4 Tetor, 2019 - 3:27 pm
“Ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e Shqipërisë dhe vlerave shqiptare në Kanada janë prioritet i komunitetit shqiptaro-kanadez në Vankuver”, u shpreh sot ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.
“Në Vankuver jeton një komunitet vital shqiptaro-kanadez që punon me përkushtim për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e Shqipërisë dhe vlerave shqiptare”, shprehet ai.
Gjatë takimit miqësor, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça shprehet se ka bashkëbiseduar për këto e tema që preokupojnë Diasporën shqiptare në Kanada. /KultPlus.com