka fituar, u deshpërua sepse në prognozën sportive e kishte mbushur barazim.
Përshendetemi me urimet më të mira të bindur se në rropatjet e popullit tonë gjuha shqipe ka qenë ajo që ka mbajtur barrën e ruajtjes së identitetit.
Bullgarinë e lamë pas me bindjen se sa pak kemi mësuar për fqinjët tanë.
Me vete e morëm imazhin e mozaikut të punuar si mural në ballin e Stacionit të trenit, nga foto historike dhe peisazhe të Bullgarisë në një kompozicion të trenave. Ndalohej fotografimi nga masat e rritura të sigurisë për shkak të terrorizmit!
Historia e Bullgarisë mbi rrota të trenit vazhdonte udhëtimin e saj!/ KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka vizituar ekspozitën dokumentuese “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, ekspozitë që është hapur së funi në Berlin të Gjermanisë, e që është kuruar nga Shkumbin Brestovci.
Më poshtë është njoftimi i plotë nga kryeministri Kurti.
Historia e rezistencës paqësore dhe e shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës sonë çlirimtare, pra nga viti 1988 e deri më 1998, është konceptuar dhe paraqitur para publikut gjerman në Berlin, përmes një ekspozite dokumentuese. E kuruar nga autori Shkumbin Brestovci dhe e titulluar “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, në të janë ekspozuar fotografi dhe materiale të tjera dokumentare, përmes së cilave publiku ndërkombëtar mund të njihet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfare ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX.
Gjatë qëndrimit tim në Berlin, e vizitova këtë ekspozitë bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili edhe e hapi këtë ekspozitë. “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, është organizuar pikërisht nga një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Fondacionit Friedrich Ebert-Stiftung dhe Institutit Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.
Në kuadër të ekspozitës, mbrëmë u mbajt edhe një panel diskutimi në të cilin morën pjesë Geert Ahrens, diplomat gjerman, që përfaqësoi OSBE-në gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e fillimviteve ‘90-ta, Rafael Biermann, politolog dhe Linda Gusia, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike./ KultPlus.com
Sopranos Ermonela Jaho do ti ndahet edhe një çmim i rëndësishëm, kësaj radhë në Spanjë, shkruan KultPlus.
Çmimi “Gran Teatre del Liceu” do ti ndahet nëpërmjet një mbrëmje gala, mbrëmje që do të mbahet më 22 tetor, ne Teatro de la Zarzuela në Madrid të Spanjës.
Ky çmim për Ermonela Jahon do të ndahet në kategorinë: Çmim për Artisten më të mirë të huaj, me dedikim për kontributin e saj të veçantë për lirikën e Spanjës. / KultPlus.com
Në Teatrin Oda në Prishtinë, jepet premiera e shfaqjës më të re teatrore të Qendrës Multimedia, ‘Të gjashtët kundër Turqisë”, e qw do tw prezantohet mw 16 tetor. Reprizat e radhës janë me 17 dhe 18 tetor, po në teatrin “Oda” në Prishtinë. Drama është shkruaar nga Jeton Neziraj, regjinë e ka bërë Blerta Neziraj, kurse luajnë: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Albina Krasniqi dhe Don Shala.
Shfaqja është krijuar nga një kolektiv ndërkombëtar teatror me artistë/e nga Kosova, Turqia dhe vende të tjera të BE-së. Ajo eksploron degradimin e demokracisë dhe ngritjen e regjimeve populiste-nacionaliste dhe autoritarizmit në Evropë.
Në vitin 2018, gjashtë mësues turq u arrestuan në Kosovë dhe u deportuan në Turqi. Lejeqëndrimet e tyre të lëshuara nga shteti i Kosovës u revokuan mbi argumentin e supozuar se përbënin rrezik për sigurinë kombëtare. Gjashtë burrat kërkoheshin në Turqi për shkak të gjoja lidhjeve të tyre me klerikun në ekzil Fetullah Gulen, lëvizja e të cilit fajësohej nga shteti turk për grusht shtetin e dështuar të vitit 2016. Dhjetra e mijëra mbështetës të dyshuar të Gulenit janë arrestuar apo kanë humbur vendet e tyre të punës në Turqi që nga grusht shteti i dështuar. Shumica janë deklaruar të pafajshëm. Guleni e ka mohuar se ai dhe mbështetësit e tij janë prapa përpjekjes për rrëzimin e qeverisë së Erdoganit.
Kur televizionet në Kosovë dhanë pamjet e shtetasve turq të arrestuar, njerëzit pyesnin me të drejtë; si ishte e mundur që në një shtet demokratik, siç proklamonte se ishte Kosova, të ndodhte një rrëmbim i këtillë, mafioz, që sigurisht po kryhej me dijeninë dhe autorizimin e krerëve të shtetit. Rrëmbimi dëshmoi brishtësinë e institucioneve të shtetit në Kosovë, të cilat janë rob i hegjemonive politike e ekonomike të shteteve të fuqishme. Por incidenti është edhe një mësim për të gjithë ne: që autoritarizmi nuk është një ‘ishull i izoluar’, ai ka tendencë të kopjohet e importohet, mu siç ndodhte dikur me fashizmin.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2002, Recep Tayyip Erdogan ka mbikëqyrur një transformim radikal të Turqisë, që i ka hapur udhë një udhëheqjeje të stilit “një njeri i vetëm”. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, numri i shteteve që po lëvizin kah autoritarizmi është më shumë se dyfishi i atyre që po lëvizin kah demokracia ndërkohë që regjimet autoritare në botë e kanë thelluar shtypjen e tyre.
E frymëzuar nga “Të shtatët kundër Tebës” së Eskilit, shfaqja ‘Të gjashtët…” përmban një shikim të nuancuar në Turqinë e Erdoganit dhe shtron pyetje se pse shoqëritë e themeluara mbi parimin e pluralizmit dështojnë të mbajnë premtimet e veta? Pse shumë politikanë sot po shkojnë gjithnjë e më shumë kah ideologjitë shtypëse?
“Të gjashtët kundër Turqisë” shtron pyetje kohërisht relevante në lidhje me shtrirjen e regjimeve shtypëse edhe përtej kufinjve. Kjo nuk është një shfaqje për njerëzit e thjeshtë që i kundërvihen një qeverie a një shteti, por është shfaqje për qeveritë a shtetet autoritare që duke ndjellur terror, dhunë, përndjekje e luftë, i çojnë në shkatërrim njerëzit e vet.
Ndjeshmëria e kësaj çështjeje në Turqi – dhe jo vetëm – nënkupton se edhe rrugëtimi deri tek bërja e kësaj shfaqjeje në Kosovë nuk ka qenë i lehtë, madje sfidues./ KultPlus.com
Fotografi britanik që dokumentoi rrethimin e Sarajevës, Paul Lowe, ka ndërruar jetë sot në moshën 61-vjeçare në Los Anxheles të SHBA-ve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar VII Academy përmes profilit të saj në Facebook, duke shprehur trishtim për humbjen e mikut dhe kolegut të dashur.
“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të dashur, Paul Lowe, jeta brilante e të cilit u ndërpre të shtunën në Los Anxhelos. Paul ishte një shok trim dhe i dashur, dhe një baba e bashkëshort thellësisht i përkushtuar. Humbja është tronditëse dhe e madhe, dhe zemrat tona janë me bashkëshorten dhe familjen e tij – thuhet në postim.
Organizatorët e festivalit FOTOIST në Kosovë gjithashtu u përshëndetën me Lowe, duke vlerësuar kontributin e tij për kulturën e kujtesës dhe rolin e tij si mik i festivalit. “Paul Lowe ishte anëtar bordi i FOTOIST dhe ekspozita e tij “Rrethimi i Sarajevës” u ekspozua më 2023 në Prishtinë.
Humbje e madhe për fotografinë botërore” – deklaroi miku i tij, fotografi Burim Myftiu
Paul Lowe ishte një nga reporterët e luftës që arriti në Sarajevë gjatë rrethimit, ku qëndroi deri në vitin 1996, duke dokumentuar jetën e përditshme të banorëve të qytetit dhe luftën e tyre për të mbijetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Punimet e tij përfshinin momente të rëndësishme historike, duke përfshirë rënien e Murit të Berlinit, lirimin e Nelson Mandelës, urinë në Afrikë, si dhe luftën në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjen e Groznit./ KultPlus.com
10 vjet më parë, kur ora shënonte 21:27 e kur një stadium i tërë brohoriste pa pushim në kor “vr**ini, vr**ini Shqiptarët”, në “zemër” të Beogradit u shfaq ai dron me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
KultPlus ju sjell edhe këngën e Elvana Gjatës që ishte realizuar po mbi atë motivim.
Jemi ne, jemi ne Vijmë nga trojet tona Nuk na ndan dot askush Fluturon shqiponja Po therrët toka jonë Lisat edhe malet Se ne jemi një komb Shqipëri e madhe
Jemi një force, jemi një gjak Asnjëher nuk ike Jemi ne, jemi ne Shqipëri etnikë Po therrët toka jonë Lisat edhe malet Se ne jemi një komb Shqipëri e madhe
I nominuar në tri kategori: për regjisorin më të mirë, filmi më i mirë dhe çmimi special i jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, filmi “Pikë uji” është prezantuar mbrëmë premierë në këtë festival prestigjioz, shkruan KultPlus.
Me skenar të Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja e me regji të Robert Budinës, filmi është një bashkëproduksion i Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Rumanisë, ku luajnë aktorët kryesorë nga Kosova dhe Shqipëria, përfshirë Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga dhe Astrit Kabashi.
Po ky film tashmë është propozuar nga shteti shqiptar për çmimin Oscar, ndërkohë, pas premierës në Shqipëri, kjo është paraqitja e parë në nivel ndërkombëtar.
Për premierën e këtij filmi ka shkruar në rrjete sociale edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, i cili poashtu ka ndarë edhe fotografi nga ceremonia./ KultPlus.com
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit”.
Kjo konferencë mbahet më 14.10.2024, ora 09:00, në sallën e ASHAK-ut në Prishtinë dhe organizohet në shenjë të 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit.
Studiuesit nga Instituti Albanologjik-Prishtinë që do të marrin pjesë me kumtimet e tyre në të janë:
– Dr. Arbnora Dushi: “Këngë popullore nga botimet e Gjeçovit: mbi një dorëshkrim të botuar, por të zhdukur”,
– PhD. Cand. Zana N. Hoxha: “Shtjëfen Gjeçovi: Kontributi në arkeologji drejt identitetit kombëtar”,
– Dr. Kujtim Mani: “Hija arkaike e koncepteve kanunore”,
– Dr. Lush Culaj: “Diskutimet në Parlamentin e Shqipërisë për vrasjen e Shtjefën Gjeçovit”. / KultPlus.com
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez, Nihon Hidankyo, organizatë e të mbijetuarve të sulmeve me bombë atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.
Ata bëjnë thirrje vazhdimisht për braktisje të armëve bërthamore.
Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë të ditur këtë lajm të premten nga Osloja, duke zgjedhur këtë grup në mes të 197 individëve dhe 89 organizatave të nominuara.
Çmimi ka vlerën e rreth 1 milion dollarëve.
Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi./REL
Autorja koreane Han Kang është nderuar me çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024, për prozën e saj të thellë poetike që trajton traumat historike dhe thekson cenueshmërinë e jetës njerëzore.
Han Kang është mjaftë e re në moshë, dhe vlerësohet të jetë një ndër nobelistet më reja sa i përket fushës së letërsisë.
Ndërkohë, romani i saj super i njohur “Vegetarian”, mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe, pasi që i njëjti është përkthyer nga Shtëpia Botuese “Onufri”./ KultPlus.com
Edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren do të mbahet nga data 11 deri më 18 tetor.
Sipas organizatorëve, 3752 punime nga 693 artistë nga 72 shtete janë dërguar në adresë të festivalit, duke dëshmuar sërish rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore. Krahas të rriturve, në këtë edicion hapësirë i është dhënë edhe krijuesve nën moshën 18 vjeçare.
“Tema e këtij viti, “Stripi dhe Karikatura si Zhvillim Kulturor”, vë theksin te roli i stripit dhe karikaturës si forma artistike që jo vetëm argëtojnë, por edhe edukojnë dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës. Përmes humorit dhe ironisë, këto forma arti ofrojnë një reflektim të gjendjes shoqërore, politike dhe kulturore në botë, duke ndihmuar publikun të lidhet me çështje të ndërlikuara në një mënyrë të lehtë për t’u kuptuar. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozitat, diskutimet, punëtoritë si dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga organizatorët.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve më 11 tetor 2024 nga ora 18:00, në Institutin Yunus Emre në Prizren do të shfaqet filmi ëestern “Damn Ëhite Man”, me pjesëmarrjen e 14 artistëve nga Turqia.
