8 Qershor, 2019 - 11:59 pm
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të shoqatës kulturore të shqiptarëve “Migjeni” në Lubjanë të Sllovenisë.
”Migjeni”
është shoqata e parë shqiptare në ish Jugosllavi, e cila ka ngulmuar në
kërkesat e saj për njohjen e të drejtave të shqiptarëve.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm Ministri i Shtetit për Diasporën i dorëzoi
shoqatës titullin “Naim Frashëri”, për “Veprimtarinë dhe angazhimin në mbrojtjen
e çështjes kombëtare shqiptare”, titull ky akorduar nga Presidenti i Republikës
së Shqipërisë. Gjithashtu gjatë ceremonisë ju akordua titulli Naim
Frashëri”(pas vdekjes) edhe ish kryetarit të kësaj shoqate, Gjon Simonit.
Ndërsa shoqata “Migjeni” në këtë përvjetor të saj, në shenjë falënderimi për punën e bërë për komunitete shqiptare në botë i akordoi një vlerësim mirënjohjeje.
Pjesë e aktiviteteve me rastin e këtij përvjetori të shoqatës ishte edhe simpoziumi shkencor, “Si e kapërcyem pragun e shpresës”./KultPlus.com