6 Korrik, 2019 - 3:22 pm
Jemi në ditët e nxehta të korrikut dhe shqiptarët e Diasporës veçse kanë nisur të vijnë në vendlindje, e pritet që gjatë muajit gusht jeta nëpër qytetet e Kosovës të gjallërohet ndjeshëm nga ardhja e tyre.
Stina e verës nëpër trojet shqiptare është gjithnjë e veçantë, kur ata vijnë dhe mbushin kafenetë, baret, e rrugët e qyteteve gumëzhijnë…
Por, interesante janë pyetjet që atyre rëndom iu shtrohen me ta shkelur tokën e Kosovës. Pytetje të tipit: “Sa keni me ndejt?”, “Si po ju duket k’tu?”, “A ma mirë k’tu, a atje?”…
KultPlus, jua sjell një përgjigjje të një shqiptari të Diasporës për pyetjet në fjalë. /KultPlus.com