26 Nëntor, 2019 - 10:04 pm
Pas tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri, ka filluar një frymë e solidarizimit gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Gjatë ditës janë paraqitur qindra persona që kanë kontribuar në forma të ndryshme për ta tejkaluar këtë tragjedi. Në vazhdën e këtij solidarizimi disa persona nga diaspora kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Grofund”, shkruan KultPlus.com
Njoftohet se vetëm në njërin nga fondet e hapura është mbledhur një fond me rreth 303,494$ dhe se edhe fondet tjera të hapura në mënyrë të veçantë për këtë tragjedi kanë shënuar një sukses në këtë drejtim. / KultPlus.com