Hapja zyrtare e festivalit është më 12 tetor 2024, në ora 19:00, në galerinë “Shani Efendi”./ KultPlus.com
Të mërkurën në ambientet e shkollës së mesme parauniversitare New York School Science of Kosova, e cila është shkolla e parë në Kosovë, si e tillë, për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) u mbajt Ora e Shkrimtarit me Ibrahim Berishën, në kuadër të projektit me shkrimtarë të sotëm të Kosovës, i cili është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në fillim të këtij aktiviteti, poeti Sali Bashota, paraqiti jetëshkrimin e Ibrahim Berishës, duke e dalluar veprimtarinë e tij në shumë fusha, mbi pesë dekada të jetës publike në Kosovë, foli për profilin krijues, intelektual e akademik të Berishës si sociolog, profesor universiteti, shkrimtar, gazetar, poet dhe kritik kulturor.
Në mënyrë të veçantë, Bashota i përmendi veprat më të rëndësishme të Ibrahim Berishës në fushën e eseistikës dhe të komunikimit masiv, siç janë: “Vdekja e kolonisë”, “Mediakultura”, “Utopia reale”, “Konvergjenca intelektuale”, “E drejta e thënies” etj., pastaj veprat në prozë: “Fryma e shiut”, “Të martën mbrëma”, “Sëmundjet e dimirit”, “Origjina e njohjes”, “Gruaja e vetmisë”, “Fisi i mbretërve të humbur”, “Kafazi i frikës”, “Aroma e qiellit”, si dhe veprat me poezi: “Gur që nuk prekësh”, “Hardhia e mureve”, “Sipërfaqja e së dieles”, “Hija e pritjes”, “Fundi është i mundshëm”, “Ofshama e hijes” etj. Në secilën nga këto fusha Ibrahim Berisha dallohet si shkrimtar e publicist, si studiues i fushës së komunikimit dhe si njëri prej intelektualëve më të njohur dhe më të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqipe në Kosovë e më gjerë.
Në fjalën e tij para nxënësve, shkrimtari Ibrahim Berisha evokoi kujtime mjaft interesante nga jeta dhe nga përvoja e tij krijuese mbi pesëdhjetëvjeçare, duke përmendur vlime politike e ideologjike në rrethanat e caktuara në Kosovë, ndjenjën e të qenit shkrimtar e intelektual në periudha të ndryshme, guximin dhe kontributin e intelektualëve të Kosovës për ta bërë më të mirën për vendin e tyre etj.
Fokusi i ligjëratës së shkrimtarit Berisha u përqendrua te rëndësia e shkrimit si formë e komunikimit, pastaj te standardet e tij në ndërlidhni me kulturën, arsimimin, traditën, por edhe te hapësira që ndikon në kulturën e komunikimit në përgjithësi.
Duke u ndalur te figura e shkrimtarit, Berisha ndër të tjera tha: “Shkrimtari shkruan kur do të rrëfejë diçka që të tjerët nuk e kanë lexuar apo dëgjuar, madje që u përket atyre dhe jo rrallë ata vetë nuk kanë njohur për këtë. Shkrimtari u shtrohet standardeve të mendimit intelektual. Pra, standardet, të cilat janë të domosdoshme të respektohen që një mendim të jetë cilësor, intelektual dhe kritik lidhur me një problem, çështje apo situatë, krijohen dhe fitohen nga njeriu gjatë, në një proces të ushtrimit të mendimit, të leximit, të meditimit personal. Po kështu, edhe të rishikimit, vlerësimit dhe marrjes së përgjegjësisë për mendimin personal”.
Me theks të veçantë shkrimtari Berisha, u përqendrua te llojet, zhanret dhe përbërësit e tyre në shkrime të ndryshme: shkrimi gazetaresk, publicistik, shkencor, letraro-artistik, pastaj te llojet letrare të shkrimit në poezi, prozë, dramë, ese letrare, duke marrë shembuj të llojeve letrare-shkencore: biografia, autobiografia, kujtimet, ditari, udhëpërshkrimet, eseja, reportazhi etj.
Duke e ndërlidhur me thellësinë dhe gjerësinë e mendimit, me logjikën, kontradiktat, procesin e mendimit, Berisha përmendi edhe shembuj të shumtë në relacionin publiku-lexuesi, por në këtë rast foli edhe për detyrat, imponimin dhe kënaqësinë e leximit.
