Ansambli i Shkodrës ‘rrëmben’ trofeun në Pizren

18 Tetor, 2019 - 7:30 pm

“Kënga Qytetare na bashkon në Prizren” është festivali që, për të dytin vit radhazi, mbahet në Prizren. Aktiviteti që u zhvillua në shtëpinë e kulturës “Xhemaijl Berisha”, mblodhi 7 ansamble nga: Ohri, Shkodra, Përmeti, Kumanova, Kotori, Elbasani dhe Gjakova, transmeton KultPlus.

Edhe për këtë vit, qyteti i Prizrenit u bë vendtakimi i artdashësve të këngës së vjetër qytetare.

Në këtë festival morën pjesë ansamble nga i gjithë Ballkani, duke prezantuar këngën e vjetër qytetare të trevave prej nga vijnë.

Edicioni i dytë kushtuar muzikës popollure, paraqiti njëkohësisht edhe zgjerimin e festivalit në nivel ndërkombëtar.

Festivali u mbajt për dy net radhazi, më 16-17 tetor, përkrahur nga ministria e Kulturës dhe Sportit, si dhe përkrahjen e shumë donatorëve.

Ansambli “Mark Kaftalli ” nga Shkodra, fitoi çmimin kryesor të festivalit. Çmimi i dytë, iu akordua ansamblit “Sazet e Këlcyrës” Përmet, ndërsa çmimi i tretë, ansamblit “Bisernicë Boke” nga Kotori./konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme