Shtyhet EtnoFest shkaku i pandemisë

11 Gusht, 2020 - 6:35 pm

Festivali EtnoFest është shtyrë shkaku i gjendjes pandemike në vend, shkruan KultPlus.

“Gjithmonë me shpresën se do të krijohen rrethana sanitare optimale ne raport me pandeminë Covid 19, iu mirëpresim nga fundi i muajit shtator” thuhet në njoftimin e tyre.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Përkundër pregaditjeve dhe dëshirës që të mbajmë edicionin e dhjetë të Etno Fest it në datat e paralajmëruara, për shkak të degradimit të situatës sanitare, jemi të obliguar që festivalin ta shtyjmë për datat 20-25 shtator.

Gjithmonë me shpresën se do të krijohen rrethana sanitare optimale ne raport me pandeminë Covid 19, iu mirëpresim nga fundi i muajit shtator.

Keshilli organizativ i Festivalit”. / KultPlus.com

Të ngjajshme