27 Tetor, 2019 - 8:00 pm
Nuk është hera e parë që shqiptarët po e dëshmojnë veten e tyre edhe jashtë kufijve, kush me art e kush me sport, shkruan KultPlus.
Kësaj radhe, Plarent Kiçmari, djaloshi me prejardhje nga Podujeva, arriti të jetë në mesin e më të mirëve të botë, duke u shpallur fitues i vendit të katërt në Kampionatin Boteror të Breakdance-t.
Kampionat ky, që është zhvilluar javën e kaluar në Bremerhaven të Gjermanisë.
Pas performancës së tij, Plarenti falenderoi trajnerin, fansat dhe klubin e tij.
Për suksesin e tij, nuk kanë hezituar së shkruari edhe mediat lokale në Gjermani. /KultPlus.com