17 Qershor, 2019 - 1:30 pm
“Kala Festival” në bregdetin e Dhërmiut gjatë këtyre ditëve ka mirëpritur 5 mijë vizitorë të huaj të cilët po argëtohen nën ritmet e muzikës dhe bukurive që ky vend ofron.
Turistët e huaj gjatë fazë së parë të këtij eventin që organizohet nga data 12-19 qershor po shijojnë gjatë natës ritmet e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë, dhe po ekspolorojnë shtigjet dhe bukuritë bregdetare të Rivierës Shqiptare.
“Kala Festival, një nga organizimet e jashtëzakonshme të kësaj vere, që e ka shndërruar Rivierën Shqiptare, në bregdetin e muzikës, rinisë e atmosferës së festës. Mbi 5 mijë turistë po shijojnë jo vetëm skenat e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë, por edhe bukurinë e Jonit e mikpritjen turistike shqiptare”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Klosi shprehet se, “muzikë, argëtim, drita e ngjyra në skenat gjigande të improvizuara në bregdetin e jugut, në Kala Festival. Promovim i turizmit, zhvillim i biznesit lokal, marketim i Shqipërisë turistike”.
“Kala Festival” në këtë vit do zhvillohet në dy faza, e para në datat 12-19 qershor dhe faza e dytë 20-25 qershor. /a.a/ /a.g/