Në vazhdim të ligjëratës së tij e cila ishte e mbushur me plot kujtime interesante nga fëmijëria dhe rinia e tij, Ibrahim Berisha, shpalosi përvojën e tij personale, duke filluar nga leximi i veprave të para, pastaj kujtimet për babain dhe për bibliotekën familjare, përmendi shumë ngjarje reale të asaj kohe deri te synimi i tij që si fëmijë ëndërronte për t’u bërë regjisor.
Në fund të Orës së tij, Berisha i dalloi disa nga tregimet e tij, duke treguar për frymëzimin, tematikën dhe motivet e tyre dhe veçanërisht për procesin krijues, siç janë tregimet: “Stacioni i autobusit“, “Familja senduiç“ dhe “Vrasësi i qenve“. Për tregimin e fundit, tregoi ngjarjen reale.
Interesimi i nxënësve për ligjëratën e Ibrahim Berishës ishte mjaft i madh, me ç’rast shkrimtarit iu bënë shumë pyetje lidhur me krijimtarinë e tij letrare, por edhe për procese të ndryshme që ndërlidhen me artin, letërsinë, gazetarinë, shkencën, teknologjinë etj., por edhe për perspektivën e krijuesve të rinj në Kosovë./ KultPlus.com
Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër vajza brenda ekipit me të cilin alpinistja jonë ishte nisur, ndërruan jetë nga ortekët e avalanshet.
Tre muaj më parë, Uta u nis përsëri drejt Kinës me synimin për të ngjitur majën Shisha Pangma. Megjithatë, ekspertët konstatuan se rreziqet ishin të shumta, duke e bërë të pamundur nisjen e ekspeditës.
Pa humbur kohë, Uta vendosi të vazhdojë përpara dhe sfidoi majën Gasherbrum 2, duke e ngjitur me sukses këtë majë të lartë.
Ndërsa me datën 9 tetor 2024, Uta Ibrahimi arriti një tjetër moment historik në karrierën e saj të alpinizmit, duke ngjitur me sukses majën Shisha Pangma, një ndër majat më të vështira dhe rrezikshme të Himalajave. Pas dy tentativave të mëparshme, Uta me këmbëngulje dhe përkushtim triumfoi, duke shtuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në listën e saj të sukseseve. Kjo ngjitje u bë në kuadër të një ekspedite ndërkombëtare të organizuar nga Seven Summit Treks (SST), ku morën pjesë 29 alpinistë dhe Sherpa nga vende të ndryshme të botës.
Sipas raportimeve të SST, të gjithë pjesëtarët e ekipit arritën majën e Shisha Pangma me sukses në orën 6:00 të mëngjesit, me kohën lokale. Kjo arritje përbën një moment të rëndësishëm për 12 nga alpinistët që përfunduan sfidën e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës, duke u bashkuar në klubin ekskluziv të 8000-metërsheve.
Një sfidë të cilën Uta pritet ta arrijë vitin tjetër duke u bërë e vetmja në Ballkan që ka arritur këtë sukses në Alpinizëm. Ky sukses i afrohet Uta Ibrahimit përfundimit të një misioni të jashtëzakonshëm, duke mbetur vetëm edhe një majë për të përmbushur qëllimin e saj të ngjitjes së të gjitha 14 majave më të larta të Himalajave.
Duke u bërë një nga gratë e pakta në botë që arrin këtë, Uta forcon pozicionin e saj si një nga alpinistet më të shquara ndërkombëtarisht dhe një frymëzim për shumë të rinj e të reja që ndjekin rrugën e saj drejt lartësive. Maja Shisha Pangma, me lartësinë e saj prej 8,027 metrash, është e njohur për kushtet sfiduese dhe rreziqet e mëdha që paraqet për alpinistët. Uta, përmes guximit dhe përkushtimit të saj të pandërprerë, dëshmoi edhe një herë se asgjë nuk është e pamundur kur ndjek një qëllim me përkushtim dhe vendosmëri.
“Jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e ekipit tonë dhe presim shumë ekspedita të tjera të suksesshme në të ardhmen”, deklaroi SST.
“Seven Summit Treks është i nderuar të ketë një ekip kaq të jashtëzakonshëm”.
Ndërkohë që e gjithë bota e alpinizmit ndjek me interes këtë rrugëtim, Uta mbetet një simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, jo vetëm për gratë, por për të gjithë ata që guxojnë të ëndërrojnë lart./ rtklive/ KultPlus.com
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar për zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe se nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK.
