6 Nëntor, 2017 - 1:59 pm
Muaji nëntor, që njihet ndryshe si muaji i shqiptarëve në Kanada, tashmë ka stemën zyrtare me të cilën identifikohet.
Në sajë të organizatës Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Toronto dhe lobueses, Ruki Kondaj, nëntori festohet në Ontario si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare.
Kryeministrja e Provincës së Ontarios, Hon. Kathleen Wynne, në përshëndetjen e saj dërguar komunitetit shqiptar ka nënvizuar rëndësinë e kontributit të shqiptarëve.
“Muaji i trashëgimisë shqiptare është një kohë për t’i dhënë haraç komunitetit shqiptar. Duke u bërë pjesë e historisë tonë të suksesit multikulturor, anëtarët e këtij komuniteti dinamik vazhdojnë të ndihmojnë në krijimin dhe forcimin e Ontarios. Jam shumë mirënjohëse për kontributin e tyre të shumëpritur në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore të krahinës sonë”, deklaron kryeministrja.
Në 2015-ën, politikania dhe anëtarja e Asamblesë Legjislative të Ontarios, Laura Albanese, shpalli në parlamentin e Ontarios në Kanada muajin e shqiptarëve.
Prej dy vitesh festime të shumta, komuniteti shqiptar organizon takime dhe festime në nder të kulturës dhe traditave të vendit.