Armend Bekaj, folës në tubimin e OKB-së për Ditën e Demokracisë

18 Shtator, 2019 - 6:03 pm

Armend Bekaj ka qenë njëri prej pjesëmarrësve dhe folësve në tubimin me temën ‘Inclusion and Participation as foundations of democracy’ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ngjarja ndodhi në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Një prej qëllimeve të ngjarjes është edhe diskutimi i pjesëmarrjes aktive në demokraci dhe përfshirjes, gjithëpërfshirjes si parakusht për funksionimin e një demokracie të plotë.

Bekaj ka përfaqësuar ‘International Idea’ – Instituti për Demokraci dhe Asistencë Elektorale. Fjala e tij gjendet në këtë video në minutën 14:40. / KultPlus.com

Të ngjajshme