25 Tetor, 2017 - 10:15 pm
Grupi më i famshëm i muzikës Heavy Metal Metallica ka pozuar me një flamur shqiptar gjatë ditëve të turit të tyre të fundit në Britani.
Fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. I njohur në rrjetet sociale si një prej fansave të zjarrtë shqiptar të Metallica.
Djali i quajtur Ervin Gjonaj, që në profilin e tij në rrjetet sociale mban mbiemrin e liderit dhe vokalistit të grupit Metallica, ka shfrytëzuar këtë moment për të shpalosur flamurin, ndërkohë që si dhuratë për Metallica, më saktë një dhuratë për ditëlindjen e Robert Trujillo, basistit të grupit, ishte një fanellë e kombëtare shqiptare të futbollit.
Ndërkohë në koncertin e mbrëmshëm në Londër Metallica kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë që ishin në koncert, madje në fund Lats Ulrich, bateristi ka përshëndetur me flamurin shqiptar.