13 Tetor, 2017 - 1:44 pm
Në Queen’s Arms në Londër, është promovuar libri i autores Mary Motesi “Kosova-preludi i luftës 1966-1999”, promovim ky që është organizuar nga “Qendra Shqiptare”, shkruan KultPlus.
Në këtë promovim ku ishte e pranishme edhe autorja e librit Mary Motesi, kryetari i shoqatës, Sami Islami ka bërë hapjen e këtij promovimi, kurse vetë autorja e këtij libri ka treguar përvojën e saj me këtë libër, sikurse ka kujtuar edhe promovimin e këtij libri që tashmë është bërë edhe në Prishtinë.
Me kërë rast, pas promovimit të librit, të pranishmit kanë dëgjuar këngë të kënduara nga rapsodi Qerim Rashiti./KultPlus.com