2 Janar, 2020 - 1:55 pm
Ka 10 vite pune mjeku kosovar, Milot Rama, në Gjermani. Ai ka shkuar në shtetin gjerman, në të cilin ka gjetur punë në disa nga klinikat më prestigjioze.
Sipas tij, mënyra se si funksiononin gjërat në vend e kishin shtyrë që në moshën 25-vjeçare ta lëshonte Kosovën, pavarësisht dëshirës së madhe për të punuar këtu, shkruan gazeta “Zeri”.
Me entuziazmin më të madh kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe shpresonte ta jepte kontributin e tij në njërën nga institucionet publike shëndetësore në vend, por shumë shpejt u zhgënjye me mënyrën se si funksiononin gjërat në Kosovë.
Po ashtu, mjeku i njohur kosovar, Milot Rama, tregon se pavarësisht dëshirës së madhe që kontributin e tij ta jepte në Kosovë, në vitin 2009 kur ishte 25-vjeçar, i vetëm kishte marrë rrugën për në Gjermani.
Ai ka treguar se në atë kohë në Kosovë punësimi bëhej në baza të nepotizmit e të përkatësisë partiake, andaj sikurse edhe shumë mjekë të tjerë, ai atëherë konsideronte se zgjedhje e vetme ishte emigrimi. /albinfo/ KultPlus.com