“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar ai në Twitter./ KultPlus.com
“SkupiFestival” do të nis të hënën, dhe deri më 19 tetor do të prezantohen gjashtë projekte teatrale, shkruan KultPlus.
Me drejtor Muzbajdin Qamili, ky edicion i këtij festivali do të nis më shfaqjen “1984” nga Teatri Kombëtar I Kosovës, shfaqje kjo me autor Xhorxh Orvell e regji të Igor Mendijski, për të përfunduar ky edicion me paraqitjen e trupës bullgare, të cilët do të prezantojnë shfaqjen “Grimca elementare”.
Në këtë edicion shfaqjet do të vlerësohen nga juria në përbërje të: Handan Salta, Keti Doncevska dhe Drita Kaba Karaga. / KultPlus.com
Makbethi i Shekspirit është një nga veprat më të famshme (mbase edhe të luajtura) të dramaturgut anglez, e cila shpërfaqë dhe trajton temat e fuqisë, ambicies, lakmisë dhe rënies e dilemës morale. Në qendër të saj qëndron Makbethi një ushtar i zoti skocez, i cili është i nxitur nga profecitë e tri shtrigave dhe nga ambicia e pamëshirshme e gruas së tij, Lady Makbeth (shq. Zonjës Makbeth) për të zënë vendin e Mbretit. Kjo tragjedi pasqyron udhëtimin e tij të errët drejt krimit, tradhtisë dhe çmendurisë, ndërsa ai përpiqet të mbajë pushtetin e fituar përmes gjakut dhe intrigave.
Një aspekt i rëndësishëm i Makbethit të Shekspirit është trajtimi i pashmangshmërisë së fatit dhe mënyra se si zgjedhjet individuale i çojnë personazhet drejt rënies së tyre të paevitueshme.
Teksa Makbethi zhytet gjithnjë e më shumë në profecitë që i shkojnë për shtati dhe dhunës e cila e çon drejt çmendurisë dhe dehumanizimit të tij, ai humb kontrollin mbi jetën dhe mendjen e tij, duke mbetur një figurë e përndjekur nga ndjenja e fajit dhe frika e vazhdueshme për pushtetin e tij të pamerituar, por premtuar nga profeci shtrigash.
Makbethi sipas Qëndrim Rijanit, nga ana tjetër, sjell këtë tragjedi klasike në një kontekst bashkëkohor, duke i dhënë kësaj tragjedie një dimension që rezonon (figurativisht) me aktualitetin. Këtu përdoren elemente të theksuara vizuale dhe simbolike për të përforcuar natyrën e errët të ambicies dhe çnjerëzimit që pushteti sjell, jo vetëm në kohën dhe për kohën kur ky tekst është shkruar, por edhe në shoqërinë e sotme.
Stili dhe teknika e përdorur nga ai, e zhvendos vëmendjen nga shfaqja e pushtetit në kuptimin e tij më abstrakt, duke e lidhur këtë temë me lakminë si emocion dhe shtysë për të pamerituarën që bëhet realitet me shumë gjak, degjenerim, mjegullim të inteligjencës emocionale dhe përgjegjësisë, si dhe fuqinë e dilemës morale mbi të pamoralshmit.
“Makbethi” i Rijanit në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaq një vizion të përpunuar artistikisht, që vjen si rezultat i një qasjeje intuitive dhe e thellë e tij mbi këtë tragjedi. Regjia e tij përgjithësisht është karakterizuar nga një koncept që mbështetet fuqishëm mbi kontrastet. Në rastin konkret ai i sjellë në pah këto kontraste ndërmjet hijeve dhe dritës, të kaluarës dhe të tashmes, realitetit dhe reflektimit të tij në pasqyrë, duke krijuar një ndjesi të përhershme të tensionit dhe misticizmit.
Regjisori, në mënyrë mjeshtërore, i jep jetë botës së errët të Makbethit përmes përdorimit të teknikave vizuale të sofistikuara dhe një narrative që zgjon ndjenja të fuqishme te publiku.
Në këtë spektakël teatral, simbolika e festave të shfrenuara, përdoret për të reflektuar gjendjen e brendshme të personazheve, ku çdo zgjedhje e Makbethit dhe Lady Makbethit i afron më shumë drejt errësirës së tyre të brendshme.
