26 Shtator, 2020 - 9:27 am
Kontributi për gruan shqiptare në diasporë është një meritë e shqiptares nga Austria, Rolanda Limani.
Ajo është njëra ndër aktivistet më të dalluara të gruas shqiptare në Austri e më gjerë, e cila si kryetare e shoqatës kulturore sportive “12 Qershori” dhe Fondacionit të gruas shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Austri, po kontribuon në fuqizimin e gruas shqiptare, transmeton KultPlus.
Si rezultat i aktiviteteve të saja, në vitin 2016, zonja Limani u nderua me çmimin “Helene Potetz” nga dega e Partisë SPÖ në Vjenë.
Nga Austria tani bashkatdhetarët apelojnë që zonja Limani të përkrahet sa më shumë në zgjedhje e ardhshme lokale që do të mbahen më 11 tetor, si përfaqësuese e shqipraëve në rrethinën 10 (Favoriten). / KultPlus.com