28 Nëntor, 2018 - 6:20 pm
Kori i Fëmijëve të Qytetit Lodz në Poloni, në një video shihen duke performuar Himnin Kombëtar të shqiptarëve.
Meqë jo vetëm shqiptarët e festojnë këtë festë, urimet dhe festimet kanë ardhur prej tërë kontinentit evropian.
Sot, në këtë 28 nëntor, shqiptarët festojnë 106 vjetorin e Shqipërisë shtet.
🎼Me Korin e fëmijëve të qytetit të #Lodz 🇵🇱, ju uroj të gjithë bashkëatdhetarëve 🇦🇱, Gëzuar 106-vjetorin e Ditës së #Flamurit! #106vjet #Shqipëri #kuqezi #HimniKombëtar pic.twitter.com/Sjqv7WeIXe
— Shpresa Kureta (@shpresakuretaal) November 28, 2018
28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.
Lodzh (polonisht: Łódź) është qyteti i tretë më i madh në Poloni, ndodhet në qendër të Polonisë dhe rreth 135 kilometra në jugperëndim të Varshavës. Pasi Polonia u bë me pavarësi, Lodzh arriti të bëhej si qyteti më i madh dhe një nga qendrat industriale në Evropë. / KultPlus.com