Ky Makbeth është një përplasje e egër me pasojat e lakmisë së papërmbajtshme e ambicies së sëmurë, ku si rrjedhojë humbet sensi mbi kontrollin personal. Ky i fundit mund të identifikohet si një aspekt tjetër (nuk mund të thuhet i rastësishëm, apo?) që erdhi me një ndjeshmëri të thellë mbi aktualitetin, ku etja për pushtet shpesh është po aq destruktive dhe sikur asnjëherë e mjaftueshme.
Loja e aktorëve në këtë shfaqje nuk është vetëm një mishërim i personazheve apo përcjellje e linjave dramatike, por është një eksplorim i psikologjisë së fateve të njerëzve dhe inteligjencës emocionale.
Adrian Morina dhe Gresa Pallaska, në rolet kryesore, arrijnë të sjellin në jetë tensionin e brendshëm të Makbethit dhe Lady Makbethit në një mënyrë të tillë që i bën të duken të gjallë dhe publiku të ndjehet i familjarizuar me ta. Përkundër kontekstit historik të temës, kjo vendosje është një reflektim mbi njeriun modern dhe mënyrën se si pushteti dhe ambicia e paarsyeshme e shkatërrojnë atë, duke i dhënë tekstit një qasje të re, më të ndërlikuar dhe më korrespoduese me publikun modern.
Aktorët e tjerë që i japin nur skenës si: Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Ismet Azemi, Semira Latifi, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Ermal Sadiku, Fiona Abdullahu, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati e Yzeir Meha (për të mos i mbetur borxh asnjërit) të përkushtuar nëpërmjet lojës së tyre të i japin jetë tragjedisë, ndër më të njohurat, duke e kuptuar qartë misionin e transformimit kohor të ngjarjes, për ta sjellë atë tek publiku modern.
Kështu ata duke përforcuar peshën e mesazhit të fundit me një fokus të veçantë në nuancat emocionale që pasqyrohen në secilin veprim (sicker tek skenografia) i japin kuptim tërë rrjedhës së ngjarjeve që rezulton me aktin e fundit.
Në këtë shfaqje nuhatet edhe një aspekt jo shumë i ngjyruar i dilemës morale që përballon personazhi i Makbethit e që merr një tjetër përmasë pak para keqardhjes për te, pas vdekjes së zonjës së tij. Vdekja e saj, pas një rënie të thellë në çmenduri për shkak të fajit dhe dhimbjes që ndiente për krimet e tyre, e lë Makbethin të përballur jo vetëm me pasojat e veprimeve të tij, por edhe me një ndjesi të thellë të pashmangshmërisë së fatit. Këtë fat që as aromat arabe s’e mbulojnë aromën e tij.
Makbethi shfaq një indiferencë (edhe më të ftohtë se rëndom) ndaj humbjes, e pikërisht në këtë pikë, vjen në pah dilema morale e fuqisë dhe përpjekjeve të pamëshirshme për ta mbajtur atë: A ia vlen pushteti nëse sjell vetëm shkatërrim dhe vetshkatërrim? Makbethi mbetet i vetmuar, duke kuptuar që gjithçka që ka bërë nuk ka asnjë vlerë reale, duke thelluar tragjedinë e tij si një njeri i shkatërruar nga ambicia dhe faji i vet.
Duke përdorur elemente vizuale, madje edhe nëpërmjet kostumeve dhe rekuizitave, si simbolika të theksuara, aty theksohet ambicia dhe çmenduria që sjell pushteti – i cili u fitua kështu. Të gjitha këto shfaqen jo vetëm në kohën e Shekspirit, por edhe në shoqërinë e sotme dhe ajo që bie thellësisht në sy në këtë adaptim është pikërisht zhvendosja e fokusit nga përpjekjet e Makbethit për pushtet në një shqyrtim më të thellë të moralit dhe dëshpërimit, që ngjason me dilemat e tjera tragjike shekspiriane. Këtu mund të thuhet se kemi të bëjmë me një vendosje të një kokteji fatesh nëpërmjet integrimit të personazheve të tjera të Shekspirit, për të vënë më shumë dritë në drejtim të dinamikave (edhe të brendshme) të personazheve tek Makbethi.
