Linda Treska shpallet “Woman of the Year” nga ‘Motrat Qiriazi’ në New York

20 Janar, 2020 - 6:58 pm

Linda Treska, një grua tejet e suksesshme në industrinë e kozmetikës dhe jo vetëm, së fundi është shpallur fituese e çmimit ”Woman of the Year”, çmim ky i cili ipet nga organizata ”Motrat Qiriazi”, një organizatë kjo që vepron në New York , shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata ”Motrat Qirizai” përmes një postimi në llogarinë e tyre zryrtare në Facebook.

Në postimin e tyre organizata është shprehur se të zgjedhësh një grua për t’i dhuruar këtë çmim, është një gjë mjaft e vështirë, pasiqë kjo organizatë numëron shumë gra të suksesshmë në fusha të ndryshme.

”Përzgjedhja e një gruaje nga komuniteti ynë për t’i dhuruar çmimin e ”Gruasë së Vitit” nuk është detyrë e lehtë, pasi shumë prej jush janë gra të arrrira, si nëna apo profesioniste në fushat përkatëse të studimit dhe karrierës, si dhe sakrifikuese të familjeve tuaja.
Në zgjedhjen tonë, ne duam të sjellim një grua që jo vetëm ka përparuar në mjedisin e saj profesional, por që ka pasur një ndikim mjaft pozitiv në shoqërinë tonë, që është një motivuese dhe frymëzim për zonjat, vajzat dhe miqtë tanë të rinj në komunitetit.
Me krenari dhe gëzim të jashtëzakonshëm shpallim Linda Treskën fituese të çmimit ”AAWO Motrat Qiriazi 2020 Woman of the Year”.
Linda është një grua që pa mëdyshje ka guxuar të jetë e suksesshme në industrinë ndërkombëtare të bukurisë, themeluese e kompanisë së saj ”Pinch of Colour”, e cila i transferon njohuritë e saj në mësimin e studentëve të saj, një grua dhe nënë e dy fëmijëve, e cila është gjithmonë në proces zbulimi dhe më e rëndësishmja duke i dhënë përsëri komunitetit tonë botëror përmes qendrës së saj humanitare ‘Angel Angel’.”, thuhet në shkrimin e postuar në faqen zyrtare të organizatës.

Linda Treska është themeluese dhe drejtoreshë e përgjithshme e ”Pinch of Colour”, një markë globale e bukurisë kushtuar produkteve ushqyese të lëkurës. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese e qendrës humanitare ”Blue Angel”, një organizatë jofitimprurëse që përqendrohet në zgjidhjet e ujit në vendet me zhvillim të ulët.

Me pothuajse 22 vjet përvojë në industrinë e bukurisë dhe modës, Linda Treska është një nënë e dy fëmijëve, inovatorja e produkteve globale, eksperte i bukurisë, sipërmarrëse e biznesit, profesoreshë, filantrop dhe udhëtae e botës.

Përvoja profesionale bëri që Linda të krijojë një kompani globale të kozmetikës që e vendos misionin e saj në pararojë të biznesit të saj. Suksesi i madh i biznesit të saj në industrinë e kozmetikës bëri që Treska të vazhdojë tutje me misionin humanitar, që përfshin vendet me zhvillim të ulët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. ”Pinch of Colour”, përpiqet të edukojë konsumatorët për ruajtjen e ujit dhe burimeve natyrore, udhëheqjen me mendje dhe nocionin se biznesi duhet të respektojë një qëllim që shtrihet përtej fitimit.

Treska ndër të tjerat është edhe make-up artiste kryesore në YSL Béauty, duke e shtritë kështu kreativitetin dhe punën e saj edhe në shumë brende tjera të njohura të kozmetikës si ‘Vincent Longo Cosmetics’, ‘Estee Lauder Companies’, ‘Laura Mercier’, ‘Laura Geller Beauty’.

”Blue Angel Charity” është një organizatë jofitimprurëse e bashkëthemeluar nga Linda Treska dhe bashkëshorti i saj Gentian Sholla, më 25 janar 2016, pak ditë pasi kishtë ndërruar jetë babai i Treskës, duke bërë kështu që të emëroj edhe organizaten sipas emrit të babit të saj ”Engjëll”.

Në lajmin e publikuar poashtu bëhet e ditur se ceremonia e nderimit të Linda Treskës, do të mbahet më 7 Mars të këtij viti, në Darkën e Gala Awards në New York. / KultPlus.com

Të ngjajshme