19 Janar, 2018 - 5:38 pm
Me regji të Lionel Konomit, shihni këto rite martesash tek arbëreshët e Italisë në Provincën e Kozencës. Ato janë ritet e të parëve tanë, nipërve, mbesave dhe pasardhësve të Skënderbeut, që janë ruajtur me aq fanatizëm, deri në ditët e sotme.
Kostumet e traditës Arbëreshe janë veshje të identitetit; pëlhurat shumë ngjyrëshe dhe trashëgimia e qëndisjes së pasur me ar e argjend, janë shenja që shënojnë një pasuri të llojllojshmërisë të krijimtarisë kulturore arbëreshe.
Funksioni i traditës është i shumëfishtë; prakticiteti, estetika, imagjinata dhe ritualet, niveli klasor, gjinia, mosha puna, gëzimi, hidhërimi, përkatësia fetare si dhe gjendja martesore.
Këshu është ende edhe sot mënyra e veshjes, e cila e përcjellte gruan italo-shqiptare në të gjitha momentet me rëndësi të jetës së saj. E këto veshje festive, janë bartur me rastin e martesave, festat fetare, etj.