6 Nëntor, 2017 - 10:10 am
Artistja Inva Mula do të koncertojë me datë 16 nëntor në Vjenë.
Sopranos së njohur shqiptare do ti bashkëngjitet në koncert edhe pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gezim Myshketa, violinisti Olen Cezari dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqipe nëpër botë.
Koncerti ‘Vienna salutes to Tirana’ fillon në ora 19:00 në Sallën Moxart në Vjenë.
https://www.youtube.com/watch?v=4I-6SWugUsk
Në këtë koncert bashkohen edhe Eno Peçi – balerin, Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva – primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.
Duket se koncerti do të mbledhë ajkën e artistëve shqiptarë që kanë në bagazh artistik një rrugëtim të suksesshëm brenda por edhe jashtë Shqipërisë, dhe për momentin artistët më aktivë dhe më përfaqësues shqiptarë në skenat e muzikës botërore, shkruan KultPlus.
Për koncertin ka njoftuar Tukiçi duke treguar se është i nderuar që do të jetë në këtë koncert krahas muzikantëve e artistëve më të shkëlqyer shqiptarë e austriakë.
Koncerti në fjalë do të mbahet në radhën e organizimeve kulturore për nderë të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri 2018. / KultPlus.com