Për shembull, marrëzia dhe konflikti i brendshëm i Makbethit shpesh mund të shihet nga aspekti i Hamletit, ndërsa ambicia dhe tirania e tij ndjek një trajektore të ngjashme me atë të Richard III. Gjithashtu, përplasja e tij (e brendshme dhe me të tjerët) me tradhtinë dhe pasojat e pushtetit mund të lidhet me Brutin nga Jul Cezari. Ndërsa më së shumti e gjejmë një Mbret Lir tek Dunkani i këtij versioni, sepse qartë janë të gdhendura elementet e çmendurisë si reflektim i gjendjes emocionale, dëshpërimit të thellë nga pamundësia për të ZHBËRË ATË QË ËSHTË BËRË, si dhe humbjen e kontrollit mbi veten (se nga fati, po se po). Kështu, ky adaptim edhe mund të shpërfaqë lidhjen me tematikat universale të Shekspirit dhe për t’i paraqitur ato në një formë që mbetet relevante dhe sfiduese për publikun modern.
Si përfundim, kjo qasje moderne e vë në pah marrëdhënien e ndërlikuar të individit me pushtetin dhe përgjegjësinë morale, duke e bërë këtë Makbeth një pasqyrim të thellë të shoqërisë së sotme./ KultPlus.com
Gjatë ditës së sotme është përuruar Qendra Kulturore dhe dega e Bibliotekës në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.
Për këtë përurim është bërë e ditur nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
“Jashtëzakonisht e lumtur që sot e promovuam Qendrën Kulturore dhe Degën e Bibliotekës në fshatin Llukar. Kjo hapësirë do të shërbejë si një vend takimi për të rinjtë dhe të rejat që e duan artin dhe dëshirojnë ta zhvillojnë atë.
Një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë të angazhohen, të krijojnë dhe të shprehin veten në një ambient kaq frymëzues”, ka shkruar Halimi./ KultPlus.com
Ikja në amshim e Tahir Emrës është një lajm i trishtë, jo vetëm për anëtarët e Akademisë, për kolegët e tij, por për të gjithë komunitetin artistik të Kosovës. Si pjesëtar nga më të denjët e këtij komuniteti, bashkë me gjeneratën e krijuesve më të spikatur të këtij vendi, Tahir Emra, me shumë kurajë dhe dinjitet, të thuash në një qetësi solemne, ishte kontribues i shquar i asaj gjenerate, e cila, para se Republika e Kosovës të merrte atribute politike, arritën të ndërtonin “republikën e artit”: ta bënin Kosovën me identitet artistik!
Në suaza të kësaj tradite, Tahir Emra u identifikua pikërisht si zë identitar, që me heshtjen e tij të mençur e racionalizon retorikën dhe euforinë, në një kohë që ekspresivitetit ia gjen vendin në pikturën e tij substanciale, të sendërgjuar me një abstraksion të thuash gjenetik, primordial.
Piktura e Tahir Emrës ka qenë dhe vazhdon të mbetet e vështirë për interpretim, për kritikë dhe analizë, jo vetëm pse i përket artit abstrakt dhe hermetik, por më shumë për faktin se piktura e tij e tejkalon “lehtësinë e papërballueshme” të interpretimit të mesazheve të drejtpërdrejta. Ajo nuk manifeston, ajo nuk mban etiketa njohëse dhe as shpjeguese, ajo thjeshtë nxit për meditim për kuptime të thella ekzistenciale, ndonjëherë më të afërta, ndonjëherë krejt të largëta.
Koha kur u realizua opusi artistik i Emrës, kur panë dritë pikturat e tij më të rëndësishme dhe kryesore, ishte kohë e vështirë, kohë kur, njësoj si në letërsinë tonë të atëhershme, veçmas në poezinë, të shprehurit artistik duhej ta mënjanonte narracionin e drejtpërdrejtë dhe duhej të kalonte përmes mesazheve të koduara dhe konteksteve universale.
Piktura e Tahir Emrës e gjeti rrugën e saj konsekuente dhe krejt të veçantë, për të mbijetuar të gjitha kufizimet dhe sfidat, për të ardhur deri në ditët e sotme si një pasuri artistike që i ka qëndruar kohës dhe, jemi të bindur, do t’i qëndrojë edhe për një kohë të gjatë.
Për veprën e Tahir Emrës do të shkruhet edhe në të ardhmen, sepse secila kohë do të gjejë kontekstin e saj në këto abstragime pikturave.
Piktura e Tahir Emrës është art i Kosovës dhe për Kosovën!/ KultPlus.com