18 Nëntor, 2018 - 2:24 pm
Këtë të mërkurë, me datë 21 nëntor, Prizreni do ti servohet Parisit.
Me fillim prej orës 19:00, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Paris do të flitet për Prizrenin, një prej qyteteve më të bukura dhe më ekzotike të Ballkanit.
“Prizreni, perla e Ballkanit” quhet mbrëmja që organizohet në bashkëpunim me Patrimoine sans frontiers dhe “Art & Trashëgimi”.
Prizreni është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë.
Parisi njihet si metropol evropian që gjithmonë ka mirëpritur kulturën dhe traditën shqiptare, artin dhe artistët shqiptarë që kanë ekspozuar ndër vite në një prej vendeve më të civilizuara në Evropë. / KultPlus.com